Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 140
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga MariglenD Lexo Postimin
    Vetem nje off topic i vogel, me intereson etimologjija e fjales Geg?

    Neper internet qarkullojn shum te "verteta", shpikur nga sllavet, me disa ngjajshmeri te fjaleve nga Kaukazi.

    D'angely mendon se fjala Geg rrjedh nga greqishtja e vjeter, qe do te thote I VJETER, ose Autokton.

    Cka mendoni ju?

    *


    Nezir Myrta - ETHYMOLOGJIA E FJALËVE – GEGË E TOSKË

    Sipas mendimit tim, etninomet – gegë dhe toskë, të cilët përbëjnë etninomin e sotëm gjeneral – shqiptar, ende janë pa një ethymologji të sigurtë dhe sikur duken si koncepte të veçuara gegënishte e toskërishte të shqipes, mendoj se kemi arritur në një ethymologji të sigurtë me këtë theori:
    Arbanishtja është Gegënishtja e cila formohet nga etninomi – gegë, që ka kuptimin – gjegjë, ai që gjegjet (Gega geget), gjegjet, përgjegjet, ku edhe u formua toponomi – Gegënia e Dradhanisë illire.
    Kurse – Arbërishtja është Toskërishtja, e cila fjalë vie nga fjala – toskë, me prejardhje nga Etruskishtja, që ethymologjia e fjalës – etrosk-etrusk, vie nga shprehja – e trojës (E Trojës, Troja illire – Hillioni – Illioni i Dardhanisë PIE), ku nga shprehja – e trojes, me kuptimin – ajo popullësi e Trojës Hillire, është thirrë – e Trojës – etrojes – etroske – etruske, nga rrënja fono-morfologjike - etrosk - etrusk (etruskan – Etruria, sot krahinë në Italinë e lashtë). Mbase, nga fjala e formuar – etrosk-etruskë, rrodhi fjala e shkurtë emërtuese – tosk – toskë – Toska – Toskëria e sotme shqiptare dhe (Toskana, toponom i sotëm në Itali), nga etninomi - toskë, toskan), si dhe toponomi i lashtë – Etruria, nga gjuha etruske (etroske – e trojes), në lidhje gjenealogjiko-linguistike me Amën illirishte paraballkanike, që sot është rrënja e saj – Toskërishtja, dialekti i Shqipes. Sepse Trojanët, pas Luftës së Trojës u shpërngulen sëpari në Ballkan nga Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegëtimin në Apenine, ajo popullësia e Trojes – etroskët (etruskët), ku edhe formuan gjuhën dhe kulturën etruske të lashtë, e cila në realitet është një Arbërishte e lashtë.
    Fjala – toskë, sipas kësaj theorie, vjen duke u formuar në etapa kohore linguistike nëpër këto faza të të folurit: e Trojes –> e trosk –> etrosk (etrusk) –> trosk –> tosk –> toskë –> toska –> Toskëria -> Toskërishtja.

    Pra, emri – toskë, lidhet me Trojën PIE, me zgjërim onomastik dhe onomasiologjik në ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga jugu italian i sotëm, me përhapje të gjërë Apenine, si rrjedhë e popullëzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emërtime etninomesh – etrosk (etrusk) – arbëresh – latin – romak – ital (Italia e sotme), tëvona vijnë zgjërimet demografike – gal, galët (Galia - Franca e sotme) – sak (sakët, saksonët - Saksonia) - dhe – skot (skotët – Skotllanda e sotme), – si formë e arritjes dykrahëshe historike, përmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe apenine, duke u takuar historikisht me rrënjet gjermanike (saksone, istveone dhe allemane) – nga përhapjet dardhane gege përmes Ballkanit, në zemër europiane me gjermanikët, e deri në pjesën veriore europiane të sotme.

    Copyright c 2000
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #72
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Po ju qka mendoni ne lidhje me fjalen psikologji, a mendoni qe i perket ndonjeres prej ketyre dy dialekteve ????

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    Ani a po na thua ndonjë fjalë të vjetër që e ke mësua a ndie prej gjyshes a çka po thua?

    Pra duhet të shkruhet e flitet GEGËNIA, GEGËNISHTJA pa asnjë ndryshim tjetër të rrotacizmit!

    Pra duhet të thohetË: GEGËNISHTJA E TOSKËRISHTJA edhe po i flitke në familje dhe mirë që i din të dyjat, se me e dijtë veç njeren, diqysh nuk ka lezet, as nuk mund të thuash se flet mirë Shqip! Edhe kur të flasësh për ndonjë fjalë diskutabile, që kërkon skjarim spjegim, shkruaje cila është ajo fjalë edhe e spjegojmë...!

    M'i ke borxh 100 fjalë të gjyshes me i pregatitë e me i shkrua këtu, si shqiptare e ditur!
    TTi duhet të ia marrësh krejt fjalët e vjetra gjyshës edhe ndonjë frazë, fjalë të urtë, anekdotë, ndonjë këngë të vjetër, ndonjë uratë a çortim, e shkruaji këtu, se janë të vlefshme! Kjo vlenë edhe për të gjithë forumistët tjerë...

    Ju falenderoj në vëmendje!

    Ti me te vertete qenke i pakapshem !!!

    Nje here thua qe je per Gegerishten(Gegenishten),pastaj perdor te shkruaren zyrtare te standartizimit ,pastaj perdor nuanca Toskerishteje dhe ne fund nuk merresh vesh se ku do te dalesh.

    Per mendimin tim duhet te perdoresh nje shkrim te caktuar te gjuhes shqipe, qofte ky edhe ne dialekt ,por te paktem te kuptojme mire ne lexuesit se cfare do te thuash ; se keshtu sic i perzien ti zor se te merr vesh njeri.
    Shkruaj ose Gegerisht, ose Toskerisht ,ose ne Standart .

    Ose ndoshta gabohem , ne mos je ne ndonje perpunim te standartit te ri te Shqipes!!


    Mbetshi me shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga brezi97 : 29-06-2009 më 18:02

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga brezi97 Lexo Postimin
    Ti me te vertete qenke i pakapshem !!!

    Nje here thua qe je per Gegerishten(Gegenishten),pastaj perdor te shkruaren zyrtare te standartizimit ,pastaj perdor nuanca Toskerishteje dhe ne fund nuk merresh vesh se ku do te dalesh.

    Per mendimin tim duhet te perdoresh nje shkrim te caktuar te gjuhes shqipe, qofte ky edhe ne dialekt ,por te paktem te kuptojme mire ne lexuesit se cfare do te thuash ; se keshtu sic i perzien ti zor se te merr vesh njeri.
    Shkruaj ose Gegerisht, ose Toskerisht ,ose ne Standart .

    Ose ndoshta gabohem , ne mos je ne ndonje perpunim te standartit te ri te Shqipes!!


    Mbetshi me shendet

    Po ketu eshte peonta çështja qe ti nuk kupton, se me folë e shkrua gjuhë standarde, duhet vërtet të ''dominoi elementi i përbashkët gegë/toskë'', e jo vetëm njeri dialekt të dominojë mbi tjerët. Ti po të ishje vërtet i interesuar, do të na shkruajshe disa fjalë të trevës sate, që ndoshta edhe nuk janë ende në gjuhë të shkruar po siellesh rrotull, se ajo pyetje është për të gjithë, që secili të shgkruaj fjalë të zgjedhura nga treva e vet, nga e folmja e veçantë e përditshme! Po ti nuk e bën atë! Hyn brënda e mos u siell rrotull!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Zanor se shpejti une do iki te bej ca dite plazh ne shqiperi dhe do gjej kohe te bredh dhe neper katunde ,do marr dhe nje qetab ,pen me vete dhe c'te degjoj ndonje fjale te vjeter do e shkruaj dhe do ti sjell ty ketu (LOLO).Merak te madhe e paske toskerishten. gjysherit nga asnjera ane une nuk i pyes dot se ju ka vajtur bari me pashe lol por do gjemoj tek -tuk ndonje fjale qe reziston akoma.
    Prandaj tani na ler rehat se kemi dhe hall zgjedhjesh dhe s'kemi mendjen te gjuha po te qente kush do e kete shansin te shkaterroj me shume ate toskerishte me gjith gegerishten tende .
    Edhe dicka se harrova.

