Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kurti: "Vetevendosjes" nuk i ka ikur koha, per zgjedhjet vendosim me vone



    Shpallja e pavarėsisė mund t’i ketė shtyrė disa njerėz tė mendojnė se Lėvizja “Vetėvendosje” nuk duhet mė. Por, do tė jemi kėtu pėr pengimin e decentralizimit dhe privatizimit, e mė tutje edhe pėr afrimin e Kosovės dhe Shqipėrisė. Nė zgjedhje, mund tė konkurrojnė edhe lėvizjet, jo veē partitė. Pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, do tė vendosim mė vonė. Albin Kurti flet pėr Express.

    Nga Artan Behrami - artan.behrami@gazetaexpress.com mė 15.06.2009 nė ora 8:00
    "…nė zgjedhje mund tė konkurrojnė edhe Lėvizjet, jo vetėm partitė…"

    Katėr vjet pas themelimit tė “Vetėvendosjes”, lideri i saj, Albin Kurti, mendon se pa kėtė Lėvizje - shoqėria nė Kosovė do tė mendonte ndryshe.

    Gjatė kėtyre katėr vjetėve, thotė se ka pasur rritje dhe rėnie, ndėrsa pranon se shpallja e pavarėsisė ka krijuar njė ide tek njė numėr i njerėzve se “Vetėvendosje” nuk duhet mė.

    “Por, kur ėshtė parė nga tė gjithė se pavarėsia ua bėri jetėn mė tė mirė vetėm ministrave e kryeministrit, por jo edhe qytetareve, mendoj se po ndodh njėfarė rikthimi tek Lėvizja”, thotė ai.

    Albin Kurti konsideron se hyrja nė institucionet duhet tė bėhet nga pozita e njė qytetarie aktive, e njė shoqėrie dinamike, ndryshe nga kjo qė kemi sot, dhe e cila do tė ishte e aftė qė tė ndėrtojė urėn me institucionet e sistemit.

    Express: Me gjithė aksionet, protestat dhe demonstratat, pėr kėto katėr vjet tė ekzistimit tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, ēfarė mendoni se keni arritur?
    Albin Kurti: Mendoj qė shoqėria nė Kosovė do tė mendonte ndryshe, sikurse nuk do tė ishte Lėvizja “Vetėvendosje”. Ne kemi arritur nė masė tė konsiderueshme tė bėjmė qė qytetarėt e Kosovės, kur analizojnė politikėn, mos tė kenė parasysh vetėm fuqitė e mėdha, por gjithnjė e mė tepėr vullnetin dhe interesat e tyre. Disa procese negative kemi arritur t’i ngadalėsojmė, jo t’i ndalim plotėsisht. Por, kemi pasur edhe sukses, ta zėmė nė nxitjen dhe organizimin e padėgjueshmėrisė qytetare, duke filluar prej faktit qė fshati Cernicė nuk ndodhet mė nė komunėn e Parteshit, e deri tė mėnyra se si unė kam dalė prej burgut. Atėherė 600 avokat tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės i thanė jo thirrjeve tė Salustros qė tė mė mbrojnė mua. Ky ishte momente kur padėgjueshmėria kolektive e avokatėve bėri qė mua tė mos mė mbajnė mė nė burg. Pra, kemi dhėnė shumė shembuj se kur padėgjueshmėria bėhet e pėrgjithshme, atėherė ka edhe rezultate.

    Express: Ju keni qenė kundėr mėnyrės sė shpalljes sė pavarėsisė, kundėr Pakos sė Ahtisaarit, kundėr decentralizimit, megjithatė ende nuk keni arritur qė t’i stoponi ato...
    Albin Kurti: Edhe po tė mundej Lėvizja “Vetėvendosje” qė t’i stopojė proceset negative, shumė mė drejtė dhe mė mirė ėshtė qė ky stopim tė bėhet nėpėrmjet qytetarėve tė Kosovės. Pra, “Vetėvendosje” ndodhet kėtu ku ndodhėt, qė nė njėrėn anė tė vetėdijesojė njerėzit pėr tė kėqijat qė vijnė nga regjimi, dhe nė anėn tjetėr t’i organizojė tė pakėnaqurit pėr ndaljen e kėtyre tė kėqijave. Lėvizja “Vetėvendosje” nuk i ndalė dot proceset negative, pa qytetarėt e Kosovės – tė cilėt duhet ta kuptojnė se demokracia nuk ėshtė kutia e votimit, por ėshtė artikulimi i pėrditshėm i asaj qė beson se ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė.

    Express: Kėta qytetarė e kanė rritur pėrkrahjen pėr “Vetėvendosjen”, janė bėrė mė shumė, apo ka njė rėnie pas shpalljes sė pavarėsisė?
    Albin Kurti: Gjatė kėtyre katėr vjetėve ka pasur rritje dhe rėnie. Por, nėse do ta shikonim grafikun e pėrkrahjes, nga njė distancė pak mė e madhe, atėherė mendoj qė pėrgjithėsisht ka rritje tė vazhdueshme. Sigurisht qė shpallja e pavarėsisė ka krijuar idenė, tek njė numėr i njerėzve, qė Lėvizja “Vetėvendosje” do tė jetė mė pak e nevojshme. Mirėpo, sot, kur ne rrezikohemi kaq shumė prej privatizimit dhe decentralizimit, kur ėshtė parė nga tė gjithė se pavarėsia ua bėri jetėn mė tė mirė vetėm ministrave e kryeministrit, por jo edhe qytetareve, mendoj se po ndodh njėfarė rikthimi tek Lėvizja “Vetėvendosje”.

    Express: Muajt e fundit kanė munguar protestat masive. A nuk ka mė shkas pėr tė protestuar?
    Albin Kurti: Pas shpalljes sė pavarėsisė ka pasur njė pėrudhė kur ka qenė mė i vėshtirė mobilizimi i njerėzve, sepse pati njė lloj iluzioni se u krye puna. Por, me demonstratat qė pasuan nė muajin nėntor dhe dhjetor kundėr Gjashtėpikėshit, mendoj qė ka ndodhur njė rikthim i gatishmėrisė sė njerėzve pėr tė protestuar dhe demonstruar. Vjeshta e ardhshme, kjo veshtė qė vjen, do tė jetė periudha kur do tė shohim gjithnjė e mė shumė angazhime qytetare nė rrugė, mbase jo vetėm nga Lėvizja e jonė.

    Express: Cilat do tė jenė sfidat e katėr-pesė vjetėve tė ardhshme tė “Vetėvendosjes”?
    Albin Kurti: Do t’i kisha pėrmendur tri. E para, pengimi i procesit tė decentralizimit. E dyta, pengimi i zbatimit tė privatizimit neo-liberal. E treta, krijimi i lidhjeve sa mė organike nė aspektin politik, ekonomik, shoqėror, kulturor, qytetar e rinor, ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, por edhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi nė Ballkan.

    Express: A do tė mbeteni njė Lėvizje apo nė tė ardhmen mund tė shndėrroheni nė parti politike?
    Albin Kurti: Lėvizja “Vetėvendosje” nuk konsideron tė shndėrrohet nė parti politike. Ndėrkaq, sa i pėrket pjesėmarrjes nė institucionet e sistemit, nuk mund tė them tash se ēfarė do tė bėjmė nė tė ardhmen. Por, ne gjithmonė theksojmė faktin se Qeveria dhe regjimi ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi, nuk po i organizojnė zgjedhjet qendrore, qė do tė ishte thelbėsore, por vetėm ato lokale, sepse janė tė interesuar qė ta copėtojnė Kosovėn me decentralizim dhe ta shesim me privatizim, pėr ta pėrjetėsuar vetėn nė pushtet dhe pėr tė bėrė shumė para, qė ėshtė specialitet i tyre. Mbi tė gjitha, Lėvizja konsideron se hyrja nė institucionet e sistemit duhet tė bėhet nga pozita e njė qytetarie aktive, e njė shoqėrie dinamike, ndryshe nga kjo qė kemi sot, dhe e cila do tė ishte e aftė qė tė ndėrtojė urėn me institucionet e sistemit, nga tė cilat aktualisht na ndan njė humnerė.

    Express: Pėrmendėt pjesėmarrjen nė institucione. Mund tė ndodhė kjo, edhe nėse nuk shndėrroni nė parti politike?
    Albin Kurti: Po nė zgjedhje mund tė konkurrojnė edhe Lėvizjet, jo vetėm partitė. E qartė, inkuadrimi shkon pėrmes zgjedhjeve, por edhe njė herė po them qė paralelisht me kėto zgjedhje lokale qė u paralajmėruan, e me ato qė u shtynė, po ndodhin edhe disa zgjedhje tjera nėpėr restorante dhe hotelet e Prishtinės, ku kryeministri me njė apo dy ministra, me njė kėshilltar apo dy, merret vesh me ndėrkombėtaret pėr copėtimin e Kosovės e shitjen e saj. Pra, mua shumė po mė brengosin kėto zgjedhjet tjera...

    Express: A mund tė pritet qė nė zgjedhjet e pėrgjithshme edhe Lėvizja “Vetėvendosje” tė garojė nė to?
    Albin Kurti: Ne nuk e kemi hapur kėtė diskutim nė Lėvizjen tonė dhe nuk mund tė themi asgjė pėr kėtė. Do tė vendosim mė vonė...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2009
    Postime
    18
    tani nuk eshte klima e duhur qe vetevendosja te futet ne politike mirepo ne vitet e ardhshme kur te vine gjeneratat e reja dhe keto te vjetrat qe votojne me sy mbyllur sjane me atehere do te jete shume me bukur.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •