nga gazeta Shqiptare

.......

Elda Kamberi rrėfen pėr Gazetėn: Jemi tė varfėr, nuk kam shtėpi pėr tė strehuar foshnjat qė do lindin

"Doja Rubenėn pėr 4 bebet e mia"
Pėr Eldėn nga Fieri u kujdes vajza e presidentit


-------------------------------------------------------------

Odeta Halili

TIRANE

Nuk janė asgjė kollotumbat dhe shkelmat e 4 bebeve brenda barkut, qė s'e lėnė asnjė minutė tė qetė Elda Kamberin, pėrpara kėsaj tjetrės. Pėrnjėmend s'arrin ta kuptojė kėtė transferimin aq tė papritur, qė e shkuli nga shtrati i dhomės nr.10 nė maternitetin e ri pėr ta pėrcjellė nė reanimacionin e te vjetrit, afėr stacionit tė trenit.

"Jam e sigurt doktoreshė Rubena nuk e di qė ndodhem kėtu. Kėshtu mė tha infermierja, para se tė mė vinin nė ambulancė", thotė ajo, me njė dorė mbi bark, refleks i kėtyre muajve tė fundit. Kur doktori i Fierit e pėrcolli nė Tiranė i tha se po e transmetonte nė duar tė sigurta. Do tė ishte nėn pėrkujdesjen e doktoreshė Rubenės. Hėm, goxha privilegj ky pėr tė dhe katėrnjakėt e saj qė do tė qanin pėr herė tė parė nė duart e vajzės sė presidsentit. "Mė sollėn kėtu, shfryn tani 27-vjeēarja, mendoja se do mė ndiqte doktoreshė Rubena deri nė fund". Mjekėt e maternitetit, ku u gdhi mėngjesin e djeshėm, i kanė thėnė se mund tė duhej njė inkubator pėr bebet e saj, qė mungonte nė ambientet e tyre. Ajo tėrheq mbulesėn dhe kėto lėvizje tė vakėta gjymtyrėsh janė tė vetmet qė mund t'i bėjė pa ndonjė mundim tė madh.

Ekzaminimi

Zgjodhi njė nga paraditet e fundshtatorit pėr t'u kontrolluar, 4 muaj mė parė. E gjitha se, kjo barra e dytė i vinte pak si e ēuditshme, hėm ca si shpejt kish filluar tė rėndohej. "Ua 2 bebe, 3, o Zot 4 djem!", kish thirrur doktoresha e ekos. "Mos shto mė", i ish pėrgjigjur Elda, qull nė djersė, ndėrsa kish thirrur nėpėr dhėmbė "Dulein", emrin e tė shoqit. "Nuk di si ta shpjegoj se ē'ndjeva, habi, frikė apo gėzim", kujton Elda tani qė do dhe tre muaj pėr t'i sjellė nė kėtė botė katėrnjakėt e saj. Sot e ka gjetur fillin e kėtij pėshtjellimi. "Oh, jemi mjaft tė gėzuar dhe nuk kam hiē frikė". Thotė madje se nuk i dihet, mund tė trokasė sėrish nė dyert e maternitetit, "janė punėt e Perėndisė kėto", ajo merr frymė lehtėsisht, kjo ishte pėrgjigja mė e gjetur nė kėto momente.

Dėshirat
Njė lopė do ta lehtėsonte goxha dhe do ta ndihte pėr t'i ushqyer foshnjat, kur tė merrte rrugėn e kthimit pėr nė fshat me katėr djem nė krahė. "Po edhe sikur ta kisha, me ato tė shkreta dy dynymė tokė qė kemi s'na del tė ushqejmė njė dhi e jo mė lopė e dele", psherėtin 27 vjeēarja. Le qė nė dhomėn e vetme tė strehės sė tyre, ende e papėrfunduar, nuk ka se ku t'i rreshtojė krevatėt e foshnjeve. Sjell nė mendje tė gjitha qoshet e shtėpisė dhe nuk i del gjėkundi llogaria e sistemit tė ri me 4 shtretėr a djepe rrotull krevatit tė prindėrve. "Nuk kemi lekė pėr ta pėrfunduar shtėpinė e re. Im shoq ėshtė mėsues, unė jam e papunė. 12 mijė lekė janė gjithė tė ardhurat tona nė 1 muaj". Pėr besė, nuk e kanė menduar ende se si do t'i pėrballojnė shpenzimet pėr tė mbathur e ushqyer 5 kalamanj. "Vetėm tė shkojė mirė lindja, ka kohė pėr tė tjerat". Duhen menduar dhe emrat, i kanė ndarė qė tani, nga njė u takon Eldės e Duleinit, 2 tė tjerėt mes krushqve.


---------


Lindje te mbare Eldes !