    E ndjek Emisionin ''portokalli''. Une ndonjehere me te rralle dhe degjoje fjalorin dhe si flet djali i Luftar Pajes ai eshte puro tosk i paster .Zbesoj se e kupton ,e di une .
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 30-06-2009 më 06:25

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Zanor se shpejti une do iki te bej ca dite plazh ne shqiperi dhe do gjej kohe te bredh dhe neper katunde ,do marr dhe nje qetab ,pen me vete dhe c'te degjoj ndonje fjale te vjeter do e shkruaj dhe do ti sjell ty ketu (LOLO).Merak te madhe e paske toskerishten. gjysherit nga asnjera ane une nuk i pyes dot se ju ka vajtur bari me pashe lol por do gjemoj tek -tuk ndonje fjale qe reziston akoma.
    Prandaj tani na ler rehat se kemi dhe hall zgjedhjesh dhe s'kemi mendjen te gjuha po te qente kush do e kete shansin te shkaterroj me shume ate toskerishte me gjith gegerishten tende .
    Edhe dicka se harrova.

    E ndjek Emisionin ''portokalli''. Une ndonjehere me te rralle dhe degjoje fjalorin dhe si flet djali i Luftar Pajes ai eshte puro tosk i paster .Zbesoj se e kupton ,e di une .

    Jo mi alnosa, te pyeta per fjale te vjetra qe ke nd;gjuar nga gjyshja e fjale te katundit tend, te shkruash, ashtu si fliten ne origjinal dhe mos e merr mundin ashtu te lodhesh ne imazhin e pllazheve e pushimeve - po nese ke vendosur ashtu beje! Ju deshiroj pushime te kendshme, se do te kaloj edhe ky hall zgjedhjesh...
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #77
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga zogu dukagjinas Lexo Postimin
    Po ju qka mendoni ne lidhje me fjalen psikologji, a mendoni qe i perket ndonjeres prej ketyre dy dialekteve ????

    Jo,me sa di un psikologji rrjedh prej anglishtes apo prej naj gjuhe latine "psycology" a qeshtu se shqip nuk ka ekzistu dej von kjo fjal!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Jo,me sa di un psikologji rrjedh prej anglishtes apo prej naj gjuhe latine "psycology" a qeshtu se shqip nuk ka ekzistu dej von kjo fjal!

    Si ore nuk ka ekzistua fjala psikologji ne shqip, po a dini qe para te gjitheve e kane perdore edhe e perdorin plakat tona - m'sysh - PSYSH, i ka ra psysh, psyshi dhe fjala psikologji ka emrin sy, pikersiht shqip dhe nga ky amer sy, rrodhi psy - psysh, qe ne fillim ishte y=i, si=sy, ai qe sheron me sy - e ai qe bjen psysh, sipas zakoneve antike

    edhe ne fe eshte shprehja, kur kalohet para varrezave - ''ma shume jeni nga psyshi, se nga exheli''

    psyshi (m'syshi) eshte shume moti ne shprehje e te folurit shqip dhe nga ketu rrodhi psysh - psike - psikologji

    shkenca mbi studimin e shpirtit psikes se njeriut

    he ca thuani ju?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #79
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ncum,,,nese ka ekzistu ka ekzistu ma von ska rrjedh ashtu qysh po thu ti ka rrjedh prej ndonje fjale latine po nejse teorine e mir e paske

  10. #80
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    Si ore nuk ka ekzistua fjala psikologji ne shqip, po a dini qe para te gjitheve e kane perdore edhe e perdorin plakat tona - m'sysh - PSYSH, i ka ra psysh, psyshi dhe fjala psikologji ka emrin sy, pikersiht shqip dhe nga ky amer sy, rrodhi psy - psysh, qe ne fillim ishte y=i, si=sy, ai qe sheron me sy - e ai qe bjen psysh, sipas zakoneve antike

    edhe ne fe eshte shprehja, kur kalohet para varrezave - ''ma shume jeni nga psyshi, se nga exheli''

    psyshi (m'syshi) eshte shume moti ne shprehje e te folurit shqip dhe nga ketu rrodhi psysh - psike - psikologji

    shkenca mbi studimin e shpirtit psikes se njeriut

    he ca thuani ju?


    Une mendoj qe ti e the me plote te drejte, sepse edhe une e di qe keshtu ka lidhje kjo fjale

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •