Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37

Tema: Fjalet

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    rebele, jashtezakonisht e bukur poezia
    ty e dashur autore duhet te te perkthejne/studiojne/analizojne/recitojne... neper auditore dhe jo vetem...

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Monument

    Dashuria e perfjetur u shfaq:
    zotet e medhenj, te shumepritur
    neper kafaze, shtyllat ulur ne lendine,
    thua se persosmeria nuk eshte e pakohe
    por e palevizshme—
    kjo eshte komedia, mendon ajo,
    qe ato jane te paralizuar.
    Ose si mjellmat e bashkerenditura, ishullore,
    qe rrethojne hurdhen: vetepermbajtje kaq e afshte
    nenkupton zoterim. Thuajse nuk flasin.
    Nje djalth hedh therrime buke ne uje.
    Monumenti i pasqyruar trazohet, i thyer ne drite.
    Ajo nuk mund t’ia preke krahun ne pajafesi.
    Duhet te dorezohen e te fillojne
    si mashkull e femer, si mesymje e dhimbje.

    Poezia e Rrebeles ka nje kompozicion te brendshem. Vertet eshte lirike qe te rremben dhe te hap horizonte te gjera. Kjo e arsyeton krijuesen , qe te ndjehet me individualitet dhe me vecanti te porosive :

    Ajo nuk mund t'ia prekė krahun nė pafajsi.
    Duhet tė dorėzohen e te fillojnė
    si mashkull e femėr , si mesymje e dhimbje.

    Sukses!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #23
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Engjellore, te falenderoj e dashur.

    Faleminderit, gjakushi. Me nderon me pershtypjet e tua rreth atyre qe shkruaj. Pershendetje.

  4. #24
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kur te ndodhe

    Ja tek je, e lodhur prej te qarit, kruspull
    mbi kolltuk, ne dysheme, ne kembe te shtratit,
    kudo qe bie, bie te qash, gjysem e habitur
    nga aftesia e trupit. Ja tek jane: ēorapet e tij,
    kemisha e tij, mbathjet e tua, dorezat e tua,
    ne nje pirg prane deres se nevojtores.
    Dhe ti bie serish. Nje dite, vite me vone,
    gjerat do te jene ndryshe: shtepia e pastruar,
    ēdo gje ne vendin e vet, dritaret ne shkelqim,
    dielli duke hyre lehte, duke cikur dyllin
    ne dyshemene e drunjte. Ti do te qerosh
    nje portokall ose do te shohesh nje zog
    tek hidhet nga ēatia, duke vene re,
    per shembull, se trupi i tij ngec ne ajer
    vetem per nje ēast perpara se t’a mbledhe
    dashjen per fluturim ne puplat e flatrave.
    Do te lexosh, dhe per nje ēast, do te hasesh
    nje fjale qe nuk e dallon, nje fjale te thjeshte
    si filxhan ose hyrje ose fije, dhe do te mendosh
    per te si nje femije qe zbulon gjuhen.
    Filxhan, do te perserisesh, gjersa te fillosh
    t’a kuptosh qe ai ka vdekur dhe nuk do te kthehet.

  5. #25

    ... te lexoj perulshem!!!

    P.s.: Mos me falendero.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2005
    Vendndodhja
    ne hijen e rrapit
    Postime
    17
    Poezi e shkelqyer, tronditese.

  7. #27
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Kur te ndodhe

    Ja tek je, e lodhur prej te qarit, kruspull
    mbi kolltuk, ne dysheme, ne kembe te shtratit,
    kudo qe bie, bie te qash, gjysem e habitur
    nga aftesia e trupit. Ja tek jane: ēorapet e tij,
    kemisha e tij, mbathjet e tua, dorezat e tua,
    ne nje pirg prane deres se nevojtores.
    Dhe ti bie serish. Nje dite, vite me vone,
    gjerat do te jene ndryshe: shtepia e pastruar,
    ēdo gje ne vendin e vet, dritaret ne shkelqim,
    dielli duke hyre lehte, duke cikur dyllin
    ne dyshemene e drunjte. Ti do te qerosh
    nje portokall ose do te shohesh nje zog
    tek hidhet nga ēatia, duke vene re,
    per shembull, se trupi i tij ngec ne ajer
    vetem per nje ēast perpara se t’a mbledhe
    dashjen per fluturim ne puplat e flatrave.
    Do te lexosh, dhe per nje ēast, do te hasesh
    nje fjale qe nuk e dallon, nje fjale te thjeshte
    si filxhan ose hyrje ose fije, dhe do te mendosh
    per te si nje femije qe zbulon gjuhen.
    Filxhan, do te perserisesh, gjersa te fillosh
    t’a kuptosh qe ai ka vdekur dhe nuk do te kthehet.
    e ka vrare ?
    o zot sa bukur

    si gjithmone e mrekullueshme dhe e rralle Rebele ...

  8. #28
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Monument

    Dashuria e perfjetur u shfaq:
    zotet e medhenj, te shumepritur
    neper kafaze, shtyllat ulur ne lendine,
    thua se persosmeria nuk eshte e pakohe
    por e palevizshme—
    kjo eshte komedia, mendon ajo,
    qe ato jane te paralizuar.
    Ose si mjellmat e bashkerenditura, ishullore,
    qe rrethojne hurdhen: vetepermbajtje kaq e afshte
    nenkupton zoterim. Thuajse nuk flasin.
    Nje djalth hedh therrime buke ne uje.
    Monumenti i pasqyruar trazohet, i thyer ne drite.
    Ajo nuk mund t’ia preke krahun ne pajafesi.
    Duhet te dorezohen e te fillojne
    si mashkull e femer, si mesymje e dhimbje.

    Pershendetje Rebele!
    Si gjithnje me le pa fjale dhe me emocionon pa mase. Te uroj gjithe te mirat dhe te falenderoj per emocionet qe me krijon sa here qe te lexoj.
    JE E MADHE TE ADMIROJ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-09-2009 mė 14:36

  9. #29
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje Rebele!Nuk mund te veēoj as nje poezi nga ato ē'far ke paraqitur ne forum dhe te them qe kjo me pelqeu me shume.Te gjitha jane te arrira dhe sejcila ka veēantite e saj teper te mbrekullueshme.Je vertet nje poete me shume vlera ne stilin tend te te shkruajturi.Te pergezoj dhe te uroj suksese ne krijimarine tende.Rizai

  10. #30
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Te vdekurit i druhen...

    Neteve te dimrit, te vdekurit
    shohin fotografite e tyre te shkara
    prej dritareve te kuletave,
    letrat e tyre te hedhura ne kuti
    bashke me rrobat per dhurim.
    Asnje nuk i mban mend shakate e tyre,
    zakonet, druajtjen prej hapesirave te mbyllura.
    Ne makth, te vdekurit ndjejne gomen
    t’ia ndriēoje kockat. Zgjohen te frikesuar,
    pine nje gote qumesht, dhe shohin henen,
    deboren e pare, pemet e zhveshura.
    Eshte thjesht enderr, mendojne.
    Muaj me vone, do te ngrihen ne mengjes,
    dhe kur t’i shohin lulet e vena
    perpara emrave te tyre, do te buzeqeshin
    si nuse te ndrojtura. Faleminderit, do te thone,
    faleminderit. S’kishit pse, do te thone, por lehtazi,
    ne menyre qe te tingelloje si era, si asgje njerezore.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Akili ishte Ilir dhe jo grek ...
    Nga gabriel nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 20:15
  2. Fjalėt e huaja nė gjuhėn shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •