Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 114
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Hadithet qė flasin pėr pastėrtinė

    Cfar Ka Thene Muhamedi a.s Per Pastertin??!?

    Jo rastėsisht Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka bėrė largimin e pengesave dhe ndytėsirave nga rruga argument tė besimit, duke thėnė:



    "Largimi i pengesės (ndytėsirės) ėshtė prej besimit". (Buhariu).


    Pastrimi i rrobave ėshtė pjesė e pastėrtisė nė Islam.

    Nė kėtė drejtim shiko ajete e sures Mudethir dhe hadithin ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:


    "Secili prej jush duhet tė ketė dy palė roba pėrpos robave tė punės pėr ditėn e xhuma". (Sahih, Ahmedi dhe tė tjerėt).


    Pėr kėtė nėse nė robat tona bie ndytėsirė, ajo duhet pastruar pėrndryshe ai namaz qė e kemi falur me ato roba nuk do tė jetė valid.

    Dijetarėt kanė rėnė nė ujdi se uji nė tė cilin bie ndytėsira dhe e ndryshon ngjyrėn, shijen apo aromėn, ai ujė ėshtė i papastėr. (Shiko: "Nejlul-Evtar", 1/ 28).

    Pra, kėto hadithe e shtyjnė muslimanin qė vazhdimisht tė kujdeset pėr robat e tija dhe tė mbrohet nga ndytėsirat dhe papastėrtitė.


    Islami na mėson qė tė kujdesemi edhe pėr pastrimin e gojės.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "Po mos ti vinte rėndė umetit tim do ti urdhėroja tė pėrdorin misvakun pėr ēdo namaz". (Buhariu dhe Muslimi).

    Ibni Abasi, radijall-llahu anhu, ka thėnė:

    "Aq shumė urdhėroheshim pėr pėrdorim tė misvakut, saqė kujtuam se do tė zbret Kur'an qė tė flet pėr kėtė ēeshtje". (Ibėn Ebi Shejbe).

    Islami na mėson pastrimin edhe tė vendeve ku zakonisht u vjen era e keqe, gjė pėr tė cilėn ka thėnė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:



    "Pesė gjėra janė nga natyraliteti: synetimi, rruajtja e vendeve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve tė nėnsjetullave dhe prerja e thonjve".
    (Buhariu dhe Muslimi).


    Me realizimin e kėtyre mėsimeve pejgamberike plotėsohen kushtet e pastrimit trupor.
    Islami na mėson qė tė ruhemi edhe nga stėrpikat e urinės gjatė urinosjes, pasiqė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė pėr dy njerėz:


    "Kėta nuk denohen pėr gjėra tė mėdha sipas njerėzve, mirėpo ato janė tė mėdha te All-llahu: njėri nuk kujdesej pėr stėrpikat e urinės, kurse tjetri i barte fjalėt mes njerėzve". (Buhariu dhe Muslimi).


    Pastėrtia fizike nė Islam ka edhe njė segment tjetėr, tė cilin nėse e kuptojmė, kjo na ndihmon pėr tė kuptuar vlerėn e pastėrtisė sipas kėndvėshtrimit islam.
    Kur na urdhėron All-llahu nė pastėrti dhe kur besimtarėt kėtė urdhėr e pranojnė duke thėnė 'dėgjuam dhe respektuam', me kėtė gjest ata e pastrojnė edhe shpirtin e tyre. Pra e zbatojnė njė urdhėr me tė cilin e kėnaqin All-llahun, All-llahu pėr shkak tė kėsaj vepre ua plotėson begatitė dhe dhuntitė dhe ua fisnikėron edhe mė shumė shpirtin e tyre dhe ngriten lart nė horizontin e pastėrtisė dhe nurit. Kjo te ata shkakton qetėsi, rehati dhe disponim, tė cilin nuk mund tia sjellin tėrė kokrat kimike tė botės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 18-06-2009 mė 15:44
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rėndėsia e patėrtisė sipas zbulimeve shkencore


    Mė herėt nuk ka qenė i njohur ekzistimi i mikrobeve derisa njeriu e zbuloi mikroskopin, kurse kjo ka ndodhur nė shekullin e tetėmbėdhjetė.
    Mikrobiollogėt ka vėrtetuar se ekziston njė numėr i hatashėm i mikrobeve nė njė centimetėr katror nė vendet e zbuluara tė trupit. Sipas tyre nė njė centimetėr katror ka prej 1-5 milion mikrobe.

    Mikrobet vazhdimisht shtohen dhe pėr tu liruar prej tyre duhet larė vazhdimsht lėkurėn, kurse kjo vepėr realizohet duke marė abdest, njė adhurim me tė cilin na ka urdhėruar All-llahu, subhanehu ve teala, dhe na ka stimuluar nė te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pasiqė abdesti ėshtė njė vepėr qė pėrsėritet disa herė gjatė ditės.



    Shkenctarėt pėr tua bėrė tė qartė njerėzve se sa mikrobe dhe bakterie ka nė lėkurėn e njeriut dhe konfliktet qė janė mes tyre i kanė krahasuar me ruzullin tokėsor dhe konfliktet e njerėzve qė ndodhin mbi te.
    Ata thonė se me njė larje njeriu largon nga trupi i tij mė shumė se dy qind milion mikrobe.
    Mikrobet vazhdimisht shtohen andaj duhet tė eliminohen vazhdimisht dhe nė mėnyrė tė rregullt qė tė mbeten pak nė numėr qė tė ketė mundėsi trupi i njeriut tė ballafaqohet me ta. Kėtė rol edhe e luan gusli dhe abdesti.
    Pėr shembull, vetėm nė gojė gjinden llojlloj mikrobesh dhe bakteriesh qė janė mė shumė se njė qind lloj, kurse arrinė deri nė pesė miliard mikrobe nė njė milimetėr katror. Kėto mikrobe ushqehen nga mbeturinat e ushqimit mes dhėmbėve, shtimi dhe zhvillimi i tyre prodhojnė thartėsira dhe prodhime tė shumta qė ndikojnė nė gojėn, erėn e gojės, ngjyrėn e dhėmbėve dhe punėn e tyre, andaj nėse nuk largohen disa herė nė dirė, ato shkaktojnė prishjen e dhėmbėve dhe sėmundjet e nofullės.

    Zbulimet shkencore na e sqarojnė rėndėsinė e zbatimit tė mėsimeve islame dhe neglizhimi i tyre i sjell pasojat negative.
    Mos shkurtimi i thonjve i sjell shumė sėmundje, sepse nėn thonjė grumbullohen miliona bakterie qė luajnė njė rol shumė tė madh nė bartjen e sėmundjeve.
    Mosruajtja e qimeve tė nėnsjetullave ėshtė shkak pėr pėrhapjen e morrave tė nėnsjetullave qė pėrhapet me tė madhe ne Europė.
    Njė gram i bajgės sė njeriut ka mė shumė se njė qind miliard mikrobe dhe kanė ndikim shumė tė madh nė pėrhapjen e sėmundjeve ngjitėse nėse lihen vend pa vend.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfar Thuhet per Larjen (Guslin) ne Islam ??


    Islami ka caktuar mė shumė se shtatėmbėdhjet larje, kurse kjo e bėn muslimanin tė dalluar nė kėtė rrafsh.
    All-llahu, xhel-le shanuhu, ka caktuar guslin, larjen e tėrė trupit nė shumė raste, siē ėshtė nė ditėn e xhuma, nė ditėn e bajramit, pas ejakulimi, pas marėdhėnieve intime, me hyrjen e dikujt nė Islam, etj.
    Ky rasti i fundit mjafton si argument pėr tė treguar se ēfarė rėndėsie i jep Islami pastrimit.



    All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:

    "O ju qė besuat, mos iu afroni namazit duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē'flitni, e as duke qenė xhuhubė (tė papastėr) derisa tė laheni, pėrpos kur jeni udhėtarė. …". (En-Nisa: 43).

    All-llahu, xhel-le shanuhu, e urdhėron Ejubin, alejhisselam, duke i thėnė:

    "Bjeri me kėmbėn tėnde tokės! Ky ėshtė (ujė) i ftohtė, lahesh dhe pi". (Sad: 42).


    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "Secili musliman e ka obligim qė tė lahet pėr ēdo javė, tė lan kokėn dhe trupin". (Buhariu dhe Muslimi).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "Obligohet tė lahet secili i moshėrritur nė ditėn e Xhuma, tė pėrdor misvakun dhe tė parfymoset aq sa mundet". (Muslimi).

    Njeriu gjatė historisė ka zbuluar rėndėsinė e madhe qė ka pastrimi i trupit tė tij dhe me larje ka shėruar shumė sėmundje, mirėpo gjat historisė nuk ėshtė njohur asnjė popull qė e ka organizuar aq mirė kėtė gjė sikurse forma me tė cilėn All-llahu e ka nderuar kėtė umet.

    Urtėsia e kėsaj qėndron nė faktin se larja e ripėrtėrinė aktivitetin e njeriut psiko-fizikisht, e pastron dhe e transferon nė gjendjen mė tė mirė psiko-fizike.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #24
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mrekullia shkencore nė rregullat e pastėrtisė

    Aspektet e mrekullisė shkencore tė Kur'anit dhe Sunnetit gjatė ligjėsimit tė pastėrtisė del nė shesh nė kėto forma:

    1- Prej sekreteve tė medicinės preventive nė Islam ėshtė se pastėrtinė e ka caktuar si adhurim dhe kjo i jep shpirt dhe vazhdimėsi tė cilin nuk ka mundėsi ta sjell asnjė ligj tjetėr.

    2- Thjeshtėsia nė detyrime dhe lehtėsimi nė zbatim, saqė nuk kėrkojnė harxhime materiale e as lodhje fizike.

    3- Subjektivitet. Domethėnė secili musliman i zbaton kėto mėsime nė shenjė tė adhurimit ndaj All-llahut, andaj nuk ka nevojė pėr drejtor qė e kontrollon, sepse kontrolla te besimtari lind nga brendėsia e besimtarit.

    4- Vazhdimėsia, sepse zbatimi i urdhėrave islame nuk ėshtė e ndėrlidhur me ndonjė kohė tė caktuar ose moshė tė caktuar, por vazhdojnė me vazhdimin e njeriut.

    5- Ai qė e njeh Kur'anin dhe Sunnetin e kupton se Islami nuk ka lėrė asnjė gjė nga medicina preventive pa aluduar nė te nė formė direkte ose indirekte, kurse njeriut i ka lėnė hapėsirėn e studimit tė urtėsive tė tyre.

    6- Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte analfabet andaj edhe nuk ka mundur ti mėson kėto sekrete tė ēuditshme dhe ti cakton mjetet e pėrshtatshme pėr pastėrti pėr tė arritur pastėrtinė dhe eliminimin e mikrobeve dhe bakterieve, mirėpo ka caktuar shumė ligje dhe sunete, urtėsitė e tė cilave i ka zbuluar shkenca moderne shumė shekuj mė vonė. Kjo tregon se pėrcaktimi i kėtyre ligjeve dhe suneteve ėshtė shpallje nga All-llahu, subhanehu ve teala.

    All-llahu, xhel-le shanuhu, ka thėnė:

    "Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit. Por jo, ai ėshtė plot argumente tė qarta nė zemrat e atyre qė u ėshtė dhėnė dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos tė shfrenuarve". (El-Ankebut: 48- 49).

    All-llahu na bėftė nga ata qė janė tė pastėrt, pastrohen vazhdimisht, dhe i dojnė tė pastėrtit. Amin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 25-06-2009 mė 16:46
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfar duhet te veproj Muslimani pas kryerjes sė nevojės?


    All-llahu e ka programuar njeriun qė tė zbraz zorėt dhe fshikėn e ujit nga bajga dhe urina dhe gjėrave tjera tė panevojshme pėr trupin e njeriut qė tė mbetet trupi i njeriut i pastėr dhe i aftė pėr t'i kryer detyrat e natyrshme qė i ka.

    Pas kryerjes sė kėsaj procedure muslimani ėshtė i obliguar qė tė pastron vendet e turpshme me ujė.
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "Pastronu nga urinosja sepse mbarė denimi i varrit ėshtė nga ky gabim" . (Buhariu dhe Muslimi).

    Mjekėsia na tregon se kjo procedurė na sjell dobi tė mėdha mjekėsore dhe preventive. Sipas mjekėsisė pastrimi i kėtyre vendeve pas kryerjes sė nevojės e mbron organin gjenital nga ndezja, e cila vjen si rezultat i grumbullimit tė mikrobeve, sidomos te ata qė janė tė sėmurė me sėmudnjen e sheqerit. Urina e kėtij njeriu ka sasi tė mėdha tė sheqerit dhe mbetja e pikave tė kėsaj urine nė organin gjenital ndihmon qė tė fiton ndezje dhe qelbosje, kurse nėpėrmjet marėdhėnieve intime kjo sėmundje kalon edhe tė bashkėshorteja dhe mund tė shkakton sterilitet tė plotė te ajo.

    Ajo qė duhet tė pėrmendet nė kėtė rast ėshtė edhe urtėsia e pėrdorimit tė dorės sė majtė gjatė pastrimit pas kryerjes sė nevojės.
    Zakonisht njerėzit e pėrdorin dorėn e djathtė pėr ngrėnie dhe pirje dhe pėr punėt tjera, andaj duke e pėrdorur dorėn e majtė pėr pastrim, mbetet dora e djathtė e pastėr.

    Disa njerėz habiten me rėndėsinė e madhe qė i ka dhėnė Islami kėtyre gjėrave, mirėpo nuk ka vend pėr habi pėr ata njerėz qė ia dinė vlerėn kėsaj feje dhe pėr ata qė besojnė se kjo fe tė cilėn All-llahu e ka plotėsuar dhe e ka bėrė rrugė tė cilėn duhet ta pasojnė deri nė Ditėn e Kijametit, u sjell besimtarėve vetėm mirėsi.
    All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:

    "…Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni), andaj mos u frikėsonju atyre, por Mua tė mė frikėsoheni. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. …". (El-Maide: 3).
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #26
    Shumica e vendeve arabe apo edhe muslimane nuk kane uje per te pire dhe jo te lahen. Pastaj a nuk ju duket qesharake te mburreni me nje gje qe duhet te jete nje normalitet. Te lahesh eshte gjeja me normale qe nje njeri mund te beje. Dhe nqs nje jeri nuk lahet, ai nuk e ben se ja ndalon kush por se ndoshta nuk i ka mundesite. Une kam punuar ne te shkuaren edhe me arab, dhe kam konstatuar se nuk funksionon kjo "patertia shembullore islamike", duke pare se si qelben edhe 10 metra larg. Nuk eshte se ndoshta muslimanet duhet te lahen me shume se te tjeret si rrjedhoje e kesaje arome jo shume te kendeshme qe muslimanet ne pergjithsi dhe arabet ne veēanti mbajne ne trupin e tyre??

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Shumica e vendeve arabe apo edhe muslimane nuk kane uje per te pire dhe jo te lahen. Pastaj a nuk ju duket qesharake te mburreni me nje gje qe duhet te jete nje normalitet. Te lahesh eshte gjeja me normale qe nje njeri mund te beje. Dhe nqs nje jeri nuk lahet, ai nuk e ben se ja ndalon kush por se ndoshta nuk i ka mundesite. Une kam punuar ne te shkuaren edhe me arab, dhe kam konstatuar se nuk funksionon kjo "patertia shembullore islamike", duke pare se si qelben edhe 10 metra larg. Nuk eshte se ndoshta muslimanet duhet te lahen me shume se te tjeret si rrjedhoje e kesaje arome jo shume te kendeshme qe muslimanet ne pergjithsi dhe arabet ne veēanti mbajne ne trupin e tyre??
    Pastaj a nuk ju duket juve (Katolikėve e tė tjerėve) qesharake tė thoni se Muslimanėve iu vie era kshtu , kanė morra nė mjekėrr (e shumė e shumė fjalė qesharake) ky ėshtė njė argument pėr ju i treguar shumė bukur nga ana e Fisniku - Student.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Muslimani e ka Sunnet, por mirė do tė ishte ta konsideronim si obligim larjen e gjithė trupit ditėn e Premte (Tė Xhuma) , pėr kėtė ėshtė argument Hadithi :

    Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "ēdo njeri qė lahet ditėn e xhumasė dhe pastrohet sa mė mirė qė tė jetė e mundur, pastaj pėrdor yndyrė dhevė parfum dhe niset nė namazin e xhumasė dhe nuk i ndan dy vetė qė janė ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatė kohės kur imami e lexon hytben, All-llahu i madhėruar me siguri do t'ia falė mėkatet e javės sė kaluar".

    poashtu (Dhe mė konkretisht) :

    Semure r.a. thotė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Kush merr abdest ditėn e xhumasė, ėshtė e mjaftueshme dhe e bukur, ndėrsa ai qė pastrohet nė tėrėsi ėshtė edhe mė mirė".

    Poashtu Muslimani e ka Sunnet, por mirė do tė ishte ta konsideroni si obligim larjen e trupit pas ēdo ndytėsie p.sh : Marrėdhėniet Seksuale, Derdhja e Spermės etj., sepse nėse nuk jeni tė pastėr nga kėto ndytėsi nuk guxoni tė shkoni as edhe nė Xhami., ndėrsa pėr kėtė ėshtė argument hadithi :

    Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pastrohet nė shtėpinė e vet, e pastaj shkon nė njė shtėpi prej shtėpive tė All-llahut (xhami), pėr ta kryer njėrin prej farzeve tė All-llahut, pėr ēdo hap qė bėn i shlyhet njė mėkat, ndėrsa hapi pas tij ia lartėson gradėn".


    * * *

    Vazhdo i Nderuar : Fisniku-Student, sepse po bėn njė punė tė mirė, tė shkėlqyeshme.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    ILMGAP : Mund tė flitet pėr pastėrtinė e Muslimanit amo leksion per te tjert nuk asht e nevojshme se manej edhe un ndina i ofendum qe marr shembull e kjo i bjen qe un slana e nuk pastrona e un ket gjė e praktikoj rregullisht edhe shumica e tė tjerve...
    I Ndruar : Kronikė

    Do tė tė kthej pėrgjigje, por do doja qė tė mos mė replikosh apo diqka tjetėr mė pas, pėr arsye se ėshtė njė temė e cila ėshtė hapur nga njė njėri ndaj tė cilit duhe tė kemi rrespekt, andaj tė mos dalim jashtė temė ... (Shpresoj mė kupton).


    * * *

    I Nderuar : Kronikė

    E di pse ėshtė hapur tema kėshtu (mendoi unė) sepse ėshtė kundėrpėrgjigje pėr :


    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Shumica e vendeve arabe apo edhe muslimane nuk kane uje per te pire dhe jo te lahen. Pastaj a nuk ju duket qesharake te mburreni me nje gje qe duhet te jete nje normalitet. Te lahesh eshte gjeja me normale qe nje njeri mund te beje. Dhe nqs nje jeri nuk lahet, ai nuk e ben se ja ndalon kush por se ndoshta nuk i ka mundesite. Une kam punuar ne te shkuaren edhe me arab, dhe kam konstatuar se nuk funksionon kjo "patertia shembullore islamike", duke pare se si qelben edhe 10 metra larg. Nuk eshte se ndoshta muslimanet duhet te lahen me shume se te tjeret si rrjedhoje e kesaje arome jo shume te kendeshme qe muslimanet ne pergjithsi dhe arabet ne veēanti mbajne ne trupin e tyre??
    Ose kundėrpėrgjigje (kundėrargument) pėr ata qė thonė : Muslimanėt, Mjekėrr (...), Mjekėrr (...) , qė kutėrbojnė erė , vajzat e ndjersitura etj. etj. etj.

    Do tė thotė kjo ėshtė kundėrpėrgjigje pėr ta.
    * * *


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Llojet e Ujrave per Pasterti sipas Islamit




    (a) Uji absolut (Mutlak)

    (b) Uji i pėrdorur (pėr pastrim)

    (c) Uji i pėrzier me diēka tė pastėr

    (d) Uji i pėrzier me papastėri tė ndryshme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 02-08-2009 mė 11:31
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cėrvenkovski, Ahmeti, Tito dhe ne tė tjerėt
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-05-2007, 18:40
  2. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  3. Zhozef Makanga, shqiptari jo si gjithė tė tjerėt
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 15:09
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Te tjeret dhe disa
    Nga Albioni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •