Korce : Ndertohet xhami dhe qender e re shendetesore
Nė Qatrom tė Korēės ėshtė inauguruar mė 4 qershor 2013, xhamia sė bashku me qendrėn e re shėndetėsore tė fshatit, investim i njė grupi donatorėsh nga Kuvajti i realizuar nėn kujdesin e fondacionit Mirėsia Zyra e Shqipėrisė .
Pjesė e kėsaj ceremonie tė prerjes sė shiritit ishin kryetari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė KMSH-sė, H. Ylli Gurra, kancelari Ali Zaimi, nėnkryetari Gazmend Aga, myftiu i Zonės Korēė, H. Qazim Muēi, pėrfaqėsues tė institucioneve tė rrethit, tė pushtetit lokal, pėrfaqėsues tė shoqatave bamirėse, besimtarė e banorė tė zonės etj.
Kryetari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman, z. Ylli Gurra nė fjalėn e tij pėrshėndetėse u shpreh: Falėnderojmė donatorėt nga Kuvajti, pushtetin lokal, shoqatėn Mirėsia dhe ēdo person qė dha kontribut nė ngritjen e kėsaj xhamie, duke besuar se kjo xhami ashtu si motrat e saj do tė shėrbejė si vatėr adhurimi, arsimi e edukimi, ku besimtarėt do tė afrohen me Zotin dhe do tė ushqejnė mendjet, zemrat dhe shpirtrat e tyre. Myftiu Gurra mė tej shtoi: Sot gėzimi ėshtė i dyfishtė pasi xhamisė i shtohet njė qendėr shėndetėsore, ēfarė dėshmon qartė pėr kujdesin e njėjtė qė Islami tregon pėr trupin dhe shpirtin.
Ambasadori i Kuvajtit nė Shqipėri, z. Najjeb Abdurr Rrahman Al Bader, i pranishėm nė kėtė ceremoni, pėrgėzoi dhe vlerėsoi lart personat qė morėn pėrsipėr dhe realizuan kėtė projekt tė nevojshėm pėr banorėt e zonės, duke bashkuar kėto dy vepra qė, siē u shpreh ai, janė shprehje e dashurisė dhe respektit tė popullit kuvajtian ndaj popullit vėlla shqiptar. Nė vazhdim tė fjalės sė tij para tė pranishmėve, z. Al Bader premtoi se nė vitet qė do tė vijnė shteti dhe populli kuvajtian do tė jenė edhe mė tė pranishėm nė Shqipėri me investime nė fusha tė ndryshme nė mbėshtetje tė projekteve tė qeverisjes qendrore e lokale dhe nė interes tė vetė qytetarėve.
Fjalė pėrshėndetėse mbajtėn edhe Myftiu i Zonės Korēė, H. Qazim Muēi, Prefekti Andrea Mano, kryetari i Komunės Drenovė, Flamur Sala, pėrfaqėsuesi i delegacionit tė ardhur nga Kuvajti, si dhe drejtori i fondacionit Mirėsia, Korab Kaja.
Pas inaugurimit tė xhamisė, tė pranishmit vizituan ambientet e brendshme tė qendrės sė re, qė do ti shėrbejė banorėve tė fshatit pėr ēdo nevojė shėndetėsore.
/Drita Islame/
Krijoni Kontakt