Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

    Nga data 16-30 tetor në Iran zhvillohen lojërat e dyta të vendeve islamike. Këtë vit merr pjesë edhe Shqiperia.

    Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në edicionin e dytë të Lojërave të Solidaritetit të Vendeve Islamike.

    Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ka qenë i pranishëm në Konferencën Islamike, që u zhvillua pak ditë më parë, ku konfirmon edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në këto lojëra. "Do të përfaqësohemi në Lojërat e Vendeve Islamike me një delegacion modest,"- u shpreh sekretari Bello. Edicioni i dytë i Lojërave të Vendeve Islamike zhvillohet nga data 16-30 tetor në Teheran dhe në të marrin pjesë 57 vende anëtare të Konferencës Islamike. Garat do të zhvillohen në tri qytetet më të mëdha dhe më të zhvilluara të Iranit, duke filluar që nga Teherani, Esfahan dhe Mashhad.

    Lojërat e Solidaritetit të Vendeve Islamike mbahen një herë në katër vjet, ashtu si dhe Lojërat Olimpike. Në të marrin pjesë vendet që janë anëtare të Konferencës së Vendeve Islamike, pjesë e së cilës tashmë është edhe Shqiperia. Në faqen zyrtare të këtyre lojërave shkruhet se shtetet pjesëmarrëse në to mund të përfaqësohen edhe me atletë që nuk i përkasin fese myslimane.

    Në ediconin e parë të këtyre lojërave morën pjesë 44 vende, ku mes tyre kishte dhe shtete që nuk u përkasin vendeve islame. Ndërkohë, këtë vit numri i shteteve pjesëmarrëse ka shkuar në 57.

    Lojërat e para u zhvilluan në Arabinë Saudite, ndërkohë që Konferenca Islamike ia besoi lojërat e dyta Iranit.


    sportishqiptar.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    KEte nuk e kam ditur, e kam fjalen qe vendet muslimane organizojne lojra te tilla.
    Po definitivisht eshte nje lajm shum i mire.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. A duhet të dalë Shqipëria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •