Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 125
  1. #61
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    O mister a mis 1944
    Nuk bohet fjale per ata qe u masakruen per 60 vjet te kjo teme.
    Bohet fjale sot me 2009 e kerrkush nga viktima e vrasesi nuk kane te bejne me ato qe u masakruen per 60 vjet.
    Epo Juanito, ata qe masakruan per 60 vite duan te hipin serish ne karrige sot. Ka qene funksionar teper i larte i PPSH ai Gramoz Ruēi, apo harron ti? Ja se ta kujtoj une.

    Nga krahu i PS e kane treguar se te vrasin per partine. Mos harroni ne votimet e kaluara, u vra doktori nga Kukesi dhe u plagos djali nga Durresi nga simpatizante te PS. Turp t'iu vije!

    Turp per ata njerez qe bejne veprime te tilla per postera partish. Turp dhe per ata drejtues partish neper rrethe qe vjellin vrer per kundershtarin. Keta jane nejrezit qe nxisin edhe sulme te tilla. Me vjen peshtir kur degjoj nganjeher keta minidrejtues neper qytete, qe nuk lene fjale pa thene per kundershtarin. Shqiptaret akoma nuk e kane mesuar qe nuk zgjidhet asgje me sharje, ofendime e dhune. Zgjidhjet behen me zgjedhje, pra me vonte e lire. Kur ne te mesojme kete gje, atehere do te menjanohen edhe keto budalliqe dhe idiotesira.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Epo Juanito, ata qe masakruan per 60 vite duan te hipin serish ne karrige sot. Ka qene funksionar teper i larte i PPSH ai Gramoz Ruēi, apo harron ti? Ja se ta kujtoj une.

    Nga krahu i PS e kane treguar se te vrasin per partine. Mos harroni ne votimet e kaluara, u vra doktori nga Kukesi dhe u plagos djali nga Durresi nga simpatizante te PS. Turp t'iu vije!

    Turp per ata njerez qe bejne veprime te tilla per postera partish. Turp dhe per ata drejtues partish neper rrethe qe vjellin vrer per kundershtarin. Keta jane nejrezit qe nxisin edhe sulme te tilla. Me vjen peshtir kur degjoj nganjeher keta minidrejtues neper qytete, qe nuk lene fjale pa thene per kundershtarin. Shqiptaret akoma nuk e kane mesuar qe nuk zgjidhet asgje me sharje, ofendime e dhune. Zgjidhjet behen me zgjedhje, pra me vonte e lire. Kur ne te mesojme kete gje, atehere do te menjanohen edhe keto budalliqe dhe idiotesira.
    Si the ti ata qe masakruan per 60 vjet duan te hipin ne karrige.
    Po a ke sy ne balle kur kane zbritur nga karrgja ata qe vrane per 60 vjet?
    Asnje dite skane zbritur.
    Ata vetem alternohen. Shqiperia lan prapanicen o me te majten o me te djathten po koken e ka nje ajo komunsiste akoma e ka.
    Ju qe na cani koken per te djathta e per salira o jeni komuniste te mesuar me urdher te Ramiz Alise te shani komunizmin o jeni nga te perndjekurit qe su le kush te beheni faktor.

  3. #63
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Juanito, a nuk e kupton dot dhe kaq. Ne Europen e Bashkuar dhe Aleat te SHBA nuk ka asnje vend komunist. Ne NATO nuk ka asnje vend komunist. Akoma besoni ne keto idiotesira juve aman? Apo keni nostalgji per kohen. Pa merak, nuk do te kthehet me ajo periudhe e erret e historise dhe nuk do te vriten me njerez me urdher te partise.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ca kokeboshi qenke ti !
    Po kush qenkan ata qe duan te vine ne pushtet athere? Kush jane keta qe maskaruan per 60 vjet. Apo do te thuash qe po erdhi ps ne pushtet u be komuniste shqiperia. Cfare budalle.
    Hem ska hem ka komuniste. Kam dele kam cjap nga ta mbyll nga ta hap qenke ti.
    Hem thua qe duan karrige ata qe vrane per 60 vjet dmth paska komuniste.
    Hem thua jemi vend i natos e sjemi komunist.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    I jepet lamtumira e fundit Artan Zekės, e kishte mbajtur edhe me bukė vrasėsin

    Rreth orės 10 tė ditės sė djeshme kortezhi me trupin e pajetė tė tė riut Zeka iu drejtua varrezave tė fshatit Qerret



    Nė mjediset e banesės sė tė ndjerit Artan Zeka, aktivistit tė djathtė, i cili u vra mėngjesin e sė premtes nė Qerret tė Shijakut, janė kryer homazhet e fundit. Rrugėt qė shkeli njeriu i mirė Zeka ishin mbushur si asnjė herė tjetėr me njerėz, qė kishin ardhur nga tė katėrta anėt e Shqipėrisė. Krahas familjarėve dhe miqve para trupit tė pajetė tė 32-vjeēarit, kanė nderuar pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike, anėtarė tė kabinetit "Berisha" dhe deputetė tė Kuvendit. Rreth orės 10 tė ditės sė djeshme kortezhi me trupin e pajetė tė tė riut Zeka iu drejtua varrezave tė fshatit Qerret, ku dhe u zhvillua ceremonia mortore. Njeriu i mirė Zeka mori ndėshkimin makabėr nga njė dorė kriminale, qė nuk njihte mirėnjohjen. Djali i dajės sė tė ndjerit Zeka, Mirian Krasniqi, pohon se viktima i ka dhėnė disa herė miell pa para pėr shkak tė varfėrisė kriminelit Balla. Krasniqi kujton virtytet humane tė Zekės, i cili i kishte falur shtatė thasė me miell pėr shkak se njeriu qė i mori jetėn nuk kishte t'i paguante. Tre fėmijėt e Zekės, djali Igli dhe vajzat Aida dhe Orieta nuk e meritonin tė rriteshin jetim kur fati i kishte dhuruar atyre njė baba tė mrekullueshėm, tė palodhur dhe tė respektuar nė tė gjithė fshatin. Artan Zeka ishte njė njeri i ndershėm, qė merrej me njė aktivitet privat dhe nuk merrej me fjalė lart e poshtė nėpėr fshat. Ishte njė njeri i ndershėm si tė dy prndėrit e tij, babai Zaimi dhe nėnė Sheridja. Ai kishte njė pasion politik, qė ishte Partia Demokratike, qė ai e quante partinė e lirisė dhe tė idealeve tė mėdha. Zeka shėrbeu sa ishte nė kėtė botė nė Komunėn Katundi Ri si shofer i kryetarit tė Komunės. Nė ceremoninė mortore tė Zekės ishin tė pranishėm njė numėr i konsiderueshėm njerėzish, ku binin nė sy dy nėnkryetarėt e Partisė Demokratike, Topalli dhe Patozi, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministri i Arsimit, Fatos Beja, ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa, deputetėt Xhaferri dhe Metalla. Tė pranishėm nė lamtumirėn e Zekės ishin tė gjithė kryetarėt, nėnkryetarėt dhe sekretarėt e tė gjithė grupseksioneve tė Partisė Demokratike nė Durrės. Grupseksioni ku bėnte pjesė prej vitit '97 i ndjeri Zeka nuk do ketė mė nė pėrbėrje tė tij njeriun vizionar dhe idealist, qė politikėn nuk e shihte si mjet pėr t'u pasuruar, por si njė rrugė zhvillimi. Artan Zeka do t'i mungojė bashkėshortes Irma, e cila ndau me tė kėnaqėsinė e tė ndjerit prindėr. Zeka do t'i mungojė Qerretit, tė cilin nuk e braktisi asnjėherė dhe kur ishte nė kushte tė vėshtira ekonomike. Nė fjalėn e lamtumirės, e cila u mbajt nga kandidati pėr deputet i Durrėsit Ferdinand Xhaferi, u theksua urtėsia, pėrkushtimi, dinjiteti i tė ndjerit Zeka. "Vdekja e Tanit ėshtė shumė e rėndė, sepse ai ishte vetėm 32 vjeē. Vdekja e Tanit ėshtė shumė e rėndė, sepse tre fėmijėt e tij nuk do ta shohin mė babain e tyre tė dashur. Vdekja e Tanit ėshtė shumė e rėndė, sepse baba Zaimi, nėnė Sheridja dhe gruaja e tij Irma nuk do tė ngushėllohen dot kurrė pėr humbjen e tij", tha Xhaferi nė ceremoninė mortore. Artan Zeka u vra duke vendosur flamurin e Partisė Demokratike. Artan Zeka u vra pėr Shqipėrinė europiane dhe u vra kur Shqipėria ėshtė shumė afėr realizimit tė ėndrrės sė saj europiane. Ekstremizmi i majtė dhe barbar iu pėrgjigj me zjarrin e kallashnikovit flamurit tė Partisė Demokratike dhe qėlloi pėr vdekje njeriun-flamur, qė kėrkoi tė mbrojė dhe tė pėrhapė simbolin e pėrparimit tė Shqipėrisė. Pak para se tė mbyllej pėrgjithmonė nė banesėn e fundit Heroi i Demokracisė, kryesuesi i listės sė PD nė Durrės tha: "Vėllezėr dhe motra! Artan Zeka mė 28 qershor do tė ishte njė nga komisionerėt e Partisė Demokratike. Artan Zeka mė 28 qershor do tė votonte pėr Partinė Demokratike. Artan Zeka do tė votonte pėr tė ardhmen e djalit tė tij Iglit dhe tė vajzave tė tij, Aidės dhe Orjetės. Artan Zeka do tė votonte pėr tė ardhmen e tij dhe tė bashkėshortes sė tij, Irmės. Artan Zeka do tė votonte pėr sigurinė dhe qetėsinė e prindėrve tė tij. Artan Zeka do tė votonte pėr tė ardhmen e sigurtė tė tė gjitha familjeve shqiptare. Ne i sigurojmė tė gjithė familjarėt e Artanit, ne sigurojmė tė gjitha familjet shqiptare se nė Shqipėrinė e NATO-s e ardhmja europiane nuk vritet dot me plumba. Nė Shqipėrinė e NATO-s bijtė ekstremistė nuk mund tė bėjnė dot atė qė bėnė baballarėt e tyre pėr 50 vite. Ligji do tė bjerė me forcėn mė tė madhe mbi vrasėsin e Artanit dhe mbi kėdo qė mund tė jetė fshehur pas tij. Ne do tė jemi pėrkrah familjes sė Artan Zekės kudo dhe kurdoherė. Ne krenohemi me ty shoku, miku dhe vėllai ynė Artan Zeka, Dėshmor i Demokracisė! Qofsh i paharruar!".

    Asnjė prej krerėve socialistė nė ceremoninė e varrimit tė familjes Zeka

    Njėqind e pesėdhjetė metra distancė ajrore ndajnė banesat e dy familjeve Zeka dhe Balla, nė fshatin Qerret tė Komunės Katund i Ri nė Durrės, aty ku ndodhi vrasja. Nė njėrėn kishte pllakosur zija pėr 32-vjeēarin e vrarė, Artan Zeka, i cili la jetimė tre fėmijė, dy vajza njė djalė. Kurse nė banesėn tjetėr tė kriminelit Skėnder Balla po thurren trillime, sipas tė cilave vrasja nuk ėshtė bėrė pėr motive politike. Sipas investigimit tė bėrė, rezulton se vrasėsi ėshtė krushqi me njėrin prej kandidatėve pėr deputet tė PS, ēka e bėn lidhjen me socialistėt mė tė fortė. Burracaku Balla deklaron se nuk ėshtė simpatizant i Partisė Socialiste, ndėrkohė qė njihet si njė nga aktivistėt me tė mėdhenj tė kėsaj partie. Autori i vrasjes sė Artan Zekės, 45-vjeēari Skėnder Balla, i arrestuar si autor i vrasjes tė njė aktivisti tė Partisė Demokratike teksa po vendoste flamuj dhe postera tė partisė sė tij, ėshtė i dyshuar edhe pėr njė vrasje tė ndodhur nė vitin 2003, bėnė tė ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Durrėsit. Instikti vrasės i kriminelit Balla ėshtė shprehje e qartė e strategjisė qė ndjek e majta pėr zgjedhjet. Kujtojmė se partitė e majta historikisht kanė pasur pėrkrahės kriminelė ordinerė me synimin e vetėm pėr tė frikėsuar qytetarėt. Skėnder Balla, 45 vjeē, banues nė fshatin Qerret, ėshtė person me precedentė penal dhe dyshohet si autor i njė vrasjeje ende tė pazbardhur nė vitin 2003. Ngjyrimi politik i vrasjes ėshtė i dukshėm se mediat tė lidhura ngushtė me Ramėn kanė vėnė nė plan tė parė arsyen e vrasjes dhe kjo e dalė nga goja e kriminelit. Mediat e majta i bėnė jehonė lajmit se Balla nuk ishte anėtar i Partisė Socialiste, gjė qė banorėt e fshatit e dijnė se ėshtė e kundėrta. Bijtė e kuq tė komunistėve nuk e kanė harruar dhunėn dhe vrasjet ndaj kundėrshtarėve. Po ashtu si baballarėt e tyre, tė cilėt nuk i pranuan krimet e para viteve '90. Dora vrastare e kriminelit Balla do tė marrė dėnimin e merituar. Demokracia nė Shqipėri ėshtė e pakthyeshme, falė dhe gjakut tė heronjve tė saj. Ndonėse Partia Socialiste ėshtė distancuar nga ngjarja, asnjė prej krerėve socialistė tė Durrėsit nuk kanė vizituar familjen Zeka pėr humbjen e rėndė tė djalit tė tyre.

    Ngjarja

    Tė premten rreth orės 9 ėshtė qėlluar aktivisti i Partisė Demokratike, Artan Zeka. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Qerret tė Sukthit, ku aktivisti i Partisė Demokratike ėshtė vrarė me armė zjarri nga militanti i Partisė Socialiste, Skėnder Balla, pėr arsyen e thjeshtė se po vendoste disa flamuj tė Partisė Demokratike, tė cilėt ishin hequr nga militantėt e PS-sė. Skėnder Balla, militant i PS-sė, i njohur si person me precedent penal, ka penguar Zekėn tė vendosė flamujt e Partisė Demokratike nė njė lokal tė fshatit Sukth. Pas grindjes, 32-vjeēari Zeka ėshtė ulur nė kafene, ndėrsa Balla ėshtė larguar pėr nė shtėpi pėr t'u kthyer me njė armė automatike, duke qėlluar me breshėri nė drejtim tė tij. Ngjarja, sipas Policisė sė Shtetit, ndodhi rreth orės 09.00 nė qendėr tė fshatit, nė afėrsi tė njė lokali. Sipas investigimit tė bėrė rezulton se, vrasėsi ėshtė krushqi me njėrin prej kandidatėve pėr deputet tė PS. Shtetasi Skėnder Balla, person me precedent kriminal, ėshtė arrestuar 10 minuta pas kryerjes sė krimit, ku i ėshtė sekuestruar dhe arma e krimit. Pėr kėtė ngjarje janė shoqėruar nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Durrės tė gjithė personat qė kanė parė dhe kanė dijeni pėr ngjarjen. Mbi autorin rėndon akuza e "Vrasjes me paramendim" dhe "Mbajtje pa leje e armėve luftarake e municioneve", parashikuar nga nenet 78 e 278/2 tė Kodit Penal. Strukturat pėr Hetimin e Krimit nė Drejtorinė e Policisė Qarkut Durrės nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Durrės po punojnė pėr dokumentimin e ngjarjes sė ndodhur nė fshatin Qerret, si dhe tė njė ngjarjeje tjetėr kriminale, ku dyshohet si autor shtetasi Skėnder Balla. Ngjarja mjaft e rėndė ėshtė tregues i mentalitetit tė krahut tė majtė tė politikės shqiptare, tė cilėt vazhdojnė tė pėrdorin metodat e baballarėve tė tyre. Drejtuesit dhe militantėt e krahut tė majtė tė politikės shqiptare vazhdojnė pėrdorimin e metodave terroriste, dhunėn e urrejtjen klasore tė baballarėve tė tyre ndaj shqiptarėve qė kanė bindje tė ndryshme politike nga ata.

    Berisha viziton familjen e Zekės: Autori i krimit do tė marrė dėnimin mė kapital

    Kryeministri Berisha vizitoi dje familjarėt e tė ndjerit Artan Zeka, i cili humbi jetėn ditėn e djeshme si pasojė e njė vepre kriminale nga njė militant i Partisė Socialiste. Gjatė vizitės, shefi i qeverisė i shprehu ngushėllimet dhe tronditjen e tij pėr humbjen e djalit, prindit dhe njeriut tė dashur. "Na ka tronditur thellė nė shpirt sepse humbėm njė djalė tė mrekullueshėm, njė prind tė mrekullueshėm, njė njeri jashtėzakonisht tė pėrkushtuar, tė dashur, tė respektuar. E humbėm jo nga njė aksident, e humbėm nga njė dorė qė qėlloi nė emėr tė sė shkuarės. Njė dorė kriminale qė nuk pajtohet me pėrpjekjet e shoqėrisė shqiptare pėr tė ardhmen", u shpreh kreu i qeverisė. Ai theksoi se kjo ėshtė forma mė e shėmtuar e krimit, intolerancės dhe urrejtjes totale nė njė proces fisnik. "Jemi te lėnduar qė tė gjithė nė atė qė besojmė, nė atė qė pėrpiqemi. Pavarėsisht se secila forcė politike ka projektin e vet, por atė e ka pėr tė gjithė shqiptarėt, nuk e ka qė tė lumturojė njė pjesė dhe tė mjerojė njė pjesė", tha shefi qeverisė. Duke iu referuar aktit, kryeministri Berisha u shpreh se personi nė fjalė ėshtė njė fanatik, ekstremist, qė do tė marrė dėnimin mė kapital, mė tė merituar, pasi ai ka goditur dhe lėnduar gjithė shoqėrinė. "Ne do tė jemi me ju dhe me kėta fėmijė sa tė kemi forcėn e mundshme. Kemi borxh tė pėrjetshėm. Ai ra pėr vlerat mbi tė cilat ne pėrpiqemi tė ndėrtojmė Shqipėrinė, tė ndėrtojmė tė ardhmen", vijoi kryeministri Berisha.

  6. #66
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Vrasja nė Qerret, flet nė gjyq i akuzuari, Balla

    DURRĖS - Ka dalė sot para trupit gjykues i akuzuari pėr vrasjen e Artan Zekės i cili u vra pak ditė mė parė nė Qerret tė Durrėsit, sipas dėshmive tė deritanishme, pėr simbolet partiake. Vetė i akuzuariSkėnder Balla ka thėnė sot nė sallėn e gjyqit se Artani, i ati dhe njė bashkėfshatar tjetėr e kishin akuzuar pėr heqjen e flamujve tė PD-sė. "Ata mė rrahėn mua dhe familjarėt e mi", ka vijuar ai. Nė fund tė seancės qė zgjati njė orė e gjysėm trupi gjykues vendosi masėn e arrestit"burg pa afat".

    Sot rreth orės 13:00 nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Durrės ka nisur seanca gjyqėsore ne ngarkim tė tė pandehurit Skdėnder Balla. Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtari Neritan Tabaku. I dyshuari pėr vrasjen e Zekės ėshtė pėrballur me paraqitjen e kėrkesės pėr 'burg pa afat' nga ana e Prokurorisė se rrethit e cila ka sjellė para trupit gjykues njė sasi te konsiderueshme provash tė faktuara nga vendngjarja si dhe tė mbėshtetura nga dėshmitarė tė pranishėm nė incidentin e pėrgjakshėm ku mbeti i vrare nga plumbat e automatikut 32 vjeēari Artan Zeka, babai i tre fėmijėve.

    I pandehuri ka pohuar se shkak i konfliktit kanė qene sharjet dhe fyerjet pėr flamujt e PD-sė. Balla tha se Artan Zeka, babai i tij Zaim dhe njė person tjetėr nga Qerreti kishin bėrė nė adresė tė tij akuza pėr heqjen e posterave dhe flamujve tė PD nė Qerret. Balla nė kėtė seancė nuk foli aspak pėr vėrtetėsinė apo jo tė akuzave por pėrshkroi momente nga konflikti. "Sherri ka filluar rreth ores 08:30 minuta nė kohėn kur makina qė unė kisha nė pėrdorim BMW e zezė me targa gjermane ėshtė goditur me gurė nga tre persona mes tė cilėve ishte edhe Artani". "Sherrin e hapi njė tjetėr, por mė pas erdhėn e mė rrahėn babė e birė, mė nxorrėn nga makina dhe mė goditėn. Madje qėlluan edhe mbi familjarėt e mi. Iu shpėtova nga duart dhe shkova nė barake ku mora armėn", ka rrėfyer i akuzuari Skėnder Balla. Pas kėsaj, nga trupi gjykuesi ka komunikuar atij masėn 'arrest me burg' per vepren penale te vrasjes me paramendim te 32-vjeēarit, Artan Zeka paraditen e sė premtes, dt. 12 qershor.

    Vrasja nė Qerret tė Durrėsit ėshtė trumbetuar si vrasje pėr shkaqe partiake nė pikun e fushatės elektorale. Nė mortin e tė ndjerit Artan Zeka kanė marrė pjesė drejtuesit kryesor tė PD-sė, si Topalli Patozi, etj. Nga ana tjetėr Partia Socialiste nuk e ka quajtur kėtė, vrasje politike. Po kėshtu edhe banorė tė fshatit flasin pėr konflikte tė tjera mes dy personave qė banojnė nė tė njėjtin fshat dhe madje me shtėpi shumė afėr me njėri-tjetrin. Do tė jetė gjykata ajo qė do tė hedhė dritė mbi kėtė ngjarje.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13 Lexo Postimin
    E di qe te vjen inat se te kujtohet prej ē'soji te ndyet je!
    Aq para jeni ju, sa vetem tani keni fillue me thane ēka tjeret thoshnin nji shekull ma perpara e per te cilen soji yt per dhjetvjeēare i masakroi. Imagjino sa mbrapa jeni!!!
    Sojit tim ti kash komet e ti pish ujin ti debile.
    Ke postu 1000 here ata qe vuejten 60 vjet me nji pike te punon truni.

  8. #68
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Or Juanito, nuk dashke me mar vesh ti. Nejse, une nuk i lodh nervat e mia me ty, por jam tu pa punet e mia dhe te perparoj. Juve u ka ngel akoma mendja ke ajo kohe e keni nostalgji per ate kohe. Vazhdo e enderro e qaj per ate kohe qe u iku, tani eshte koha e demokracise, ju pelqen apo nuk ju pelqen juve.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #69
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Peqin, rrihet dhe kėrcėnohet kryetari i PS

    PEQIN- Ka rėnė pre e njė sulmi fizik kryetari i PS sė fshatit Gjocaj nė Peqin, Nazmi Xhyra. Njė grup tė rinjsh, mes tyre djali i aktivistit tė PD-sė sė zonės i kanė dalė para teksa po kthehej nga Gjocaj drejt Peqinit me makinė.

    Ai rrėfen: "Isha nė komunėn Gjocaj. Rreth orės 17.00 po kthehesha nė qytetin e Peqinit bashkė me dy miqtė e mi, kolegė tė punės dhe aty papritur mė del pėrpara njė person i panjohur qė udhėtonte me makinė. Mė bllokoi rrugėn, me qėllon me grushte dhe mė gris kėmishėn e mė pas mė kėrcėnoi duke mė pyetur - Ti je kryetar i PSsė?- Po i them. Mė thotė - Duhet tė heqėsh dorė. - Unė i thashė se nuk mė ke vėnė ti nė PS. Mė pas vijnė edhe katėr persona tė tjerė tė cilėt nuk i njoh dhe qė nuk i kam parė qė vijonin tė mė kėrcėnonin e me shanin".

    Kėto janė fjalėt e kryetarit tė PS sė komunės Gjocaj i cili doli sot nė darkė nė konferencė pėr shtyp nė zyrėn e PS-sė nė Elbasan. I indinjuar ai kėrkon mbrojtje dhe tregon se ngjarja ėshtė parė edhe nga policėt e rrugores tė cilėt iu shmangėt incidentit. "Fatkeqėsisht ngjarja ndodhi nė prezencė tė dy punonjėsve tė policisė tė qarkullimit rrugor qė ishin vetėm 10 m larg dhe kur panė ngjarjen u fshehėn dhe unė nuk i pashė mė", thoė Nazmi Xhyra.

    Pas incidentit ai ka vazhduar rrugėn drejt Peqinit, ndėrsa telefonata pa fund mbėrrijnė nė celularin e tij me kėrcėnime, deri me jetė. "Gjatė kėsaj kohe personi mė ka marrė disa herė nė celular duke mė kėrcėnuar me jetėn duke pėrdorur njė fjalor shumė tė rėndė", tha kryetari i PS-sė. Ai thotė edhe arsyen: "Tashmė dihet se komuna Gjocaj do tė votojė majtas dhe pėr kėtė arsye ka ndodhur ky incident". "Unė jam rrahur afėr shtėpisė sė dajės sė kandidatit pėr deputet tė Partisė Demokratike", pėrfundon ai.


    ****

    Ne nje tjeter insident te oreve te fundit, dega e PS-sė nė Durrės ka denoncuar sot dhunimin qė i ėshtė bėrė zyrės elektorale nė Manzė, pėr tė cilėn ka bėrė pėrgjegjės demokratėt. Sipas njė deklarate pėr shtyp, e kėsaj dege, bėhet e ditur se gjatė natės "disa militantė tė PD-sė nė mėnyrė tė organizuar nga kandidati pėr deputet i PD-sė nė qarkun e Durrėsit dhe me anė tė mjetit vinē nė pronėsi tė tij dhe njė tė afėrmi tė tij, kanė hequr tė gjithė flamurėt e PS-sė tė vendosur nėpėr shtyllat e ndriēimit nė dy anėt e rrugės Maminas-Manzė ,tė cilėt ishin vendosur nga ana jonė nė pėrputhje me nenin 79 pika 1 tė Kodit Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė". Sipas deklaratės, veprimet e tyre kanė shkuar deri nė dhunimin e zyrės elektorale nė Manzė duke shkulur nga kjo e fundit flamurėt e PS-sė me gjithė bazamente. "Kėto veprime vijnė si rezultat i nervozizmit tė strukturave tė PD nė pritje tė takimit elektoral qė kryetari i tyre z.Sali Berisha do tė zhvillojė sot Manzė"- thuhet nė njoftim.

    10.14
    Incidentet e fushatės, dėmtohet posteri i Ramės nė Durrės


    DURRĖS- Dėmtohet njė poster i Edi Ramės nė Durrės. Gjatė paradites sė sotme ėshtė konstatuar se tek stacioni i trenit nė qytet, pikėrisht nė zonėn ku niset autobusėt nė drejtim tė Tiranės ėshtė dėmtuar posteri i madh i liderit socialist, Edi Rama.
    Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, posteri i lartė, i veshur me xham ėshtė dėmtuar tėrėsisht. Persona ende tė paidentifikuar kanė thyer xhamin dhe mė pas kanė hequr posterin nga njėra anė e pjesės reklamuese, duke e dėmtuar atė.
    Nuk ka ende asnjė tė dhėnė pėr dėmtuesit, por dyshohet se e gjithė kjo mund tė jetė bėrė gjatė natės, kur autorėt kanė pėrfituar nga errėsira. Kjo ėshtė hera e dytė qė nė kėtė zonė tė Durrėsit dėmtohet posteri i kreut tė Partisė Socialiste. Vetėm njė javė mė parė, nė afėrsi tė stacionit tė trenit, njė tjetėr posteri tė Ramės iu thye xhami.


    14 qershor
    Fushata, dhunohet njė tjetėr zyrė e PS-sė


    KORĒĖ- Njė tjetėr zyrė elektorale e Partisė Socialiste nė Korēė ka rėnė pre e dhunės. Persona ende tė paidentifikuar nga policia kanė dėmtuar zyrėn nė lagjen numėr 17 tė qytetit, qė njihet ndryshe edhe si lagja Radanec. Nga konstatimi i policisė, e cila ėshtė sinjalizuar sot pėr ngjarjen, mėsohet se ajo ėshtė dėmtuar me mjete tė forta dhe i janė thyer xhamat. Ngjarja mendohet tė ketė ndodhur gjatė natės, nga persona qė kanė pėrfituar nga errėsira pėr tė sulmuar zyrėn.
    Nė vendin e ngjarjes, sot janė gjetur gurė dhe xhama tė thyer, ndėrkohė qė po bėhet edhe bilanci nėse ka tė tjera dėmtime brenda saj, apo jo. Policia njofton se po heton pėr tė zbardhur ngjarjen dhe po punon pėr gjetjen e autorėve.
    Ky ėshtė i katėrti rast nė Korēė, kur zyrat e PS-sė dhunohen nė kėtė kulm fushate elektorale.

    Njė jave mė parė dy incidente jane shenuar gjate fushates ne Tirane e Korēe. Aktivistėt e G99 janė pėrballur me dy agresorė qė sulmuan ēadrėn e tyre nė Tiranė. Ndėrkohė qė pėr tė tretėn herė ėshtė dhunuar zyra elektorale e Partisė Socialiste nė fshatin Vashtmi tė Korēės. Nje person ka dhunuar ēadren elektorale e G99-ės, nė Porcelan dhe ka tentuar tė pengojnė shpėrndarjen e materiale informuese tė kėsaj lėvizjeje. Pas denoncimit tė bėrė nga vullnetarėt, policia ka mbėrritur nė vendngjarje dhe po heton pėr zbardhjen e saj. Ky incident vjen, pas atij incidentit po me dhunimin e njė ēadre nė Kamėz.
    Incidenti nė Korēė u shėnua nė mesditė, kur njė shtetas i identifikuar mė pas si Feridon Babani ka hequr tabelėn dhe gjithė flamujt e PS-sė nga zyra elektorale.
    Dyshohet se dhunimi i zyrės ka ndodhur pėr shkak tė njė konflikti pronėsie mes tė shoqėruarit qė pretendon pronėsinė pėr truallin dhe njė tjetėr shtetasi qė e ka dhėnė kėtė tokė me qira. Megjithatė policia ėshtė duke hetuar. Edhe herė tė tjera kjo zyrė ka rėnė pre e dhunimit, duke i shkulur tabelėn reklamuese dhe flamujt dhe duke e dėmtuar.


    10 qershor
    Postera pa leje, bashkia Shkodėr gjobit G99 me 30 mijė lekė


    SHKODĖR- G99 ka reaguar ndaj masės administrative qė Bashkia Shkodėr i ka vendosur kėtij subjekti politik pėr vendosje posterash nė mėnyrė tė paligjshme dhe nė ambjente publike. Sipas kandidatit tė G99 nė Shkodėr, Roland Ilia, gjoba prej 30.000 lekėsh qė Bashkia Shkodėr i ka vendosur kėtij subjekti politik ėshtė e padrejtė dhe tendencioze.

    Ilia ka theksuar se kjo masė administrative qė i referohet njė vendimi tė kėshillit bashkiak tė Shkodrės ėshtė nė kundėrshtim me kodin zgjedhor. Ndėrsa drejtori i policisė bashkiake nė Shkodėr, Benjamin Nako nė prononcimine tij ka theksuar se subjekti politik G99 ėshtė njohur zyrtarisht me njoftimin e kėsaj bashkie shpėrndarė tė gjithė subjekteve politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet e 28 qershorit.Njoftimi mban daten 6 qershor dhe u kėrkon kėtyre subjekteve qė tė paraiten pranė bashkisė Shkodėr pėr tu njohur me vendet e caktuara pėr vendosje poisterash elektoralė.

    Sipas Nakos, nė kundėrshtim me ligjin G99 ka vendosur postera nė ambjente publike si fasada dhe hapėsira tė gjelbėrta dhe pėr kėtė ėshtė marrė dhe masa administrative, gjoba ndaj kėtij subkjekti politik. Nė qytetin e Shkodrės akoma nuk ka filluar vėnia e posterave elektoralė tė partive politike dhe G99 ka qenė i pari subjekt qė i ka vendosur ato nė disa pemė apo mure ndėrtesash tė institucioneve tė ndryshme.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #70
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ne radhe te pare me vjen keq per incidentin e kryetarit te PS ne Peqein. Mbi te gjitha jemi njerez, jemi Shqiptar, pastaj jemi me njeren apo tjetren pale. Personat qe bejne te tilla gjeste, le te jene te cilitdo krah, jane persona qe duhen mara masa ndaj tyre dhe tu tregohet vendi.

    Sa per kto posterat e grisura, jane budalliqe me oke. Kane ngelur zyrtare te PS duke dale e duke qare neper televizione se po na grisin posterat. Turpi i Zotit kush i shef. Ndersa Partise Demokratike nuk kane lene poster pa i grisur ne Tirane, por nuk del njeri nga PD e te thote qe me ka grisur posterin Edi Rama. Por mesa duket duhet te mbushin minutat e tyre elektorale neper televizione, dhe meqe nuk i mbushin dot keto minuta me vizione dhe me programe qeverisese, dalin e i mbushin me qarje nje dite per kartat e identitetit, duke iu lutur njerezve mos te shkojne per ti bere, nje dite dalin e qajne per letra. Sa poshte kane rene. Qe tani e ndjejne eren e opozites, por keta as opozite nuk dine te bejne, se keta shkojne ne Parlament me bilbila e me megafone, turp kush e degjon, vetem ne Shqiperine tone te dashur ndodh qe nje deputet i bie bilbilit brenda ne Parlament.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  5. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •