Nga LULZIM HAMIDI prof.
e-mail: lulzimhamidi@hotmail.co.uk
PPD-JA NUK ARITI TË MBIJETOJË



Pas te gjitha peripetive te cilat mezi i kalonte,PPD –ja, njera nga partite e para politike,parti e para e shqiptarëve , sic duket , për fat të keq, njëherë e përgjithmonë ka rrastin të bjerë në kurthin e zhdukjes dhe haresës dhe pakthyesisë, normalisht, nëse vazhdon në mëny rën e ketyre ditëve dhe të një periudhe më parë.
Mënyra se si kjo parti vepronte , ishte në rregull vetëm në vitet e para pas formimit , në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur respektohej në radhë të parë anëtari partiak , simpatizuesi , demokracia brendapartiake, procedurat të reguluara me statutin partiak për zgjedhje interne , procedura e kandidimit të anëtarëve për deputetë dhe funksionerë tjerë partiak, revitalizimi i partisë me kycjen e forcave dhe fytyrave të reja, autoriteti i kryetarit të partisë ishte në nivel që mundësonte zgjidhjen eventuale të problemeve të lindura që në një mënyrë i jepte fuqi partise dhe strukturave të saj te vazhdohet perpara.
Sic duket , pas situates në të cilën u gjend partia e popullit, do të ngelë si një histori e shkurtër e një organizate me qëllime të panjohura dhe me rezultate të dyshimta gjatë veprimit të saj..Këto ditë , përsëri PPD-ja mundohet të transformohet në parti, e cila do ti kthehet së kaluarës së saj të ndritshme dhe të* lavdisë*së saj !
Pas tradhtive aq të shumta në numër , që iu bënë PPD-së dhe që i bëri ajo bashkë me përkrahjet pro- Maqedonisë për mvetësimin e parakohshëm , pastaj votime të shumë ligjeve që ishin aq diskriminues ndaj shqiptarëve , copëtimi i PPD-së, me qëllim që të mundësohet dalja në sipërfaqe e atyre anëtarëve që ishin të shkelur nga elita partiake dhe mezi prisnin që të kyqen dhe të vazhdojnë aty ku e linin paraardhësit partiak me shumë punë të pambaruara ,që të vazhdohet me ndarjen e madhe të PPD-së me qëllim të dobësimit të forces politike shqiptare ne Maqedoninë e dobët !
PPD-ja , pas ndarjes në dy pjesë , filloi një lojë tjetër duke shkelur të drejtat
struktures së partisë , duke filluar nga procedurat jodemokratike partiake , moszgjedhjen e raporteve njerëzore të prishura në parti,falsifikimin e procesverbaleve të degëve me qëllim
të vetëm dikushi të bëjë ngjitje anarhike në pushtetin ligjëdhënës apo atë egzekutiv* ! .
pretendonte të paraqitet në radhë parë si demokratike dhe me dëshira mbi realen, me nje optimizëm të tepëruar dhe joreal por dhelparak! Qëllimi ishte të meren sa më shumë vota dhe kryetari i partisë dhe kryetarët e degëve të bëhen deputet,pastaj tjetra nuk ishte e rëndësishme.
Është interesante se të gjitha këto, nëse mund ti emnojmë me paregullsi ,i ndodhën PPD-së të cilat, sic nënvizova, dëmtonin partinë, por edhe negativisht ndikonin në ata anëtarë që ‘’do të dëshironin ti bashkangjiten partisë.’’ Gjithashtu edhe mosrespektimi i procedurave statutare ,a nuk ishte shenjë e mosrespektimit të drejtave të anëtarëve , qofshin ato individuale apo grupore në kuadër të organizatës politike. Me rëndesi eshte te ceket se nuk kishte mekanizma me te cilat do te pamundesohej keqperdorimi i statutit dhe autoritetit te partise,per qellime te keqija vecanerisht kur ato shkelje ligjore i ben kryetari i partise apo ndonje udheheqes i larte ne organet udheheqese te subjektit politik ose degës përkatëse . Anëtari i thjeshte i partisë nuk kishte v end ku të kërkojë të drejtën ,sepse nuk egziston institucion i cili mund të vendos reth këtyre cështjeve, përvec organeve partiake, por edhe më e keqja ishte kur mu ata organe të subjektit politik formojnë grupet e tyre duke ruajtur vetëm interesat individuale apo kolektive të atij grupi që në të vërtetë është elita partiake , që është shumë e fortë dhe shkaterimi eventual i saj ishte shumë rrëndë të realizohet!
Më e keqja në këtë “shkelje të drejtave të anëtarëve“ ishte ajo se kryetari i partisë sipas te gjitha gjasave “paska të drejtë të shkel mbi kërkesat e anëtarësisë dhe statutit.”!!
Si duhet të veprojnë anëtarët partiak në këto rraste?? Është normale se në mungesë te instrumenteve tjera,tani i dëmtuari dhe i mospërfilluri, i zemëruari dhe i prekuri nga aroganca e udhëheqësisë elitare, do të kërkojë zgjidhje tjera alternative.

Është interesante se fenomeni i “’paraqitjes apriori të propozimit për funksioner”’ ishte menyre shumë efektive për aritjen e rezultatit drejt suksesit. Në të vërtetë te parët e partive promovonin veten dy tre muaj para zgjedhjeve qoftë për deputet, kryetar komune, bartës të listës , minister dhe për cudi ndodhte mu ajo që e planifikonin të lartë përmendurit!Kjo ishte vecanërisht prezente tek PPD-ja ku udhëheqësia e saj ishte me stazh komunist dhe dinin shumë dredhira të këtij lloji! Përndryshe si do të mundte një person të jetë katër deri pesë mandate deputet apo katër deri pesë mandate këshilltar komunal ose shumë here bartës i listës partiake zgjedhore etj.etj.
Së fundi , e planifikuar , erdhi edhe tradhtia më e madhe në PPD , orvatja e shkrirjes së PPD-së në një parti tjetër prej së cilës para aq viteve u bë ndarje spektakulare në regji të po këtyre fytyrave që sot pretendojnë të ngelin ende në pushtet jo vetëm nga PPD-ja por edhe pothuajse në të gjitha partitë tjera shqiptare. Jemi pra,dëshmitarë të një strukture me të kaluar të dyshimtë por edhe një ardhmëri diskutabile, një përbërje ,pra , e cila nuk mund të tolerohet që të ngel në pushtet.
Si pasojë e këtyre nëncmimeve të anëtarëve të vërtetë, mospërfilja etyre ,mosaprovimet e ideve të reja për modernizimin e subjektit politik të lartëpërmendur ,ndoshi fenomeni I lëshimit të rradhëve të PPD-së të shumë të pakënaqëve por kishte edhe të tillë që nga trysnia e elites që të mos jetë pengesë e realizimit të planeve individuale –dëboheshin me mënyra më të ulta shtazarake!
A ka PPD-ja forcë dhe vullnet qe ti bind votuesit potencial se ajo është subjekti politik me të cilin mund të planifikojnë ardhmërinë e lumtur që në vete përfshin edhe hyrjen në NATOdhe BE,mu nga ai këndi i mosrespektimit të të gjithë asaj që don të thotë strukturë partiake, me direktiva partiake për interesa individuale si dhe esencialja ,mosrespektimin e ligjeve brendapartiake ,i quajtur statut partiak ??!! Si është e mundur dikush që nuk respekton regulloren dhe statutin e vet të kërkojë që dikush atë ta respektojë.!
Është shumë eqartë se edhe shteti nuk është imun ndaj qeverisjes elitare,e mos të flasim për një parti e cila mezi ka ngelë gjallë gjatë kësaj periudhe që ajo të udhëhiqet nga një grup ,që realisht eshtë dhe ishte një grup i ngushtë ,mbrojtës dhe luftetar i interesave personale dhe grupore të caktuara!Kjo ështe normale, sepse “demokracia nuk është e mundshme,sepse, cdoherë do të jetë një grup që do ta marë pushtetin dhe do të qeveris” derisa populli ose anëtarësia në rastin tonë, do të ngelë duarthatë, sepse edhe atë që e kishte, votën, ia dha dikujt, i cili mund të manipulojë me të sa të ketë dëshirë. Nuk duhet që” ne ,anëtarë dhe votues,popull,”kur dikush të cilin e kemi përmbajtur dhe i kemi ndihmuar të mbërijë deri tek elita partiake , një ditë mos na njohë, të bëhet jashtëtokësor,i paprekur. Te shëndrohet në një pakurizor, dhe cdoherë kur te duhet dikush për funksion , ai te jete i pari, si më i mencuri, më i zoti, derisa një ditë të përplaset atje ku ishte në fillim ose më keq!



Zgjedhjet parlamentare 2008.shkak i debaklit te PPD-se dhe shkaterimit të saj



Në ditën e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2008. pasi që ndodhi dështimi jo për së pari, por më i shëmuari prej kur ka zgjedhje, pas mbushjes së kutive , thyerjes së tyre , bartjes me makina votuesit që të votojnë numrin e kurdisur,pas zënkave dhe rënies së një të vdekuri, për së pari here në stazhin tim partiak tetëmbëdhjetë vjecar u ndjeva aq i prekur fotografia e mënyrës së votimit në një vend ku përsëriteshin zgjedhjet. Ajo fotografi u ngjante votimeve në shtetet ku pas pucit ushtarak organizohen zgjedhje , nën tytat e automatikëve të policisë, dhe gomave plastike të milicisë . Rreth e rrotull vendvotimit silleshi grupe aktivistësh partiak si grupet e Bronxit me tetovimet nëpër trup , që kishin qëllim të përmbushin premtimet e dhëna ndaj bosave partiak. Nëpër kafenetë munje të freskohesh sa te kishe qejf, kurse kartelë për mobil telefon e kishe në dispozicion në cdo kohë!! Parashtrohet pyetja se kush ishte fajtor që na pas aq viteve mundimi që të fitojmë pak autoritet se jemi të vetëdijësuar reth proceseve të demokracisë , na kthen në ‘’parahistorinë e votimeve ‘’!!?
PPD-ja mbeti pa asnjë mandate,dhe definitivisht u rreshtua në rradhën e atyre q ë pregatiten për në fer!
Konferenca e 5. , një film i reprizuar




Konferenca zgjedhore e PPD-s duhej të fillojë me opcionin e vjetër të partisë dhe të përfundojë me opcionin e ri partiak veprimi! Pra ky tubim
partiak duhej të vulos opsionin e veprimit politik që është :
1.Të vazhdohet me * POLITIKËN E VJETËR TË PPD- së ,* apo
2. Të shkohet me * O P C I O N TË RRI * veprimi,

1. Veprimi politik i ‘’ vjetër e PPD-së’’ , defiinitivist u tregua si politikë që në këtë mjedis *NUK kishte SUKSES*. Tetëmbëdhjetë vite veprimi i PPD-se shkurtimisht mund të definohet si nje ndihme per ringjalje te faktorit shqiptar në të gjitha strukturat e shoqërisë ku ata jetojnë,një prodhim i njerëzve që meren me politikë që pas mbarimit të kursit në PPD, shkuan në partitë tjera ku për cudi paten suksese në karierën e tyre , menaxhimi i dobët i partisë për shkak të lidershipit të dobët dhe skenaret e parapregatitura të kësaj partie reth njerëzve të vjetër nëpër organet partiake !
PPD-ja asnjëherë nuk ka pasë *LIDER* të vërtetë prandaj edhe cdo vit *I KA SHKARKUAR SI JOKUALITATIV!*
Nëse vazhdohej në këtë mënyrë ,pra me* LIDER QË SJANË LIDER*,me *POLITIKË QË SËSHTË POLITIKË * dhe me *MËNYRËN E VJETËRUAR* - të udhëheqjes partiake qysh atëherë mund të konstatoje * HUMBJEN E PPD-se * në zgjedhjet e ardhshme në pranverë 2009.

2. Përkrahja e * OPCIONIT TË RI * donte të thotë që krejt kjo që u tha më lart të fshihet nga biografia e PPD-së duke filluar nga politika e vjetër e PPD-së,
* OPCIONIN E RRI* ishte ardhmëria jo vetëm e PPD-së por e të gjitha
subjekteve politike moderne që synojnë shfrytëzimin e * VLERAVE * dhe zhdukjen e * ANTIVLERAVE.* Me * OPCIONIN E RRI ,* një opcion që do të ngadhnjente ndaj cdo kundërshtari politik, do ti shkaktojë humbje të thelle secilës parti politike duke e tërhequr elektoratin që të votojë PPD-në.
Prandaj EDHE OPCIONI I RRI I PPD_Së ANGAZHOHEJ QË KRYETARI I PPD-së të zgjidhet ndermjet më shumë kandidatëve dhe me vota të mshehta e jo* ME VOTA TË PANUMËRUARA*


NË FUND ,PPD –ja VULOSI ARDHMËRINË ME ME OPCIONIN E VJETËR ! KATASTROFË !


NË VEND TË PËRFUNDIMIT

Më vjen shumë keq, që me shansa reale , përfundimisht ,do të fundoset një parti, e cila, kur lindi ,lindi me shpresë se shqiptarëve te Maqedonisë dicka do tu fillojë nga e mbara duke përfshirë të gjitha fushat e jetës shoqërore . Kjo “shpresë” pak zgjati , dhe tash ,pas 18. vjet veprimi PPD-ja është disi , e mplakur nga fytyrat e njëjta, e falsifikuar, e poshtërsuar, joracionale, e pa respektuar, e birokratizuar, stereotipe, e shëndruar në mosrespektues të teorive plurale të demokracisë, me një udhëheqje oligarkike, pa legjitimitet kurdisëse e proceseve kundër vetes!
Shumë ka për të shkruar reth ketyre ceshtjeve .Për cudi kur e shiqon PPD-në të duket aq e vogël e me shumë probleme, fundi i fundit grupi që udhëheq momentalisht PPD-në , gabimisht është rreshtuar në udhëhëqjen e saj!Ajo definitivisht fundoset sepse vazhdon me cdo gjë që është e vjetëruar dhe e pa suksesshme!



Prof. Lulzim Hamidi