Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224

    Fuqia Kolosale E Vullnetit

    Ne jemi cfare bejme ne menyre te perseritur. Persosmeria keshtu nuk eshte nje veprim por nje zakon.
    ARISTOTELI

    Zakonet jane faktore te fuqishem te jetes tone. Jane te qendrueshem, shpesh te pavetedijshem, ne menyre te vazhdueshme, cdo dite shprehin vullnetin tone, dhe prodhojne efektivitetin tone, ose paefektshmerine tone. Vullneti yne eshte ne themel nje perzjerje e zakoneve tona. Ajo cfare jemi pra eshte thjesht nje rezultat i zakoneve tona. Dihet se parimet e suksesit ndryshojne nga epoka ne epoke, por zakonet qe i dhunojne keto parime jane te njejtat gjithmone. Zakonet e keqija kane nje terheqje gravitacionale qe nuk na lene te shkojme atje ku duam. Zakonet jane rezultat i veprimit dhe veprimi eshte rezultat i mendimit dhe bindjes. Por ne mund ta perdorim terheqjen gravitacionale te zakonit per te krijuar parimet dhe rregullin e domosdoshem qe krijon efektivitetin e jetes sone. Shume njerez bejne gabim te madh kur nenvleftesojne vullnetin. Cdo njeri qe arrin dicka, qe ben dicka, pavarsisht sa i ndergjegjshem eshte per kete ai cdo gje qe ka, e ka fale vullnetit te tij, pra te asaj qe eshte, karakterit te tij. Pra ne kete kontekst te qenit i vullnetshem duhet pare ne pikepamje etike(morale). Te jesh kembengules, i vendosur, energjik etj...
    Jane disa ligje qe nuk thyhen dot. Sic jane ligjet fizike. Psh forca e gravitetit. Dhe ligjet e natyres njerezore. Psh vullneti. Eshte absurde te thuash nuk varem nga forca e gravitetit, nuk ndikon tek mua. Ose te thuash nuk ka lidhje vullneti se cfare arrij une, se te kushte zon paraja per cdo gje. Kurse une po them se me pare duhet te jesh pastaj te kesh. Pasuri me e madhe zhduket shpejt ne duart e te pazotit, kurse varferia me e madhe eshte permbysur nga njerez te zote. Sigurish paraja ka shume rendesi per ate qe arrijme, por faktor kryesor eshte vullneti. Paraja nuk eshte asgje vullneti eshte gjithcka.
    Nje here Napoleoni hasi nje vajze te vogel gjate udhes dhe ju drejtua asaj: Ckemi princeshe? Vajza i tha se nuk ishte fare princeshe por nje vajze e gjore ku skishte ku te futej. Napoleoni i tha: Sonte po. Por neser ndoshta jo. Duhet te besosh tek e ardhmja. Gruaja e tij Xhuzepina i tha se pse po e bente ate endacake te gjore te enderronte, ajo do te jete gjithmone nje vajze e gjore gjithe jeten. Ai tha: ky eshte mendimi yt. Por une do ta bej Francen nje vend ku gjithcka eshte e mundur.
    Dhe thenia e tij: E pamundura eshte fjale e teveqeleve, mua me duket me e mencura qe kam degjuar ndonjehere.
    Sintetizoi: Gentjan Lici

  2. #2
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Meqenese solle dicka nga Napoleoni eshte nje shprehje e Balzakut lidhur me vullnetin dhe durimin, ku me shume ve ne dukje durimin si gjenialitet te natyres ne krijimin e veprave te saj! Vullneti eshte edhe durim i madh! Por kushdo prej nesh edhe sikur te ulej ne nje piano ,me vullnet e durim te forte ,nuk do te arrinte te shkruante vepra te nivellit te Moxartit, Bethovenit, Bach-ut . Bile as edhe libra si ato te Balzakut, apo te perpunonte strategjira si ato te Napoleonit! As formula si ato te Ajnshtajnit, apo te Paulit!
    Por n q s nuk ka zbatim, aplikim , pune, rrethana favorizuese ,do ishte e veshtire edhe per me te talentuarit qe te shpreheshin. Jane percaktuese, gjithashtu edhe motivimet, ambienti, cilesia e neuroneve, qe mund ti japin me shume force vullnetit!
    La vida es un carnaval

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Patjeter Brandon. Gjerat me vlere duan shume kohe, pergatitje, perpjekje. Asgje e madhe nuk eshte krijuar pernjehere prandaj durimi eshte cilesia me e forte e vullnetit. Te dish te presesh rezultatet e deshiruara qe duan shume kohe te realizohen. I duruari i fituari.Moxarti harxhonte ore te tera me korigjime te vepres se tij. Shikonte dhe detajet me te vogla per te bere nje veper me te mire se Moxarti i djeshem. Dhe imagjino keto i bente pak kohe para se te vdiste kur ishte nje gjeni dhe prejgatitja e tij ishte e jashtezakonshme. Ne e dime se pikturat e pikasos jane te bukura, por nuk dime se cka kaluar pikaso per te bere ato. Balzaku semurej gjithmone nga puna e tepert. Donald Trump ka pase projekte qe ka pritur edhe 30 vjet qe rrethanat favorizuese ti mundesoheshin. Nje njeri i tille sot ka fytyren e tij ne kartmonedhen e dollarit. Ajnshtajni cdo minute te jetes se tij ishte i perqendruar ne ato qe i pelqente. Qe femije. Dhe vetem pas shume kohesh gjendje kreativiteti ai formuloi teorine e relativitetit. Durimi eshte kusht i domosdoshem. Keshtu Brandon mendoj se njeriu e krijon vete fatin e tij, jo rrethanat. Nuk duhet larguar pergjegjesia nga vetvetja tek rrethanat. Por duhet te studiohen jashtezakonisht mire megjithate.

    AJSBERG

  4. #4
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Durim ,vullnet, sa te duash, po nga njehere , ta pellcasesh koken edhe per muri , dhe nuk del gje !
    Te duket qe te iken jeta kote se koti duke ja kushtuar vullnetit, kur pjesa tjeter e botes argetohet ! Dhe keshtu te ngacmon dyshimi: C me duhet gjithe ai vullnet? Po pse pikerisht mua duhet te me takoje te jem i vullnetshem? . Apo : C mu desh mua?
    Pastaj a nuk thone italianet: 'Dolce far niente' --- 'Me mire te mos besh asgje'
    La vida es un carnaval

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Faleminderit brandon se me ke shkrire gazit fare. Per disa gjera ke te drejte. Na takon te gjitheve ta shijojme jeten. Por nese do te ishe shume i vullnetshem do te beje gjera qe te tjeret nuk kane guxim as ti enderrojne. Ata jane te bindur se nuk munden por ti i realizon. Kembengulja kerkon kurajo. Mikelanxhelo vazhdonte te krijonte art prej gjeniu megjithese kishte shume qe e shanin apo e pengonin. Ai vazhdonte te punonte pa u demoralizuar nga veshtiresite. Pa u lodhur. Vetem me kembengulje fitohet dicka me vlere kenaqesia e se ciles justifikon cdo sakrifice. Kembengulja mund te behet edhe dhuntia jote. Dhe do te te sjelle fatin te cilin as nuk ke shpresuar ndonjehere, beje ate tenden.

    AJSBERG

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Pse eshte i domosdoshem vullneti.

    Sepse suksesi nuk varet nga dija por nga veprimi(te berit, te realizuarit). Jo te gjitha realizimet te cojne ne sukses prandaj shume njerez pavarsisht se dine shume nuk bejne asgje nga frika e deshtimit. Dhe shohin qe u ka ardhur pleqeria dhe skane bere asgje.
    Te besh(te realizosh) dicka me vlere permban shume rreziqe dhe njerezit pa kurajo zor se do te realizojne ndonjehere ndomje gje te madhe.
    Shume sipermarrje mund te duken te padobishme ne dukje dhe ne te vertete te jene sukses i
    cuditshem. Njerezit qe bien ne pesimizem prej konkurrences apo rrethanave te pafavorshme qe permban realizimi nuk bejne gje. Nese Donald Trump nuk do te kishte menduar pozitivisht per emisionin praktikantet (shume emisione deshtojne) ai kurre nuk do te kishte realizuar ate emision qe ishte sukses i madh per te.
    Gjerat me rendesi kane shume probleme ne vetevete dhe nese nuk jemi kembengules dhe jo te dorezohemi me pengesen e pare nuk do te veprojme.

    Jeta meriton te jetohet nga kenaqesia e te vepruarit

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224

    A eshte zgjuarsia me e rendesishme se vullneti

    Njeriu me 100% vullnet dhe 50% zgjuarsi do te jete shume here me i zoti se njeriu me 100% zgjuarsi dhe me 50% vullnet. Nuk ka fatkeqesi me te madhe per njeriun se te kete zgjuarsine e nje gjeniu dhe parate pa hesap dhe te mos realizoje asgje sepse i mungon guximi apo ka frike te rrezikoje humbje. Ndersa njeriu me guxim qe ka gjysmen e parave dhe te zgjuarsises se tij do te beje vepra te medha qe ky i pari as i ka enderruar. Zgjuarsia dhe pasuria nuk duhen te jene qellim ne vetevete per njeriun qe ai te synoje te arrije sa me shume per hir te tyre. Ato kane vlere vetem kur njeriu i perdor ato per te bere gjera madheshtore dhe te bukura. Pra duhen te jene sklleverit e njeriut dhe jo te behet njeriu skllavi i parase dhe zgjuarsise se tij.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Postime
    163
    ketu te perqindja kam frike se e ngaterron vullnetin me guximin.
    vullneti stimulohet, jam i bindur se njerezit kane vullnet atje ku kane dhe deshire per te pasur vullnet, ajnshtaini ka pasur vullnet per fiziken dhe jo per matematiken, ai ka ngelur ne matematike ka marre ne nje provim 4!
    ti futesh vullnetit dhe durimit, thelle thell... eshte e veshtire te gjykosh!
    sepse te lindin shume pyetje te veshtira!
    se kush eshte me i rendesishem varet nga cilesite e tjera te njeriut, per dike qe ka zgjuarsine eshte me shume vullneti... per dike qe ka shkathesine eshte me shume durimi! etj!

Tema tė Ngjashme

  1. Sekretet e vullnetit
    Nga Mina nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-01-2019, 19:07
  2. Mungesa e vullnetit.
    Nga Mina nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2009, 14:09
  3. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  4. Dikush te shtyn te besh dicka kunder vullnetit tend?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2006, 00:59
  5. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •