Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MYDERRIZ DAUT EFENDI BORIĒI
(1825 -1896)

Myderriz Daut Efendi Boriēi ėshtė njė figurė e shquar fetare-atdhetare, njė intelektual shkodranė, njė dijetar, gjuhėtar, njė krijues-letrar, njė luftėtar, luftėtar me namė, qė i kishte dalė zani nė katėr anė…
U lind nė Shkodėr, me 20 dhjetor 1825. Rrjedh prej njė familje tė njohur hoxhallarėsh, dijetarėsh, atdhetarėsh, me prejardhje nga katundi Boriē, nė rrethin e Tivarit.
Daut Efendi Boriēi ėshtė djali i Haxhi Mustafės, i cili ėshtė djali i Mulla Salihut, qė ėshtė djali i Mulla Rexhebit, qė ėshtė djali i Mulla Hyseinit, tė gjithė tė shkolluar, tė gjithė intelektualė tė nderuar.
Mėsimet fillestare i ndoqi nė Shkodėr, te Pazari i Vjetėr, pranė mėsuesit, Mulla Ferhati, hoxhė shkodran, ndėrsa studimet i ndoqi nė Medresėn e Qafės, themeluar nga Mehmet Pashė Plaku, pranė myderrizėve tė shquar: Salih Efendi Myftia, Mulla Ahmed Hadri, Mulla Sylė Fakja etj.
Mbasi e kreu medresenė, Daut Efendi Boriēi pėr dy vjet shėrbeu si Imam nė Xhaminė e Draēinit, nė Shkodėr.
Nė vitin 1850, niset pėr Stamboll, pėr tė vazhduar studimet e larta, tė cilat i kreu me sukses dhe menjėherė e emėruan mėsues nė Anadoll, por nuk qėndroi gjatė, sepse kishte dėshirė tė shėrbente nė vendlindje, nė Shkodėr, pėr tė cilėn ishte pėrmallue, ishte shkrumue….
Kur u kthye nė Shkodėr, Myderriz Daut Efendi Boriēi u emėrue mėsues nė shkollėn “Ruzhdie”, nė Pazarin e Vjetėr, ku shėrbeu me shumė pėrkushtim. Nė sytė e pedagogėve, nė sytė e Drejtorisė sė Arsimit, ky pėrkushtim u bė dėshmues, qė Myderriz Daut Boriēi tė gradohet si kryemėsues…
Si kryemėsues e shėnon edhe shtypi i kohės, gazeta”Takvim Vekajim”, Stamboll, 26 shtator 1867, ndėrsa nė vitin 1870, Daut Efendi Boriēi lartėsohet, lartėsohet si njė kodėr, sepse emėrohet Inspektor i Arsimit Fillor pėr Shkodėr…
Myderriz Daut Efensi Boriēi, pėrveē veprimtarisė edukative, arsimore, kulturore, ėshtė angazhuar edhe nė veprimtarinė ēlirimtare, atdhetare, nė Lėvizjen Kombėtare…
Ishte ndėr tė parėt nė organizimin e protestave, nė organizimin e tubime, nė organizimin e nėnshkrime, kundėr padrejtėsive tė qeverive…
Nė kohėn zhvillimeve , ndryshimeve, luftimeve, gjatė “Lidhjes sė Prizrenit” (1878-1881), Daut Efendi Boriēi u zgjodhė Kryetar i Degės sė “Lidhjes sė Prizrenit” pėr Shkodėr, degė e cila njihet edhe me emrin Komiteti Ndėrkrahinor.
Kjo degė, ky Komitet Ndėrkrahinor, nėn udhėheqjen e Myderriz Duat Efendi Boriēit, kishte organizue edhe njėsi vullnetare tė armatosura, me mbi 6000 vullnetarė, pėr t’ia zbardhė fytyrėn kombit shqiptar, nga fqinjėt pushtues, gjakatarė…
Kėtė organizim, kėtė ndėrgjegjėsim, me aq pėrkushtim, e shprehin bukur kėto vargje popullore:

"I thotė Shkodra: nuk ndigjojmė
Tė shtatė krajlat me ba urdi!
Pa krisė pushka nuk e lėshojmė..."
Pėrveē veprimtarisė edukative, arsimore, kulturore, pėrveē veprimtarisė atdhetare, nė Lėvizjen Kombėtare,… Myderriz Daut Efensi Boriēi, ky luftėtar pėr liri, ėshtė marrė edhe me krijimtari, nė veēanti me gjuhėsi…
Ka hartue njė abetare, e cila quhet: Alfabet shqip, me shkronja turqisht. Litografue nė Stamboll, me 1861.
Nė vitin 1869, po nė Stamboll, kjo Abetare ribotohet.
Ka hartue njė Abetare, e cila nuk u ėshtė botue, ka mbetur nė dorėshkrim, nė vitin 1881, sepse ishte nė internim…
Nė kėtė Abetare, nė dorėshkrim, autori tekstin e fillon me kėtė shėnim:
”Shqiptari, me mėnyrėn e shkronjave qė kam kallzue nė alfabetin shqip, mbrenda pak kohe mundet me shkrue gjuhėn e vet..."
Nė dorėshkrim kanė mbetur edhe kėto vepra: Gramatikė shqipe,
Fjalor Turqisht Shqip (Ruhet nė Arkivin e Shtetit, Tiranė)
Njė Autobiografi
Dy Ditarė, Njėri pėr vitet: 1884-1885, tjetri pėr vitet: 1893-1895.
Myderriz Daut Efendi Boriēi ndrroi jetė me 2 nėntor 1896, nė moshėn 71 vjeēare, nė Shkodėr.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė