E pamė sesi Kongresi Elektoral i PD-sė u kthye nė njė mekanizėm i tėri nė shėrbim tė njė individi, ku tė gjithė folėsit nėpėrmjet njė emfaze tė padėgjuar ndonjėherė nė Shqipėri i kėrkonin liderit ti printe nė fitore tė reja mė tė mėdha, mė tė bukura, mė spektakolare dhe mė tė paimagjinueshme. Na udhėhiq Sali Berisha! rivalizonte me ndonjė deklaratė frenezie tė castit qė mund tė kapte ndonjė kuadėr tė kohės sė Enverit...
Radha dje i takonte PS-sė pėr tė na treguar se me cfarė stili do tė zhvillohej fushata e kėtij muaji dhe rrjedhimisht edhe qeverisja e 4 viteve. Mitingu i djeshėm tregoi qė nuk kishte ndonjė ndryshim shumė tė madh nė thelb me Kongresin e PD-sė. Radha e gjatė e folėsve tregoi shumė mirė se zgjedhjet qė do tė bėhen nuk janė aspak parlamentare nė fakt, por plebishitare pėr njėrin ose tjetrin lider. Zgjedhjet nuk do tė fitohen nga pėrpjekjet e partisė dhe tė kandidatėve por nga karizma dhe forca bindėse e liderėve tė partive.
Pėr herė tė parė pas kėtyre viteve demokraci, vėrehet qė nga tė dyja anėt (nga ana e PD-sė ka shumė kohė), krijohet njė lidhje e pazgjidhshme midis fatit tė liderit dhe fatit tė partisė. Krijohet pėrshtypja sikur me humbjen e atij qė do tė drejtojė fushatėn, do tė shkėrrmoqet i tėrė kuadri institucional i partisė. Dhe kjo ka dy shkaqe: sė pari, karizma shumė e madhe qė karakterizon tė dy liderėt kryesorė. Shumė tė dallueshėm nga njėri-tjetri, tė dy kryetarėt e partive tė mėdha kanė tė pėrbashkėt aftėsinė pėr tė elektrizuar masat dhe pėr ti cuar ato nė njė dimension tjetėr, sikur tė ishim nė ndonjė mbledhje mistike dhe jo miting partie E gjitha kjo e orkestruar me anė tė njė fushate reklamuese shumė tė fortė, pasi qė tė dyja partitė bėjnė kujdes qė tė konsultohen me shoqėri private marketingu dhe reklamimi qė i jep akoma mė fortė njė pamje spektakli televiziv kėsaj fushate.
Megjithatė, kėtė karizėm (tė diskutueshme ose jo, arrogante, boshe ose e fryrė, sipas shijeve) ata e kanė pasur dhe mė parė. Shkaku i dytė qė rrit akoma mė shumė varėsinė e partisė nga lideri ėshtė vendosja e sistemit tė ri zgjedhor, ose qė tė jemi mė tė saktė, ndryshimet kushtetuese tė bėra vitin e kaluar. Me kėtė sistem, nuk do tė kemi mė ballafaqime njerėzish nė bazė tė sistemit mazhoritarm nuk do tė kemi mė diskutim tė afėrt midis kandidatit dhe zonės prej sė cilės ai do tė zgjidhet, nuk do tė kemi mė qarje halli ose diskutime mbi programin e partisė midis birit tė zonės dhe banorėve tė saj. I gjithė ky dialog do tė kanalizohet nga rrugėt qė tė shpien domosdoshmėrisht te kryetari i partisė pasi ėshtė shumė e vėshtirė qė fjala vjen 32 kandidatė partiė tė lėvizin nga njė cep i zonės zgjedhore tė Tiranės nė njė tjetėr dhe ėshtė akomė mė e vogėl koha qė zgjedhėsi tė njihet me ta. Pėr mė tepėr, fakti qė lista ėshtė pėrcaktuar nga kryetarėt e partive ishte njė mėnyrė pėr tI bėrė tė ditur zgjedhėsve se me ta nuk keni punė. Nėse doni qė tė qeveriseni nga unė, do tė votoni kėtė listė qė unė iu paraqes dhe votimi i listės presupozon votimin e partisė, votimi i partisė nė mėnyrė tė pazgjidhshme atė tė liderit tė saj, ose kryeministrit tė ardhshėm. Megjithatė, mund tė supozojmė se qė nga casti qė parlamentarėt do tė hyjnė nė parlament do tė fitojnė njėfarė pavarėsie ndaj liderit ose kryetarit te ardhshėm tė qeverisė. Po a do tė jetė realisht kėshtu? Pyetja duhet tė shtrohet dhe tė diskutohet pasi kėtu futet nė lojė ndryshimi tjetėr kushtetues, ai qė prek nenin 104 tė Kushtetutės, i cili parashikon se Kryeministri, brenda 48 orėve nga dita e rrėzimit tė mocionit tė besimit qė ai paraqet ndaj kabinetit tė tij nga mė shumė se gjysma e anėtarėve tė parlamentit, mund ti kėrkojė Presidentit shpėrndarjen e Parlamentit. Nė kėtė kuptim, mungesa e disiplinės mund tė sjellė pasoja qė nė nivelin e parimeve tė republikės parlamentare mund tė jenė tė dėmshme. Njėkohėsisht, kjo sjell dhe njė tkurrje tė veprimtarisė parlamentare tė deputetėve qė nė kėtė rast do tė kthehen nė zbatues tė politikave tė Kryeministrit, cka sjell njė denatyrim tė rolit tė ligjvėnėsit. Pra, nė kėtė aspekt, pėrtej personalizimit tė fushatės, mund tė shohim nė horizont njė mundėsi reale personalizimi tė pushtetit. Njė sistem qė mė shumė se kurrė i shkon pushtetit aktual
http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...alize&Itemid=6
Krijoni Kontakt