Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    h 75,
    Kam disa rezerva per disa nga pikepamjet tuaja,por megjithate ne keto shkrime mjaft analitike, jeni duke dhene nje tablo shume interesante e komplekse te perditeshmerise sone.
    Ju desheroj sukses ne punen tuaj!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Guri i kuq, faleminderit per vleresimin. Siq e thua edhe ti perditeshmeria jone eshte shume komplekse, e ndoshta une as perafersisht nuk arrij ta "deshifroj" , por gjithsesi mundohem te mesoj, prandaj perveq vleresiimit(qe i bene gjithkujt mire) edhe rezervat qe ju mund te keni na ndihmojne ne qartesimin e gjerave.

    te pershendes,

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Skenare tė shpifura nė kuvendin e Kosovės

    Zėvendėsministri I transportit dhe post-telekomunikacionit, Adem Grabovci, pėrmes telefonit, ishte kėrcėnuar me likuidim fizik nga kryetari i komunės sė Deēanit, Musa Berisha.
    Dhe ky pasi e bisedon edhe me eprorėt e vet, vendosin qė kėtė ta marrė vesh I madh e I vogėl, prandaj ky shfrytėzon foltoren e kuvendit qė ta jap kėtė njoftim shokues. Por njė shok partie I Musės pėrgėnjeshtron kėtė, bile ky me njė arsyetim foshnjor, akuzon Ademin si bukėshkelės duke I kujtuar bukėn qė ky ka ngrėn nė shtėpinė e Musės.Por Ademi I kudėrpėrgjigjet se ka dhe dėshmitarė, e se ai kishte qenė duke dėgjuar lajmet(shiko sa bukur) kur I erdhi telefonata. Tani mbeti vetėm tė thirreshin edhe dėshmitarėt,tė cilėt duke u nisur nga niveli I kėtyre njerėzve, nuk ėshtė ēudi tė thirren e tė japin dėshminė, dhe atė mu nė kuvend. Dhe po tė thirreshin edhe dėshmitarėt do tė kompletohej kjo komedi, qė megjithatė nuk tė bėnė tė qeshėsh, sepse qesh me vetveten.
    Ndėrkohė partia e Ademit me nxitim nxjerrė njė komunikatė ku I bėnė thirrje kryetarit tė Musės, nė kėtė rast Ramush Haradinajt qė tė heq dorė nga dhuna, sepse votat t’I jep populli(kėtu,populli ėshtė me kėta) e jo plumbat.
    Por pse zgjodhi kėtė skenar partia e tė kėrcėnuarit, e cila ēuditėrisht ka edhe pushtetin?
    Duket qė me kėtė skenar partia e Thaqit, tenton tė godas nė shenjė, ta bėjė popullin tė mendoj,qė ky ta ndaj shapin nga sheqeri. Sepse po ta akuzosh Ramushin pėr vjedhje nuk do tė kishte efektin e duhur. Njerėzit mund tė bėnin njė krahasim tė thjesht e tė thonin pastaj,qė hajni akuzon hajnin. Edhe po ta akuzosh Ramushin pėr keq qeverisje nė tė kaluarėn, nuk do tė kishte efektin e duhur. Por ta paraqesėsh Ramushin si njeri tė dhunshėm, kėtė do ta hante pazari.
    E kėtė kanė pasur nė mendje ata tė Thaqit kur plasuan kėtė informatė. Sepse megjithėse kuvendi duhej tė informohej, pse tė informoheshim ne?. Dhe pse nė kėtė mėnyrė?. A mos kėta janė kaq transparent sa na tregojnė ēdo gjė?. Pastaj ne kemi policinė, kemi gjykatat, kemi shtetin,dora e tė cilit duhet t’I jap shuplakė secilit, kur ky bėnė diēka tė palejueshme me ligj, dhe atė qoftė ky Musa, Adem, Ramush apo Hashim. Por jo, kėtu nuk mendohet nė ndėshkimet ligjore tė shtetit, kėtu mendohet nė ndėshkimet qė mund ti jap populli pėrmes votave.
    E ky nuk ėshtė thjesht konflikt mes dy personave, ėshtė konflikt mes dy partive, qė me sa duket do tė jenė mė tė votuarat kėtu. Partia e Thaqit, e cila e ka tė sigurt kreun e tabelės, mė sė shumti i frigohet partisė sė Ramushit, pėr tė cilėn kėto zgjedhje komunale janė vendimtare pėr ngritje nė njė nga dy vendet e para.
    E meqė zgjedhjet(nė kėtė rast komunale) po afrohen, edhe lufta mes kėtyre partive do tė vie duke u ashpėrsuar, e tė cilėt sigurisht se nuk do tė konkurojnė me vlera, tė cilat zor se I kanė, por do tė konkurojnė me kėso gjėrash qė ne I pamė nė kuvendin e Kosovės.
    Kėta do tė mundohen tė na bindin qė ai tjetri ėshtė I keq. Por ne, a duhet ta zgjedhim kėtė vetėm pse ai tjetri ėshtė I keq ?. Fatkeqsisht, kėto gjėra akoma funksionojnė tek ne.
    Dhe si dikur qė edhe fėmijėt ishin ndarė, me Thaqin apo Rugovėn, edhe tani tentohet tė bėhet kjo ndarje, qė kėta tė kenė njė sasi bukur tė mirė votuesish tė pėrhershėm. Si dikur, kur tė gjithė ata tė Thaqit ishin tė mire e tė gjithė ata tė Rugovės tė kėqinjė, dhe anasjelltas, edhe sot po tentohet e njėjta gjė. Sepse ne akoma vlerėsojmė njerėzit nė bazė tė grupit qė I takon e jo nė bazė tė vlerave personale. Ne akoma nuk kemi arritur tė bėjmė kėtė ndarje tė thjesht, se njeriu I ndershėm, qoft ai komunist, demokrat, I kuq apo I gjelbėr ėshtė njeri I ndershėm, ndėrsa njeriu I pandershėm cilitdo grup qė I takon ėshtė I pandershėm, dhe nuk mund tė bėhet automatikisht I ndershėm e I mire pse aderoi njė njė grup tė caktuar.
    Megjithatė, ne e kemi nė dorė t’I kuptojmė gjėrat drejt e ta diciplinojmė skenėn poitike, apo t’I harlisim kėta deri nė atė masė, sa kėta nė vend qė tė na I zgjidhin problemet, tė na I shtojnė ato.
    Ne duhet ta kuptojmė, qė nuk mund t’I jepet vota dikujt pse ai tjetri ėshtė I keq, por pse ky ėshtė I mire, e premton zhvillim, se interesat e shtetit nuk I pėrzien me interesat e veta. Ne duhet ta kuptojmė qė ai qė keqpėrdori pushtetin njėherė nuk duhet t’I jepet mundėsia e dytė, se ėshtė mė mire tė zgjedhėsh njė mė tė dobėt,e tė gjithė ta kenė tė qartė se keqpėrdorimet nuk do tė pranohen, se tė zgjedhėsh pėrsėri kėtė qė pėrdori pushtetin pėr interesa tė veta, dhe atė nė vazhdimėsi.
    Ne duhet tė mendojmė mirė pėr njerėzit qė do tė na pėrfaqsojnė, si brenda ashtu edhe jashtė, sepse ata jashtė, kur shohin kėta na shohin neve. Kėta, na bėjnė tė padinjitetshėm.
    E vetėm kur ne t’I kemi kuptuar drejt gjėrat, do tė kursehemi nga skenat e tilla, si ajo qė ndodhi nė kuvend, apo si ajo qė ndodhi apo nuk ndodhi nė telefonin e Ademit,e do tė kemi mundėsinė qė tė merremi me problemet tona tė vėrteta,qė janė tė shumta(disa I kemi dhuratė nga kėta) por jo tė pazgjidhshme.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Agjencionin antikorrupcion duhet ta udhėheq opozita


    Agjencioni antikorrupcion I Kosovės ėshtė armė nė duar tė pushtetit pėr luftimin e korrupcionit.Por meqė pushtetarėt janė edhe tė dyshuarit kryesor pėr kėtė klimė korruptive, puna e agjencionit pėr luftimin e korrupcionit, a pėr uljen e tij nė pėrmasa joshqetėsuese,bėhet mision I dėshtuar qysh nė krye.
    Nė kėto kushte agjencioni antikorrupcion bėhet njė ngarkesė e panevojshme pėr bugjetin si dhe njė maskim I luftės kundėr korrupcionit. Agjencioni antikorrupcion bėhet agjenci qė lufton nėpunėsit e vegjėl e tė mesėm (edhe kėta jo tė gjithė), duke lėnė anash burimin a prodhuesit e korrupcionit, qė janė nėpunėsit e lartė. E si mund tė luftohet korrupcioni, kur ti heq qafe njė, ndėrsa prodhuesi mund t’i shtoj dhjetė nė tė njėjtėn kohė. Prandaj pėrderisa agjencioni nuk merret me burimin e korrupcionit, kjo luftė bėhet vetėm luftė pėr tė luftuar e jo edhe luftė pėr tė fituar. Kėtu lufta bėhet qėllim I vetvetes.
    Tė sqarohemi qė agjencioni antikorrupcion kontrollohet nga parlamenti, por kjo nuk do tė thotė qė nuk kontrollohet edhe nga qeveria, sidomos nė kushtet tona, ku edhe hierarkia e klaneve lė nė hije hierarkinė shtetrore.
    Prandaj duke ditur, qė ligjet duhet tė hartohen duke marrė pėr bazė gjendjen nė tė cilėn ndodhemi, duke marrė pėr bazė qėllimin qė duhet tė arrihet permes njė ligji, mendoj qė procedurat ligjore tė tanishme pėr luftimin e korrupcionit nuk ēojnė askund.
    Kėto gjėra do duhej ndryshuar, sigurisht pas analizave tė mirėfillta, e ku qėllimi nuk do tė duhej tė ishte tė ndryshohej ligji a tė kemi ligje evropiane,por tė ndryshohej gjendja e tanishme permes ligjit.
    E kėtu ia vlen tė provohet qė agjencioni antikorrupcion t’I lihet opozitės. Qė vendimet pėr kėtė agjencion tė merrėshin edhe me shumicėn e votave tė opozitės. Qė ligji tė sanksiononte pamundėsinė e zvoglimit tė bugjetit tė agjencionit. Dhe vetėm kur gjėrat tė viheshin nė vijė, kur tė forcoheshin mekanizmat shtetror e kur tė zhdukej hierarkia e klaneve brenda shtetit do tė mund tė rikthehej ligji I tanishėm, qė ėshtė I mire por jo pėr kėtė kohė.
    Kėtu as nuk duhet hamendėsuar qė opozita ėshtė e ndershme, sepse kjo gjendje ka ardhur edhe me ndihmėn e opozitės apo me mospunėn e saj, por opozita ka interesin mė tė madh qė t’I paraqes shkeljet ligjore tė pushtetarėve.Nė tė kundėrt do ta kishim tė qartė qė kur ėshtė puna pėr tė vjedhur kėta merren vesh shumė mirė. Sidoqoftė ky nuk ėshtė interesi I opozitės, dhe sikur opozitės t’I lihej ky mekanizėm kėta do tė punonin sė paku dy herė mė shumė se qė punohet tani. E nėpunėsit e agjencionit, qė do tė duhej tė ishin jopartiak, do t’I shmangeshin nė masė tė madhe presionit tė pushtetarėve.
    E kėto hetime apo zbulime do tė pėrballeshin me fakte tė kundėrta, e gjithēka do t’I nėnshtrohej njė gjykimi ku nė tė gjitha fazat ne do tė kishim njė tranparencė mė tė madhe.
    Nė tė njėjtėn kohė edhe ata qė kanė pushtetin do ta luftonin korrupcionin, mbase tė opozitės, sepse jo vetėm agjencioni ka pėr detyrė ta bėjė kėtė, kėshtuqė lufta kundėr korrupcionit, nga njė luftė farse do tė mund tė shėndėrrohėj nė luftė tė vėrtet.
    Sidoqoftė e pavarėsisht nga kjo, ne duhet tė merremi seriozisht me korrupcionin, sepse duke u marrė me problemet e mėdha, kemi harruar shkaktarin e kytyre problemeve. Kemi harruar, apo nuk jemi kujtuar se prej nga vie kjo painiciativė politike, ky qyqarllėk I udhėheqėsve tanė. Dhe nuk ėshtė qė kėta nuk e dinė ēka ėshtė e mirė pėr Kosovėn a pėr shqiptarėt pėr tė cilėt duhet tė punojnė, por zhytja e tyre nė korrupcion I ka bėrė veprimet e tyre tė mangėta, I ka bėrė ata kukulla, ndėrkohė qė duhej tė ishin zotėr tė kėsaj shtėpie.
    Dhe e mira e sė mirės do tė ishte qė kjo klasė politike qė krijoi kėtė gjendje tė lihej jashtė institucioneve,por meqė kjo nuk pritet tė ndodhė, atėherė duhet parė mundėsitė tjera pėr ta rregulluar pozitėn tonė, jo me fjalė tė bukura e tė moderuara por me veprime konkrete.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Kushtetuta e Kosovės ,e vitit ’74 dhe e sotme

    Njė shkrim me shkas,
    Kushtetuta e vitit 1974, tė cilėn sot nuk po e gjej dot, e qė para ndonjė viti e pata huazuar dhe lexuar me interes,mė ėshtė dukur si njė arritje pėr shqiptarėt tė cilėt pėr kohėn e atėhershme, vėshtirė se mund tė kishin diēka mė shumė.
    Kuptohet qė me kėtė kushtetutė qėshtja shqiptare e Kosovės nuk kryhej, por asaj i jepej njė shtysė e vihej nė binarė tė mirė. Kjo kushtetutė u jepte mundėsinė shqiptarėve tė mbetur prapa, tė pėrparojnė nė ēdo nivel e tė pėrgaditen pėr hapat e ardhshėm. Shqiptarėt e Kosovės kishin shkollim nė gjuhėn e tyre nė ēdo nivel, kishin entet aq tė nevojshme kulturore e shkencore, kishin organet legjitime, komunale e krahinore, kishin udhėheqjen e tyre politike tė ndikuar pėrafėrsisht si tani, kishin policinė e tyre siq e kanė edhe tani, ndėrsa nuk kishin ushtrinė e tyre tė cilėn nuk e kanė as tani, dhe kishin gjuhėt zyrtare qė i kanė dhe tani, por me njė ndryshim tė vogėl, sepse pėrderisa atėherė gjuha serbokroate ishte gjuhė zyrtare sepse Kosova ishte pjesė e Serbisė dhe Jugosllavisė njėkohėsisht, tani gjuha serbe ėshtė gjuhė zyrtare sepse pėsėpėrqindėshi i serbėve tė Kosovės janė komb shtetformues kėtu dhe nė ēdo gjė(pėrveqse nė numra) i barabart me shqiptarėt.
    Duke marrė pėr bazė kėto gjėra, pozita juridike dhe politike e shqiptarėve tė Kosovės, krahasuar me atėherė, ėshtė pothuaj e pavėrejtshme. Kanė ndryshuar vetėm rrethanat ndėrkombtare e nuk ka ndryshuar Kosova.Jugosllavia nuk ekziston mė, ndėrsa Serbia sot ėshtė e ngulitur nė Kosovė mė shumė se ē’ishte atėherė. Kosova ėshtė e pavarur, por qė Kosova tė bėhet shtet i shqiptarėve, siq me tė drejt e kemi ėndėrruar gjithėmonė, ėshtė mė larg se ē’ishte nė vitin ’74.
    Sot pozita e Kosovės mund tė thuhet qė ėshtė mė e mirė por edhe mė e ndėrlikuar.
    Sot nuk burgosen njerėzit pėr shkaqe politike(megjithėse kėtė nuk mund ta them me plot gojė), por kushtetuta e sotme ka burgosur ardhmėrinė e njė populli tė tėrė pėr interesa tė njė minoriteti qė me kėto numra, nė shtetet tjera do tė ishte i pavėrejtshėm.
    Dhe ėshtė e vėrtet qė me kushtetutėn e vitit ’74 , problemet tona politike nuk zgjidheshin, por pyetjes sė thjeshtė, se a mund tė arrihej diēka mė shumė pėr atė kohė, vėshtirė se do t’i gjendej njė pėrgjigje pozitive e argumentuar. Por po ta marrim kushtetutėn e sotme dhe tė parashtronim edhe pėr tė kėtė pyetje tė thjesht, pėrgjigja do tė ishte, po, diēka mė shumė do tė mund, dhe do tė duhej patjetėr tė bėhej, sepse ne qysh atėherė sakrifikuam shumė. Ne e dogjėm kartėn e luftės, i hymė kėsaj lufte duke ditur qė do tė na sjellė shumė dhimbje, jo pėr tė arritur kėtu. Jo pėr kėtė kushtetutė e pėr kėtė shtet shqiptaro-serb, por pėr njė kushtetutė e njė shtet tėrėsisht shqiptar, qė ėshtė nė pajtim edhe me pėrbėrjen e popullsisė sė Kosovės, ku pjestarėt e minoriteteteve do tė kishin tė drejta individuale tė barabarta me tė gjithė, ose eventualisht sėrbėt tė kishin aq tė drejta sa kanė shqiptarėt nė Mal tė zi, por jo edhe tė drejta kombtare tė barabarta me popullin qė ka shumicėn dėrmuese.
    Tani, a mund tė arrihej kjo, kur dihet qė edhe luftėn nuk e pėrfunduam vet, ėshtė vėshtirė tė thuhet, por gjithsesi, me njė strategji tė mirėfillt e me njė punė tė pėrkushtuar, pozita jonė juridike dhe politike do tė ishte mė e mirė, pėr aq sa do tė ishte e mundur. Por kėtu strategjia dhe pėrkushtimi nuk ishin e nuk janė nė rend tė ditės.
    Mendoj qė kushtetuta e vitit 1974 duhet studiuar, sepse ky dokument megjithėse nuk ishte i yni(si ky i tanishmi) ka pasur ndikim nė jetėn tonė pėr njė kohė tė caktuar, sepse ėshtė histori e jonė, ne kemi kaluar andejpari, si dhe duhet krahasuar edhe me kushtetutėn e sotme qė tė mos gėnjehemi qė kemi arritur kushedi ēka, nė njė kohė kur rrethanat ndėrkombtare ishin nė dobi tonėn dhe ne do tė duhej tė arrinim mė shumė, nė mėnyrė qė jo t’i largoheshim por t’i afroheshim qėllimit tonė tė kahershėm, bashkimit kombėtar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Debat i te rinjve te FSH mbi politiken shqiptare!
    Nga INFINITY© nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 12:16
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 12:51
  3. Rama: Njė projekt qė tė rilidhė qytetarin me politikėn
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 08:18
  4. Vinja: Krimi i organizuar ėshtė i lidhur me politikėn
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 06:10
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •