Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Rruga Durres Kukes.....me sa shihet nuk demtoka vetem Partine Socialiste.

    Pikerisht se i dihet rendeisa kti projketi madhor,,,PSja duhej te behej pjese e saj dhe jo shantazh i saj...turp turp turp./
    Homze, mos degjo kanalet televizive te Berishes, se aty vec do keq-informohesh. Shmangu nga propaganda vrer-derdhese dhe percarese e Berishes&Co se duke akuzuar padrejtesisht opoziten (gje qe vetem ne Shqiperi ben vaki, ku partia ne fuqi luan rolin e opozites me shume sec duhej te bente kjo e dyta) dhe duke shpifur per te paqenat, mundohet te fshehe pislliqet e veta dhe akoma me teper te percaje popullin, duke i krijuar me shume platforme korrupsioni i keq-qeverisje vetes.

    PS, nuk ka qene kurre kundra rruges dhe te gjithe e kane vleresuar realizimin e saj. Ajo qe ti dhe shumica refuzoni te kuptoni, ka te beje me abuzimet stratosferike qe jane bere me kete rruge. E kupton ti cdo te thote qe 1 kilometer rruge te kushtoje 1.8m dollare (Rreshen-Kalimash)?! Kjo eshte Shqiperia grupo, e prandaj duhet ndryshuar sa s'eshte vone..

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Është jashta temës,por jam shumë kurreshtar të dij une e shumë të tjerë besoj, se sa kushton një km.rrugë në kushtet e njejta ?, psh.Zvicërr.
    E mora si shembull Zvicrrën, sepse kam një informacion se atje është duke u ndërtuar një tunel gjigant dhe çmimi për metër duhet të jetë përafërsisht njësoj,duke marr parasysh rrezikun,ndërlikueshmërinë e punës,sigurinë e elemente tjera.
    Vërtetë është koha e fundit që të bëhet publike kjo çështje,sepse gjithë fushata e disa partive politike është koncentruar në këtë gjoja mega-keqpërdorim të parasë publike.Po ashtu,do të duhej të bëhej publik, projekti fillestar i tenderuar që në fillim nga Ministria e P.Publike,plotësimet e mëvonëshme të tij (mendoj për dyfishimin e punës nga një rrugë normale me dy shirita në një autostradë me katër shirita vozitjeje dhe një shirit ndihmës për çdo korsi),siç po ndërtohet tashti.
    Kam pasur fatin e kënaqësinë që disa herë ta vizitojë kantierin në disa akse dhe mund të them se, përmasat e kësaj rruge,urave që po ndërtohen,tuneleve,terenit malor e aspak të përshtatshëm për punë,e bëjnë këtë projekt diçka të jashtzakonëshëm, jo vetem në aspektin fizik të ekzekutimit të punimeve,por edhe në ate- financiar.
    Nga përvoja historike, mund të them se shumë herë gjatë historisë ka ndodhur që ideatorët e këtyre projekteve të përmasave të këtilla, nuk janë kuptuar nga mjedisi i vet dhe veprat gjigante shpeshherë-fatkeqësisht kanë qenë edhe varri i atyre që i kanë filluar..
    Nuk do të doja që Z. Berisha e Z. Basha të jenë "viktimë" e një keqkuptimi të këtillë,çfarë po servohet nga të gjithë kundërshtarët e kësaj vepre...
    Është shumë punë e lehtë për tu bërë transparente gjithë rrjedha e kësaj vepre që nga fillimi,me fjalë të thjeshta:
    -ky është projekti fillestar me këtë çmim të kontraktuar,
    -ky është projekti i reviduar me këtë vendim qeverie nr....dhe i tenderuar me këtë çmim,
    -këto janë punët shtesë në këtë aks,kaq metra apo kilometra me këtë çmim,
    -këto janë para të destinuara nga Buxheti i shtetit për këtë projekt në fillim,këto janë pas revidimit të tij,
    -këto janë afatet për ekzekutim të punimeve,
    -këto janë penalet,
    -këto janë organet mbikqyerse,
    dhe,-
    -këto janë burimet e finansimit-para buxheti....,para kredie....,hua publike etj., etj.
    Me bërjen transparente të këtyre elementeve,me bërjen publike të përfitimeve që priten nga kjo rrugë,me borxhin që ngarkon rrugën e shumë të tjerave,do të përmbyllej ky kapitull i politikës ditore,që kam përshtypje (ishalla që gabueshme) ka filluar të ngarkojë edhe marrdhëniet vëllazrore në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, si shtete dhe të qytetarëve të tyre.
    Konotacioni i diskutimeve po shkon fatkeqësisht në drejtimin e përçarjes kombëtare,krahinore etj., e mos të flasim të atyre politike që janë tepër evidente si në Shqipër ashtu edhe Kosovë.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Maqedonasit tani po i shofin hapat dhe levizjet e shqiptareve.
    Keta do te shqetesohen me vone edhe me shume,nga perparimet qe po behen dhe do behen ne teritoret shqiptare.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga firaku Lexo Postimin
    Maqedonasit tani po i shofin hapat dhe levizjet e shqiptareve.
    Keta do te shqetesohen me vone edhe me shume,nga perparimet qe po behen dhe do behen ne teritoret shqiptare.


    Maqedonet do t'a kuptojn edhe me mire kur te ju troket Autostrada tjeter ne Struge e ne Han te Elezit dhe ky eshte PROCESI per te cilin e patem fjalen ne nje teme tjeter!
    Vetem projekte te tilla mund t'a shpejtojne dhe sigurojn nje Bashkim te pashmangshem te Kombit dhe Trojeve Etnike!

    .............. karavani duhet te ecen!!!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Koha po ecen per Shqiptaret......

  6. #16
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Le te plasin dushmanet
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •