-
Hafiz Ymer Guta (1860-1963)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
HAFIZ YMER GUTA
(1860-1963)
Hafiz Ymer Guta, hoxha gjakovar, ishte fetar e atdhetar, trim e guximtar, pleqnar e pajtimtar, dijetar e luftėtar
Lindi nė Gjakovė nė vitin 1860. Qysh nė fėmijėri dallohej pėr disa veēori, ishte shumė i zgjuar, pėr mėsime i dalluar, pėr trimėri i pa krahasuar
Mėsimet fillestare i kreu nė njė nga mejtepet e shumta tė Gjakovės. Krahas mėsimeve nė mejtep, sipas programit arsimor tė kohės, arriti tė bėhet Hafiz, pra tė mėsoi pėrmendėsh, Kuranin e madhnueshėm, kur ishte nė moshėn dhjetė vjeēare, nė vitin 1870.
Po nė Gjakovė, Hafiz Ymer Guta i vazhdoj studimet nė Medresėn e Vogėl tė Gjakovės, ku edhe diplomoi pranė dijetarit tė shquar, Myderriz Fetah Efendi Buza, tek i cili kishte mėsuar pėrmendėsh Kuranin e madhėruar
.
Medreseja e Vogėl e Gjakovės, qė nga themelimi, pas vitit 1800, nėn drejtimin e Myderriz Tahir Efendi Gjakovės, krahas Medresės sė Madhe, qė nga themelimi, pas vitit 1700, nėn drejtimin e Myderriz Yvejs Efendiut, ishte njė nga institucionet arsimore-kulturore ndėr mė tė njohura nė trojet shqiptare. Prej kėtyre dy medreseve tė famshme, pėr dy-tre shekuj, prej tyre kanė dalė shumė hafizė e myderrizė, dijetarė e atdhetarė, tė cilėt Gjakovės, Kosovės, faqėn ia kanė zbardhė
Hafiz Ymer Guta, pėrveē veprimtarisė fetare, ėshtė i njohur aq mė shumė pėr veprimtarinė atdhetare
Pėr veprimtarinė atdhetare disa herė ėshtė prangosur, ėshtė burgosur, ėshtė plagosur
! Ėshtė prangosur, ėshtė burgosur, ėshtė plagosur nė kohėn e Turqisė, nėn pushtimin e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė
Nė vitin 1903, nė kohėn e Turqisė, Hafiz Ymer Guta sė bashku me udhėheqėsit fetarė e atdhetarė tė Gjakovės, si Myderriz Myrteza Efendi Luzha, Hasan Aga, biri i Fetah Zekės, Selim Mula, Haxhi Jonuzi etj. u prangosėn, u burgosėn, internuen, u dėnuan me dy vjetė burg, burg tė rėndė, tė zi, nė Kastamoni
Hafiz Ymer Guta ishte ndėr tė parėt nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, qė nga Besėlidhja Shqiptare Besa-Besė ose Lidhja e Pejės 1899, deri nė Kuvendin e Junikut, me 1912
Ka qenė njė nga themeluesit dhe udhėheqės i organizatės me ndikim Islihati, qė ishte njė lėvizje e madhe pėr pajtim
Nė vitin 1912, nė Kalanė e Shkodrės Rozafat ishte Hafiz Guta qė ngriti Flamurin Kombėtar dhe mbajti fjalėn kryesore, qė i frymėzojė shkodranėt, tė cilėt e kanė pėrmendur me nderim, ndėr vite, Hoxhėn, Hafiz Ymer Guta, qė sdinte ēėshtė tuta, kėtė hoxhė tė Gjakovės, kėtė burrė tė Kosovės
Nė kohėn e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė, nė kohėn e Krajlit, si gjithnjė, Hafiz Ymer Guta ishte nė ballė, si njė shqipe e malit
Ka shėrbye nė disa xhami tė Gjakovės, deri edhe nė xhaminė kryesore tė qytetit, nė Xhaminė e Hadumit, si imam, hatib, predikues, ku asnjėherė nuk e frikėsoi asnjė pushtues
Nė kohėn e komunizmit, Hafiz Ymer Guta edhe pse ishte plakur, e kishte rrokur pleqėria, thoshte hapur:
Shkoi fashizmi-erdhi komunizmi, por jo lirija, na dan nga nona, Shqipnija
Ndrroi jetė nė vitin 1963, nė Gjakovė, moshėn 103 vjeēare.
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt