Një grua me origjinë turke ka arritur të behët deputete në parlamentin Belg gjatë zgjedhjeve të 7 Qershorit.
E martë, 09 Qershor 2009 06:56
Mahinur Ozdemir, një 28 vjeçare, me origjinë Turke hyri në Parlamentin Rajonal të Brukselit, qe është një arritje e parë në historinë belge.
Ajo kishte punuar si këshilltare në komunën Schaerbek në Bruksel që nga viti 2006 që ndryshe quhet "Kuarti Turk".
Ky është një sukses i ri për të dhe brezin e ri Turk në Belgjikë.
Në zgjedhjet rajonale të 7 Qershorit, 6 persona me origjinë Turke fituan në mesin e 60 kandidatëve të zgjedhur.
Mahinur Ozdemir që morri 2851 vota ishte në shënjestër të partive të djathta ekstreme gjatë fushatës zgjedhore për shkak të mbulesës së saj.
Disa nga mediat botonin lajme kundër saj, dhe kishte pasur tensione edhe në partinë e saj kur mbulesa e saj ishte mbuluar në afishet zgjedhore.
Krijoni Kontakt