Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Armend Kukleci

    Nė 11 vjetorin e rėnies sė dėshmorit Armend Kukleci

    STUDENTI I LIRISĖ - ARMEND KUKLECI

    Shkruan: Fitim Kuklecaj

    http://www.albaniapress.com/fotot/la...d_Kuklci_1.jpg

    Duke ecur rrugėve tė Pejės tė mbushur plotė me djem dhe vajza, tė gėzuara duke shėtitur lirshėm dhe plotė hare, kur ktheva shikimin mė lartė pash njė Lapidarė dhe njė forcė e brendshme mė shtyri t’i afrohem. Aty pash emra tė skalitur nė njė pllakė guri me shkronja tė vogla, por qė mu dukėn shumė tė mėdha, dhe mund t'i dalloja edhe nga larg. Ishte emri i Shkėlzen Hajradinajt dhe i 130 dėshmorėve tė UĒK-sė qė kishin derdhur gjakun pėr tokėn e Kosovės, e ndėr ata emra figuronte edhe emri i dėshmorit Armend Kukleci. Nga datėlindja shumė i ri (01.10.1975) i lindur kėtu nė Pejė, nė kėtė qytet tė bukur buzė bjeshkėve tė larta, qė e pėrshkon njė lumė i bukur.

    Armendi ka lindur nė Pejė nė njė familje tė ndershme e bujare me njė traditė tė lashtė kombėtare, nė familjen Kukleci nga Isniqi i Deēanit, e dalluar pėr atdhedashuri dhe ndershmėri. Ėshtė rritur dhe edukuar nga babai Tafili dhe nėna Hatmanja nė njė frymė atdhetare, me atė frymė me tė cilėn edhe ata ishin edukuar nga prindėrit e tyre.

    Armendi kalonte njė jetė tė hareshme nė familje me motrėn Arbreshėn, vėllezėrit Azdrenin dhe Artin. Ndėrsa kur dilte nė rrugė, pėr ēdo ditė ndeshej me ata qė i urrente shumė, me forcat ushtarake - policore serbe. Qysh kur ishte nė shkollė tė Mesme Armendi u helmua nga dora e zezė e regjimit serb tė Millosheviqit.

    Armendi i vazhdoi studimet nė Universitetin e Prishtinės nė Fakultetin Filozofik dega Gjuhė dhe Letėrsi Angleze, deri nė vitin e dytė dhe ishte njėri nga aktivistėt e palodhur tė Lėvizjes Studentore, duke marrė pjesė aktive nė tė gjitha demonstratat dhe protestat e organizuara nga organizata e studentėve. Gjatė kohės sė studimeve Armendi ishte edhe redaktorė i revistės mujore studentore “BOOM”, pėrmes sė cilės ka vu nė lėvizje mendjet e shėndosha studentore.

    Krahas idesė se me arsim mund tė frymėzohet rinia shqiptare pėr tė qėndruar e fortė kundėr armikut, Armendi me kohė e kishte kuptuar se pa organizimin e luftės sė armatosur nuk do tė mund tė largohet pushtuesi serb nga Kosova dhe nuk do tė fitohet liria.

    Pushka e parė e UĒK-sė qė krisi nė Prekazin e Adem Jasharit, Armendit i dha forcė dhe guxim dhe qysh atėkohė ishte i gatshėm tė bėhet pjesė e kėsaj ushtrie ēlirimtare

    Pėrhapja e luftės ēlirimtare nė Gllogjan te Haradinajt, ishte rasti i veēantė pėr t’ju bashkuar radhėve tė UĒK-sė nė ZO tė Dukagjinit. Dhe, Armendi pa hamendje mė 04.04.1998 kyēet nė njėsinė speciale tė UĒK-sė «Shqiponjat e Zeza» tė drejtuar nga komandant Togeri. Kjo njėsi vepronte nė kuadėr tė Brigadės 131 «Jusuf Gėrvalla» tė drejtuar nga komandant Daut Haradinaj.

    Armendi ishte luftėtar i parė nga qyteti i Pejės, qė iu bashkua radhėve tė UĒK’sė, ndonėse shumė anėtarė tė familjes Kukleci si nė Kosovė ashtu edhe nė diasporė u angazhuan nė masivizimin dhe financimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Ky student i dalluar nė studime, u dallua si trim dhe i pamposhtur edhe nė shumė beteja tė pėrgjakshme kundėr forcave pushtuese serbe. I tillė u dėshmua edhe mė 14 qershor 1998 nė betejėn e pėrgjakshme (dhėmb pėr dhėmb) nė fshatin Dranoc, kur ra nė fushėbetejė pėr tė mos vdekur kurrė, sė bashku mė bashkėluftėtarin trim Blerim Lokaj nga Prilepi i Deēanit.

    Akti i rėnies, Armendin e ngriti nė piedestalin mė tė lartė tė dėshmorėve tė kombit, dhe si i tillė do tė kujtohet pėrjetėsisht nė historinė tonė mė tė re.

    Kėto kujtime pėr Armend kuklecin mė rikthejnė sėrish nė ambientin e bukur tė Pejės ku isha duke shėtitur dhe papandehur nė njėrėn nga rrugėt pash tabelėn me mbishkrimin Rruga “Armend Kukleci“ dhe vėrtet u ndjeva i gėzuar qė s’janė harruar djemtė mė tė mirė tė UĒK-sė. Nė ato momente disa tė rinj kur mė panė se u gėzova shumė pėr emėrtimin e kėsaj rruge me emrin e dėshmorit, mė thanė: “Ky ėshtė vetėm fillimi, Kėshilli i Shkollės „Ramiz Sadiku“ ka marrė vendim qė kėtė shkollė ta emėrtojė me emrin e studentit tė lirisė Armend Kukleci, ku sė shpejti pritet miratimi i vendimit nga Kuvendi Komunal i Pejės.“…

    Sot, falė gjakut tė djemve dhe vajzave tė UĒK-sė dhe mijėra atdhetarėve tė shumė brezave, marrim frymė lirishtė, ecim lirisht, flasim lirishtė, mėsojmė lirishtė, … nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur.

    Lavdi dėshmorit Armend Kuklerci!
    Lavdi e pėrjetshme ju qoftė tė gjithė dėshmorėve tė kombit!

    12.06.2009

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lavdi Deshmoreve te Kombit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,972
    Faleminderit
    1
    13 falenderime nė 12 postime
    Me vėmendje kam ndjekur edhe dokumentarin e shfaqur pak para disa nė Radoi Televizionin Publik tė Kosovės (RTK) dhe mė la pėrshtypje karakteri i guximshėm, maturia, zelli pėr punė e heroizmi i Armendit. Kėtė e pohuan edhe bashkėluftėtarėt e tij, njėkohėsisht edhe shokėt e kolegėt nga Prishtina, me tė cilėt ai kishte studiuar dhe bashkėpunuar.

    Lavdi dėshmorit tė kombit, Armend Kukleci!

    http://www.youtube.com/watch?v=LP9E9...ext=1&index=20
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Tema tė Ngjashme

  1. Armend Rexhepagiqi
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 16-01-2020, 10:28
  2. Dinamo "E Madhe"
    Nga Qerim nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 313
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 17:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •