Close
Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 211
  1. #11
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Homza, je shume interesant. Pikerisht me fjalet e tua e ke thene pse s'do te hiqet Berisha, se eshte malok. Per ty mjafton te jete malok Tropoje, kjo eshte arsye e mjaftueshme per te qene kryeminister.
    Ju lutem hiqni "shkrimet" jashte teme te Homzes.
    per mua mjafton nqs rrogat jan dyfishuar, nqs pensionet jan dyfishuar, nqs jemi bere antare te Natos, nqs kemi ndertu rrugen e shekullit Durres Kukes,,,nqs portet ne mbare vendin jan restauru, nqs shkollat po permirsohen dita dites..ket ofron maloki i Tropojes


    keni malokin e Vlores qe ofron foto nudo te tij....ne shkembim te votave tuaja dhe ne zgjidhje te halleve tuaja...


    Prandaj maloki i Tropojes eshte shum here me i pranushem per SHqiptaret sesa ky maloki injorant i Vlores.

  2. #12
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    berisha duhet te largohet...se nuk din te flasi Spanjisht...nje arsye tjeter gb feminine.


    ta shporrim kete njeri se i ka duart e medhaja...para PSjaaaaaaaaaaa

  3. #13
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    per mua mjafton nqs rrogat jan dyfishuar, nqs pensionet jan dyfishuar, nqs jemi bere antare te Natos, nqs kemi ndertu rrugen e shekullit Durres Kukes,,,nqs portet ne mbare vendin jan restauru, nqs shkollat po permirsohen dita dites..ket ofron maloki i Tropojes


    keni malokin e Vlores qe ofron foto nudo te tij....ne shkembim te votave tuaja dhe ne zgjidhje te halleve tuaja...


    Prandaj maloki i Tropojes eshte shum here me i pranushem per SHqiptaret sesa ky maloki injorant i Vlores.
    po c'rroga dyfishoi , po c'pensione mer aman. Sa qesharake qe beheni.

    Rruga e shekullit thote maloku.


    RRUGA DURRES-KUKES DHE SHAJNITE PATRIOTIKE
    Mustafa Nano
    Tė gjithė kanė rėnė nė njė grackė patriotike,
    aq sa askush nuk guxon tė
    bėjė arsyetime jo ortodokse lidhur
    me rrugėn Durrės-Kukės-Morinė-
    Prishtinė. Mė keq nga tė gjithė kanė ngecur
    politikanėt e opozitės, tė cilėt, nga frika
    e njė penalizimi elektoral, mezi guxojnė tė
    flasin pėr korrupsionin mė gjigant qė ėshtė
    bėrė ndonjėherė mbi dheun e Arbrit (domosdo,
    investimi mė gjigant do pillte korrupsionin
    mė gjigant).
    Ilir Meta, i vetėdijshėm pėr legjendėn
    urbane mbi magjinė patriotike tė kėsaj
    rruge, zgjodhi qė, nė vend tė - ose krahas -
    denoncimit tė aferės korruptive, tė vinte
    kaskėn e minatorit nė kokė e tė bėnte njė
    vizitė nė tunelin e madh. Me siguri ka menduar,
    qė rreshtimi me ata qė glorifikojnė
    patriotikisht rrugėn ėshtė njė gjest mė elektoral
    sesa rreshtimi me ata qė denoncojnė
    ligjėrisht korrupsionin. E me kėtė ka fryrė
    edhe ca tullumbacen patriotike tė rrugės.
    Edhe Dritėro Agolli kish menduar pardje tė
    mos mbetej prapa tė tjerėve. Foli pėr
    rėndėsinė patriotike tė veprės me po atė
    entuziazėm tė shkujdesur, nėn efektin e tė
    cilit janė ndodhur do persona tė tjerė, qė
    bash kėto ditė mė kanė dėrguar edhe mua
    nė rrugė kibernetike mesazhe tė llojit: Ta
    gėzojmė bashkimin kombėtar, zoti Nano!
    Me sa duket, propaganda e ka bėrė tė
    vetėn: Njerėzve u intereson veēse tė bėhen
    pjesė e litanisė patriotike, e nuk u intereson
    asgjė tjetėr. E jo vetėm kaq; janė gati ta
    linēojnė atė qė thotė: "Dakord, dakord, por
    hajt tė bėjmė ca hesape", ose "ta gėzojmė
    rrugėn, ta gėzojmė dhe bashkimin kombėtar
    po tė doni, por ndėrkohė nuk mund
    tė injorojmė faktin qė ky investim ėshtė
    bėrė nė shpėrfillje flagrante tė ligjeve, procedurave,
    institucioneve, nuk mund tė injorojmė
    faktin qė prapa impaktit patriotik
    fshihet njė kusari e padėgjuar". Provoni t‘i
    thoni kėto gjėra, e do ta shihni! Kurrė nuk
    kam parė njė klimė publike mė mbytėse e
    mė shtypėse sesa kjo. Ėshtė njė konsensus
    totalitar, qė tė hap barkun. Ėshtė njė konsensus
    totalitar, qė ta sjell mĆŗ pėrpara syve
    tė vėrtetėn e qartė tė frazės johnson-iane
    "the patriotism is the last refuge of scoundrels
    (patriotizmi ėshtė streha e fundit, ku
    fshihen horrat)". Ėshtė njė konsensus totalitar,
    qė tė bėn tė mendosh se ėshtė mė
    mirė tė jesh pa Atdhe sesa me njė Atdhe tė
    tillė, ku horri merr poza heroi e ku gjindja,
    nėn drogėn e shajnive patriotike, e trajton
    si tė tillė pa njė, pa dy.
    Ėshtė aq i shpifur ky konsensus sa, kur
    kėto gjėra ia thashė dikujt qė ka tė njėjtin
    mendim me mua lidhur me kėtė fabul, ai
    m‘u drejtua me fjalėt: "Mos i thuaj publikisht
    kėto gjėra, pasi do rrezikosh tė mbetesh
    vetėm! Edhe lexuesit e tu tė vėmendshėm
    do tė tė kthejnė krahėt".
    Fiu! E pėrse vallė? Pėrse u dashka tė
    heshtim mbi faktin qė investimi mė i madh
    publik nė historinė e shtetit shqiptar nuk
    ka qenė - e ēuditshme kjo gjė - njė premtim
    elektoral, qė ky investim filloi nė vitin 2007
    pa qenė i pėrfshirė nė buxhetin e shtetit,
    qė nuk ka pasur e nuk ka asnjė studim, i cili
    tė na bėjė me dije ose mbi dobinė
    ekonomike tė kėsaj rruge, ose mbi humbjet
    ekonomike qė ne duhet tė paguajmė nė
    emėr tė kompaktėsimit kombėtar, qė kjo
    rrugė ka filluar pa pasur njė projekt e qė po
    pėrfundon pa e pasur njė projekt (projekti
    i njė cope tė rrugės bėhet pasi ndėrtohet
    kjo copė, dhe merret vesh se bėhet me synimin
    pėr tė pėrligjur preventivat e bėrė nga
    ndėrtuesi), qė nuk u bė asnjė tender pėr tė
    gjetur kompaninė zbatuese, qė shteti shqiptar
    livroi nė favor tė Bechtel-it 90 milionė
    euro, ndėrkohė qė kjo kompani ende nuk
    kish filluar punė nė terren (mos i kruani
    brirėt me Bechtel-in! - me kėto fjalė u ėshtė
    hakėrryer Berisha deputetėve tė
    opozitės qė guxuan tė ngrenė zėrin nė atė
    rast), qė Bechtel-i ėshtė hėm projektues,
    hėm ndėrtues, hėm supervisor (kėshtu si
    kanė shkuar punėt, nuk ėshtė ēudi qė
    nesėr tė jetė dhe kolaudator i punimeve),
    qė vlefta e parashikuar fillimisht pėr kėtė
    investim ka qenė 200 milionė euro, qė pak
    mė pas kjo vleftė shkoi dhe u bė 400 milionė
    euro, qė pak mė pas akoma u fol nga
    ministri i Transportit pėr 500 milionė euro,
    qė sot flitet se ėshtė njė miliard euro, qė
    nesėr, pėr ta mbyllur pėr fare kėtė investim,
    flitet se do tė duhen edhe njė miliard
    euro tė tjera, qė askush prej qeverisė
    nuk del tė bėjė transparencėn e asaj qė ka
    ndodhur etj., etj?
    Ja, kėto janė gjėra qė ne duhet t‘i dimė,
    pasi kjo vepėr, si tė gjitha veprat publike,
    ėshtė ndėrtuar me paratė e shqiptarėve, e
    jo me paratė e berishajve. E nėse ka njerėz
    (ndoshta janė tė shumtė), qė janė gati tė
    na thonė, se "nuk duam t‘ia dimė pėr korrupsionin"
    (ky ishte mesazhi i nėnkuptuar
    edhe i patriotit Dritėro Agolli para dy
    ditėsh), kėta njerėz bėjnė mirė ta dinė se
    pėr njerėz tė tjerė ka diēka qė ėshtė mė e
    rėndėsishme sesa patriotizmi i tyre rapsodik:
    e vėrteta dhe drejtėsia. Ėshtė i rėndėsishėm
    shpirti kombėtar, por po kaq i rėndėsishėm,
    nė mos ca mė shumė, ėshtė edhe
    shpirti civil e civik. Shpirti civil e civik e nėnkupton
    atė kombėtar, ndėrsa shpirti kombėtar
    nuk ėshtė e thėnė ta nėnkuptojė
    atė civil e civik. Shpirti civil e civik na bėhet
    krah nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė
    demokraci gjenuine e njė shtet funksional
    tė sė drejtės, ndėrsa shpirti kombėtar nuk
    e ka pėr gjė tė prodhojė e tė legjitimojė horrat
    nė pushtet. Nuk e di se sa janė nga pikėpamja
    numerike shqiptarėt qė janė dakord
    me sa mė sipėr, por unė do isha i lumtur
    tė kisha lejen pėr t‘i pėrfaqėsuar publikisht
    duke thėnė: "Mjaft me dėngla kombėtare
    e kombėtariste! Veē nė njė mėnyrė mund
    ta duash atdheun tėnd: duke u dhėnė munxėt,
    e jo duke u dhėnė mbėshtetje, horrave
    qė e sundojnė dhe e plaēkitin kėtė atdhe.
    Dhe natyrisht, duke mos i lėnė kėta
    horra tė mbrohen nėn strehėn e patriotizmit".
    * * *
    Ka dhe njė ēėshtje tė dytė, e cila ka lidhje
    me pėrurimin e bėrė para tri ditėsh, nė tė
    cilin morėn pjesė kryeministrat e Shqipėrisė
    e tė Kosovės, duke e shndėrruar
    atė festė tė shpikur kombėtare nė njė festė
    tė shpifur partiake e tribale. Lind pyetja:
    Ēfarė u pėrurua atė ditė? Po dy ditė para
    zgjedhjeve ēfarė do tė ripėrurohet? A mos
    vallė ne tani mund t‘u hipim makinave tona
    nė orėn "X" e mund tė mbėrrijmė qetė-qetė
    nė Prishtinė nė orėn "X+4"? As qė bėhet
    fjalė. Qeveria e Kosovės nuk ka asnjė plan
    imediat pėr tė nisur investimin nė segmentin
    Morinė-Prishtinė, i cili kap gjatėsinė e
    150 kilometrave. Nė rastin mė tė mirė, kjo
    mund tė bėhet pas nja pesė a dhjetė vitesh.
    Ah, epo atėherė ne mund tė shkojmė qetėqetė
    deri nė Kukės pas kėtyre pėrurimeve?
    Po ē‘ne? Janė tė paktėn nja katėr ura, nė tė
    cilat po punohet e tė cilat janė planifikuar
    tė mbarojnė nga fundi i vitit. Pėrveē kėsaj,
    edhe sikur kėto ura tė ishin gati sot,
    trafikun do ta pengonin mos hapja e
    tunelit tė dytė dhe punimet e "rifiniturės"
    brenda tė dy tuneleve (ventilim, ndriēim,
    masat kundėr zjarrit, sistemi i kontrollit
    dhe i komandimit elektronik), pėr tė cilat
    lipset tė paktėn njė vit. Po mirė, po u bėnė
    dhe kėto, jemi gati? Po si qenkemi gati,
    mor vėllezėr? Deri tani ėshtė punuar
    vetėm nė segmentin Rrėshen-Kalimash, i
    cili kap gjatėsinė 56 km. Segmentet e tjera,
    Durrės-Milot (nja 50 km) dhe Milot-Rrėshen
    (nja 50 km akoma), janė rrugė tė standardit
    tė zakonshėm shqiptar, d.m.th me
    dy korsi, dhe ka rrezik tė mbeten kėshtu
    pėr njė kohė tė gjatė. Pyesim dhe njėherė?
    Ēfarė pėruroi Berisha, atėherė? Pėruroi
    sytė e vet. Dhe kėtu gjyshja ime, ndjesė
    pastė, do shtonte: qė t‘i pėlcasin!
    Berisha do vijojė ta tjerrė pėr ditė tė tėra
    kėtė punė. Pėr ta shitur si meritė tė vetėn
    nė kėtė prag zgjedhjesh? Sigurisht, por jo
    vetėm. Do ta tjerrė gjatė edhe pėr njė arsye
    tjetėr: ndėrsa tė tjerėt janė tė fokusuar te
    tollovia patriotike, ai po pėrgatit dhe
    vjedhjen e madhe tė zgjedhjeve. Do t‘ia
    dalė mbanė? Nė kushtet e vėmendjes sė
    shtuar tė ndėrkombėtarėve, do tė jetė e
    vėshtirė. Por nėse s‘ka shumė nė dorė pėr
    tė vjedhur zgjedhjet, ai ka nė dorė pėr t‘i
    prishur ato. Dhe mbani vesh! Ėshtė pikėrisht
    kjo qė do tė ndodhė: zgjedhjet do prishen.
    Por "patriotėt" tanė po njėsoj do kenė
    gojė pėr tė thėnė: "Le tė bėjė ē‘tė dojė! Ai na
    bėri rrugėn".
    Si t‘ia bėjmė me tė tillėt? Hm! Veē njė gjė
    na mbetet pėr tė bėrė: tė tregojmė, atje,
    pranė kutive tė votimit, se jemi mė shumė
    se ata.

  4. #14
    Sala duhet hequr nje ore e me pare perpara se ta fusi Shqiperine ne BE

    Sala duhet hequr sepse na futi ne NATO

    Sala duhet hequr sepse po ndyshon Shqiperine nga nje vend ku mbreteronte krimi dhe korrupsioni ne nje vend qe terheq investime gjigante nga te huajt.

    Sala duhet hequr sepse ka krijuar nje kabinet me njerezit me te afte ne Shqiperi

    Sala eshte kriminel dhe hajdut sepse ka dyfishuar rrogat dhe pensionet e njerezve, si guxon ky njeri te beje nje veprim te tille

    Sala duhet hequr sepse na solli 24 ore drita dhe duhet ti vije turp per kete krim qe ben kunder ambjentit dhe mjedisit.Si pasoje e ketij veprimi te papergjegjshem Shqiperia po kontribuon ndjeshem ne rritjen e ngohjes globale.

    Sala duhet hequr sepse Shqipetaret nuk jane mesuar me nje qeveri qe punon dhe kujdeset per shtetasit e saj por ndjehen me te qete po te qeverisen nga mafia socialiste dhe djemte e ish bllokmeneve.

    forca o burra te votojme per korrupsionin me ne krye edi ramen qe te rikthehemi ne Shqiperine qe jemi mesuar, ne ate te krimit dhe vjedhjes.


    PS: mos ju anko moderatorit sepse te gjitha keto jane arsye pse duhet hequr Sala
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Egnatius : 12-06-2009 mė 20:52

  5. #15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pellumb Kulla, ish ambasador i Saliut po e shan akom Saliun se i duhet te mare Pasaporten Amerikane.Shume e thjeshte, Pellumb Kulla aplikoi per azil Politik ne 97 ne S H B A se gjoja do e vrisnin komunistet, tani eshte akoma me greencard dhe besoj i ka dale emri perte bere betimin si shtetas amerikan.Per ta bere sa me tragjik jeten e tij, Pellumbi u thote oficereve te INS se tani i rezikohet jeta nga Saliu se e paska share n gazete.Keshtu na mer edhe pasaporten Amerikane Pellumbi i Fierit.
    Po mire more Pellumb, po nezgjedhjet e vjeshtes 92 nuk e ngjiri zerin Berisha? Po ne referendumin e Kushtetutes nuk e ngjiri? Ti ne ate kohe i beje edhe himne kushtetutes, apo i ke haruar?!
    PO ne 96 nuk u ngjir doktori yne dhe ti nuk the nje fjale? Cne u kujtove pas 97, kur re nga kali i ambasades qe per hir te se vertetes ishe ambasadori me i dobet qe ne kemi pasur ne OKB.
    Ik o Pellumb se ta martojme ne Ramen tani, me fal mos e kishte ge emrin Malo?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Pellumb Kulla, ish ambasador i Saliut po e shan akom Saliun se i duhet te mare Pasaporten Amerikane.Shume e thjeshte, Pellumb Kulla aplikoi per azil Politik ne 97 ne S H B A se gjoja do e vrisnin komunistet, tani eshte akoma me greencard dhe besoj i ka dale emri perte bere betimin si shtetas amerikan.Per ta bere sa me tragjik jeten e tij, Pellumbi u thote oficereve te INS se tani i rezikohet jeta nga Saliu se e paska share n gazete.Keshtu na mer edhe pasaporten Amerikane Pellumbi i Fierit.
    Po mire more Pellumb, po nezgjedhjet e vjeshtes 92 nuk e ngjiri zerin Berisha? Po ne referendumin e Kushtetutes nuk e ngjiri? Ti ne ate kohe i beje edhe himne kushtetutes, apo i ke haruar?!
    PO ne 96 nuk u ngjir doktori yne dhe ti nuk the nje fjale? Cne u kujtove pas 97, kur re nga kali i ambasades qe per hir te se vertetes ishe ambasadori me i dobet qe ne kemi pasur ne OKB.
    Ik o Pellumb se ta martojme ne Ramen tani, me fal mos e kishte ge emrin Malo?


    LOL Bel Ami, nqs ke fituar green-card ne Amreike, pashaporten e ke te garantuar mbas 5 vjetesh, nqs i ke bere te gjitha rregullat qe te kerkojne keta si pagesen e taksave e cila eshte kryesorja, dhe dija e gjuhes angleze.

    Puna eshte te fitosh green-card, se ajo eshte celesi qe te jep mundesine per me tej...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Salo duhet te ike sa me pare por jo pa e perfundu Autostraden Durres -Merdar !!!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mos prisni gje nga PD Saliut.
    Ajo qe ka ngelur ne pd eshte nje mori klanesh te verbra per pushtet qe po hane njeri tjetrin.
    Aty klanet ushtrojne terror kunder njeri tjetrit deri ne kanosje per jeten.
    Mos degjoni kokeboshet qe i ka ikur truri e jane mesuar me diktator ne krye.
    Pd e sotme ka mare fund, e nxori koha jashte loje.

  9. #19
    Titulli i temes eshte agresiv! Pse duhet hequr Berisha?

    Berisha nuk hiqet, por Berisha votohet ose nuk votohet!

    Me drejte ishte ta titulloje se pse nuk duhet votuar Berisha?

    Nese jeni te zot, bindeni shqiptarin qe te mos i jape voten Berishes!

    Ka nje ndryshim te madh, ndermjet atyre qe i shkojne pas kampit demokrat dhe atyre qe i shkojne pas kampit socialist.

    Te paret flasin per vota te lira, per pajisje me karta identiteti, per nje Shqiperi qe ka ndryshuar dhe qe duhet te vazhdoje ne kete rruge dhe me shpejt nese do te jete e mundur, per nje ngritije shume te madhe te imazhit te shqiptereve.

    Te dytet flasin per bojkot, nuk bejne thirrje per pajisje me karta identiteti, mohojne investimet kolosale te kryera keto 4 vite, mohojne hapat gjigande qe jane kryer ne integrimin e vendit, shpalosin programe te tipit "sovranitet ushqimor", sajojne skena dhe ngjarje poshteruese si rasti i ores se ish-presidentit Bush etj etj.

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    duhet larguar sepse eshte pal melyshi i demokracise


    “Zonė e Ndaluar” bėhet zonė e ndaluar
    Nga Fatos Lubonja

    Letėr publike kryeministrit nė prag tė zgjedhjeve



    Tashmė u bėnė dhjetėra fushata zgjedhore dhe ju, zoti kryeministėr, i keni shkelur me dhjetėra herė sheshet e sallat anekėnd Shqipėrisė. Asnjėherė nuk keni mbetur pa u folur e pa u paranjoftuar fitoren turmave qė janė mbledhur t’ju dėgjojnė. Pa pikė besimi te mikrofonat dhe pėrforcuesit, ju keni mbushur sheshet, honet, luginat me zėrin tuaj, qė pas tri katėr mitingjeve tė para ju ka lėnė nė baltė, nga ngjirja. Duket sikur qė prej 18 vjetėsh, ju akoma nuk po ju vėnė nė dijeni qė mikrofonat jua hapin me kapacitet tė plotė.

    Ngjirja nuk ėshtė e bukur. Me lejen tuaj do tė thosha se ėshtė e shėmtuar. Ajo i bėn tė pakėndshme fjalėt, edhe sikur ato t’jua kishte shkruar Lasgushi.

    Por, pas kaq vitesh, ju mund tė reflektoni, mund ta lexoni kėtė letėr me qetėsi dhe ta kuptoni, se kėto kėshilla tė paktėn nė tė mirėn tuaj janė.

    Ju, pėr herė tė parė, i keni tė gjitha arsyet qė ta ruani zėrin. Ish-kolegėt tuaj - nuk flas pėr presidentėt, por pėr mjekėt - otorinolaringologėt, kanė njė listė shkencėrisht tė provuar me zanoret qė godasin mė shumė dhe dėmtojnė pejzat e fytit. Nga ato zanore, o-ja ėshtė e para, nė krye tė listės. Ju e pėrdorni shumė atė: “Ju sigurooooj” “Ju garantoooooj”, - thoni ju, sa herė merrni fjalėn. Eliminojini gjithė ato o-ra, tok me fjalėt qė garantojnė dhe sigurojnė! Aq mė tepėr qė kėto tetėmbėdhjetė vjet treguan se ju as siguroni dhe as garantoni gjė. Tė paktėn, garantoni zėrin tuaj!

    Ju kėtė herė nuk keni pėrse tė ngjireni edhe pėr njė arsye tjetėr: nuk keni asgjė tė re pėr tė thėnė. Tė gjitha i keni thėnė. Jehonėn e fjalimeve tuaja tė ngjirura e kanė tė regjistruar tėrė sheshet, sallat dhe faqet e maleve. Unė mendoj se sot nuk ka shqiptar tė mos dijė pėrmendėsh se ēfarė do tė thoni ju. Pėr mė tepėr sheshet dhe sallat tani jua mbush turma ambulante qė ju ndjek pas qė nga Tirana. Militantėt shoqėrues janė gati t’ua suflojnė, po tė harroni ndonjė fjalė nga ato qė sapo jua kanė dėgjuar nė mitingjet e po asaj dite.

    Ju duhet tė kujdeseni pėr laringun tuaj edhe po tė keni ndonjė gjė tė pathėnė kurrė mė parė. Mos e harxhoni zėrin, se, jo unė, por ju vetė, u keni thėnė publikisht tifozėve dhe kundėrshtarėve tuaj, se nėpėr fushata elektorale nuk thoni asgjė tė vėrtetė e se ato i thoni vetėm nga nevoja pėr fitore. Kėshtu qė gėnjeshtrat e kėsaj radhe nuk e vlejnė t’u bėsh fli zėrin. Ju katėr vjet mė parė patėt kėrkuar votėn e patėt paralajmėruar ndėshkime pėr hajdutėt. Shpallėt me shifra vjedhjet, kontrabandat e trafiqet dhe pastaj njoftuat votantėt tė mos prisnin asgjė nga ato qė premtuat, pasi i keni pasur qė tė gjitha gėnjeshtra. Dhe duhet tė jenė nga tė vetmet gėnjeshtra tė ngjirura, qė janė dėgjuar nėpėr altoparlantėt e rruzullit!

    Nė kuadėr tė kursimeve tė zėrit… Kur inauguroni ēezma, puse, lyerje shkollash, trotuare, gurė kilometrazhi dhe tabela qė kufizojnė shpejtėsinė, mos flisni vetėm ju. Lėrini tė flasin pėr ngjarjen e madhe edhe bashkėpunėtorėt tuaj. Ėshtė mė mirė kur qesharak nuk bėhet vetėm njė njeri.

    Kėtė herė, zotėria juaj, e sheh se keni mė pak e mė pak njerėz pėrpara vetes. Me dhimbje (tuajėn!) ju them se askush nuk vrapon mė tė vijė e t’ju dėgjojė. Shoqatat me prirje tė pastra antikomuniste, qė ju i shpėrfillėt nė kėto dekada, kanė shpallur largimin nga ju dhe po i pėrkėdhelin shpresat nė mitingje tė tjerė. E kuptuan mė sė fundi qė ju i keni mashtruar egėrsisht ata. Dhe largimi nuk ėshtė punė shoqatash, se shoqatat edhe manipulohen (dhe ju e keni bėrė gjithnjė mirė kėtė). Mė e keqja ėshtė se kėtė radhė, logjikisht, ju kanė kthyer kurrizin masat e tė pėrndjekurve. Ju e keni ditur me kohė qė do tė vinte kjo ditė, kur do tė hapeshin tamam sytė e do tė shihej qartė se ju vetėm i shfrytėzuat ata.

    Gjithēka ndodhi si nė atė pėrrallėn e famshme, ku pėr tė bindur kecat qė t’i hapnin portėn, ujku u shtir se ishte dhi dhe leu kėmbėn me miell qė kecat ta besonin. Tė pėrndjekurit e regjimit komunist, zoti Berisha, ishin mielli juaj, me tė cilin ju lyet dhe zgjatėt kėmbėn nė pragun e Shtėpisė sė Bardhė. Ai miell ju bėri goxha punė atėherė, porta ju hap e tani vjen zgjimi.

    Sot nuk u drejtoheni dot mė atyre, por ama, keni rast tė kurseni kordat vokale.

    Nė fakt, ju i urreni ata qė vuajtėn regjimin e Enverit. Cinizmi juaj ndaj tyre ėshtė i papėrmbajtshėm. Njė vit tė tėrė parazgjedhor u krijuat njė iluzion shpagimi dhe i vutė tė rendin pėr dokumentet e plagėve. I vutė nė rreshta para Ministrisė sė Drejtėsisė, para Gjykatave, para Drejtorisė sė Burgjeve, para Gjendjeve Civile e Postave qė tė merrnin vėrtetime persekutimi e t’ua paraqisnin prapė …Ministrisė sė Drejtėsisė, Drejtorisė sė Burgjeve dhe Gjykatave!.. Nuk ish veēse njė rrotullame burokratike, qė u shndėrrua nė njė paradė tė kėtyre njerėzve tė vuajtur, plot paraliza e brazda tė thella nė fytyrė, me flokė e dhėmbė tė rėnė. Krijuat me ta tablo piktoreske para zyrave, tablo mjerimi, qė u shijuan mjaft nga hetuesit e tyre tė dikurshėm, tė transformuar tani nė noterė, avoketėr dhe nėpunės tė administratės suaj. Me tėrė lėvizjet tuaja kundėr tyre u treguat hallemėdhenjve, se ju paskėshin besuar kot, se me Berishėn e paskėshin ngrėnė sapunin pėr djathė. U tallėt me besimin e tyre iluzor pas pėrmbysjes, se ju do t’u hiqnit udhėn nė ndreqjen e padrejtėsive komuniste. Kėshtu e pat dėrguar njėherė e njė kohė Sigurimi i Hoxhės Pal Mėlyshin nė radhėt e rebelėve antikomunistė nėpėr male. Ju u bėtė Pal Mėlyshi i Demokracisė. Nė platformėn qė ju parashutoi mes tyre, ju sė pari u kujdesėt qė tė shpėtonit vrasėsit dhe jo tė ngrinit nga harrimi tė vrarėt. E deklaruat se “ishim tė gjithė bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės”! Pastaj, nė njė prag zgjedhjesh si kėto, “bashkėvuajtėsin” tonė, Aranit Ēelėn, e dėrguat para togės sė pushkatimit. Nė njė prag tjetėr zgjedhjesh si kėto, e falėt me amnisti dhe tani i jepni atij tė tėra llojet e pensioneve: tė luftės sė ndershme, tė punės sė pėrkushtuar dhe tė pleqėrisė sė nderuar! Me kalimin e kohės, moton qė jua sugjeroi Komiteti Qendror e katandisėt nė “Tė gjithė bashkėfajtorė dhe tė gjithė bashkėvuajtės… me pėrjashtim tė Zamir Shtyllės!”

    Ligji juaj i fundit nė dėnim tė komunizmit tė kėpuste nga brinjėt me tė qeshurat qė tė shkaktonte. Aty kategoria e “bashkėvuajtėsve” tanė kriminelė nuk prekej hiē. Mjaft qė ata tė mos shfaqnin dėshirėn pėr t’u zgjedhur ministra e deputetė. Dėshirėn pėr deputet nuk e shfaq as xha Musai, njė fshatari im, qė e kaloi jetėn pranė kėnetave tė Myzeqesė e duket sikur edhe ai ka kufizime nga ligji juaj! Barazi demokratike e klasit tė parė, zoti kryeministėr! Nė vend qė sot tė dilte pėr ajrosje nė oborret e burgjeve, Ramiz Alia del nė pritje zyrtare me statusin e ish-presidentit reformator, nė njė kohė qė nėpėr Evropė, presidentė komunistė, aspak tė ngarkuar me krime sa ky i yni, rrinė prej 20 vjetėsh nėpėr burgje dhe arreste shtėpie. Anėtarė tė KQ, ju, personalisht, i emėroni ambasadorė nėpėr Evropė. E quani dėnim tė komunizmit ju, krerėt e shtetit, kur ekspozoni trupin pajetė tė drejtorit famėkeq, Thanas Nanos, nė hollin e Televizionit Publik Shqiptar dhe shkoni rrini aty gatitu nė roje nderi?! Pėr ē’merita tė atij tė vdekuri, Presidenti dhe Kryeministri i Shqipėrisė pasdiktatoriale nusėruan me pikėllim bri atij arkivoli, kur dihej se ē’propagandė radiotelevizive bėri ai e ēfarė shturmfyhreri ishte Nanoja plak, qė dėrgohej me ngut sa herė televizioni dilte nga binarėt?

    Ruajeni zėrin, zoti kryeministėr, se me kėtė ashpėrsi qė po e dėnoni komunizmin, tė pėrndjekurit nuk vijnė t’ju dėgjojnė e ca mė pak tė votojnė pėr ju.

    Do t’ju votojė vetėm ndonjėri prej tyre qė ka interesa t’ju ketė akoma nė fuqi. Atyre ua miratoj votėn. Nuk kanė faj. Nuk mund tė jenė tė gjithė idealistė. Por tė tjerėt, tė tallurit, tė gėnjyerit, tė pėrbuzurit tuaj, nuk do t’jua japin votėn. Ju, pėr ta, jeni aq i papranueshėm, sa ē’ėshtė i pabesi. Akoma nė viset tona i pabesi quhet edhe mė i urryer se hasmi.

    Ju keni rast tė kurseni zėrin, se as pronarėt nuk po vijnė t’ju dėgjojnė! Sot nė Shqipėri nuk gjen dot kategori mė antikomuniste se pronarėt. Nuk do tė vijnė mė kurrė t’ju dėgjojnė ata, zoti kryeministėr! Urrejtja reciproke me ta tashmė ėshtė e hapur. Ju i vėrtitėt kartat nė mėnyrė t’atillė, saqė tani nė truallin tėnė, nuk merr vesh qeni tė zo(t)nė. Me legalizimet ju keni mbjellė njė bimė sociale, qė kokrrat e hidhura do t’i japė mė vonė. Shoqėria shqiptare rrezikon tė jetė mė qesharakja mbi faqe tė globit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend, ku tė ndėrtosh pa leje, shteti tė dėnon duke ta legalizuar ndėrtimin e duke tė dhėnė tapinė! Tė tė zėnė aty nė pėrplasje me njė veturė pa leje, nė vend tė burgosjes, tė pajisin me patentė!

    Edhe fjala NATO ka njė o, qė ju e zgjatni shumė pėr nevoja tė fitores dhe otorinolaringologėt, ju a ēkėshillojnė. Vlerat e futjes nė NATO ju i shpjegoni, por dėgjuesit nuk ju kuptojnė, po qe se ju nuk i forconi mirė klasat e shkollės fillore. Ata brohorasin, kur brohorisni ju, por kthehen nėpėr shtėpira pa e marrė vesh se ē’u ka sjellė kjo fitore e bujshme historike. Ju nuk u shpjegoni dot atyre tė vetmen vlerė qė ka realisht qenia nė NATO dhe qė ėshtė njė kontroll mė shumė mbi politikanėt e babėzitur shqiptarė tė tranzicionit. Dhe ju kėtė dobi tė vetme nuk e zini nė gojė! Por tundni e shkundni lirinė! Cilėn liri?! Ne, pėr gjysmė shekulli kemi qenė larg dhe nė armiqėsi me dy superfuqitė e nuk na pushtoi kush. Kush e kėrcėnon lirinė e Shqipėrisė, qė mė sė fundi futja nė NATO na e garantoi? Askush. E ju kėtė nuk e thoni. Pavarėsisht se nėn peshėn e dhunės sė Enverit, atėherė ne nuk mendonim kurrė se dikush do ta pushtonte Shqipėrinė. Mund tė tingėllojė antipatriotike dhe etiketojeni qysh tė doni, por ishin qindra-mijėra qė e ėndėrronin njė pushtim atėherė. Dhe ju nuk e kuptoni dot kėtė, pasi atė tė atėhershmen ju vazhdoni ta quani liri dhe pushtimin enverian nuk ua bėn zemra ta quani historikisht mė tė egrin qė ka parė Shqipėria! (Keni tė drejtė, se ju ishit me pushtuesin ato kohėra!) Ai pushtim ish mė i rėndė se ai i osmanėve, se ai italian dhe se ai gjerman bashkė. Se asnjė nga ato pushtime nuk pat qenė mė i dhunshėm, asnjė nga ato nuk i mbylli kufijtė. Njerėzit qė nuk duronin zgjedhėn e huaj, tė paktėn kishin liri tė iknin, tė blinin navllon, biletėn e avionit, tė furnizonin veturėn dhe t’ia mbathin. Kurbetlinjtė i favorizonte Turqia, Italia dhe Gjermania. Kurse Enveri tė shtypte, tė linte pa ngrėnė, mbushte burgjet dhe kampet e internimit, ta bėnte jetėn skėterrė dhe tė vriste, po t’i ikje nga fusha e tij e shtypjes.

    Lėreni pra NATO-n, se nuk ėshtė ndonjė fitore kushediēė dhe ruajeni zėrin!

    Marr leje tė zbuloj diēka qė qarkullon kėtejpari dhe qė askush nuk do t’jua thotė: Pėr ju, zoti kryeministėr, njerėzit kanė krijuar bindjen se, po tė ishit sportist, do tė ishit i vetmi nė historinė botėrore tė sporteve, qė, sa herė nė olimpiada tė zinit vendin e fundit, do tė na shtrėngonit tė brohorisnim! Dhe atė vendin tuaj tė fundit nė finish, ju do ta shpallnit festė kombėtare! Kėshtu po ndodh edhe nė jetėn tuaj politike: i fundit nė pėrmbysjen e komunizmit; i fundit nė dėnimin e diktaturės; i fundit nė reforma; i fundit nė NATO; i fundit nė anėtarėsimin nė BE; i fundit nė lėvizjen e lirė tej kufijve…

    Dhe ju, nuk e hiqni, qė nuk e hiqni triumfin nga fytyra e lumturuar!

    E pranoj mė sė fundi qė kjo letėr mė shumė se kėshilla pėr zėrin tuaj, ka shpjegimin e votės time, qė natyrisht ėshtė kundėr jush.

    Sa herė afroheshin votimet nė atdhe, mua gjithnjė mė vinte pėrfytyrimi i njė skene nga filmi i Uudi Allenit, kur nė njė bankė dy banda, pa marrėveshje me njėra-tjetrėn, befas nxjerrin njėkohėsisht armėt dhe urdhėrojnė arkėtarėt “Duart lart e nxirrni paratė!” Dhe kėtė e bėnin aq sinkron, sa krijohej njė gjendje e nderė. Arkėtarėt syēapėlyer e duarpėrpjetė ndiqnin debatin se cilės bandė grabitėse duhet t’i dorėzonin paratė. Dhe nė film, ashtu si nė vendin tonė paskomunist, problemi u zgjidh me votime. U pyetėn nėpunėsit e bankės se nga cila bandė preferonin tė vidheshin…

    Ėshtė ekzaktėsisht e njėjta pyetje qė i ėshtė shtruar nė tėrė kėto vite zgjedhėsit shqiptar!

    Unė gjithnjė kam qenė pėr bojkotin e plotė tė votimeve, por ende ai pak patriotizėm mė ka shtytur tė mos e humb besimin se gjendja e kėtyre dy dekadave do tė marrė fund. Miqve tė mi e farefisit tim u kam kėshilluar tė votojnė pėr Spartak Ngjelėn. Do tė ishte njė humbje e madhe mungesa nė kuvendin e ri e gojėtarisė dhe e karizmės sė Ngjelės, urtėsia e Zogajt, Gilman Bakallit, Mustafajt, Petro Koēit, Biberajt dhe gjithė atyre qė nė kundėrshtim me perspektivat qė mund t’ua bėnin me sy, kundėrshtuan diktatin, urdhrat ushtarake nga partia dhe marrėveshjet e dyshimta paraelektorale mes socialistėve dhe demokratėve. Ata u dhanė jetė tė paktave ngjarje shpresėdhėnėse qė gjeneroi Kuvendi hileqar qė sapo e mbylli siparin.

    Por, nė analizė tė fundit, duke iu kthyer temės patriotike, pa vrer e urrejtje, shpreh bindjen se tė flakėsh tej Sali Berishėn nga menaxhimi i halleve tė Shqipėrisė, do tė jetė patriotizmi mė i lartė i shqiptarėve. Dhe jo se kam besim se punėt, pa tė, do tė rregullohen sa hap e mbyll sytė. Por dėbimi i Pal Mėlyshit tė Demokracisė nga historia ėshtė hap i madh drejt mbarėsisė.

Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •