Presidenti Fatmir Sejdiu ka shpallur të martën datën e mbajtjes së zgjedhjeve komunale në Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen më 15 nëntor, respektivisht të dielën e tretë të këtij muaji.

Vendimi i presidenti Sejdiu pason një sërë konsultash që ai i ka bërë ai me partitë parlamentare dhe joparlamentare në Kosovë.

Megjithatë, duket se presidenti Sejdiu nuk e ka respektuar dëshirën e gjashtë partive opozitare, AKR, LDD, AAK, ORA, PD dhe PSD, të cilat kanë kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor – për shkak të kushteve më të mira atmosferike.

Dy partitë e koalicionit ndërkaq, PDK dhe LDK, gjatë gjithë kohës ishin angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në muajin nëntor – por duke mos e specifikuar datën.