Ne pergjithsi njerzit sa i perket perendimit dhe perendimoreve kan nje imazh i cili ju servohet neper TV ku njerzit jetojne nje jete moderne me gjith te mirat qe mund ti enderroje cdo varfnjak apo dikush i cili ska pas mundesi te njohtoje perendimin me te mirat dhe te keqijat e saja.
Reklamohen detergjentet dhe pastertia me te madhe por lind pyetja se sa familje ju permbahen ketyre gjerave?
Sidoqofte, po ju sjell une edhe anen tjeter te medaljes te cilen shume veta nuk e dine. Ketu ne kete teme vec jam shpreh sa i perket higjienes personale tek Austriaket (meqe ne Austri jetoj, shfletoni ne faqet e para te temes po deshtet)
Ne shume familje qe me ka rastis te shkoj, sa e hapesh deren e baneses kundermon era fekalie macash ose qensh, dhe kjo ere eshte normale per shumicat sepse kafshet shtepiake shihen si anetare te familjes.
Asnjehere nuk mund ta krahasojsh higjienen e shqiptareve me ate te perendimoreve. Tek familjet shqiptare edhe nese shkon diku ku metevertete mbreteron varferia e madhe, perseri mund ushqimin nga dyshemeja ta hash sepse jemi popull qe duami pastertine. (: Une personalisht skam has deri sot familje shqiptare te jetoje ne kushte johigjienike.
Nje dukuri poashtu aktuale qe ka zene vend ne shume shtepia perendimore eshte edhe
Messie Syndrom qe kerkon edhe trajtim profesional psikoterapeutik.
Ne Austri i ke 30.000 njerez te prekur nga ky syndrom, ndoshta jan edhe me shume por ky numer eshte numer oficial i cili doli se fundmi ne shtypin austriak, ndersa ne Gjermani flitet per 1,8 milion njerez te cilet jetojne ne kushte metevertete te renda. Kjo dukuri jo vetem qe eshte problem per vete familjen qe kane nje anetar te prekur nga ky syndrom, por edhe per rrethin, njerzit te cilet jetojne ne ndertesen e njejte etj.
Per ilustrim shikoni keta foto:
Imagjinoni si jetojne njerez ne kushte te tilla ku edhe qendrat sociale alarmohen te nderhyne kur psh edhe femije jan ne pyetje, fillojn perhapen ererat neper ndertese, insekte te ndryshme po edhe semundje te cilet rezikojne mireqenien e gjith rrethit te afert.
Prandaj pasuria ndonjehere edhe ska lidhje me pastertine sic permendin disa prej jush, dikush e mban nje kasolle te vockel te ndricoje nga gjith anet, e dikush mund te kete nje zhirollogari te trash me para dhe mundesi te angazhoje edhe nje pastruese private, por ndjenja e tij/saj per pastertine e len qe nje banese 4-5 dhomeshe ta shenderoje ne nje mal mbeturinash perplote me fekalie kafshesh.
Pershendetje
Krijoni Kontakt