Nga Baki Ymeri

Problemi i Kosovės nuk ka qenė asnjėherė problem administrativ, politik, fetar, e aq mė pak, ēėshtje sentimentale, siē ėshtė paraqitur disa here. Ai ka qenė problem i madh i lirisė; liria ėshtė problemi numėr njė i ēdo populli dhe problemi i Kosovės, mund tė trajtohet edhe vetėm si i tillė, pra si problem vetėm i lirisė; dhe ai u trajtua si i tillė. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarėt e Kosovės vendosi t'i ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi nė radhė tė parė, konceptin e lirisė. Zgjatja qė ndodhi, ishte njė fare tėrheqjeje. Ne e kemi pėrjetuar nė sytė tonė kėtė, nėn njė presion tė madh tė propagandės serbe dhe pastaj asaj ruse, u bė njė pėrpjekje pėr simetrizim tė krimit, dmth, pėr njė ngatėrrese, njė mjegullim midis xhelatėve dhe viktimave, pėr tė paraqitur Serbinė si viktimė, pėr tė zgjuar keqardhje pėr tė, pėr tė harruar ēka ndodhur. Unė jam njė europianist i vendosur, dhe gjithmonė kam theksuar dhe theksoj qė mirėnjohja shqiptare pėr Evropėn Atlantike, pėr Evropėn, pėr Shtetet e Bashkuar, duhet tė jetė nė jetė tė jetėve, do tė jetė e pandryshueshme; por kjo s'do tė thotė aspak, qė ne, tė mos themi mendimin tone, kur ka gjėra, kur ne nuk jemi dakord me qėndrimet qė mbahen. Nė qoftė se do tė kihen parasysh pėr shembull, e vėrteta, ēka ndodhur nė Kosovė, nė qoftė se do t'i bėheshin tė njohura botės krimet qė kanė ndodhur atje, masakrat, shpėrnguljet e shqiptarėve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos njė krim i madh, pėr tė cilin ėshtė folur shumė pak, ose nuk flitet ende, pėrdhunimi nė masė i grave dhe i vajzave tė reja nė Kosovė, vizioni pėr atė qė ka ndodhur do tė ishte shumė mė i qartė dhe zgjidhja do tė kishte qenė, pėr mendimin tim, mė e shpejtė. Kėto nuk i them aspak pėr revansh, askush nga ne nuk i thotė pėr revansh, pėrkundrazi, i them, meqė problemi zgjidhet vėrtet nė rrėnjėt e tij, nė thellėsinė e tij, qė tė mos ketė dilema mė, se dilemat janė shumė tė kėqija, kur ka probleme tė tilla madhore; unė jam pėr atė, qė sytė t'i mbajmė nga e ardhmja, nė kėrkim tė paqes, tė mirėkuptimit me popujt fqinj, duke pėrfshirė, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund tė ndodhi me anė tė harresės. Populli shqiptar nuk mund tė trajtohet nė kėtė mėnyrė, sepse kėshtu mund tė trajtohet vetėm njė popull i dorės sė dytė. Pėr tė ardhur tek pyetja juaj, tek sfidat mė tė mėdha qė do tė ketė Kosova. Kosova, ėshtė, do tė jetė dhe ka marrė dhe po merr qysh tani, konturet e njė zone shqiptare, evropiane, me tė gjitha standardet humaniste tė kontinentit evropian. Ai ėshtė dhe do tė jetė atdhe i tė gjithė njerėzve qė banojnė dhe jetojnė nė tė, duke zbatuar tė gjitha standardet mė tė larta nė kėto norma qė ka arritur njerėzimi dhe qytetėrimi. (Zgjodhi: Baki Ymeri).