Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    Basketbolli shqiptar

    Basketboll/Kombėtarja shqiptare e koshit bėn provėn gjenerale para Lojėrave Mesdhetare


    (Nė pamundėsi tė njė nėnforumi pėr sportet e tjera pėrveē futbollit, po e postoj kėtu)


    Kombėtarja e basketbollit tė
    meshkujve, qė do tė jetė pjesėmarrėse
    nė Lojėrat e Mesdheut
    “Peskara 2009”, ka bėrė provėn
    e fundit nė turneun ndėrkombėtar
    tė Portit tė San Xhiorxhios. Nė
    kėtė aktivitet, Shqipėria ka marrė
    njė fitore, kur ka mundur 77-76
    pėrfaqėsuesen italiane tė universitarėve,
    e cila nė korrik do tė jetė
    pjesėmarrėse nė Universiadėn e
    Serbisė. Kurse nė ditėn e dytė,
    Kombėtarja jonė ėshtė mundur
    thellėsisht 58-81 nga pėrfaqėsuesja
    e tė huajve tė ligės profesioniste
    italiane. Por ndeshjen mė
    tė mirė, e kemi pasur me Italinė,
    tė cilėn do ta kemi kundėrshtare
    dhe nė grupin kualifikuese nė
    Lojėrat Mesdhetare “Peskara
    2009”. Nė kėtė grup, krahas Italisė
    dhe Shqipėrisė, do tė jenė dhe
    Turqia, Libia e Serbia. Duke mbetur
    te kjo ndeshje, pėr italianėt e
    Rekalkatit ėshtė dashur vetėm
    njė sulm i shpejtė dhe njė
    trepikėsh i Andrea Ēikarinit, qė
    ndeshja tė fitohej prej tyre, 73-
    68. Nė kėtė ndeshje si pėr Italinė,
    ashtu edhe pėr tanėt, nuk ėshtė
    se ka funksionuar shumė tentativa
    pėr tė shėnuar nga distanca
    pėr tri pikė. Trajneri i italianėve,
    Rekalkati, ka qenė i pakėnaqur
    edhe nga fakti se basketbollistėt
    shtatlartė tė Shqipėrisė janė dalluar
    pėr mbrojtjen e tyre tė ashpėr,
    sidomos nė lojėn e fortė
    poshtė koshit. Aq sa Rekalkati,
    nė mbarim tė ndeshjes ka thėnė:
    “na masakruan shtatlartėt shqiptarė”.
    E pėr kėtė paraqitje jo
    tė mirė ndaj Shqipėrisė, Rekalkati
    duket se do tė nisė njė tjetėr stėrvitje
    tė ngjeshur, mė 15 qershor
    nė Biella, sepse “axurrėt” sipas
    tij, kanė vend pėr pėrmirėsime.
    Kuqezinjtė e Avramit janė para
    qitur
    njė skuadėr e pėrgatitur mirė
    fizikisht, si dhe me cilėsi tė larta
    teknike. Italianėt janė vėnė nė
    vėshtirėsi nga shpejtėsia e Bushatit,
    por edhe saktėsia nė gjuajtjen
    pėr dy pikė e Lames. Shqiptarėt
    kanė arritur qė nė mbarim
    tė dhjetėminutėshit tė parė tė
    ishin nė avantazh 16-15. Gjithsesi,
    Mareska i ka dhėnė gjallėri
    sulmit italian, kurse Aradori ėshtė
    i papėrmbajtshėm nė kundėrsulm.
    Dhe me njė mbrojtje tė saktė,
    nė fundin e pjesės sė dytė
    ėshtė shėnuar rezultati 33-24
    pėr Italinė. Veēse Gjinaj, i saktė
    nė trepikėsha e ka barazuar rezultatin
    nė 40-40. Luftohet ashpėr
    nė ēdo top dhe ndeshja kalon
    pikė pas pike, aq sa trajnerėt
    detyrohen tė marrin pushim pas
    pushimi pėr tė ulur ritmet e lojės.
    63-63 vetėm pesė minuta pėrpara
    pėrfundimit tė ndeshjes,
    ndėrsa gjithēka merret pėrsėri
    nga Andrea Ēinēiarini, i cili zgjidh
    ndeshjen. Megjithatė, me paraqitjen
    ndaj Kombėtares shqiptare,
    italianėt janė tė
    vetėdijshėm se, nėse do tė jenė
    nė tė njėjtin nivel mė 27 qershor,
    ndaj kuqezinjve do ta kenė tė
    vėshtirė. “Axurrėve” u shtohen
    nė grumbullimin e Biellės, Xhixhi
    Datone dhe Xhiuzepe Poeta. Por,
    gjithnjė sipas bindjes sė italianėve,
    tanėt do tė japin maksimumin
    nė atė ndeshjeve pėr t’i
    mundur ata, tė cilėt janė kampionėt
    nė fuqi tė basketbollit pėr
    meshkuj nė Mesdhe. Duhet pėrmendur
    qė figurėn mė tė mirė e
    ka bėrė Hysenagolli, jo vetėm
    pėr 19 pikėt e shėnuara, por
    edhe pėr lojėn e tij tė fortė nė
    rikuperimin e topave nė tabelė,
    teksa numėron 13 tė tilla.

    TĖ DHĖNAT TEKNIKE
    ITALI SHQIPĖRI
    1 FAULLA TEKNIK 1
    24/44 GJUAJTJE PĖR 2 PIKĖ 15/44
    4/21 GJUATJE PĖR 3 PIKĖ 6/22
    13/18 GJUAJTJE TĖ LIRA 20/30
    42 TOPA NĖ TABELĖ 49
    8 ASISTE 4

    ITALI – SHQIPĖRI 73-68
    ITALIA: Mareska (7). D.Cinciarini (5), A.Cinciarini (15), Ēitadini
    (1), Aradori (15)/Krosariol (4), D’Erkole (3), Ēerela (9),
    Kanavezi (2), Renzi (10), Ferrero (2), Bolzonela
    Trajner: Karlo Rekalkati
    SHQIPĖRIA: Nikaj (2), Karaj (13), Gjonaj, Lame (1), Hysenagolli
    (19)/Shima (3), Luka (19), Bushati (8), Gjinaj (3) Trajner:
    Roland Avrami
    GJYQTARĖ: M.Filipini, K.Di Toro, G.Federiko di Franēesko
    (17-16, 16-12, 23-22, 17-18)
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  2. #2
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    Shqipėria triumfon kundėr Serbisė

    Kombėtarja e mesh
    kujve nė basketboll
    ka shėnuar dje fitoren
    e parė nė Lojėrat Mesdhetare
    tė Peskarės, duke mundur
    Serbinė 83-68 pėr vendet 5-
    8. Pas asaj ecurie negative nė
    ndeshjet nė grupin B, mė nė
    fund nė radhėt e kuqezinjve do
    tė vinte buzėqeshja. Nė takimin
    e luajtur dje kombėtarja e drejtuar
    nga trajneri Roland Avrami
    zhvilloi njė lojė krejt ndryshe
    nga tė parat. Fitorja e armatės
    me kapiten Erkand Karaj ishte
    e merituar. Shqipėria fiton terren
    qė nė periodėn e parė dhe e
    mbyll kėtė 10-minuėsh 23-19.
    Ndėrkohė nė periodėn e dytė
    nė parket shihet njė reagim i
    lehtė nga ana e serbėve, tė cilėt
    janė ata qė marrin frenat e lojės.
    Kėshtu, 10-minutėshi i dytė
    pėrfundon 19-15 pėr kundėrshtarin
    tonė. Pjesa e parė mbyllet
    nė barazim 38-38. Gjithsesi,
    ky rezultat nuk i dekurajon
    kuqezinjtė. Nė periodėn e tretė
    tė besuarit e teknikut Avrami
    fillojnė dhe thellojnė diferencėn.
    E njėjta pamje loje edhe
    nė periodėn e katėrt, ku shqiptarėt
    mjaftohen me administrimin
    e avantazhit dhe heraherės
    e thellojnė atė, megjithėse
    rivalėt e tyre nuk harrojnė tė reagojnė,
    por do tė jetė vonė. Krejt
    takimi mbyllet 83-69 pėr Shqipėrinė.
    Shėnuesi mė i mirė
    pėr tanėt ishte Ersid Luca me
    24 pikė. Gjithashtu u dallua
    Bushati, Shima dhe Karaj. Kjo
    ishte fitorja e parė e Kombėtares
    sonė pas katėr humbjeve radhazi.
    Sot Shqipėria do tė luajė
    nė orėn 18:00 pėr vendet 5-6 me
    Kombėtaren marokene.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    i lumte djemve tone
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Nje BRAVO per cunat!

