Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 141
  1. #21
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Kaher - Nganjëher

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kahere = kahmot, moti

    kaskanxhi = inatçor

    minak = klysh qeni

    tomël = qumsht

    kumsht = thartinë e hirrës së djathit

    omël = ëmbël

    zoni = zani, zëri

    promja = mbrëmja

    pramja = pushimi, pramja e dhimbjes, qetësia

    prarimi = perëndimi

    dilli = dielli

    hona = hëna

    praron dilli = perëndon dielli

    praron hona = perëndon hëna

    prarimi = perëndimi

    nona = nëna

    zotni = zotëri

    lloma = llampa

    o konë = ka qenë

    o^ = është

    Arbania = Arbëria

    arbanit = arvanit, arbër, arbëresh

    Albania = Albëria

    Tirana = Tirera

    Ali Asllani = Ali Asllëri

    koka konë, koka kjenë = paska qenë

    muhasere = i zënë në kurthë

    fillak = i vetëm

    filikaqë = njeri i pacipë (alegori)

    ahmak = babai i budallait

    fitilaç = fitil i lesht në vajguri në një tas metalik, për ndriçim

    llom-i = llum-i

    llomitë = shkatrrua, lëndua

    llomina-t = pjesët e thyera, mbetjet e gurit, drurit

    permendë-a = parmendë-a

    byrykatje = e pallmja e tarakut, kur don me u ndeshë me një tarak tjetër

    pallje = pëllitje

    kui, kuni = kunji

    shqipoja, shkipoja = shqiponja

    sorrëshkina = sorra e larme, laraska

    me shkoklu = për të drëmitur misrin

    kallamoç = misër

    tallishtë = misrishtë

    hajgare = tallje

    me shky = për të shqyer

    me shkapë = për të shkapur

    me = për të

    osht = është

    u^ = unë

    flamë-a = gripi, inflamacioni

    flamëthiu = gripi i derrit

    thi-u = derr

    thi i biri thiut = derr bir derri

    thijosh, i thimë = i thinjur

    thija-t = thinjat

    thomë = themi

    pramë = mbrëmë

    sakicë = sopatë

    kmesë-a = teh metalik gjysëmdrapëri me bisht druri, si sopatë

    magar = gomar

    mrapsht-i-a = mbrapshtë

    brecë-a = brisk pa dorëz

    mnojë-a = dorëza e briskut

    thikan = mendjepmrehtë

    thu = thua

    thomë = themi

    thepan = i paepur, i zoti

    rreban = njeri me rreba, i rrebtë

    flutra = flutura

    flatron, flutron = fluturon

    kry-e-t = kokë-a

    kryetar = kokëtar

    eshtna = eshtëra

    mullini = mulliri

    brumje = bluarje

    hymje = hyrje

    hyn = hyr

    deka = vdekja

    gasi = vajguri

    kryp = kripë

    omëlcinë-a = ëmbëlsirë-a

    s'ke kaçik = nuk ke forcë (elegori)

    pleme, pojatë-a = shtëpiza e deleve, lopëve

    delme = dele

    dhen = delet (shumësi)

