[Fjala e mbajtur me rastin e inaugurimit nė ASHAK]
FRANC BARON NOPĒA DHE SHQIPTARĖT
nga Robert Elsie
Mė datėn 26 prill 1933 gazeta Neue Freie Presse e Vjenės botoi artikullin e mėposhtėm:
Drama e pėrgjakshme nė rrugėn Singer. Studiuesi si vrasės dhe vetėvrasės. Siē u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopēa, pesėdhjetepesė-vjeēar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatė, shqiptarin dyzetepesė-vjeēar Bajazid Elmas Doda, nė banesėn e tij nė katin e tretė tė shtėpisė sė parė nė rrugėn Singer, numėr 12, dhe pastaj vrau vetėn para tavolinės sė dhomės sė punės me njė tė shtėnė nė gojė. Nga hulumtimi mjekėsor zyrtar doli qė sekretari kishte pėsuar dy tė shtėna gati nė tė njėjtin vend nė tėmblėn e majtė, tė cilėt shpunė kafkėn krejtėsisht, kėshtu qė fisheku, pas daljes nga koka, ngeli nė jastėkun e karrigės.
Duket se Nopēa e kishte pėrgatitur veprimin paraprakisht. U gjetėn shumė letra lajmtumire tė mbyllura pėr farefisin dhe pėr miqtė e tij, si dhe njė testament tė mbyllur pėr njė avokat vjenez dhe shėnime tė tjera. Mendohet qė njė arsye e veprimit tė ketė qenė gjendja e vėshtirė financiare e tij, me qenė se shėrbėtorja tha qė ajo nuk e kishtė marrė rrogėn qė prej katėr muajsh. Dihet gjithashtu qė Franc Nopēa, i cili donte mė shumė se ēdo gjė tjetėr librat dhe kolecionet e tij, kishte menduar pėr tė ur bibliotekėn e tij tė madhe me shumė vepra unikale.
Njė shkresė policisė: Arsyeja e vetėvrasjes sime ėshtė sistemi im nervor i hallakatur. Arsyeja qė vrava mikun dhe sekretarin tim afatgjatė, zotin Bajazid Elmas Doda, nė tėmblėn kur flente gjumė, dhe pa dijeninė e tij, ėshtė qė unė nuk doja ta braktisja tė sėmurė, tė shkretė dhe pa para nė botė duke qenė se ai do tė kishtė vuajtur shumė. Unė dėshiroj qė trupi im tė digjet.
Kėshtu mbaroi jeta e vrullshme e Baronit Franc Nopēa nga Felshėsilvashi (Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvįs, 1877-1933), njė ndėr studiue1877-1933sve mė tė spikatur tė kohės. Ai ka lindur nė njė familje aristokratike ungareze mė 3 maj 1877 nė ēifligun familjar tė Saēal-it, afėr Haceg-it tė Transilvanisė. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit tė tij, Franc von Nopēa, kryemjeshtėr i oborrit tė Mbretėreshės Elisabeta tė Austrisė, Nopēa ka mbaruar maturėn nė liceun vjenez Maria-Theresianum. Ngjarja vendimtare nga rinia e tij ndodhi nė vitin 1895 gjatė njė ekskursioni nė Sentpeterfalva (Szentpéterfalva). Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbeturinat e kockave fosile tė njė dinosauri, tė cilat ai ia dėrgoi Profesorit Eduard Sys (Edward Suess), njė gjeologu and paleontologu vjenez. Nga viti i maturės, 1897, deri nė vitin 1903, Nopēa studioi pranė Sys-it nė Universitetin e Vjenės, i cili nė atė kohė u shqua pėr studimet paleontologjike.
Nopēa shumė shpejt u bė vetė njė studiues me nam nė fushėn e paleontologjisė. Mė datėn 21 qershor 1899, qė nė moshėn njėzetedy, ai mbajti ligjeratėn e parė pranė Akademisė sė Shkencave nė Vjenė me titullin Dinosaurierreste in Siebenbürgen (Mbeturina tė dinosaurve nė Transylvani), e cila kishte njė jehonė tė madhe. Nopēa shquhet si themeluesi i paleofiziologjisė, para se gjithash me studimet e tij tė njohur edhe jashtė Austrisė pėr zvarraniq fosilikė. Veēanėrisht e njohura ishin hipotezat tė tij per running proavis, pėr gjakngrohtėsinė e pterosaurėve dhe pėr rėndėsinė e disa proceseve endokrine tė cilat, sipas tij, kishin njė ndikim tė veēantė mbi evolucionin dhe mbi vdekjen e dinosaurve. Nuk u pranuan tė gjitha teoritė e tij pa kundėrshtim, por ato frymėzuan shumė diskutimin nė fushėn e paleontologjisė. Po kaq i rėndėsishėm ishte ndihmesa e Nopēės nė fushėn e gjeologjisė, pėr shembull mbi strukturat tektonike tė malėsive tė Ballkanit perėndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare.
Nė vitet e mėvonshme Nopēa u bė i njohur gjithashtu si njė ndėr albanologėt kryesorė tė kohės sė tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri nė 1932 u pėrqėndruan kryesisht nė fushat e mėposhtme: parahistoria dhe historia e lashtė, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij tė hershme si Das katholische Nordalbanien (Shqipėria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus ala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevė 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtėpi dhe orendi nė Shqipėrinė e Veriut katolike, Sarajevė 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa pėr parahistorinė dhe etnologjinė e Shqipėrisė sė Veriut, Sarajevė 1912) pėrmbajnė vėzhgime tė shumta, me gjithė se materiali nuk eshtė i sistematizuar mirė. Mė vonė, kur nuk udhėtoi mė nė Ballkan dhe kur kishte qetėsi mė shumė, u botuan vepra mė monumentale shkencore. Mė tė njohura ndėr tė janė: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndėrtime, veshje dhe vegla tė Shqipėrisė sė Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipėrisė sė Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike qė dolėn gjatė jetės sė tij.
Lista e botimeve tė Nopēės pėrmban mė shumė se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisė, tė gjeologjisė dhe tė albanologjisė. 54 botime janė pėr Shqipėrinė.
Me vdekjen e parakohshme e Nopēės, shumė vepra tė rėndėsishme tė tij ngelėn tė pabotuara. Trashėgimia shkencore nga fusha e paleontologjisė u dhurua Muzeut Britanik nė Londėr, kurse pjesa albanologjike u dha kolegut e tij, albanologut tė njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) nė Vjenė. Nė njė letėr me datėn 24 prill 1933, d.m.th. nė ditėn e vdekjes, Nopēa ia dha Joklit njė listė dorėshkrimesh me kėrkesė qė ky i fundit tė marrė kontakt me Paul Graf Teleki nė Budapesht pėr tė gjetur fonde pėr botimin e veprave tė mbetura. Por fonde nuk u gjetėn dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, kėto veprat e rėndėsishme ngelėn tė pabotuara. Qė prej vrasjes sė Joklit nė maj 1942, trashėgimia albanologjike e Nopēės ruhet nė Kolekcionin e Dorėshkrimeve tė Bibliotekės Kombėtare tė Austrisė nė Vjenė.
Nga trashėgimia e Nopēės duhet tė pėrmenden nė veēanti pesė dorėshkrime:
1. Albanien: die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht (Shqipėria, fiset e malėsisė ė Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), Ser. nov. 9392, njė vepėr prej 510 faqesh, njė pjesė e madhe e sė cilės u botua koha e fundit nga Fatos Baxhaku dhe Karl Kaser nė librin: Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens, Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter, 1861-1917 (Shoqėria fisnore e Shqipėrisė sė Veriut, raporte dhe puna shkencore e konsujve dhe tė shkencėtarėve austriakė, 1861-1917, Vjenė-Kėln-Vajmar 1996);
2. Religiöse Anschauungen, Sitten und Gebräuche (Besimi, doke dhe zakone), Ser. nov. 9393, njė vepėr prej 242 faqesh pėr etnologjine shqiptare, nga e cila i mungojnė 58 faqet e para;
3. Gedichte des Colez Marku, 1895-1932 (Poezia e Kolez Markut, 1895-1932), Ser. nov. 11912, njė pėrmbledhje poetike gjermanisht nė 110 faqe me 160 poezi jo shumė tė mira;
4. Dialektstudie, Fragment (Fragmenti i njė studimi dialektologjik), Ser. nov. 11918, shėnime pėr dialektin geg veriperėndimor nė veri tė Shkodrės nė 36 faqe tė formateve tė ndryshme; dhe kryesorja:
5. Kujtimet e Franc Nopēės me titullin Reisen in den Balkan (Udhėtime nė Ballkan), Ser. nov. 9368, tė cilat kam ndėrmend tė botoj sė shpejti.
Monografia pesėvellimshe Udhėtime nė Ballkan, e cila shpeshherė gabimisht ėshtė quajtur ditari i Nopēės, ka 456 faqe tė shkruara me makinė, duke pėrfshirė edhe disa tė shkruara me dorė. Mendohet qė Nopēa kishte filluar tė shkruante kujtimet e tij para mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Si burim kryesor ai pėrdorte defterėt e tij tė cilėt ai mbante gjithmonė me vete gjatė udhėtimeve nė Ballkan dhe tė cilėt mendohej qė ishin tė zhdukur. Shtatė defterė me shėnime, skicė, llogari dhe fatura tė ndryshme, nga tė cilėt gjashtė pėr Shqipėrinė dhe njė pėr Maqedoninė, gjinden nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės (DR2/3F deri 8F). I pėrkasin periudhat e mėposhtme: Vėll. 1 (1905), 430 f.; Vėll. 2 (1906), 580 f.; Vėll. 3 (1907), 474 f.; Vėll. 4 (1908), 316 f.; Vėll. 5 (1909), 686 f.; dhe Vėll. 6 (1913), 213 f. Kėto vėllime nė format oktav, si dhe vepra tė tjera nga biblioteka personale e Nopēės, u ėn pas vdekjes sė autorit nga antikuariati vjenez Kunst-Antiquariat Heinrich Hinterberger, nė Hegelge 17, pėr 150 franga cvicėrane dhe pėrfunduan nė koleksionin e Midhat bej Frashėrit (1880-1949), tė njohur edhe si Lumo Skėndo, i cili kishte bibliotekėn mė e madhe private nė Shqipėri, me afėrsisht 20,000 vėllime. Duke qenė se Frashėri ishte njė udhėheqės i lartė i lėvizjes antikomuniste Balli Kombėtar dhe u dėtyrua tė braktiste Shqipėrinė me ardhjen nė pushtet tė komunistėve, koleksioni i tij u konfiskua dhe pėrfundoi nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė.
Kujtimet e Nopēės pėrfshijnė njė periudhė njėzetvjeēare nga 1897 deri nė vitin 1917 kur Nopēa kishte dyzet vjet. Nė njė letėr Joklit me datėn 8 tetor 1928, Nopēa vuri re qė kishte humbur defterin nė vitin 1918, gjė qė shpjegon ndėrprerjen e kujtimeve nė vitin 1917. Dorėshkrimi i kujtimeve e pėrfundoi afėrsisht nė vitin 1929 dhe kishte ndėrmend ta botonte. Shtėpia botuese Stadium e Budapeshtit u tregua e gatshme tė botonte njė pėrkthim ungarisht tė kujtimeve duke ngarkuar Kalman Lambreht-in (Kįlmįn Lambrecht), bibliotekarin e Institutit Mbretėror tė Gjeologjisė nė Budapesht, me punėn e pėrkthimit dhe me pėrfshirjen e ndryshimeve tė shumta qė donte Nopēa. Nė fund, as pėrkthimi ungarisht, as origjinali gjermanisht nuk u botuan kurrė.