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ermal Kuqo kthehet nė kombėtaren shqiptare tė basketbollit


    Ylli i basketbollit largohet nga kombėtarja e Turqisė pėr vendlindjen

    Ylli i basketbollit shqiptar, Ermal Kuqo, nė vitin 2004 pėr herė tė parė pati mundėsinė qė tė luante pėr Pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė. Por, Kuqo vendosi qė ta veshė fanellėn e Turqisė dhe tė luajė nė Kampionatin Botėror. Pėr kėtė qendra shqiptare nuk ėshtė pishman, pasi me Turqinė u zhvillua si lojtar. Luajti nė Botėror dhe nė Evropian tė basketbollit. Po ashtu bėri edhe karrierė tė bujshme nė Superligėn e Turqisė me skuadrėn Efes Pilsen. Tash gjashtė vite pas, Kuqo ėshtė kthyer te Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė dhe synon tė ndihmojė vendlindjen e tij tė arrijė suksesin e shumėpritur.
    Rikthimi nė kombėtaren e vendlindjes
    Ermal Kuqo ka fituar tė drejtėn pėr tė luajtur pėr Shqipėrinė, pasi Federata Shqiptare e Basketbollit dhe ajo turke arritėn marrėveshje pėr kėtė, siē edhe kėrkohet me rregullat e FIBA-s.
    "Unė jam rritur nė njė frymė ku e gjithė familja ime ishin basketbollistė profesionistė. Babai im ka qenė legjendė nė Partizan dhe axha Artani ka luajtur po ashtu nė nivel tė lartė. Nė vitin 2004 vendosa tė luaja pėr Turqinė, pasi atėbotė Shqipėria nuk mė ofronte kushte dhe nuk kishte njė tė ardhme. Unė nė Turqi u zhvillova si basketbollist dhe pranova ofertėn, pasi desha tė luaja nė Kampionatin Botėror. Nuk jam aspak pishman qė kam luajtur pėr Turqinė, pasi u bėra profesionist. Por, tash erdhi koha e duhur qė t'i ndihmoj Shqipėrisė dhe vendosa kėshtu qė tė jap maksimumin. Shpresoj qė hapat e mi t'i ndjekin edhe lojtarėt e tjerė shqiptarė", ka deklaruar Kuqo pėr mediat kosovare. Sė fundi nė Pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė nė basketboll ėshtė angazhuar si trajner ish-reprezentuesi i Zelandės sė Re, Mark Dickel. Federata Shqiptare e Basketbollit ėshtė duke bėrė pėrgatitje qė nė tė ardhmen tė sigurohet kualifikimi nė ndonjė kampionat evropian apo botėror.
    Basketbolli shqiptar
    Shqipėria gjendet nė Grupin B tė Divizionit B pėr eliminatoret e Evropianit 2011 tė basketbollit. Shqipėria ėshtė nė njė grup me Suedinė, Bjellorusinė, Azerbajxhanin dhe Rumaninė. Ndeshjen e parė kuqezinjtė e zhvillojnė nė Tiranė mė 8 gusht. "Ėshtė herėt pėr tė folur pėr rezultate, pasi njė fjalė e urtė thotė se 'me njė lule nuk ēel pranvera'. Shpresoj tė sjell ndryshime pozitive nė kombėtare. Duke parė organizimin dhe entuziazmin e Federatės Shqiptare dhe me energjinė qė po punohet, shpresoj qė deri nė vitin 2013 do tė kemi njė ekip tė denjė qė tė marrim pjesė nė gara tė mėdha", ka thėnė Kuqo. "Ne aktualisht jemi nė Divizionin B tė FIBA-s. Nuk e kemi luksin si kombėtare qė tė themi se kush ėshtė mė i fortė e kush mė i dobėt. Jemi nė nivelin mė tė ulėt qė ekziston, por vetėm nė letėr. Kemi zemėr pėr tė luajtur dhe mund tė luajmė fuqishėm. Ne do tė dalim nė ēdo ndeshje nė parket pėr tė fituar". Ermal Kuqo 30-vjeēar i lindur nė Korēė, sė fundi ėshtė transferuar te skuadra turke Galatasaray. Aty i ėshtė bashkuar ish-trajnerit tė tij nė Efes Pilsen, shqiptarit Oktaj Mahmuti.

    Tirana Observer

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    i kane rene breket per turqine Kuqos, s'duhet ta qasin me aty, prandaj o kthyer me shqiperine.

    megjithate mire eshte, kemi nevoje per lojtare profesioniste.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviē pėr herė tė parė koncert nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •