Kėrkoj strehim tek Zoti
Nga errėsira e djallit
Nė Emėr tė Zotit
Tė Githėmėshirshmit, Mėshirėplotit
Nė qytetin e Mekės, Emina dhe Abdullahu (Zoti I Mėshiroftė) jetonin sė bashku, tė varfėr dhe pa fėmijė. Kur Emina ishte nė kėtė gjendje ajo i pa tre ėndėrra pėr Allahun Teala Nejan. Nė kėto ėndėrra Zoti i tha asaj, “Emina, ti do tė lindėsh njė fėmijė. Ky fėmijė do tė jetė pasuria e tre botėrave. I kam vendosur nė duart e tij qelėsat qė i hapin tė tre botėrat. E kam krijuar kėtė fėmijė tė jetė njė Dritė qė ėshtė mė e madhe se tė gjithė profetėt nė botėn e shpirtėrave (evel), nė botėn e pėrtejme (ahiret), dhe nė kėtė botė (dynja). E kam krijuar kėtė si Dritė nė fushėn e shpirtėrave tė pastėr (ervah), i kam mbledhur tė gjitha dritat e tjera dhe shpirtėrat, dhe u kam thėnė, ‘Tė gjithė ju, shikojeni kėtė Dritė! Kush do ta pranojė kėtė Dritė?”’
Kur bjeshkėt, oqeanėt, dhe brigjet u pyetėn me kėtė pyetje, Drita pėrbiu tė gjitha dritat e tjera, dhe tė gjithė u pėrgjegjen, “O Allah kjo Dritė i pėrbiu tė gjitha dritat tona. Ne nuk mund ta mbajmė kėtė Dritė me ne. Na pėrbinė ne.” Zoti edhe njė herė i pyeti tė gjitha dritat, profetėt dhe qeniet e ndriēuara , por Drita e Nurit e dėlirė, rrezatuese i mundi tė gjitha dritat e tjera shkėlqyese. Kur Zoti e ngriti kėtė pyetje edhe njė herė, toka u ngrit duke thėnė, “O Allah, unė do ta pranojė kėtė Dritė.” Atėherė Zoti, i Vetmi qė ėshtė Njė dhe qė udhėheq dhe mbėshtet tha, “O Tokė, kjo Dritė agoi nga Unė; E nxorra nga zemra Ime e brendshme. Agoi nga zemra Ime e brendshme, doli, dhe u pėrkulė para Meje duke mė thėnė, ‘Bismilahe- Rrahmane-Rrahim – Nė Emėr tė Zotit, mė tė Dhimbshmit, mė tė Mėshirėshmit.’ E tha kėtė emėr dhe kėtė mėshirė/rahmet. Kjo Dritė do tė kupton gjėra qė tė tjerėt nuk mund tė kuptojnė. Kjo ėshtė Drita qė tani ti po e pranon.
“O Tokė, kjo Dritė nė mėnyrė perfekte ėshtė e pastėrt! Dhe pasi qė the se do ta pranosh kėtė Dritė, do ta jap ty si njė pronė e besuar. Ti duhet ta kthesh kėtė pronė tė besuar – kėtė Dritė tė dėlirė – tek Unė mė vonė. Po ta besoj kėtė Dritė tek ēdo jetė qė ėshtė krijuar nga ti, dhe ti duhet tė bėhesh edhe nėnė edhe atė. Do tė emėroj Adem. Nga ti, do ta marr dheun tėnd dhe dritėn tėnde – esencėn brenda nė tokė – dhe do ta krijojė Ademin dhe Havėn. Nė ballin e tyre, do tua vė kėtė Dritė qė ti e pranove. Kjo Dritė nė ballin e tyre do tė jetė Nuri i Muhamedit a.s. Kjo ėshtė mėshira (rahmeti) qė mė sheh Mua. Do ta vė nė syrin e gnozės mu nė qendėr tė ballit (kursi). Me kėtė kursi ata do tė jenė nė gjendje ta kuptojnė Kurorėn e Zotit (arsh), ulėsen e Zotit (kursi), kalemin Hyjnorė (kalem), xhenetin, dhe Tabletėn e ruajtur (el-leuhul-mahfuz).
“Me kėtė Dritė do tė mund ti kuptosh tetėmbėdhjetė mijė universat, tė gjitha ferret, dhe shtatė xhenetet. Kjo do tė jetė bukuria (zinat) dhe Drita e tokės. Kjo do tė jetė Drita qė Unė do ta vendosė nė ballin e ēdo qenie njerėzore tė krijuar nga ti. Bukuria e kėsaj Drite do tė jetė bukuria e Zotit nė njeriun.”
“Kjo Dritė do tė jetė atje si zgjuarsi, si njė durim i brendshėm, si kėnaqėsi, si rahmet/mėshirė, dhe si pasuria e tė tri botėrave. Do ta marrėsh kėtė Dritė; ti the se do ta pranosh. Megjithatė, nė qoftė se nė fund fare, nuk e kthen kėtė thesarė tė besuar ty tek Unė nė pastėrtinė e tij absolute, do tia sjellėsh vetes shkatėrrimin. O Adem, po ta jap ty tani.”
Mandej pėrmes kėsaj Drite, kėtij Nuri, Zoti i bėri Tokėn, zjarrin, ujin, dhe ajrin tė pėrsėrisin kushtin e besimit (kelimah) La ilahe il l’Allah. Pasi e bėri kėtė, ai e krijoi Ademin a.s. nga toka dhe i vuri Dritėn brenda nė ballin e tij. Ky ėshtė kursi, syri i gnozės nė ballin tėnd, qė e mban zemrėn e brendshme, fytyrėn, dhe ballin tė shėndritshėm. Pasi Zoti e krijoi Ademin a.s. dhe Dritėn, Ai na krijoi neve, familjen e njerėzimit. Ai e zgjeroi familjen, dhe derisa familja zgjerohej, ai vendosi qė pėrmes Emines r.a. ta lind Muhamedin a.s. kėtė Dritė nė formėn finale.
Pėr fėmijėt e Ademit a.s. Zoti krijoi (124 000) njėqind e njėzet e katėr mijė profetė, me Muhamedin a.s. si Profetin finalė. Zoti e bėri Muhamedin a.s. ti dėshmojė parimet e Tij. Mandej ia tregoi Emines kėto parime dhe tha, “Emine, po ta jap kėtė fėmijė, Dritėn Time tė Dėlirė, finalen. Ai do tė jetė pasuria e tre botėrave. Nė duart e kėtij fėmiu do ti vendosė qelsat qė do tė mund tė qelin botėn e shpirtėrave, kėtė botė, dhe botėn e pėrtejme. Kur ky fėmijė tė lind, emėroje Muhamed.” Kjo ėshtė ēka Zoti tha.
Emina e pėrjetoi tė njėjtėn ėndėrr tre herė, dhe i tha Abdullahut ēka ka parė. Mandej njė ditė derisa Abdullahu ishte me Eminen, fėmiu arriti si njė dritė dhe hyri nė barkun e Emines. Katėr muaj mė vonė ‘Abdullahu vdiq derisa ishte larg nga shtėpia pėr punė biznisi. Qeniet hyjnore, engjujt, dhe kryeengjujt lajmėruan, “Djali i Emines mbeti jetim. Do tė lind i varfėr dhe pa baba”. Por zėri i Zotit, tė Vetmit, Njė qė udheheq dhe mbėshtet, u dėgjua: “Muhamedi nuk ėshtė jetim. Ai do tė bėhet njė fėmijė qe do ta ketė pasurinė e tre botėrave. Ai do tė jetė udhėheqėsi juaj, dritė e vendosur e besimit (iman), pastėrti dhe kompletim i dritės sė pastėrtisė perfekte (din), dhe udhėheqės i fėmijėve tė Ademit a.s. Tė gjithė fėmijėt e Ademit a.s. do tė jenė pėrcjellėsit e Muhamedit a.s. E tillė ėshtė pasuria qė i kam dhėnė Muhamedit a.s. Ai nuk ėshtė jetim.”
Nė pajtim me zėrin e Zotit, nėntė muaj kaluan; muaji i dhjetė erdhi, dhe Emina filloi ta nxjerr fėmiun. Mandej Zoti, i Vetmi, Njė qė udhėheq dhe ushqen, rezonoi, “Emineh, do tė lindėsh sotė. Ky fėmijė ėshtė ai qė ka marrė pasurinė e tre botėrave nė duart e tij.” Menjėhere pasi Eminah e dėgjoi kėtė, Drita e njohur si Muhamed lindi.
Kishte lindur i mbėshtjellur nė njė mėndafsh tė bardhė me pastėrtinė mė tė madhe. Nuk ka pasur gjakė gjatė lindjes sė Muhamedit a.s. dhe asnjė faktė se Emina ishte parė nga ndonjė femėr tjetėr gjatė lindjes. Kishte lindur me asnjė lidhje tė gjakut, i veshur nė pastėrti dhe rroba mėndafshi. Qeniet e xhenetit, lajmėtarėt qiellorė, dhe engjujt erdhėn pėr ta dorėzuar fėmiun. Nė momentin e lindjes Emina ishte bėrė e pavetėdijshme, dhe fėmiu ishte ndihmuar nga duar tė tjera para se ta prekte tokėn. Fėmiu u shfaqė nė njė lindje qė nuk kishte ndonjė shenjė defekti, dhe menjėherė ishte dėrguar nė qiell. Tė tetė xhenetet ishin dekoruar, dhe shtatė xhehnemet ishin mbyllur. Hyrijat e xhenetit dhe engjujt e bartėn fėmiun dhe ia treguan atij pėrreth tė shtatė xhenetet. Ata e lanė fėmiun nė bukurinė e zgjuarsisė se ujėrave tė xhenetit. Hyrijat e xhenetit thirrėn, “Din, din,” dhe engjujt dhe kryeengjujt recituan lutjet. Profeti a.s. dhe qeniet e ndriēuara qėndruan aty duke rezonuar pėrshėndetje dhe lutje (selame dhe salavat).
Fėmiju ishte dėrguar pėrreth tetė xheneteve i veshur nė njė rrobė mėndafshi tė ēmuar. Njė kurorė e njohur si ‘darsul-embija’ ishte vendosur nė kokėn e tij, dhe i ishte thėnė, ti je shembulli primar i tė gjithė profetėve nė xhenet. Ti do tė jesh Drita qė do tė njihesh si Nuri i Muhamedit. Ti do tė shkosh nė tokė dhe do ti shfaqėsh parimet e Mia. Si profeti final, do tė tė jap ty tė gjitha qė ua kam dhėnė profetėve tė tjerė. Bėj ata si njė familje njė atė dhe njė nėnė. Bėj ata tė mė realizojnė Mua. Do tė tė jap vetėm njė qėllim, njė iman, dhe njė kelimah e njohur si Iman-Islam.
“I bėfsh tė gjitha jetėrat tė fitojnė paqe pėrmes kėsaj dėshmie/kelimah. I dhafshė fund tė gjitha dualiteteve, dhe tė krijosh njėshmėri/unitet. E themelofshė sigurinė se Allahu ėshtė Njė. Vėrtetoju njerėzve se Unė jam i vetmi Atė, dhe se tė gjithė fėmijėt e Ademit janė njė familje. Bėj tė gjithė tė pastėrt dhe tė shėndritshėm. Kelimah qė po ta jap ėshtė nga Drita.
Mandej hyrijat e xhenetit qėndruan para Emines derisa ajo shpejt i hapi sytė dhe ato ia dorėzuan bebėn. Emina thirri, “O pasuri e Allahut, mėshira ime pasuria e tė gjithė universave ( rahmetul-alemin), pasuri e ofruar nga Allahu, thesarė qė vie tek unė si pasuria e tre botėrave, ti do tė bėhesh pasuria e kompletuar e kėsaj bote dhe botės sė shpirtėrave. Zoti mė dha njė thesarė qė do tė dhurojė mėshirė nė tė gjitha jetėrat.” Emina e morri bebėn nė duart e saj, e pėrqafoi nė gjyksin e saj dhe e puthi, duke thėnė, “Eja, stoli e ēmuar e dritės sė syve tė mi.” Ajo e puthi bebėn dhe e vuri nė prehėr. Hyrijat e xhenetit i bashkuan tė dy duart nė lutje, u pėrkulėn me respekt, dhe e puthėn fėmiun. Engjujt, kryeengjujt, dhe profetėt nė fushėn hyjnore e puthėn fėmiun. Qeniet e ndriēuara e puthėn fėmiun nė ballė, e puthėn Dritėn. Me tė puthur tė fėmijės, tė gjithė e lanė bebėn nė duart e Emines dhe u zhdukėn.
Emina e rriti Dritėn e njohur si Muhamed, edhe pse ishin tė varfėr dhe nuk zotėronin ndonjė pronė, zemrat e tyre nuk ishin varfėruar. Ebu Talib, xhaxhai, u kujdes pėr Muhamedin a.s. Nė ato ditė tė hershme, Rasuli a.s. nuk pinte asgjė tjetėr pėrveq qumėshtin e nėnės. Qyteti i Kuleit, ndėrkohė, kishte pėrjetuar njė skamje e varfėri pėr dymbėdhjetė vite, dhe shumė gra tė varfėra tani erdhėn nė Mekė qė tė shėrbejnė pėr tu dhėnė bebave qumėsht nga gjiri i tyre nė mėnyrė qė tė fitojnė para pėr tė jetuar.
Njėra nga kėto gra ishte Halima. E shtyrė nga varfėria, ajo i kishte lėnė dy fėmijėt e tjerė prapa dhe kishte ardhur nė Mekė, duke shpresuar ti jep gji njė bebe qė tė fitonte ca para ta mbėshteste familjen. Por Halima mund tė jepte qumėshtin vetėm nga njėri gji, sepse njėri gji gjithmonė i kishte ndejtur i terur. Ajo kishte kėrkuar kudo nė Mekė pėr tė gjetur punė, por pa suksesė, pėrderisa tjerat gra tė shėndosha gjenin punė. Nė fund dikush i sygjeroi ta vizitionte Eminėn. Tek shtėpia e Emines, Abu Talib e kishte pyetur ē’farė kėrkonin? Pėrse jeni kėtu? Halima ia ktheu, “Kemi ardhur nga njė vend qė e quajnė Kulej, duke ikur dymėdhjetė vite varfėrie. Nuk ka rėnė shi me vite. Shumė nga ne erdhėm kėtu qė tė punojmė si qumėsht dhėnėse. Shumė nga ne erdhėm kėtu qė tė fitojmė ca para si qumėsht dhėnėse, dhe ēdonjėra pėrpos meje tash ėshtė e punėsuar. Mė kishin thėnė se ka njė fėmijė kėtu dhe ja erdha. “Ebu Talib tha, “Fėmija i vėllait tim ėshtė kėtu. Vėllai mė ka vdekur. Gruaja e tij Emina ka njė fėmijė. Janė tė varfėr, pa para, dhe pronė. E tėra qė kanė ėshtė Allahu. Kjo ėshtė gjendja e tyre. Nė qoftė se dėshiron mund tua ofrosh qumėshtin tėnd atyre, por ata nuk kanė para tė tė japin.”
Halima ra nė hallė: “Zoti u dha tė gjithėve pasuri dhe shtėpi tė mira, por Ai mė drejtoi mua tek kjo shtėpi me tė varfėr ta ushqejė kėtė fėmijė. Cka tė bėjė?” Ajo e diskutoi kėtė me bashkėshortin e saj. “Ne nuk e dim ē’farė Allahu ka pėrgaditur pėr ne. Nuk e dim ē’farė rahmeti/mėshire Ai ka rezervuar pėr ne. Sė paku tė shkojmė dhe ta shikojmė kėtė fėmijė njėherė para se tė largohemi,” ata menduan. Dhe i thanė, “Na sjell fėmiun tėnd. Sė paku ta shikojmė atė ta pėrqafojmė para se tė largohemi.”
Ebu Talib shkoi tek Emina dhe e informoi atė pėr ngjarjen. Derisa Emina e nxori Muhamedin a.s. jashtė, Drita shkėlqeu nė fytyrėn e Halimes, dhe fytyra e saj lulėzoi me rini. E morri fėmiun me emocione tė mėdha, duke thėnė, “Kjo ėshtė njė mbrekulli,” ajo e pėrqafoi fėmiun. Trupi i saj u bė i shkathėt, gjiri i saj i thatė u mbush. Halima i tregoi burrit tė saj, “Trupi im ndryshoi” Ajo e mbajti bebėn afėr nė mėnyrė qė ta ushqej.
Muhamedi a.s. nuk piu qumėsht nga gjiri tė cilin kishin pirė dy fėmijėt e saj, por piu nga gjiri qė kishte qenė i thatė. Zėri i Zotit ishte dėgjuar duke thėnė, “O Muhamed, kur tė krijova ty unė veq e kisha krijuar Halimen. E mbajta gjirin e saj tė thatė dhe tė paprekur nga pėshtyma. E kam lėshuar pėr ty tani. Mund ta pish kėtė qumėsht.” Mandej Muhamedi a.s. e filloi tė pijė nga ky gji. Ajo e diti se e kishte fituar pasurinė e tė tre botėrave. Zemra e saj e brendshme tani e kishte njohurinė e kompletuar. “Nuk kam nevojė mė pėr ndonjė pasuri tjetėr, e kam marrė pasurinė e tė tre botėrave,” tha Halimja, derisa iu pėrkulė Emines, “Ne e morrėm kėtė rahmet; Zoti na e dha kėtė neve. Por i kam edhe dy fėmijė qė duhet tė kujdesem pėr ta nė fshatin fqinjė. Mė lejo ta mbaj kėtė fėmijė derisa tė mos ketė nevojė mė pėr qumėsht, dhe mandej do ta kthej.”
Emina ia ktheu, “Nė qoftėse ky ishte synimi i Zotit, me siguri se mund ta marrėsh.” Muhamedi a.s. buzėqeshi, dhe Eminja tha, “Mė lejo ta mbaj edhe njėherė mandej mund ta marrėsh.” Fėmiu shikoi nė fytyrėn e Emines dhe shkėlqeu. Eminja dhe Ebu Talib e puthėn fėmiun, dhe beba buzėqeshi prapė me aq bukuri saqė u dukė se buzėqeshja e tij shtrihej nė tė tre botėrat. Re tė kaltėrta kaluan pėrmes syve tė tij derisa po buzėqeshte; buzėt e tij u shndėrruan nė ngjyrė trėndafili, dhe goja e tij shkelqente sikur margaritarė. Eminja e pėrqafoi fėmiun me dashuri dhe ia dorėzoi Halimes duke thėnė, “Tė gjitha falenderimet i takojnė Zotit. Vetėm Zoti do ta kuptojė kėtė misterie. Zoti, Bėrėsi i kėtij fėmiu, do ta mbrojė gjithashtu.”
Devja qė e kishte sjellur Halimen nga Kulej ishte e moshuar, shumė e lodhur, e uritur, dhe ishte bėrė gati ashtė e lėkurė. Burri i Halimes i mbante dyzginat, derisa Halimja e vendosi bebėn nė deve dhe hypi vetė. Nė atė moment, devja ndryshoi nė mėnyrė tė mahnitshme, duke kthyer nga shėndeti dhe duke u bėrė e re dhe e bukur. Ishte njė pamje e mbrekullueshme. Halimja tha, “Na ėshtė dhuruar thesari mė i ēmuar! Devja u transformua, dhe udhėtimi ynė prej gjashtė muajsh tani do tė zgjatė vetėm njė muaj!”
Mbas pesėmbėdhjetė ditėve nė udhėtim, devja ndaloi tek vendi ku Abdullahu kishte vdekur. Zėri i Zotit ishte dėgjuar, “O Muhamed, babai yt ėshtė varrosur kėtu.” Fėmiju shikonte me vėmendje tek vendi, buzėqeshi, shikoi prapė, buzėqeshi, dhe shikoi edhe njė herė. Devja qėndroi pėr njėzet minuta nė atė vendė, duke shikuar tek vendi i varrimit. Mandej e ngriti njėrėn kėmbė dhe vazhdoi udhėtimin.
Derisa udhėtonin pėrpara, drunjtė nga tė dyja anėt, tė vyshkura dhe tė thara nga thatėsira – drunjtė e ullirit, hurmet, dhe frutet e tjera tė drunjėve – filluan tė lulėzonin dhe tė qesin frute. C’farė mbrekullie! Nga tė dyja anėt frutet u shfaqėn nė drunjtė qė pak mė parė ishin tė thatė. Halimja dhe burri i saj u mahnitėn. Frutet kur i haje kishin shtatėdhjetė shije tė ndryshme. Gjėra manhitėse ndodhnin kudo pėrreth. Sa arritėn nė Kulej shi filloi tė binte. Drunjtė nė Kulej filluan nė mėnyre mahnitėse tė japin frute. Skamja nga thatėsirat pėrfundoi!
Cdo kush vinte ta vizitonte fėmiun, dhe sillnin para dhe pasuri. Kur tė sėmurėt e pėrqafonin fėmiun ata shėroheshin. Kur ata qė ēalonin e pėrqafonin fėmiun ata fillonin tė ecnin mirė. Kur tė verbėrit erdhėn, ata filluan tė shihnin. Kur memecėt erdhėn, ata filluan tė flisnin. Kur atyre qė nuk u funksiononte shqisa e nuhatjes erdhėn, ata u shėruan. Kur tė shurdhėrit erdhėn, ata e fituan aftėsinė pėr tė dėgjuar. Kur ata me duar dhe kėmbė tė paralizuara erdhėn, u shėruan. Shumė mbrekullira ndodhėn nė vendin Kulej.
Mbreti i atij vendi u be kurioz pėr fėmiun dhe filloi tė shqetėsohet se mund ta humbnin mbretėrinė pėr shkak tė tij. Mbreti vendosi ta vizitiojė fėmijun personalishtė. Sapo e mbajtėn fėmiun nė duart e tyre menjėherė trupat e tyre u ripėrtėrinė dhe u bėnė sikur tė ishin mė tė ri.
Mbreti filloi tė frikohet se ky fėmijė do tia merr mbretėrinė, dhe e kėrkoi nga Halimja qė tia blente fėmiun. Ai i tha Halimes, “A do tė na japėsh kėtė fėmijė? Do ta rrisim kėtė fėmijė nė pallatin tonė. Do ti japim shumė pasuri,” Por Halimja i tha: “E kam pranuar kėtė fėmijė si pasurinė e tri botėrave, nuk e jap.” Mbreti i ofroi Halimes arė sa pesha e Muhamedit a.s. por ajo refuzoi. Pėr njė vitė mbreti mundohej ta binde Halimen qė tia ipte fėmiun por pa suksesė.
Njėkohėsishtė, skamja kishte pėrfunduar, por frika e kishte kapluar zemrėn e Halimes. Ajo merakosej duke menduar, “Cka do tė bėjė mbreti me fėmiun tim? O Muhamed nuk mund tė jetoj pa ty.” Kur mbaroi viti, fėmiu duhej ti kthehej Emines, qė ishte pėrmalluar ta shihte atė. Por Halimja e frikėsuar ē’farė mbreti i Kulejit mund tė bėnte hezitonte ta merrte kėtė udhėtim. Fėmiu qė tani mund tė fliste, foli me butėsi, “Derisa Allahu tė ekzistojė, asgjė nuk do tė mė ndodhė mua. Nėnė, derisa mbrojtja e Tij ekziston, nuk ke nevojė tė frikėsohesh. Mos u mėrzitė. Nuk ka asnjė krijesė nė kėtė botė qė Ai nuk e mbronė. Prandaj mos u merakosė.” Halimja i tha, “A tė marrim shumė njerėz me ne nė kėtė udhėtim? Ata mund tė na mbrojnė.” Fėmiu ia ktheu, “Jo, do ta marrim vetėm Zotin me ne. Ta marrim vetėm Zotin me ne.” Dhe ashtu ndodhi qė Halimja, burri i saj, dhe Muhamedi a.s. njė vjeqarė e filluan kėtė udhėtim.
Derisa udhėtonin nė mes tė Kulejit, Mekės dhe Medinės, ata u ndalėn pėr tė pushuar nėn njė pemė tė bananeve. Halimja zbriti nga devja dhe u ulė nėn pemė, duke i dhėnė gji djalit derisa ai rrinte i shtrirė nė prehėrin e saj. Derisa ajo po i ipte gji, disa re tė zeza lėviznin nė qiell, dhe njė re e madhe ra poshtė ku ata ishin, e ngre lartė Muhamedin a.s. dhe e merr me vete.
Halimja u shqetėsua pa masė. E rrihte kokėn dhe gjoksin, duke bėrtitur, “O Muhamed, ku shkove?” Por nuk kishte ēka tė bėnte. Cka do ti them tani Emines? O Zot ma morre fėmiun nga unė. Ku ka shkuar ky fėmijė?” Thėrriste, qante, bėrtite, duke e rrahur kokėn dhe gjoksin.
Njė Arab qė kaloi andej pari i pyeti, “O burrė e grua, pse po qani? Madje edhe devja po qante! C’farė ka ndodhur?” Halimja ia ktheu, “Fėmiu im i njohur si Muhamed, djali i Emines, mė ishte dhėnė mua si pasuria e tre botėrave. Ne ishim duke e kthyer kėtė fėmijė tek nėna qė e kishte lindur, por njė re e zezė ra nė prehėrin tim derisa po i ipja gji fėmiut. E pashė renė, dhe sa qelė e mbyll sytė nuk mund ta shihja mė fėmiun tim.” “Aha ashtu paska ndodhur?” tha njeriu. “Epo tani nuk mund ta shihni fėmiun. Por ejani me mua. Eshtė njė tempull pak mė tutje. Nė qoftė se do ti luteni njė zoti aty, do ta merrni fėmiun prapa. Ai idhulli do tė ju tregoj ku ėshtė fėmiu.”
Kur shkuan nė atė tempull e lutėn me zemėr zotin aty, “O zot, tė lutem me trego ku e kam fėmiun. Tė lutem ma kthe fėmiun mua.” Statuja nuk fliste. Mandje njeriu qė i shoqėronte i thotė Halimes qė ta pėrmend emrin e fėmiut. Halimja i thotė, “Emri i fėmiut ėshtė Muhamed, emri i fėmiut ėshtė Muhamed.” Nė atė moment statuja i thye cope e grimė, me duart, kokėn, dhe kėmbėt tė shkatėrruara nė tokė. Njeriu qė i shoqėronte u ēudit. “Cka ėshtė kjo?” tha ai, “Ky ėshtė njė zot madhėshtorė qė na sjell favorizime dhe na flet ne, por u thye dhe u bė copė e grimė kur e dėgjoi emrin e djalit tėnd. Nė qoftė se njė zot vet bie dhe bėhet copa copa, ē’farė rreziku atėherė mund ti ndodhė djalit tuaj. Asgjė nuk do ti ndodhė atij. Pse po qani? Nuk keni nevojė tė qani. Kthehuni tek udhėtimi juaj. Shkoni. Do ta gjeni djalin tuaj gjatė rrugės.”
Mė tutje, e gjetėn djalin e shtrirė nė njė mbulojė mėndafshi nė njė kopsht pemėsh. Njė gjarpėr me pesė koka e kishte zgjeruar trupin qė ta mbronte fėmiun nga dielli, dhe fėmiu po rrinte aty duke buzėqeshur. Njerėzit e atij vendi u mahnitėn: “Kush ėshtė ky fėmijė qė po shkėlqen nė kopshtin tonė?” Tė gjithė ata njerėz u mblodhėn rreth kopshtit ta dėshmojnė kėtė pamje tė mbrekullueshme, por gjarpėri nuk e lejonte asnjėrin ti afrohej fėmiut. Kur Halimja ju afrua kopshtit dhe e pa fėmiun, zėri i Zotit ishte dėgjuar duke thėnė, “Halime, ky fėmijė hirėsie, ky fėmijė i rahmetit/mėshirės duhet tė sillej kėtu sepse engjujt dhe hyrijat e parajsės donin ta shihnin atė. Asgjė nuk do ti ndodhė Muhamedit a.s. Pse po qanė? Mos e le askėnd tė tė shqetėsojė. Ti erdhe kėtu duke iu friguar mbretit, por nuk ka asnjė qė mund ta vrasė Muhamedin a.s. Allahu ėshtė duke e mbrojtur atė.”
Shejh Bava Muedinijedin (Allahu e Mėshiroftė)
Shkėputur njė pjesė nga libri: “Fast of Ramadan”
Krijoni Kontakt