Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Dashuri Shqiptare Ne Telenovelen Greke(PARE NE TV-ANTENA )

    Njė histori shqiptare nė televizionin grek

    Nė ditėt e nxehta tė korrikut, nė Larisa (tė Greqisė)…nisi rrėfimi i njė historie. Para kamerave televizive nisi tė ndėrtohej jeta e njė emigranti shqiptar. Filli i kėsaj jete u shėnua pas kapėrcimit tė kufirit, tė atij qė ndan Shqipėrinė me Greqinė. Nga ato ditė tė nxehta korriku, tashmė ka kaluar plot kohė. Historia e nisur atėherė tashmė ka zaptuar ekranin e televizionit grek “Antena”. Tė premten e shkuar, seriali i jetės sė emigrantit kishte mbėrritur nė episodin e 10- tė…aty ku dashuria e tij me greken e bukur (gruan e afendikoit tė tij) ka arritur kulmin. Pėr kėtė personazh qė ka pėrmbledhur brenda vetes gjithė hallet e emigrantėve shqiptarė, gjithė tė mirat dhe tė kėqiat qė njė shqiptar mbart mbi vete, tashmė diskutojnė tė gjithė emigrantėt shqiptarė tė Greqisė. E njohin tė gjithė Ilirin (personazh ky qė interpretohet nga aktori grek Kosta Somer), edhe Vasiliqinė, gruan e pronarit tė tij (qė interpretohet nga aktorja greke Lina Saka), edhe Argjirin, pronarin (qė interpretohet nga Paskal Caruka). Tė gjithė fusin nė bisedat e zakonshme tė ditės emrat e Agronit (i cili interpretohet nga aktori shqiptar Aleksandėr Rrapi), tė Ramizit (qė interpretohet nga aktori shqiptar Nikolla Llambro), tė Omerit (Armando Dauti), tė Laert Vasilit, tė Englantina Kumes, tė Kristina Bermadhės e tė Kliti Roshit. Tė gjithė pyesin se ē’ka ndodhur me njėrin apo tjetrin personazh tė kėtij seriali televiziv tė cilin e kanė titulluar “Dashuria erdhi nga larg”, tė kėtij seriali qė ka bėrė tok jetėn shqiptare me atė greke, aktorėt shqiptarė me ata grekė, qė ka bėrė tok konfliketet dhe dashuritė mes kėtyre dy kombeve.
    E jo vetėm shqiptarėt por dhe vetė grekėt kanė kohė qė janė mbėrthyer pėrpara ekranit tė “Antena televizion”, nė mbrėmjet e sė premtes (nė orėn 22.00)…pėr t’i parė me njė sy tjetėr shqiptarėt qė u kanė ardhur nė derė. Regjisori grek Manushas Manushaqis, ua ka servirur kėto figura, ashtu si ata janė nė tė vėrtetė dhe jo mė ashtu si ėshtė krijuar opinioni, ngacmuar nga elementet negative qė mbart ēdo komb brenda vetes. “Dashuria erdhi nga larg” qė prej korrikut po rrėfen nė ekranin e “Antenės” tė vėrtetėn e shqiptarėve. Ėshtė kjo njė e vėrtetė qė po shkruhet nga njė skenarist grek, Vasilis Seriopulos dhe po ngrihet nė kėmbė nga duart e regjisorit grek Manushaqis.
    * * *
    Nė qendėr tė kėsaj tė vėrtete ėshtė Iliri, i veshur me tėrė karaketristikat e mira tė njė shqiptari. I sapo diplomuar pėr agronomi, ai lė vendin e tij (Shqipėrinė) pėr tė punuar ca kohė nė Greqi, pėr tė siguruar ca para pėr jetėn. Nė ditėt e para tė emigrimit nisin pėrpjekjet pėr tė siguruar leje qėndrimin. E gjatė kėsaj kohė bėn ēdo lloj pune qė i del pėrpara. Por nė orėt e vona nė natės, vazhdon tė studiojė, pėr t’i pasuruar mė shumė dijet mbi agronominė. Nga pas vetes, atje nė vendin e tij tė lindjes ka lėnė tė fejuarėn e tij. Por nė vendin e huaj ( nė Larisa) dashurohet me gruan e pronarit tė tij, Vasiliqinė, e cila gjen ngrohtėsinė e munguar tek ky djalosh i ri shqiptar, gjen ato qė i kanė munguar nė lidhjen e saj martesore. Ėshtė kjo njė dashuri qė krijon probleme pėr tė dy palėt, atė greke e atė shqiptare. Kjo ėshtė pika ku ka arritur filmi…ndėrsa tė tjera episode vazhdojnė tė xhirohen nė Larisa.
    Njė prej protagonistėve tė kėtij filmi shqiptaro-grek, Nikolla Llambro, i cili interpreton rolin e Ramizit pohon se tė gjithė aktorėt shqiptarė qė janė pėrfshirė nė kėtė film ndihen krenarė-“As qė mund ta besonim se do tė vinte kjo ditė, qė njė regjisor grek tė realizonte njė serial tė tėrė televiziv pėr jetėn e emigrantėve shqiptarė kėtu nė Greqi”.-Llambro shpjegon se ai vetė nė kėtė film ka njė rol negativ-“Unė jam njė ndėr ata emigrantė shqiptarė qė ia prishėn imazhin Shqipėrisė, qė vij nė Greqi pėr tė fituar me poshtėrsitė e mia, duke dredhur tėrė ditėn zinxhirin e duke spiunuar e futur nė sherre tė tjerėt. Nuk kishte se si t’i mungonte filmit njė personazh i tillė sepse e vėrteta ėshtė se ka shumė njerėz tė tillė qė ēfarė nuk kanė bėrė nė Greqi e nė vende tė tjera tė botės aq sa pėr Shqipėrinė u krijua njė opinion i tmerrshėm tė cilin zor se mund ta ndryshojmė”.Por krahas kėtij Ramizi negativ, nė histori janė futur dhe tė tjerė karaktere shqiptare, edhe ata qė ulin kokėn e punojnė pėr tė fituar me djersėn e ballit ato pak para, edhe ata qė ndėrsa punojnė punėt e rėndomta kthejnė sytė dhe mendjen nė ēdo sekondė tek pasioni i tyre i braktisur, qė ndėrsa punojnė hapin librat e kėrkojnė me ēdo lloj mėnyre pėr tė gjetur dinjitetin e nėpėrkėmbur nga skamja. “Nė kėtė film del krenaria dhe dinjiteti qė kanė shqiptarėt e ndershėm ndaj ne na vjen shumė mirė qė grekėt po shohin me sytė e tyre kush ėshtė Shqipėria e vėrtetė. Vėrtet regjisori dhe skenaristi qė po ndėrtojnė kėtė histori janė grekė por ata konsultohen shumė me ne pėr tė zbėrthyer enigmat qė mbartim ne si komb, pėr tė nxjerrė nė pah elementet mė thelbėsore tė jetės sonė. Kėshtu nė film ėshtė futur edhe njė fshat shqiptar i cili ėshtė quajtur Dukat. Nė fakt fshati ėshtė improvizuar kėtu nė Larisa, bazuar mbi elementet qė ne i kemi dhėnė regjisorit. Manushaqis nuk ka qenė asnjėherė nė Shqipėri dhe nuk e ka aspak idenė e fshatrave apo qyteteve tona kėshtuqė ne e orientuam. Ndėrtuam kėshtu njė fshat ku krahas gomarit ėshtė dhe merzedezi, njė fshat me mure tė shkarravitur me Rroftė PS-ja apo Rroftė PD-ja. Nė kėtė fshat tė improvizuar edhe aktorėt grekė mundohen tė flasin shqip qė tė duken pra se janė shqiptarė prej vėrteti”,-rrėfen duke qeshur Nikolla Llambro-“Aktori kryesor i kėtij filmi ėshtė grek, edhe pse ai ėshtė persoanzhs shqiptar. Por ai i ka hyrė shumė thellė botės shqiptare pasi ėshtė konsultuar me ne. Madje nė disa raste ai flet shqip dhe ka arritur ta bėjė mirė kėtė gjė”. Llambro shpjegon se nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe, qė aktorėt kryesorė tė ishin shqiptarė. Grekėt nuk do ta pranonin kaq lehtė kėtė fakt. Edhe pėr kaq sa ėshtė realizuar nė bazė tė njė bashkėpunimi mes aktorėve grekė e shqiptarė, ka pasur reagime negative. Por pak zgjatėn kėto sepse filmi u prit mirė mė pas. “Gjithsesi ky film na nderon neve si shqiptarė”.
    * * *
    Ndėrsa ideja ishte krijuar nė mendjen e regjisorit, aktorėt ende nuk ishin gjetur. Veē grekėve do t’i duheshin patjetėr dhe disa aktorė shqiptarė. Ndryshe filmi nuk do dilte realist. Nė kėrkimet e gjata, regjisori mėsoi se nė Greqi ka edhe aktorė shqiptarė. I gjeti ata qė kėrkonte, ndėrsa mėsoi se kėta aktorė kishin krijuar dhe njė shoqatė tė tyre tė quajtur “Shoqata e aktorėve nė mėrgim”, brenda tė cilės janė pėrfshirė pothuajse tė gjithė aktorėt qė mėrgojnė nė Athinė. “Nė kėtė shoqatė i nisi kėrkimet e tij ky regjisor”,-saktėson vetė Llambro duke shtuar se aktorėt e kėsaj shoqate (anėtar i sė cilės ėshtė dhe vetė ai) janė pėrpjekur tė organizojnė aktivitete, koncerte tė fjalės artistike-“Edhe tani nė festat e nėntorit ne organizuam njė mbrėmje poetike me recitime. Lefter Simoni, kryetar i shoqatės dha njė shfaqje-monolog “Emigranti”. Arrijmė tė gjejmė ndonjė sallė tė vogėl teatri pėr tė bėrė tė tilla gjėra sa pėr tė mbajtur gjallė pasionin tonė tė artistit”. Asnjėri prej anėtarėve tė kėsaj shoqate nuk e kishte menduar kurrė se njė ditė do tė ishte personazh i rėndėsishėm i njė filmi grek, aq mė pas i njė filmi qė do tė trajtonte jetėn e tyre. Regjisori grek, Manushaqis i futi krejt papritur nė kėtė rrjedhė…edhe Nikolla Llambron, edhe Laert Vasilin, edhe Eglantina Kumen, edhe djalin e Kadri Roshit, Klitin, edhe Kristina Bėrmadhėn, Armando Dautin e Aleksandėr Rrapin. Tė gjithė sė bashku janė bėrė tashmė tė njohur edhe nė audiencėn greke. Tė gjithė sė bashku po zbulojnė nė krah tė kolegėve grekė se kush janė nė tė vėrtetė. Historinė qė nisi tė rrėfehet nė ditėt e nxehta tė korrikut, ata, tė gjithė sė bashku, grekė e shqiptarė e rrėfejnė rregullisht nė mbrėmjet e se premtes si njė “Dashuri qė erdhi nga larg”, si njė dashuri qė lidh dy kombe fqinje.

    Rrėfimi i gruas sė regjisorit

    Si e zbuluam realitetin shqiptar
    E ulur nė tryezėn e saj tė punės, nė studion ku pak e nga pak ėshtė ndėrtuar kjo histori shqiptare, zonja Manushaqis (bashkėshortja e regjisorit), mundohet tė pėrqendrohet nė bashkėbisedim. Hap fillimisht albumet e mėdha nė faqet e tė cilave janė ngjitur me kujdes gjithė fotografitė e filmit, pėrgjatė procesit tė xhirimeve. Tė lė tė lirė tė zgjedhėsh atė ēfarė do e pastaj nis tė tė rrėfehet. Nuk mundet ta pėrcaktojė qartė se kur ka nisur puna pėr tė bėrė kėtė film mbi jetėn e emigrantėve shqiptarė-“Eshtė vėshtirė tė thuash se kur sepse ka kohė qė e mendonim por po marrim si fillim kohėn kur televizioni “Antena” na dha “ok”. E kjo ndodhi nė muajin korrik. Por nė fakt fillimi i vėrtetė i kėtij filmi ėshtė kontakti i parė qė ne patėm me shqiptarėt. Qė nė fillim tė lėvizjes sė shqiptarėve nė tokėn greke na u krijua ideja pėr tė trajtuar jetėn e tyre. Tashmė u bėnė 12-13 vjet qė ėshtė krijuar njė kontakt i tillė. Nė gjithė kėto vite historia e kėtij filmi ėshtė ndėrtuar natyrshėm pak e nga pak”. Pas njė pauze tė shkurtėr, ndėrsa ndez shpejt e shpejt njė cigare zonja shton se e mira do tė ishte qė vetė regjisori tė rrėfente pėr kėtė film por-“Pėr fat tė keq ai nuk ndodhet kėtu tani megjithatė unė do mundohem t’ju tregoj gjithė sa di”. Tregon se nė fakt kanė pasur reagime dhe i kanė ndier nga afėr paragjykimet pėr kėtė film. Gjithsesi nuk janė tėrhequr veēse e kanė zgjatur paksa kohėn e shfaqjes-“Kėtė vit menduam se nuk do tė ishte mė aq shumė e vėshtirė tė pėrballje realitetin e vėrtetė shqiptar nė syrin e popullit grek sepse edhe ne vete si grup pune u bindėm mė shumė mbi realitetin shqiptar. Unė nuk mund tė them se sa ka shkuar numri i emigrantėve shqiptarė kėtu nė Greqi por di tė them se janė bėrė shumė vite qė ne bashkėjetojmė. Fėmijėt po shkollohen nė shkollat tona, tė rinjtė po dashurohen me njėri –tjetrin e po formojnė familje, pleqtė po krijojnė miqėsira mes tyre e kėshtu me radhė. E nė tė gjitha kėto marrėdhėnie njerėzore ne po kuptojmė se kush janė shqiptarėt e vėrtetė. Po kuptojmė se tani ėshtė koha qė tė fillojmė djalogun.” Eshtė e bindur kur thotė se nėse do bėhej mė parė, ky film nuk do tė kishte kaq shumė interes sa tani. Gjėrat duhen bėrė gradualisht nė kohėn e duhur, atėherė kur ēdo rrėfim mund tė pranohet mė lehtė nga tė tjerėt. “Ne vendosėm ta tregojmė tė vėrtetėn e Shqipėrisė pasi lexuam pjesė tė historisė sė kėtij vendi. Vendosėm sepse jemi tė bindur se ēdo popull ka mėnyrėn e tij tė tė jetuarit, e brenda kėsaj mėnyre ndodhet e mira dhe e keqja. Kėshtu, nisėm tė kėrkojmė aktorėt shqiptarė me tė cilėt puna do bėhej mė e lehtė e mė konkrete. Kur i zbuluam kėta aktorė kuptuam se ata janė shumė origjinalė e shumė tė talentuar. Kuptuam se Shqipėria ka tė fshehura edhe vlerat e saj. Gjithmonė e kemi ditur se kontakti me njerėzit tė bėn tė njohėsh historinė e njė kombi. Tani u bindėm edhe mė shumė pėr kėtė gjė”.


    Jeta e njė aktori nė mėrgim
    Iku atėherė kur shumė e shumė shqiptarė synuan “parajsėn” nė vendin e huaj. Iku duke marrė me vete dhe pasionin e madh pėr filmin, dhe kujtimet e bukura nga filmat artistikė nė tė cilėt kishte luajtur role karakteristike…Kujton mes tyre luftėtarin tek “Liria a vdekje”, shoferin tek “Koncert nė vitin ‘36”, partizanin nevrik tek “Nata e parė e lirisė”, “Njeriun me top”, “Gurėt e shtėpisė sime”, “Nė fillim tė verės”. Nuk lė jashtė kujtesės dhe rolet nė teatrot “Duke gdhirė viti 1945”, “I padjallėzuari”…
    Pastaj aktori i teatrit tė Gjirokastrės i la tė tėra kėto,e kapėrceu nė tokėn greke pėr tė punuar lloj -lloj punėsh. Ndihej i rrėnuar nė shpirt ndėrsa shikonte nė video filmat qė kishte marrė nga Shqipėria, ndėrsa kujtonte gjithė ē’kishte lėnė pas. Pastaj zgjohej tė nesėrmen nė mengjes me xhaketėn e punės, atje ku e priste afendikoi grek. Endėrronte ditėn kur do mund t’i kthehej sėrish skenės. Por ėndrra vėrtitej gjithmonė nė Shqipėri dhe asnjėherė nė Greqi. Por ja qė ndodhi dhe kėshtu. Regjisori grek shumė i njohur pėr serialet televizive, i ofroi njė rol nė filmin e tij. Ajo ditė ishte mė e bukura pėr Nikolla Llambron. Ndieu se po rilindte pėrsėri. Mbi tė gjitha, sepse -“Do tė isha sėrish brenda botės sime e se do tė jepja ndihmėn time pėr tė zbuluar historinė e shqiptarėve. Ndaj do tė doja shumė qė grupi i punės tė ftohej nė Shqipėri sepse pala greke gjithmonė ka treguar interes pėr tė parė me sytė e vet Shqipėrinė. Do tė doja shumė qė njė pjesė e kėtij filmi tė jepej edhe nė kinematė e Tiranės”,-thotė Llambro ndėrsa mundohet tė fshehė emocionin qė i shkakton rrėfimi pėr tė kaluarėn e tij. E mbyll kėtė rrėfim duke pohuar se edhe nė vendin e huaj artistėt pėrpiqen me ē’tė munden tė krijojnė diēka tė bukur, gjithnjė nė emėr tė pasionit dhe tė dashurisė pėr vendin qė kanė lėnė pas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 12-12-2002 mė 13:29

  2. #2
    kam shume deshire ta shof
    Im so crazy in love

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    vallaj na shtove kurjozitetin o vella te lutem na e shkruaj ca behet me pas ne film kur te shohesh episoded e tjera. bye
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    O sweetie une jetoj ne Londer dhe fatekeqesisht une nuk jetoj ne greqi dhe keshtu nuk mund ta shikoj telenovelen.Une e mora materialin nga nje gazete shqiptare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    ou k thnx shume srry se nuk e kisha pare vendndodhjen tende. mire te perqafoj per ate material qe solle me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  6. #6
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Deshire kam te shoh kete novele po ndodhem ne England ,mgjth kam disa shoke e shoqe andej dhe mund te ma postojne disa seri te kesaj novele !
    me respekt romantiku!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Tek forumi i diaspores, gjendet nje teme ne te cilen jane pershkruar disa pjese te telenoveles... por fatkeqsisht nuk vazhdon me.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=6476

    Megjithate kjo telenovele ze vendin e pare be shikues ne Greqi per kete periudhe. Shpresojme te dale ne video, ose te gjejme nje menyre te vendosim disa pjese te saj ketu…

    Mbi te gjitha kenga e kenduar nga Glikeria, perfaqson me se miri ndjenjen e shqiptareve ketu ne Greqi.

    Gjithe te mirat,
    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •