Harroni sloganet!

Pas "Parrullave", Xhuvani premton per nje tjeter sukses me "Blegerima e deles". Rikthimi ne nje kendveshtrim krejt te ndryshem i luftes se Dyte Boterore ne kinematografine shqiptare dhe prapaskenat e filmit qe ka nisur te regjistroje tashme cmimet e para nderkombetare.

nga Erjon Tase



Gjate xhirimit te "Sloganet"

Gjithcka ndodh ne oborrin e nje shtepie. Jashte mureve te larta te avllise ndryshon ngjyra e gjetheve, gjuha e parrullave te shkruara ne mure apo flamuret e ushtrive pushtuese. E megjithate ne oborrin e asaj shtepie ngjan se keto hollesira nuk kane ndonje rendesi. Sepse brenda saj te gjitha armiqesite apo ndarjet fetare kane humbur kuptimin e tyre. Ne te njejten dhome shtyjne ne heshtje ditet e luftes se Dyte Boterore, nje partizan intelektual qe miqesohet me bujtesin tjeter kolaboracionist te shtepise, nje tregtar cifut oresh apo edhe nje oficer dezertor italian. Te gjithe te detyruar te bashkejetojne pasi ndajne te njejten cati me nje oficer gjerman, mik i te zotit te shtepise. Dhe ashtu pa e kuptuar, ata e kuptojne se te gjitha idealet e simbolet qe ndjekin nuk mund te ndalojne nje ndjenje edhe me humane e sublime: deshiren per te jetuar.

Personazhet e filmit me te fundit te regjisorit Gjergj Xhuvani, "Blegerima e deles", kane nisur te marrin jete ne njeren prej atyre shtepive te vjetra shqiptare ne Shkoder. Nese gjithcka do te shkoje sipas parashikimeve, mesditen e 3 marsit te ardhshem ne njeren prej rrugicave te ngushta te "Piaces" do te kercase caku i pare. Por deri atehere ka ende shume hollesira te ngutshme per t'u kryer. Stafi shqiptaro-franko-gjerman i filmit te dyte me metrazh te gjate te Xhuvanit, po kujdeset qe te retushoje cdo gjurme te koheve moderne. Fillimisht ne ndertesen dykateshe te shtepise, oborrin e saj, ku po ndertohet serish pusi dhe do te vendosen dy makina te kohes, por edhe ne zbukurimin e rrugeve. Gjate dy muajve te xhirimeve te filmit, Shkodra do te perjetoje edhe njehere valvitjen e flamujve me kryq te thyer ne ndertesat kryesore te saj apo parrullat me boje te kuqe te debatikasve te luftes se Dyte Boterore. Xhuvani ka zgjedhur pikerisht vitet e nxehta te luftes, kapitullimin e Italise, pushtimin nazist, por edhe clirimin e vendit, ne filmin e tij. Duke risjelle nje nga momentet me te rendesishme historike te Shqiperise, qe do te ndikonin me pas edhe ne te ardhmen e saj. Por kujdes! "Une nuk po marr persiper te rishkruaj historine e luftes ne filmin tim. Kjo duhet theksuar. Filmi nuk ka asnje qellim politik apo dokumentues, pervecse nje mesazhi pacifist qe e shoqeron nga minuta e pare deri ne te fundit", thote i bindur Gjergj Xhuvani.

Ne te vertete, personazhet kontradiktore te "Blegerima e deles", kane nje sfond te theksuar realist. Nje pjese e mire e tyre, e kane zanafillen ne tregimet e gjyshes se tij. Ato rrefime te perjetuara nga njerezit e aferm rreth gjysem shekulli me pare, por qe kishin lene gjurmet e tyre ne memorjen e djaloshit Xhuvani. Vetem gjashte vite me pare, ndersa kthehej nga nje takim nderkombetar per kinematografine ballkanike, regjisori e kuptoi se tregimet e nenshtruara nen trillin artistik mund te ktheheshin fare mire ne nje skenar te vertete filmi. Dhe njeri me te pershtatshem se babai i tij, Dhimiter Xhuvani, per te sjelle ne jete keto personazhe nuk mund te gjente. Kishte nisur pak a shume keshtu, aventura me e fundit e Gjergj Xhuvanit. "Ishte nje projekt teper impenjues dhe i veshtire sepse une nuk e kisha perjetuar kete periudhe. Per kete qellim na u desh te qendronim gjate se bashku me babain ne ndertimin e situatave sa me realiste dhe karaktereve te personazheve", sqaron regjisori. Ne kete menyre, brumit realist te dhuruar nga gjyshja dhe babai, iu shtua receta e duhur e humorit qe karakterizonte Xhuvanin e ri edhe ne suksesin me te fundit te tij, filmin "Parrullat" - "Slogans". Qe ne rreshtat e para te skenarit, mund te ndjehet i njejti tis komedie dramatike qe shoqeronte mesuesit dhe nxenesit e shkolles qe duhet te mirembanin parrullat me gure gelqereje ne male. "Eshte vete absurditeti i luftes qe krijon situata komike", perpiqet te sqaroje kete paralelizem Xhuvani. Por kjo perzierje mes komikes dhe dramatikes, ashtu si ne filmin e tij te pare me metrazh te gjate, ka funksionuar perseri ne skenat nderkombetare. Vetem pak muaj me pare, "Blegerima e deles" fitoi mes shume kandidaturave te tjera si skenari me i mire evropian per vitin 2002 ne Akademine "Sundance". Nje institucion i krijuar nga aktori Robert Redford per te promovuar kinemane e pavarur dhe qe njekohesisht sherben edhe si nje katapulte e sigurte drejt shtepive te medha te produksionit kinematografik. Fale ketij suksesi, te drejtat e publikimit te skenarit te filmit u parablene per nje shifer te konsiderueshme nga nje kompani japoneze. Ne loje me vone, fale eksperiences se meparshme te Xhuvanit, u perfshine edhe producentet franceze dhe shqiptare te "Parrulave", por edhe dy televizione gjermane. Nepermjet ketij bashkepunimi nderkombetar, Xhuvani ka siguruar nisjen e xhirimeve ne ditet e para te marsit, por edhe nje staf profesionist te realizimit te filmit. Pervec regjise dhe ndertimit te sheshit te xhirimit, cdo gje tjeter do te mbaje firmen e mjeshtrave franceze dhe gjermane.

Te njejtat barriera kombesish do te shkrihen si rralle ndonjehere edhe ne stafin e aktoreve qe do te ndajne per nente jave shtepine ne Shkoder. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne nje film te konceptuar per te transmetuar mesazhin e paqes dhe kotesise se ndarjeve te kufijve e nacionaliteteve. Ne te njejten shesh xhirimi do te interpretojne perkrah aktoreve shqiptare edhe tre personazhe te njohura te kinematografise evropiane. Rinaldo Rocco, aktori qe u be i njohur ne Itali me intepretimin e Jezu Krishtit, eshte perzgjedhur si kandidati me i pershtatshem per te intepretuar oficerin dezertor fashist. Me te njejten logjike, Xhuvani ka insistuar qe leitnanti gjerman te interpretohet nga aktori bavarez Peter Lohmeyer, ndersa gruaja austriake e te zotit te shtepise nga nje tjeter aktore gjermane me eksperience, Marie Baumer. "Do te flitet ne kater gjuhe te ndryshme gjate filmit e megjithate nuk do te kete nevoje per dublim. Ky pak a shume eshte realiteti ballkanik, kryqezimi i kulturave, gjuheve e feve", sqaron regjisori.

Por kur vjen fjala per stafin vendas te aktoreve, Gjergj Xhuvani, ka preferuar te notoje ne te njejtat ujra. "Kur ke ne dore nje ekip fitues nuk ke perse e ndryshon", perpiqet te justifikohet ai pas zbulimit te emrave te pare te artisteve shqiptare qe do te jene ne Shkoder ne ditet e para te pranveres. Behet fjale pak a shume per te njejtin staf te perzgjedhur te "Parrullave": Agim Qirjaqi, ne rolin e kolaboracionistit, Luiza Xhuvani, ne personazhin e Vefit, vajzes se shtepise qe dashurohet me oficerin italian, Birce Haskon, ne tregtarin cifut te oreve, Niko Kanxherin ne ate te priftit dhe Marko Bitrakun ne muzikantin qe detyrohet te ndryshoje notat e fizarmonikes se tij sipas variacionit te ushtrive pushtuese. Por ka edhe AS-e te tjera fituese nen mengen e regjisorit. Ndricim Xhepes, pershembull, te cilit i eshte besuar njeri prej roleve me komplekse te filmit, ate te padronit te shtepise. Nje tregtari shqiptar, pragmatist qe e jeton jeten pa shume kokecarje dhe e sheh luften si nje mjet fitimi. Fale ketij kendveshtrimi, por edhe interesave te biznesit te tij, ai detyrohet qe te strehoje nen te njejten cati armiqte e te dyja kampeve. "Eshte nje rol teper i vecante. Ndjehen notat realiste, sepse personazhi i tij te kujton nje pjese te mire te inteligjences shqiptare, por njekohesisht eshte krijuar edhe nje figure komplekse ne raport me personazhet e tjera. Aktori ka se c'te gatuaje mbi kete personazh", shprehet Ndricim Xhepa. Prej pak javesh ai ka nisur studimin e skenarit dhe ndjehet tashme i pushtuar nga figura e tregtarit pacifist. Por nuk harron te shtoje se ka nisur ta kete per zemer personazhin e ri edhe kur ka ndjere disa nota te asaj qe ai preferon ta cilesoje "harramllek". Per here te pare pas disa vitesh mungese, rikthehet ne dashurine e saj te hershme edhe Margarita Xhepa, qe ashtu si ne jete, do te interpretoje nenen e tregtarit. Nga duart e saj, do te gatuhen ushqimi qe do te ndajne ne ditet e gjata te strehimit te gjithe banoret e shtepise. Sepse ne fund te fundit, armiq apo aleate e kuptojne se kane te njejtat deshira njerezore. Ne kete menyre, regjisori Xhuvani shpjegon idene e

bashkeekzistences se personazheve te tij apo edhe dashurite qe lindin brenda mureve te shtepise. Marredheniet njerezore triumfojne ne fund te fundit mbi cdo konflikt politik apo fetar. Ne funksion te ketij mesazhi aq aktual, Xhuvani ka sjelle per here te pare edhe nje oficer pushtues teper njerezor, apo personazhin e nje partizani qe bashkepunon me ballistin. Pas uniformes se frikshme te oficerit gjerman, fshihet nje intelektual qe eshte i detyruar te luftoje shqiptaret, por ka shqetesimet dhe nevojat e tij humane. Apo edhe ushtaraku italian qe dashurohet pas vajzes 40-vjecare te shtepise dhe kujton me mall vendin e tij. "Nepermjet ketij filmi kam dashur te cmitizoj simbolet apo idealet e kota qe ndajne popujt ne miq dhe armiq. Duke ironizuar ne kete menyre edhe realitetin e sotem ballkanik, te ndarjeve nacionaliste e kufijve te paqena fetare", thote Gjergj Xhuvani. Si do te pritet ky mesazh? Ne fund te fundit Xhuvani eshte vetem nje regjisor. Atyre qe nuk u pelqejne moralizmat e teperta mund t'u keshilloje vetem nje ftese per te pare nje film te ri ne kinema.

Klan