    arushë-a = harushë-a

    me ndjekë = për të ndjekur

    me pjekë = për të pjekur

    me = për të

    tu-e = duke

    tu punu = duke punuar

    msimi - mësimi

    msusi = mësuesi

    kndusi = këndezi

    konga = kënga

    prashitë-je = mihje

    kollomoç = misër

    lakna, laknishte = lakëra, lakërishte

    burrneshë-a = burrëreshë-a

    burrni-a = burrëri-a

    burrec = burracak

    bubrrec = milingonë-a

    mllinje-a = mëllënzë-a

    nxnans = nxënës

    halabak = i plogësht

    gjamë-a = gjëmë-a

    me ndij = për të dëgjuar

    me pa = për të parë

    me ecë = për të ecur

    me dalë = për të dalur

    merr vesh = kupto

    i marrun vesh = ai që kupton

    i pamarrun vesh = ai që nuk kupton

    lazdran = i llastuar, i përgdhelur

    mozomakeq = mos o zot më keq

    bonezoondërr = bëre zot ëndërr

    fillikat = i vetëm

    fikan = i fikur, i vargër

    votër = vatër

    kokrron = mbledhë kokërrat

    dipiduz = i dalur dipi, maskara

    kja = qa,

    me kja = për të qarë

    me keshë = për të qeshur

    kesh pak = qeshu pak

    kush keshë e veshë = kush përqeshë, e mveshë

    mbathë = mbathur

    dathë = zbathur

    deshë = xhveshur

    veshu e deshu = mveshu e xhveshu

    kush keshë i mrami = kush qeshet i fundit

    shkamb-i = shkëmb-i

    shkambore = shkëmbore

    shkumë-a = shkumbë-a

    shkymë = për të fikur driten

    shkrum = shkrumb

    plum = plumb

    pllum = pëllumb

    qartë = prishje, shkatrrim

    qartje = prishje

    tharbt = thartë

    temel = themel

    thum-i = thumb-i

    krisë-m, krisma = kërrcet

    kcen = kërcen

    cap = cjap

    uk = ujk

    .................................................. .... mijëra tjera
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin

    qartë = prishje, shkatrrim
    ????????????????????

    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin

    ..... e mijra te tjera
    Çfare do te thote kjo?
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #24
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    qartë = prishje, shkatrrim

    qartje = prishje

    Po menon kur qartesh luan mendsh e degjenerohesh apo si ?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    nuk po kuptoni a

    po de, qartë=prishë, u qart tomli = u prish qumshti, u thartua

    i çartun = je bo si qeni i tërbuar

    e kanë qartë = e kanë prishë, shkatrrua

    qartje = prishje, shkatrrim

    e ke qartë ftyrën = e ke prishë fytyrën, dukesh si dele e zezë

    e ke qartë veten = e ke prishë vetveten, je coroditë i ngjanë ariut të zi

    ganë = ngjanë

    gamje = përngjamje

    ma = më

    ma e zezë e gamja se e bamja = më e zezë e përngjarja se e bëra

    i ganë bab's = i përngjanë babait

    i prëgamë = i përngjarë

    pergamje = përngjarje

    nuk i përganë njerit = nuk i përngjanë njeriut


    kjartë, i kjartë = i qartë, i qartësuar

    skjartë = sqartë

    skjarim = sqarim

    skaj = afër

    përskaj = përafër

    musteqe = mustak

    musteqemini = muskat mini

    gatë = gjatë

    gatësi-a = gjatësia

    përsgati = përsëgjati

    guhë = gjuhë

    guha e gojës = gjuha e gojës (organi anatomik)

    guhpremë = nuk din me folë, nuk din të flasësh sikur me gjuhë të prerë llallalla

    idht = hidhur

    idhnak-u = i mëllefosur, i hidhëruar-i

    tash = tani

    tash e ke qartë krejt = tani e ke prishur krejt...

    e çame = e çarë

    i shkrymë = i shqyer

    coftan, coftinë-a = ngordhësirë-a

    i coft = i ngordhur

    ka me mijëra............................................ ......
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    ka me mijëra............................................ ......
    Mund te kete me mijera, por ato mbeten dialekte te nje gjuhe, e folur nga e njejta race, te pakten shume perpara se sllavishtja te belbezohej.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    E sheh sa e njihni ju Gegnishten, më shumë se kinezët eedhe i thoni vetes shqiptar!

    fjala, qartë, qartje, ka kuptimin diç e çartur, e prishur, e shkatrruar, sepse vetiu vie nga rrënja - ÇA, diç e çame, e çarë, e plasur, e krisur - çajë dru, çajë drrasa, qajë rrethimin, kur çartet puna, janë qartë mesveti = janë prishur mesveti shoqërisht = shoqnisht, me shoqishoin=njeritjetrin..... e keni të qartë tani? Apo e keni të kjartë tash?

    GEGNISHTJA OSHT VET SHQIPJA

    Nuk është punë dialekti, po punë gjuhe, një gjuhë e tërë

    NI GUHË E TANË OSHT GEGNISHTJA

    LLABIA TAN

    GEGNI-A = GEGËRIA

    TOSKNI-A = TOSKËRI-A

    Kurse dialekte janë: toskërishtja, dibranishtja etj., nëse doni ta dini kjartë, e mos me u qartë!

    Gegnishtja osht guha shkencore, tipikisht illirishtja e lashtë! Mu ër atë edhe nuk u njohtë emri toponomi ynë Shqipëria, se sikur të kishte qenë, Skipnia, a Skiperia, do të ishte pranuar, por ta kanë futë emrin Albania, nga një emër fisi illirian, qe asnjë emër princi a principate nuk figuron askund në histori, po qëllimisht sipas diktateve greko-sllave, mos të ketë pretendime territoriale ndaj Greqisë e sllavëve, që u formuan shtete e kombe në krejt territoret shqiptare - që të largohemi nga origjina, se emri Arbania përfshinë krejt Ballkanin illirik! Kuptoni tash?

    i nemun, namun = i namur

    nama, nema = nama, mallkimi

    Bjeshktë e Nemne, e nemuna = Bjeshkët e Namura

    fjaltë = fjalët

    malcor-i=malësor-i

    Malci = Mal i Zi

    Ka me mijëra fjalë gegnishte, që nuk janë askund në shkrimin e sotëm shqip!

    Krejt një gjuhë e tërë është Gegnishtja!


    Zor o me besu!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #28
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ZANOR un e njoh gegerishten po ate fjalen :

    i çartun = je bo si qeni i tërbuar

    e perziva me ket "qartet" sepse ket fjale nuk e kam degjuar!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kronike, fjala - qartë, në Gegnishte, ka kuptimin e prishjes, shkatrrimit

    u qartë tomli
    tomli i qartun, kur prishet qushmti, i del afati i përdorimit
    osht qartë ai njeri = është prishë mendesh
    ''çka e ke qartë sytë'' = pse je prishur syshë, je tërbua
    me ndreqë e mos me qartë = me ndreqë e mos me prishë
    e kanë qartë krejt... = e kanë prishur krejt
    qeni i qartun = qeni i tërbuar
    qartje = tërbim, prishje

    Në Gegnishte, kuptimi i fjalës së shkruar: qartë, qartësim, i qartë, qartësoj... janë fjalët: kjartë, kjartësim, kjartsoj, skjaroj, skjarim, me skjarue...a po skjarohesh si ishe aty... a ban nji skjarim për kët punë... skjarim, kthjellim, pastrim, shfajsim...

    Mund ta vërtetoni me pyetje shokëve. miqve... por është e vërtetë, siç po them unë!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    Kronike, fjala - qartë, në Gegnishte, ka kuptimin e prishjes, shkatrrimit

    u qartë tomli
    tomli i qartun, kur prishet qushmti, i del afati i përdorimit
    osht qartë ai njeri = është prishë mendesh
    ''çka e ke qartë sytë'' = pse je prishur syshë, je tërbua
    me ndreqë e mos me qartë = me ndreqë e mos me prishë
    e kanë qartë krejt... = e kanë prishur krejt
    qeni i qartun = qeni i tërbuar
    qartje = tërbim, prishje

    Në Gegnishte, kuptimi i fjalës së shkruar: qartë, qartësim, i qartë, qartësoj... janë fjalët: kjartë, kjartësim, kjartsoj, skjaroj, skjarim, me skjarue...a po skjarohesh si ishe aty... a ban nji skjarim për kët punë... skjarim, kthjellim, pastrim, shfajsim...

    Mund ta vërtetoni me pyetje shokëve. miqve... por është e vërtetë, siç po them unë!
    Zanor pak me duket se po e ngatrron fjalen kjart dhe qart per mendimin tim fjala qartje ka dallim nga fjala kjart sepse qartja paraqet anen e keqe ndersa fjala kjart paraqet anen e mire u qartë dhe u kthijell jan dy fjale qe dallojn shum ne kuptim ,apo shembell tjeter qatrafel njeri i perzhdredhur ecen shtremt pra jo drejt siq mendoj une kjo fjale ka bazen formuese te numri kater dhe jo te ngjyra siq kemi rastin e fjaleve kjart kalter kthjellt kfjellt .
    Pra fjale qe duhet analizuar sidomos gjate perdorimit sepse nese e perdorim ne dialektin tosk ather menjanojm nje mori fjalesh .
    Kemi edhe raste tjera per shembull
    Me ka ra rasti qe vete ta perjetoj .
    U pershendetem me nje mik nga Shqiperia ai me tha ;
    Eja neser prap , une ju gjegja patjeter por jo te vi prap dhashte zoti e vi mbare .
    Qart qartsim qartsoj i qarte jane fjale te krijuara nga fjala kjart .
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 24-06-2009 më 12:17

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •