Ajo qe po ndodh ne Iran nuk eshte nje revolucion politik, as nje revolucion ideologjik. Ajo qe po ndodh eshte nje revolucion i brezit te ri te iranianeve kunder brezit te vjeter; brezit te lirise individuale dhe lirise pa kufi te shprehjes se mendimit (brezit te Internetit) kundrejt brezave te revolucionit islamik te 1979. Dallimi i madh midis te dyve nuk eshte aspak politik apo ideologjik, dallimi i madh midis te dyve eshte ne raport me lirine: mullat dhe rregjimi theokratik duan ta racionojne dhe kufizojne lirine e shtetasve te tyre, kurse brezi i ri kerkon lirine e tyre jo vetem brenda Iranit, por edhe ne raport me boten e qyteteruar me te cilen komunikojne perdite nepermjet Internetit.
Arsyeja perse ky nuk perben nje revolucion politik duket tek fakti se te dy kandidatet per president ndryshojne shume pak nga njeri-tjetri. Te dy jane prere nga brumi i vjeter iranian, jo nga brumi i ri, i perkasin brezave te vjeter jo te rinj. Te dy jane perzgjedhur per te kandiduar nga Mulla suprem pasi jo kushdo mund te kandidoje per president ne Iran. Dallimi i vetem mes te dyve eshte se Ahmaxhinadan ishte i preferuari i rregjimit, dhe kundershtari i tij nuk ishte i preferuari i rregjimit. Duke qene se brezi i ri eshte velur me diktatin e brezit te vjeter, ata protestojne ne rruge jo ne mbrojtje te kandidatit te opozites, por kunder rregjimit aktual.
Shanset qe demostruesit te rrezojne rregjimin me protesta jane te vogla, pasi ky lloj rregjimi eshte gati te ruaje pushtetin me cdo forme. Shpresa e vetme e protestuesve qe kerkojne hapjen dhe demokratizimin e Iranit eshte ngjallja e protestes nga brenda rregjimit, ku njerez te veshur me pushtet zgjedhin te rebelohen ndaj rregjimit, dhe te mbajne krahun e popullit ne rruge. Nje shperthim nga brenda i rregjimit do te ishte zgjidhja ideale e gjendjes se krijuar, pasi do te kursente shume jete te pafajshme.
Interesant gjithashtu me keto zhvillime ne Iran jane edhe dy aspekte: politika e jashtme e re e presidentit Obama ndaj rregjimit te Iranit, dhe pershtypja qe keto protesta po lene ne mbare boten myslimane, sidomos ate arabe.
Persa i perket politikes se jashtme amerikane ndaj Iranit, ajo qe po ngjet ne Iran i prishi planet e Obames dhe administrates se tij ne lidhje me Iranin. Qe pa ardhur ne pushtet, gjate fushates Obama ishte treguar i gatshem qe ti shtrinte doren rregjimit te Iranit e te ulej e diskutonte me te probleme si ndertimi i nje arme berthamore. Kjo ishte politika e re, apo "diplomacia e madhe" e Obames, i cili besonte se mund te bindte rregjimin iranian qe te hiqte dore nga bomba atomike ne shkembim te normalizimit te maredhenieve me Washingtonin dhe Perendimin. Obama dhe Hillary Clinton ishin bere gati qe menjehere pas zgjedhjeve, kushdo qe ti fitonte ato, ta ftonte per bisedime ne lidhje me problemet imediate te dites. Protesta e njerezve ne rruge menjehere pas zgjedhjeve, prishi planet e Obames dhe administrates amerikane. Kjo ishte arsyeja qe Obama nguroi qe te shprehej hapur per manipulimet ne zgjedhje apo ne mbrojtje te protestuesve, pasi nuk donte te sulmonte ate rregjim me te cilin ai po behej gati te ulej e diskutonte.
Goditja e dyte qe Obama mori me ate qe po ngjet ne Iran eshte shkaterrimi i kalase prej rere qe ai kujtoi se krijoi me fjalimin qe mbajti nga universiteti i Egjiptit per boten arabe. Ndryshe nga paraardhesi i tij Bush i cili kerkonte demokratizimin e rajonit si zgjidhja ideale e te gjitha problemeve qe kane mberthyer keto shoqeri prej dekadash, Obama hoqi dore nga thirrjet per demokratizimin e rajonit apo lirine e demokracine, per ti zevendesuar me nje "respekt per boten myslimane dhe kontributin e saj" dhe "respektimin e te drejtave te njeriut". Me pak fjale, Obama ne kete drejtim perqafon politiken e vjeter amerkane mbi rajonin, ate te "sakrifikimit te demokracise dhe lirive te njeriut per hir te stabilitit te rajonit". Ky mesazh gezon te gjithe diktatoret e tiranet e asaj pjese te botes, por jo shoqerite e tyre, njerezit e thjeshte ne rruge qe duhet te vuajne pasojat e tiranise se tyre. Obama e akuzoi ne menyre indirekte politiken e jashtme te Bush si nje "idealizem te verber qe te nxjerr ne nje rruge pa krye", por protestat paqesore ne Iran po provojne se ekziston nje etje e madhe e ketyre shoqerive per liri, demokraci, ndryshim, prishje te status-quo. Pra Obama po kupton qe politika e tij e "ruajtjes me cdo kusht te status-quo", eshte ne vetvete nje politike qe bie ndesh jo vetem me principet dhe idealet amerikane, por bie ndesh edhe me interesat e atyre protestuesve te thjeshte ne rruget e Teheranit.
Aspekti tjeter interesant i asaj qe po ngjet ne Teheran eshte menyra se si keto protesta po percillen ne mbare boten myslimane dhe ate arabe. Diktatoret e monarket myslimane nuk kane se si te ndihen mire kur shohin qindra mijera protestues ne Teheran qe perleshen me rregjimin: kjo u jep shembullin e keq shtetasve ne shoqerite e tyre qe te bejne te njejten gje, te rebelohen kunder diktaturave e monarkive qe kane sunduar me zjarr e hekur per dekada te tera. Frika tjeter e madhe e vendeve arabe nuk jane thjeshte protestat, por ndryshimi i mundshem qe mund te vije si rezultat i ketyre protestave. Nese ne nje menyre apo tjeter, protestuesit ia dalin me sukses qe te ndryshojne dicka ne shoqerine e tyre, kjo do te japi nje sinjal te forte ne mbare boten e shtypur myslimane se rruga e ndryshimit, eshte rruga e protestave ne rruge kunder rregjimit. Protesta e vetme qe keto rregjime kane lejuar deri me sot ne shoqerite e tyre kane qene protesta kunder Izraelit e SHBA, si nje menyre per te larguar fajin dhe vemendjen nga rregjimi tiranik qe eshte burimi i te gjitha te keqijave ne ato shoqeri.
Sa per rregjimin ne Teheran, per here te pare ne 30 vjet qe nga revolucioni islamik ne Iran, rregjimit i duhet te perballet me sovranin popull ne rruge, e kesaj rradhe nuk mund te beje dot me faj as familjen mbreterore iraniane, as interesat amerikane apo izraelite. Eshte nje shenje e kohes qe revolucionit islamik ne Iran i ka ardhur fundi si nje relike e historise qe nuk e ka vendin me ne pushtet, por ne librat e historise.
Albo
Krijoni Kontakt