Njė ngjarje nė komunė
Byfeja e komunės si ēdo mėngjes edhe atė ditė ishte e mbushur me zyrtarė komunal tė cilėt pas njė gjumi tė lodhshėm si gjendja e popullit,ēlodhen duke pirė kafe dhe harrojnė pėr njė cast,por vetėm pėr njė ēast,hallet e popullit.Disa bile nuk kanė fjetur fare duke menduar pėr gjendjen e vet,pardon tė popullit.
Njė djal nja tridhjetepesė vjeq qė ishte zyrtar komunal I financave e pinte kafen atė mėngjes nė banak se nuk kishte pasur vend nė tavolina,tė tjerėt kishin ardhur mė herėt, megjithėse edhe ata kishin ardhur vonė. Ai,si shumica,para se tė shkonte nė zyrė shtrembėronte pak rrugėn dhe shkonte nė byfe ku pinte kafenė e llafoste me ndonjėrin apo shqyrtonte ndonjė informatė jozyrtare e gjėra tė tilla qė shkojnė me kafe.Dhe tek po pinte kafen me ėndje, iu afrua sekretaresha e kryetarit e cila pasi e pėrshėndeti ashtu si dinte vetėm ajo , I tha se kryetari e priste nė zyrė nė fund tė orarit tė punės.
Po ku ėshtė tani kryetari ? - pyeti ai I habitur dhe si me drojtje.
Ai sapo shkoi nė kryeqytet nė njė mbledhje por do tė kthehet pasdreke u pėrgjigj sekretaresha e bukur qė ishte njė vajzė me tė gjitha tė mirat po ta shikoje nga jashtė. Tė lajmėrova tash qė tė mos harroj shtoi ajo me atė qeshjen e saj qė infektonte edhe mė tė pikėlluarin, dhe iku.
Zyrtari I financave,mbeti vetėm dhe megjithėse aty kishte plot njerėz ,ai sshihte mė askėnd.Pagoi kafenė dhe ashtu I menduar e me ca nerva tė tendosura shkoi drejt e nė zyrė. Endej nėpėr zyrė duke vrarė mendjen,pėrse ta ketė kėrkuar kryetari. Ai sikur e dinte pėrse, I kishte shkuar nė mendje disa herė, por ashtu shkarazi,sI kishte kushtuar kurrė vemendje. Kujtoi ditėn e djeshme dhe kryetarin se si e pėrshėndeti,vetėm me dorė e jo edhe pėr dore siē bėnte gati gjithnjė,kujtoi thashethemet qė kishte dėgjuar pėr paksimin e personelit.Dhe ja tani ku I polli belaja.
Ai I padiplomuari me diplomė do tė futej nė thesin e tė larguarve, si pasojė e pakėsimit tė personelit. Diploma e blerė pėr tė cilėn tė gjithė e dinin, por askush s ia kishte pėrmendur, do tė bėhej objekt shqyrtimi. Do tė bėhej shkas pėr ta larguar nga puna. Kjo diplomė tė cilėn e kishte marrė jashtė, nė vendin ku kishte qenė vetėm njėherė,kjo diplomė qė I dha kėtė vend pune, tani po ia mirrte atė.
Eh, si nuk e pėrfundova atė dreq fakultet foli me vete zyrtari I financave. Ekonomiku nuk ėshtė ndonjė lėndė e vėshtirė.Dsa provime mund t I mėsoja nė autobus, e pėr tė tjerat do ja bėja disi. Por ēfarė t I bėsh, mua mė duhej diploma shpejt, dhe ja tani qė nuk u duhem , e kanė kartėn nė duar.
Qėndronte nė zyrė, ashtu I menduar e I lėnė. Dukej si njė njeri qė ka humbur pasurinė nė bigjoz. E mati zyrėn me sy dhe kujtoi ndejat e qyfyret qė bėnte aty me shokė.
Eh si mė gjeti kjo mua nisi dialogun me veten, dialog qė ai se ndalte dot. Ai, ai kryeshefi i ka kurdisur tė gjitha. Don tė arsyetoj dėshtimet e veta duke larguar njerėz nga puna. Dhe ja ku mė gjeti mua. Mua qė i kam bėrė kaq shėrbime.
Ndezi edhe njė cigare nga cigarja qė tashmė i ishte mbaruar.Sot po e tepronte me cigare, megjithatė kishte hall.
Eh si qenka kurdisur dynjaja vazhdoi tė merrej me veten e me problemin e tij. Kur nuk u duhesh mė, gjejnė diēka tė tė largojnė. Po unė dhe nė jam pa diplomė, di gjithēka qė di edhe ai me diplomė. Diploma ėshtė letėr. Ajo qė ke nė tru ka rėndėsi, e unė trurin e kam plot, dhe kam pasur suksese mė shumė se ata me diplomė qė sorollaten tėrė ditėn, e kėtej kanė njė vit punė pėrpara, tė grumbulluar e tė lėnė...
Po a do tvish tė hamė drekė o I nderuar thirri zyrtari I zyrės matanė qė kishte hapur derėn dhe kishte futur gjysmėn e trupit brenda.
Kishte ardhur koha e drekės, e zyrtari i financave se kishte vėnė re fare. As se kishte ndier. E si mund tė hante me njė problem tė tillė nė kokė. Dhe kishte tė drejt qė nuk i hahej.
Jo jo shko ti, nuk mė hahet u pėrgjigj si pa qejf zyrtari I financave
Po hajde hamė njėherė se kemi kohė edhe pėr punė qėsėndisi zyrtari tjetėr.
Jo jo shko ti shko, dal ndoshta mė vonė.
Mirė arėherė, ika unė.- tha zyrtari tjetėr dhe e mbylli derėn.
Zyrtari I financave mbeti prapė vetėm. Nuk I pėlqente tė rrinte vetėm por problemi madhor qė I ishte shfaqur si njė meteor nuk e linte tė dilte. Qėshtja qė I kishte dal pėrpara, nuk mund tė injorohej. Ai tani ishte pėrqėndruar nė kėtė qėshtje, saqė tani as tėrmetin nuk do ta vėrente. Mendimet po I vlonin nė kokė . Dikush I kishte ngritur kurthėn dhe ai do tė binte patjetėr nė tė, se rruga pėr nė ditėn e nesėrme kalonte nėpėr atė kurth. I dukej vetja I pambrojtur, si nė mes tė njė deti tė thellė, ku e shihte peshkaqenin qė po vinte por smund tė bėnte asgjė, ai patjetėr do ta hante.
Porositi njė kafe me telefon por mendja nuk I hiqej nga vendi I punės qė po humbiste.Dhe skishte faj, ishte njė punė e mirė nga ēdo anė qė ta shikosh. Dhe me tė ardhurat nuk ishte keq ,mbetej ndonjė kockė edhe pėr tė ,pėrveq rrogės sigurisht. Po tani ēdo tė bėnte,ai asgjė nuk dinte pos tė rrinte nė zyrė. Do tI gjendet ēarja dhe kėsaj, ngushlloi veten duke pirė kafe, por menjėherė ndėrroi mendje dhe ēaren qė do tė gjendej s e pėlqeu aspak. Ai donte kėtė vend tė punės. Dhe vendosi tė bėnte njė pėrpjekje te kryetari, mbase do tė kuptoheshin. E kėshtu duke shtjelluar kėtė temė kushedi sa herė nė mendje, piu dy kafe e disa cigare. Asaj dite nuk punoi gjė dhe askush skėrkoi gjė prej tij.
Dhe ora e madhe erdhi, si ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė, por pėrderisa ditėve tė tjera ajo pritej me njė ndjenjė kėnaqėsie se lajmėronte shkuarjen nė shtėpi, tani po lajmėronte shkuarjen tek kryetari e pastaj nė shtėpi, qė kishte njė ndryshim tė madh nė kėtė mes.
Zyrtari I financave u nis pėr tek kryetari, Tė gjithė kishin shkuar tashmė .Ai askėnd se pa rrugės,as dėgjoi ndonjė zhurmė.Hyri nė paradhonėn e kryetarit dhe pa sekretareshėn qė ishte ulur para kompjuterit e qė sigurisht po punonte diēka.Ajo I tha qė kryetari po e priste.Ai mblodhi tė gjitha forcat dhe u is drejt derės ku e priste kryetari. E qeli derėn dhe kur e pa qė aty ishte edhe kryeshefi iu prenė kėmbėt.
Hajde, hajde urdhėro ia bėri kryetari qė dukej sikur gėzohej qė e shihte.Ulu ulu po si je.
Mirė zoti kryetar tha zyrtari i financave me gjysėm zėri dhe u ul nė vendin qė i tregoi kryetari
Po si kalove sot pyeti kryetari dhe I zgjati paqetėn e cigareve, sė pari kėtij e pastaj edhe kryeshefit.
Ja, ashtu duke punuar.- belbėzoi si ai nxėnėsi qė nuk e di pėrgjigjen dhe mori cigaren duke thėnė faleminderit e duke u pėrkulur pak.Ai shpresonte akoma qė tė mirreshin vesh disi.
Kryetari e pyeti edhe pėr tė shtėpisė e pastaj kaloi nė temė.
E di pse tė kemi thirrur I tha
Ku ta di unė zoti kryetar tha zyrtari I financave qė shtirej qė sdinte gjė por ai e kishte humbur fare dhe shtirja e tij bartte njė lloj faji me vete qė e bėnte atė fjali tė thėnė krejt tė pavlefshme.
Tė kemi thirrur - vazhdoi kryetari qė bėnte sikur nuk e vėrente kėtė turbullimė tė bashkėfolėsit pėr punėn e atij vendi bosh tė dretorit tė arsimit.
Si duket se paskan me mua ,tha me vete zyrtari I financave dhe gjaku nisi tI qarkulloj nėpėr fytyrė e nė organet tjera pa kurrfarė presioni, si ēdoherė.
Ne e kemi diskutuar edhe nė organet e partisė, e kemi diskutuar gjerė e gjatė edhe me kryeshefin dhe kemi ardhur nė pėrfundim qė zgjidhja mė e mirė pėr partinė e nė veqanti pėr pushtetin komunal ėshtė qė ti ta marrėsh atė vend.
Unė, por unė mendoj - tha zyrtari I financave qė sdinte ēmendonte e si tė vazhdonte ,sepse se priste kėtė.Kishte pėrjetuar njė rrotullim tė atillė ndjenjash sa sgėzohej dot menjėherė, megjithėse lajm mė tė gėzuar smund tė priste.Atij iu deshėn disa ēaste pėr ta marrė veten.
E di, e di do tė thuash se ka mė tė mirė tha kryetari qė kėtė habi dhe ngecje tė zyrtarit e mori pėr shenjė modestie. -Tė thashė e kemi menduar dhe stėrmenduar gjatė, dhe ti ke bėrė njė punė tė pėrkushtuar pėr partinė e sidomos pėr shtetin e shtetit nuk I duhet mė shumė,punė dhe pėrkushtim, kaq I duhet shtetit.
Tė faleminderit shumė qė mė keni besuar zoti kryetar,do tė pėrpiqem, sa tė mundem. tha zyrtari I financave qė tani ish kėndellur.Kishte pėrjetuar ferrin e tani po pėrjetonte parajsėn.
E pra urime ,pasnesėr do ta qesim nė votim por kjo ėshtė punė e kryer. Qė tani mund ta quash veten drejtor I drejtorisė sė arsimit.- tha kryetari dhe I zgjati dorėn. Edhe kryeshefi ia uroi duke qeshur e duke I rrahur supin.
Po ata ishin shokė , tė njė kallėpi,si nuk I kishte shkuar nė mėndje kjo. E si mund tI bėnin atij keq kur ai kishte bėrė aq shumė pėr partinė e sidomos pėr shtetin.U kish bėrė kaq shėrbime atyre e kėtyre, ai qė shėrbimin e kish talent tė lindur.
Sikur tė dalim e tė pijmė nga njė gotė,zoti kryetar, kam dėshirė.- propozoi zyrtari I financave qė mezi pėrmbahej nga dehja e gėzimi qė I kishte shkaktuar lajmi I marrė nė zyrėn e tė parit.
Jo jo, sot nuk kam kohė por do tė kemi kohė edhe pėr atė. u pėrgjigj kryetari duke e shikuar me ata sy qė I shikonte vetėm mė tė dashurit. Epo do shihemi nesėr dhe e pėrcolli deri tek dera.
Zyrtari I financave doli nga ajo derė fytyrėqelur e mė I ri , ai pa sekretareshėn tek po rregullonte diēka nė njė raft. Vetėm tani gjatė asaj dite ai pa se sa e bukur ishte ajo .E kishte parė kėtė ēdo ditė por asaj dite jo.
Urime urime zoti drejtor tha sekretaresha duke u afruar plot naze, e I zgjati dorėn duke qeshur.
Ajo e dinte ēkishte ngjarė.Bile e kishte ditur kėtė edhe para kryeshefit.
2007
Krijoni Kontakt