Nė pjesėn e parė tė kujtimeve, Studien und erste Reisen 1897-1905 (Studime dhe udhėtime tė para 1897-1905) e gjejmė baronin i ri pėr herė tė parė nė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut, nė njė rajon tė shkelur rrallė nga tė huajt. Pas mbarimit tė doktoraturės nė Universitetin e Vjenės nė verė tė vitit 1903, Nopēa ishte orvatur, pas njė udhėtimi nė Greqi, tė udhėtonte nga Shkupi dhe Prizreni pėr nė Shkodėr pėr tė takuar konsullin austriak, Baron Bornemisa Gjula (Bornemisza Gyula). Pėrvoja e parė e tij me Shqipėrinė filloi nė njė mėnyrė tepėr shqiptare:
Nga Shkupi vazhdova, siē thashė, pėr nė Prizren. Aty mė dhanė tre zaptije pėr tė mė shoqėruar gjatė udhėtimit pėr nė Shkodėr. Natėn e parė e kalova nė Hanin e Brutit dhe, kur u nisa gjatė agimit tė ditės tjetėr, dikush nga njė pylli ma kapi me plumb nė njė kthesė tė rrugės nga ana e djathtė. Fisheku shpuri kapelėn time shumė afėr kokės, por nuk u plagosa. Unė zbrita menjėherė nga kali, kėrkova tė mbulohem dhe doja tė qėlloja edhe unė, por nuk e pashė njeri... Pjesa tjetėr e udhėtimit nga Ura e Vezirit deri nė Shkodėr kaloi pa incident.
Me gjithė fillimin e vėshtirė, Nopēa filloi gjatė udhėtimeve tė mėvonshme tė donte Shqipėrinė dhe banorėt e malėsisė sė saj. Ai jep pėrshkrimin e mėposhtėm nga ekpedita e parė e madhe nė verė tė vitit 1905:
Mė bėri shumė pėrshtypje njė ngjarje nė luginėn e Cemit afėr urės sė Tamarės nė tokėn e Kelmendasve. Unė kėrkova nė njė shtėpi pak ujė pėr tė pirė, por nė vend tė ujit, zoti i shtėpise, qė nuk e njihja fare, mė dha njė tas me dhallė, tė cilėn e piva deri nė fund. Pas pirjes, erdhi nė shtėpi vėllau i zotit tė shtėpisė, edhe ky i panjohur nga unė, dhe, duke qenė se ishte vonė dhe ai ishte i lodhur nga udhėtimi, ai donte tė pinte dhallėn. Natyrisht gjeti tasin e zbrazur, dhe kur zoti i shtėpisė i shpjegoi atij kush e kishte pirė dhallėn, ai nuk u mėrziti fare, siē mund tė mendohet. Pėrkundrazi, ai tha qė ishte fat qė kisha ardhur unė nė shtėpi para tij, sepse pėrndryshe familja e tij nuk do tė kishte patur ēfarė tė ofronte mikut dhe miku do tė ishte i detyruar tė vazhdonte rrugėn i pangrėnė.
Nopēa ndodhej nė Shqipėrinė e Veriut nė fillim tė shekullit jo vetėm pėr arsye personale apo shkencore. Ai ishte gjithashtu aktiv nė fushėn e politikės, shpeshherė nė kundėrshtim tė hapur me punonjėsit e ministrisė sė punėve tė jashtme nė Vjenė. Gjatė krizės sė Anekcionit 1908-1909, Nopēa mori pjesė nė pėrgatitjen e ashtuquajturit Albanienaktion kundėr Serbisė dhe Malit tė Zi. Para dhe gjatė Luftės sė Parė Ballkanike 1912, ai ndėrhyri shpeshherė nė politikėn e jashtme tė Austrisė dhe mori pjesė si vullnetar nė Luftėn e Parė Botėrore nė Shqipėri. Nė vitin 1916, Nopēa ishte komandanti i njė njėsie ushtarake tė vullnetarėve shqiptarė. Interesant nė kujtimet e tij ėshtė pėrshkrimi i gjatė i Kongresit tė Triestit tė vitit 1913 dhe i zgjedhjes sė njė princi evropian pėr Shqipėrinė, pėr tė cilėn edhe ai u bė kandidat.
Nga 27 shkurt deri nė 6 mars unė mora pjesė nė kongresin e shqiptarėve nė Triest. Ky kongres ishte gjė e ēuditshme. Nė pranverė tė vitit 1913 froni shqiptar ishte bosh dhe punėt shqiptare u drejtuan nga Ismail Qemali, i cili kishte takuar Berhtold-in (Berchtold), ministrinė austriak tė punėve tė jashtme, nė Budapesht dhe pastaj me kėrkesė tė Berhtold-it udhėtoi pėr nė Vlorė ku themeloi qeverinė e pėrkohshme e Shqipėrisė sė sapokrijuar. Por si mik shumėvjeēar i Greqisė, bile edhe si agjent i paguar nga grekėt, ai kishte premtuar qė tė lehtėsonte pushtimin e Janinės, nė rast se ngelej nė pushtet nė Shqipėri. Ishte edhe e qartė qė Ismail Qemali donte tė rrinte shefi i qeverisė se pėrkohshme, sepse njė gjė e tillė, kuptohet, ishte me fitim financiar...
Pas pritjes sė pėrshėndetjes u zgjodhėn ditėn tjetėr Markezi Kastriota si kryetar nderi dhe Faik bej Konica si kryetar kongresi. Nė kryesinė u pranuan gjithashtu Hilė Mosi, Fazil Toptani dhe Dervish Hima. Unė u pėrshėndeta gjatė hapjes solemne nga Faiku si mik i madh i shqiptarėve. Mendova gjatė disa minutave pėr njė pėrgjigje, ngrita nė podium dhe atėherė e mbajta njė fjalim nė gjuhėn shqipe. Me pėrjashtim tė konsulit tė pėrgjithshėm Kral dhe tė disa konsujve tė tjerė austriakė dhe italianė, besoj se asnjė evropian tjetėr nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. Pėrveē konflikti me vllehėrit dhe njė shkėmbim fjalėsh midis kryetarit Faik bej Konica, dhe mashtruesit Nikollė Ivanaj, vetėm pėr tė tėrhequr vėmendje mbi kėtė tė fundit, kishte vetėm fjalė kot nė kongres, kėshtu qė nė darkė tė ditės sė fundit, thirra Faik bej Konicėn dhe e thashė atij qė kongresi nuk kishte bėrė asnjė punė. Gjėja minimale qė mund tė pritej nga njė kongresi politik ishte njė resolutė. Faiku ishte dakord me mua dhe unė ia diktova resolutėn. Pas njė gjysmė ore ishim gati dhe ditėn tjetėr Faiku ia paraqiti resolutėn kongresit. Pas njė debate, prapė pėr gjendjen e vllehėrve dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, rezoluta u pranua, dhe fjalėt e mia u transmetuan fuqive tė mėdha.
Mė vonė, Nopēa u propozua kandidat pėr postin e mbretit tė Shqipėrisė duke qenė se kishte njohuri tė thella dhe mjaft mbėshtetje nė Veri. Por pastaj ai tėrhoqi kandidaturėn, siē thotė, nga inati pėr coptimin e Shqipėrisė. Sipas Nopēės, krijimi i shtetit shqiptar siē doli nga Konferenca e Londrės ishte lindja e njė foshnjeje pa jetė. Kėshtu pėrfundoi angazhimi politik i tij pėr Shqipėrinė.
Pas Luftės sė Parė Botėrore, Nopēa jetoi nė Budapesht dhe pastaj nė Vjenė ku ėshtė marrė kryesisht me punėn shkencore, ndėr tė tjerat edhe me veprat themelore tė albanologjisė. Kujtimet e Baron Nopēės tė cilat kam ndėrmend ti botoj sė shpejti, besoj se do tė hedhin shumė dritė jo vetėm mbi jetėn e tij, por edhe mbi Shqipėrine e Veriut nė fillim tė shekullit njėzet.
[Published in: / botuar nė: Rilindja, shtojcė kulturė, letėrsi, arti, Prishtina, 01.09.2001, p. 20.]
Krijoni Kontakt