Mahmud Ahmadinexhad ėshtė rizgjedhur pėr president tė Iranit, transmetuan agjencitė botėrore, duke iu referuar rezultateve nga numėrimi i fletėvotimeve. Edhe krahas faktit se numėrimi i materialit votues ende nuk ka pėrfunduar.
Ahmadinexhad tashmė ka 18,3 milionė vota, ndėrsa kundėrshtari i tij kryesor – ish-kryeministri Mir Hosein Musavi ka 8,9 milionė vota. Nė pėrqindje kjo do tė thotė se 65,24 pėr qind pėrkundėr 31,83 pėr qind nga 77,13 pėr qind tė fletėvotimeve tė numėruara.
Sipas tė dhėnave zyrtare, dalja ishte rreth 75 deri 80 pėr qind nga personat me tė drejtė vote, ndėrsa tė tillė nė Iran ka 46,2 milionė.
Kandidati reformist presidencial Musavi ka kundėrshtuar rezultatet zyrtare duke akuzuar autoritetet iraniane pėr falsifikimit tė votave.
Nė njė konferencė shtypi rreth mesnatės, Musavi shpalli veten “definitivisht fitues” duke u bazuar nga rezultatet qė vinin nga tė gjitha vendvotimet e vendit.” Ai akuzoi qeverinė pėr manipulimin e votave tė njerėzve pėr tė mbajtur nė pushtet Ahmadinexhad dhe sugjeroi se kampi reformist do tė ngritet pėr tė sfiduar rezultatet.
“Ėshtė detyra jonė pėr tė mbrojtur votat e njerėzve. Nuk ka asnjė kthese prapa,” tha Musavi.
Ministria e Brendshme ka ndaluar mbajtjen e mitingjeve, deri nė njoftimin e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve. Megjithė ndalimin ithtarė tė Musavit demostruan nė Teheran kundėr shpalljes sė Ahmadinexhadit si fitues tė zgjedhjeve. Policia ushtroi dhunė ndaj demostruesve./shqipmedia/
--
Ka ora 8 ne mėngjes e lexova se i ka humb tash prape doli se i ka fitua![]()
Krijoni Kontakt