Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Vendi i befasive

    Isha duke lexuar ne newgroup-in free.shqip.tirana dhe hasa ne kete shkrim te nje qytetari gjerman qe ka vizituar Shqiperine ne fund te 2002. Lexojeni dhe juve (perkthimi nuk eshte bere nga une)

    Hans-Joachim Lanksch

    Lexuesi i kėsaj gazete ndoshta e paska hasė emnin tim nė lidhje me nderimin
    e veprės sė Martin Camajt me chmimin ”Penda e Artė”. Javėn qė shkoi kalova
    ca ditė nė Tiranė. Njė shkrimtar dhe njeri vullnetmirė mė bani pyetje nė do
    tė shkruej ndonji artikull, jashtė, pėr pėrshtypjet nga vizita ime nė
    Shqipėni. Pyetjes i shtoi njė koment – Shqipėnia ka imazh shumė tė dobėt nė
    botėn e jashtme, koment ky qė pėrfshinte dhe dėshirėn e pathanė qė tė
    shkrueja dichka pėr hir tė korrigjimit tė imazhit negativ tė Shqipėnisė.
    Njė artikull tė tillė nuk kam ndėr mend me e shkrue. Imazhin e Shqipėnisė te
    tė huejt duhet ta ndreqė vetė shqiptari. Nėse, p.sh., paratė qė vijnė nga
    jashtė nga fonde ndihmash pėrfundojnė nė xhepa ku nuk duhej tė pėrfundonin,
    mysafiri nuk ka chka me ia ba, nuk mundet me shlye as faktin (nėse ashtė
    fakt) dhe as pėrshtypjen katastrofike qė e krijojnė skandale tė tilla, tė
    cilat, fatkeqėsisht, i ushqejnė paragjykimet e idiotėve antishqiptarė nė
    botėn e jashtme. Pėr kėta, arrogantėt nga jashtė qė e shikojnė Shqipėninė
    vetėm me sy nėnchmues dhe qė s'kanė qėllim tjetėr vechse tė gjejnė dukuni
    negative, pėr kėta tė gjorėt di vetėm njė ilach – me iu lutė Zotit t'ua
    kthjellojė mendjen njerėzve tė tillė.
    Pėr lexuesin shqiptar ndoshta nuk do tė jenė pa interes ca pėrshtypje
    fragmentare nga vizita rrufe e njė tė hueji nė Shqipėni. Ajo qė shihja,
    ndėgjoja dhe pėrjetoja nė Tiranė dhe nė Krujė i ngjasonte njė kaleidoskopi
    tė madh. Kaleidoskopi, e dimė, ashtė miniaturė qė pėrbahet nga copėna
    lara-lara. Nė kėtė vizitė tė shkurtėr, Shqipėnia m'ashtė dukė njė vend plot
    kontradikta, befasina dhe ekstreme. Mbasi ishte e para herė qė e shkela
    tokėn shqiptare, pėr mue qe befasi qė duhej tė pagoja kėtė hap tė parė me 10
    dollarė resp. 10 euro. Sapo dola nga godina e aeroportit, pėrballė pashė njė
    godinė nė – ta them kėshtu – moshė tė shtyeme, nė ballė tė sė cilės i lexova
    tė parėt fjalė ”shqipe”: FAST FOOD. Rrugės deri nė Tiranė, udhėtari nuk ka
    si tė mos mendojė se nė Shqipėni ashtė tue u ngritė pluhun shumė – nė chdo
    hap ke LAVAZH. Befasia e parė nė Tiranė nuk ishte aspak e natyrės simbolike.
    Nė kryeqytetin e vendit pėr tė cilin thuhet jashtė se ashtė ndėr vendet ma
    tė vorfuna tė Evropės, tė bie ndėr sy njė vorfuni mjaft e chuditshme: nė
    rrugėt e Tiranės ka, me bukur pak pėrjashtime, vetėm njė lloj makinash –
    MERCEDES. Pėr mysafirin nga jashtė nuk qe befasi qė e pa qysh mbramjen e
    parė pėrmendoren e Skėnderbeut aty ku dinte qė duhet tė jetė pėrmendorja e
    Skėnderbeut, ama qe befasi e vėrtetė qė nė njė vijė me tė pa dhe reklamėn e
    madhe vezulluese VODAFONE. Nė Tiranė dhe pėrreth saj, Vodafone dhe AMC duket
    janė tė gjithėpranishme. Kėshtu, duket, e ka koha moderne: e pushton njė
    vend jo mė me ushtri dhe topa, por me celularė dhe para tė trasha.
    Nė treg shihen prodhime bujqėsore, aq tė pashme e tė lezetshme sa nuk i ka e
    gjithė Gjermania me gjithė chudinat e saja teknike dhe kimike. Nė treg,
    njeriu i huej sheh dhe njė pamje paksa tė pakzakontė: pula deti tė gjalla,
    vu nė radhė tok njena krah tjetrės, me kambė tė lidhuna, tue ndejtė nė tokė,
    tue i shikue frikshėm kalorėsit dhe tue pritė tė shiten e tė theren. S'tė
    duhet shumė fantezi pėr tė gjetė simbolikėn e mundshme tė kėsaj pamjeje.
    Pėrshtypja e pėrgjithshme nga Tirana? Gjallėsi. Pėr fat tė mirė, gjallėsi.
    Njerėzit lėvizin, veprojnė, jetojnė. Situata duket do pėrmirėsue. Shyqyr,
    njerėzit nuk rrinė duerkryq, por lėvizin, veprojnė. Mirėpo, pėr chudi, tė
    duket se e gjithė kjo gjallėsi bazėn s'e ka te parimi SHPRESA, por te INATI.
    Duket se shumėkush ndėr vetė shqiptarėt s'e shikon vendin e tij dhe as me
    njė fije optimizmi dhe as me optikė pozitive. Duket se u rivendos njė
    shoqėni klasore autsajderėt e sė cilės gjallojnė nė mes tė gjallėsisė dhe
    s'kanė se si tė dalin nga situata e tyne e mjerueshme. Tė tjerėt vėrtiten
    rreth e rrotull, gumėzhijnė si bleta, llafosen nė celularė, tregtojnė,
    ndėrtojnė. Nga inati, duket. Duket se pothuej s'ka shqiptar qė tė flet mirė
    pėr ndonjė shqiptar tjetėr po t'i mos takoftė ky grupit, grupimit a
    bajraktarit tė bashkėbiseduesit tand. Nga ana tjetėr, ka dhe asish qė
    kėndojnė – dhe shkruejnė – gjithė ditėn se sa i mrekullueshėm dhe madhėshtor
    qenka vendi i shqiptarėve sot.
    Si tė paraqitet Shqipėnia dhe kultura e saj ke tė huejt? Ma sė miri ashtu
    sich ashtė. As si punė m..., as si Jerusalimi qiellor nė tokė. Shqipėnia ka
    me se tė dalė para popujve tė tjerė. Ka tradita tė kulturės e tė
    qytetėnimit, ka njė kulturė tė pasun. Duket se ndėr shqiptarėt – si dhe ndėr
    popuj tė tjerė numerikisht relativisht tė vegjėl – ka nji ndjenjė
    inferioriteti qė rezulton nė dy skajshmėni. Njėna – me hedhė poshtė
    gjithchka ch'ashtė dhe ka, me hetue se ch'nuk paska dhe me hangėr me sy
    gjithė se ch'paska jashtė. Tjetra – me trumbetue me retorikė dhe patetikė tė
    padurueshme pėr punė zulmėmėdha qė ishin tė njė mendėsie tė tejkalueme qysh
    kur Shqipėnia moniste pėrpiqej me u ba pėrshtypje tė huejve me kėto gjana
    kolosale e pompoze. Me sa ashtė fjala pėr kulturė, tė huejit nuk mundesh me
    iu imponue me monumentalitet.
    Ch'ishte impozante pėr mue nė atė copė kohe qė kaloja nė Shqipėni?
    Gjallėsia. Hovi i njerėzve qė janė aktivė dhe kanė dėshirė me i ndryshue dhe
    me i pėrmirėsue gjanat. Nė qytetin e Krujės pashė njė aktivitet tė zellshėm
    ndėrtimor. Po aty mė linte mbresa tė bukura muzeu etnografik, ndėrsa ai
    kombėtar me gjithė monumentalizmin e tij tė ftohtė e tė zbrazėt s'mė hyni
    dot nė sy. Kėrshia. Mė bante pėrshtypje kėrshia dhe dija e njerėzve me tė
    cilėt rrija. Mė flisnin si pėr Librin tibetian tė tė vdekurve ashtu dhe pėr
    romanet e James Joyce, si pėr filozofinė antroposofike a mistikėn krishtere
    ashtu dhe pėr poetėt gjermanė, si Novalis, Hoelderlin, Trakl, Celan.
    Ndėrsa ka dhe mbresa tė tjera imponuese e tė bukura, aspak impozante ishte
    mėnyra e pakujdesshme, neglizhenca me tė cilėn njė pjesė e shtypit nė
    Shqipėni duket merret me punėn e kulturės. Kėshtu, ashtė pėr t'u chuditė qė
    njė gazetė e botoi lajmin pėr akordimin e ”Pendės sė Artė” Martin Camajt –
    me njė fotografi e cila e tregon gjithė ditėn Ernest Koliqin. Njė gazetė
    tjetėr e konfundoi jo vetėm Rilindjen me Mesjetėn, por dhe dy romane tė
    shkrimtarit tė mirėnjohur Fatos Kongoli, laureat nė gjininė e prozės. Kėto
    dhe gafe tė tjera i grumbulloi nė njė listė negativisht impozante Elvana
    Zaimi, tė cilėn revista kulturore ”Mehr Licht” e pagėzon Elvana ”Zani”...
    Listės mund t'i shtohen dhe gafe tė tjera. Ta lėmė mėnjanė atė karikaturė
    interviste qė ashtė botue ke ”Korrieri” si intervistė me mue dhe qė ka shumė
    pak me ba me sech kisha folė nė intervistė. Njė pjesė e gazetarėve tė
    kulturės mbase e kanė pak tė vėshtirė me pėrkthyesit – pak ditė ma parė mund
    tė lexohej pėr urėn mes kulturave shqiptaro-gjermane Robert ”Zhvarc”, me
    rastin e 70- vjetorit tė lindjes sė tij. Si ashtė e mundun se e shkruejnė me
    kambėngulje nė mėnyrė fonetike emnin aq tė njohun, mbase s'kanė pasė kurrė
    nė dorė dhe as nji nga librat e shumtė qė i ka pėrkthye z. Shvarc?
    Nė fund tė vizitės sė shkurtė, mbasi kisha pague 10 dollarė resp. – kėsaj
    here – 13 euro pėr kalim kufini, u kėnaqa edhe njėherė me njė pėrshtypje
    interesante qė e nėnkuptova si humor shqiptar. Mbrendė, nė lokalet e
    aeroportit, pranė derės sė banjos pėr gra dhe burra ashtė ngjitė nga njė
    syret grueje resp. burri. Ai portret burri i gjason habitshėm fizionomisė sė
    Enver Hoxhės.
    Fjalėn e fundit le ta ketė mirėnjohja. Kuptohet se kisha ditė pėr mikpritjen
    tradicionale shqiptare para se tė nisesha, porse mikpritja qė e gėzoja gjatė
    qėndrimit nė Tiranė i tejkalonte tė gjitha parashikimet. U falemnderit tė
    gjithėve qė mė turpėnonin me mikpritjen e tyne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helios : 12-01-2003 mė 22:54
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •