Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?!

    Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të presidentit Ronald Regan, ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit të Ballkanit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

    Rohrabacher, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Evropës nuk janë shëruar.

    “Ne këtu në Amerikë që mbështetëm pavarësinë e Kosovës u përpoqëm shumë dhe unë jam krenar që isha pjesë e tyre. Por puna do të quhet e mbaruar vetëm kur në rajon të ketë normalitet, i cili ende nuk është arritur”, ka thënë Rohrabacher në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për gjendjen në Ballkan.

    Kongresmeni thotë se ka ende disa njerëz të cilët nuk kanë arritur në përfundimin që transformimi i ish-Jugosllavisë ka marrë fund. Ai i referohet mes të tjerave edhe tensioneve që herë pas here acarohen në Luginën e Preshevës, një rajon në jug të Serbisë, i banuar kryesisht nga shqiptarët.

    Zgjidhja, sipas kongresmentit Rohrabacher, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. “Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë”.

    Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir. Rohrabacher, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk është dakord.

    “Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndryshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qëndrim të tillë”, tha ai.

    Këtë qëndrim të Rohrabacherit e mbështet edhe lobistja e Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane, ekspertja juridike Shirley Cloyes DioGuardi. Ajo thotë se sugjerimi i kongresmenit Rohrabacher është një ide e guximshme:

    “Status-quoja nuk funksionon. 10 vjet më parë, ishte kongresmeni Rohrabacher i cili qëndronte në linjën e parë bashkë me të tjerë si kongresmenët Tom Lantosh, Ben Gilman dhe Henry Hyde, më pas edhe senatori Joe Biden të cilët bënë thirrje për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar, madje edhe administratat amerikane ishin kundër. Sot ai është përsëri në linjën e parë. Në qoftë se Beogradi do të insistojë për të marrë veriun e Kosovës atëherë edhe shqiptarët duhet të insistojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, ka vlerësuar ajo.

    Kongresmeni Rohrabacheri referohet një dokumenti të rëndësishëm të historisë amerikane: “Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një territor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër ata kanë të drejtën që u jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t’i kthehet përsëri këtij parimi por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit”, ka thënë ai. /VoA/Telegrafi/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    11
    si duket prap do te ket ndo nje destabilitet te ballkanit ne rast se fillojn ndryshimi i kufijve apo ndonje pazar eventual per ndryshim kufinjesh me mier kishte qen me koh mu krye disa pun te rendsishme psh: 1999 shqiperia te marr pjeset e veta kosoven ,nje pjese te veten ne maqedoni, presheven ,bujanofcin edhe ish krye puna ne ket pjesen kendej e ne pjesen tjeter plav e gusi edhe ne fund qameria edhe problemi ne ballkan kish mu zgjedh pergjithmon .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    pse jo kosova para 48 leposavic ,zubin potok,zvecan pa mitrovice dhe ne presheve bujanovc

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Ne pjesen veriore ndodhet liqeni akumulues nga i cili furnizohet me uji Mitrovica,Vushtrria,Skenderai,Drenasi ,TEC ne Obiliq, dhe planifikohet ndertimi i ujsjellsit per Prishtinen,Kosoves nuk i konvenon shkembimi i territoreve.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    11
    kurr nuk do te ket shkembim te teritorve po flas pa emocione pse ska shkembim teritoresh sepse prap do te ket destabilizim te ballkanit ateher shqiperia do kerkoj kosoven,presheven bujanofcin nje pjes te maqedonis qka do te ndodh realisht dhe si do te ndodhne ballkan un kam nje mendim personal dhe mendoj keshtuitrovicen vetem duke bler prona do ta kemi brenda kosoves pra ne shqiptaret duhet bler prona te serrbve kjo ishte nje ndersa e dyta mardhenjet ne te ardhmen me shqiperin do te jen sikur ne evrop ku e pyet gjermani zvicerranin ne kufij ne bazell se ku po shkon se pyet dot sepse jan nje .e treta problemi do te jet te presheva bujanofci medvegjeja vertet problem sepse ne 25 vitet e ardhme pritet qe atje te mbesin shum pak shqiptar po e leshojn shum ato vende shqiptaret do te deshironim qe te kemi nje shqipni natyrale por mbetet te shihet

  6. #6
    Politikanet kosovare duhet ta analizojne me kujdes kete propozim,gjithsesi.
    Ndoshta eshte ma mire per ne te marrim Preshev Bujanovc e Medgjeve,diku 150 mije banore.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Vetem ai qe eshte shkurtpames ose tradhtare mund te deshiroj shkembim teritoresh.Pasuria ne pjesen veriore e cila sot nuk kontrollohet nga qeveria e Kosoves eshte shume e madhe.Edhe varesia qe kemi nga kjo pjese eshte e pazevendesueshme.Kufiri me lumin Iber do te jete nje molle sherri pergjithmone e jete.Pastaj nuk behet fjale vetem per pjesen veriore te Kosoves por edhe per pjeset tjera qe jan ne kufi me Serbine.
    Megjithate une kam frike se ky kembim do te behet pasi qe Kosova nuk ka perfaqsues te denje qe do ta mbronin.Kjo do ti kishte konvenuar politikajve tane te cilet ne asnjemenyre nuk munden (deshen ) deri me sot ta zgjedhin kete problem.
    Pra sille kah te sillsh,per neve keq.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •