Minsitria e arsimit ne Kosove deshton perseri ne perpjekjet e saj te fryera per te arritur suksese duke u mundur qe deshtimin e saj ta mbuloj me nje testim fars45.66% e maturantëve kalojnë Testin e Maturës
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nga 25.764 maturantë sa i janë nënshtruar Testit të Maturës së sivjetme, kalueshmëria ka qenë 45.66%, që është rezultat i përafërt me atë të vitit të kaluar.
Gjatë një konference për media, kryetari i KQSHM-së, Nehat Mustafa, vlerësoi se përqindja e kalueshmërisë është e përafërt me vitin e kaluar dhe tha se nuk do t’i parashtrohet kërkesa ministrit të Arsimit Enver Hoxhaj për ulje të kriterit në 45%, meqë periudha e vetëdijesimit konsiderohet të ketë qenë e mjaftueshme.
Ai ka thënë se gjatë testit të maturës ka pasur parregullsi në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” të Lipjanit, andaj komisioni ka pezulluar rezultatet derisa të jepen sqarimet.
Mustafa vlerëson se këtë vit administrimi ka qenë shumë më në nivel dhe se sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e rezultatit të përafërt me atë të vitit të kaluar.
Rezultatet e publikuara bëjnë të ditur se nxënësit që i janë nënshtruar testit në gjuhën shqipe kanë arritur kalueshmëri prej 45.45 %, ata në gjuhën turke kanë arritur kalueshmëri prej 55.7% dhe ata në gjuhën boshnjake kanë arritur kalueshmëri prej 56.5%.
Ndryshe, këtë vit testit të maturës i janë nënshtruar edhe gjashtë maturantë të tjerë, të cilët kanë preferuar që testin ta kenë në gjuhën angleze, ku katër prej tyre kanë treguar sukses pozitiv.
Per te qene sa me subjektiv ne kete gje mund te permendim disa gjera qe ministria po mundohet qe deshtimet e saj ne fushen e arsimit ti mbuloj me ndertimin e disa shkollave qe me te vertet meriton lavdat por ne anen tjeter sistemi arsimor eshte ne kolaps ende shume te thelle
Reformimi i sisitemit arsimor nuk duhet te filloje nga kulmi por nga themelet e tij
Shume e shume here na jane prezentuar disa reforma por si te tilla kane mbetur vetem ne leter ,mungesa e invertarit oret e shkurtera per mesim mesimdhenes te pakualifikuar e shume e shume probleme te tjera kane bere qe sot ky testim lirisht mund te quhet deshtim per minsitrine dhe reformat e saj ne leter
Asnjehere nga asnje qeveri nuk eshte trajtuar thelbi i ketij problemi por te gjitha qeverit dhe ministrat e arsimit jane perpjekur e jane per pjekur vetem te hartojne planprograme por jo edhe ti konkretizojne si te tilla prandaj sot jemi ku jemi
Qeveria flet per kompjuterizim te shkollave, por edhe ne ato shkolla ku ka ndonje kompujter mesimi zhvillohet pak ose fare ngase mesimdhenesit jane vene njerze tersisht te pakualifikuar ne lemin e inofrmatikes e kur dihet se sot informacioni eshte fuqi atehere kjo ne shume shkolla vehet ne pikepyetje
Me dhimbsen keto gjenerata te reja qe ende po vuajn dhe do te vuajn nga keto deshtime te njepasnjishme te minstrise se arsimit
Sot te gjesh nje shkolle qe mban 45minuta oren e msimit ne qyete kosovare eshte mrekulli e madhe, pasi ne shkollat kosovare mesimi zvillohet ne tri nderrime por mundet te ndodhe edhe ne 4 nderrime me nja 30 minuta per nje ore mesimi
Prandaj eshte momenti i fundit qe te ndermerret nje hap ne kete drejtime pasi koha po ec dhe nuk pyet ajo nuk ndalet te na pres neve
Tani qe rezultatet jane publikuar prap do te del qe ne shkollat e mesme profesionale suksesi do jete me i ulet ne krahasime me gjimnazet...
Arsimi profesional ne Kosove eshte zerro pasi thuajse asnje lende mesimore ne keto shkolla nuk kane literatur te nevojshme,e ne anen tjeter minsitria nuk bene asgje ne kete drejtim
Por do te ndohe siq duket edhe sivjet qe qe pragu i kalushmerise te terhiqet nga 50& ne 45% pasi duhet disi ta mbuloj deshtimin e saj
Krijoni Kontakt