Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2009
    Postime
    13

    Dashuria me njeri te gabuar

    Pershendetje!
    Une jam nje vajze 19 vjeqare dhe kam nje breng shume te madhe ne zemer. Kurre nuk jam hapur me askend, dhe sot kam vendosur qe hallin tim ta ndaj me ju! Me shpresen se do te marr ndihmen e nevojshme nga ndonjeri prej jush qe keni njohuri ne lidhje me psikologjine!
    Para tri vjetesh, gjate shkolles se mesme jam dashuruar me njerin nga profesoret e mi! E pata marre email adersen e tij dhe kemi biseduar shume shpesh. Fillimisht bisedonim per gjera te thjeshta, pastaj avash-avash filloi te me pelqente menyra e tij e te shprehurit, se si mendonte, se si sillej ne raport me femrat,... dhe dita dites fillova te ndjeje diqka me teper per te, sa here qe e shihja dridhesha, mezi prisja te vinte ora e tij qe ta shihja te pakten ne klase, me nje fjale u dashurova. Ai e verejti kete shume shpejt, dhe me propozoi te dilja me te qe te bisedonim me gjate, une nuk pranova nga frika se do te me shihte dikush, pastaj kemi biseduar e biseduar gjere e gjate permes msn-se, deri sa ai filloi te me lutej edhe me shume qe te dilja me te, por une perseri kam refuzuar. E dija se ishte dashuri e gabuar, sepse ai eshte i martuar, dhe une nuk mund te krijoj lidhje seroize me te, por s'mundesha te durohesha qe te mos flisja me te, te pakten permes msn-se. Ai me thoshte se eshte normale te dal me te, te puthemi, te perqafohemi, e te prekeshim, pavaresisht se ai eshte i martuar, sepse sipas tij jeta duhej shijuar, dhe njeriun qe e do nuk eshte mekat ta puthesh. Asnjehere nuk kam pranuar te dal me te, pavaresisht faktit se me eshte lutur vazhdimisht, por problemi eshte se me eshte bere fiksim, edhe pse nuk e kam pare qe dy vite (sepse une tani jetoj ne nje qytet tjeter, dhe kam mbaruar gjimnazin), nuk mundem ta largoj nga mendja, dhe gati qdo dite flas me te. Kjo eshte bere edhe shkas qe une me nuk po mundem as te mesoj aq shume nga ky problem, dhe deri me tani asnje djal tjeter s'me ka hy ne sy. Qka te bej, si te veproj, qka me keshilloni ju psikolog?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk jam psikologe por dy fjale kisha deshire ti thosha si me e madhe ne moshe qe jam.Nuk ja vlen ta kesh mendjen tek ai,se fundja ai kerkonte vetem adventura me ty.E kishte kuptuar qe ti e pelqeje dhe donte te shfrytezonte rastin.I martuar dhe pedofil.Mendoj se ti e ke me shume fiksim se sa e dashuron.Gje normale per moshen tende.
    Mos humb kohe duke menduar per te ,por shiko djem te moshes tende.Mos e kerko lumturine te nje i martuar ,se nuk ke per ta gjetur.
    Nje pyetje kisha.Je ne shkolle,punon apo shtepiake?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 07-01-2009 mė 13:41

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga Pellmbesha10 Lexo Postimin

    Nese je rob qe do ta besh real ate "fiksimin tat"mos prit per keshilla jepi drejtim,,,,,,,,,,
    Nese je goce qe di te respektosh veten e te frenosh ato deshira te cmendura qe ke ne koke STOP cdo kontakt me profesorin mi goce ,ska asgje ketu per psikologji por ka te bej thjesht me ty si person qe qenke pak e lehte me kete fiksim qe paske(pa dashur te ofendoj).
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e thjeshte !!! nderro adres msn-je ose beji block delete nga msn !!! ose nje gje e trete mos u fut ne msn me !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Arsyeja pse ende flet ai me ty eshte sepse nuk te ka shfrytezu ende (siq po thu ti). Sapo ta beje kete do te harroje adresen tende te mesengjerit.

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ti deri tani nuk je hapur me askend.Cne qe more kete vendim MAKABER te hapesh me gjithe Forumin Shqiptar???

    Nejse.......
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    nese ti do te kishe dale me kete profesor 3 vjet me pare, ne ate rast do te behej fjale per pedofili sepse ti ishe minorene.. mendo vetem kete...per fatin e mire llogjika jote ka ndaluar impulset..tani ti ke 19 vjec dhe sigurisht qe je ne gjendje te vendosesh vete per gjithcka, por mendo vete nje gje; ishe 16 vjece kur ai profesor te kerkonte te dilje me te, pra ishe femije, ne ate moshe ben shume gabime, shpesh here behesh viktime dhe nuk kupton cfare po te ndodh. tani ai profesori jot e di shume mire qe nje 16 vjecare eshte veshtire qe te vendose me mendje te paster, ne ate moshe vendosin impulset jo llogjika.. ai kete e dinte shume mire
    por pamvarsisht nga kjo dhe nga fakti qe ai kishte nje familje, ka vazhduar te ngule kembe per te dale me ty...sikur ti te kishe pranuar te dilje apo te vendosesh tani te dalesh me te, cfare do te ndodhe?????????
    fiksimi eshte gje e keqe...por akoma me keq eshte te besh nje gabim te cilin pastaj do e vuash 10 fish...
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2009
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Nuk jam psikologe por dy fjale kisha deshire ti thosha si me e madhe ne moshe qe jam.Nuk ja vlen ta kesh mendjen tek ai,se fundja ai kerkonte vetem adventura me ty.E kishte kuptuar qe ti e pelqeje dhe donte te shfrytezonte rastin.I martuar dhe pedofil.Mendoj se ti e ke me shume fiksim se sa e dashuron.Gje normale per moshen tende.
    Mos humb kohe duke menduar per te ,por shiko djem te moshes tende.Mos e kerko lumturine te nje i martuar ,se nuk ke per ta gjetur.
    Nje pyetje kisha.Je ne shkolle,punon apo shtepiake?

    Une jam studente ne fakultetin e arkitektures.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    per mendimin tim eshte tmerresisht e gabueshme te lidhesh me nje njeri te martuar (mendo te anasjellten) dhe e dyta PASKAN MARU DJEMT ATY NE RRETHIN TAND....MUNDOHU TE NJOHESH DISA TE TJERE E RRJEDHMERISHT "PROFESORI" DO TE BAHET HISTORI...
    FAT E ME MEND NE KOKE " (mos e krijo strukturen e mirqenies tane me binare te shtrembte)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Akoma me mire qe qenke studente.Ke me shume mundesi ta harrosh ata njeri,por kjo varet vetem nga ty.Lejoji te tjeret te hyjne ne jeten tende sikur edhe thjesht si shok ,ke per tu ndjere me mire dhe pse jo do te gjesh mes tyre personin e pershtashem per ty.Harroje ate.Une kam njohur nja dy raste ne gjimnaz qe jane dashuruar me mesuesit e tyre(cuna te rinj beqar)dhe perfundimi pas nje viti martese jane ndare.
    Jo me ai qe eshte i martuar dhe te do vetem per te kaluar kohen.Te gjithe kemi patur fiksime ne ate moshe dhe tani kur i kujtojme na vjen per te qeshur dhe themi ''A te kisha keto mend qe kam tani ,atehere,por ja qe c'do gje eshte me moshe.Ti tani je 19 dhe duhet ti lesh mbrapa keto fiksime.Boll jetove me nje te kaluar qe nuk mund te kete te ardhme.Hapi syte ,boll jetove neper fantazi ''te bukura'' qe ekzistojne vetem ne imagjinaten tende''.Nuk eshte ai realiteti qe ti kerkon.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •