Festa e Korpit tė Krishtit, Mister i Eukaristisė.



Solemniteti i Korpit e Gjakut tė Krishtit ėshtė festa e Eukaristisė, Sakrament nė tė cilin Jezusi na la kujtimin e gjallė tė Pashkėve tė Tij, ngjarje qendrore nė historinė e njerėzimit. Ėshtė diēka e bukur qė nė kėtė festė besimtarėt shtrėngohen rreth tė Shenjtnueshmit Sakrament pėr ta adhuruar, e shoqėrojnė me procesion nėpėr rrugė, shprehin, me shumė shenja devocionin, fenė nė Krishtin e gjallė dhe gėzimin pėr praninė e Tij nė mes tyre.

Duke e kundruar vazhdimisht fytyrėn e Fjalės sė Mishėruar, qė ėshtė realisht i pranishėm nė Sakrament, tė krishterėt mund tė ushtrohen nė artin e lutjes dhe tė impenjohen ta jetojnė jetėn e krishterė nė atė masė tė lartė, qė ėshtė kusht i domosdoshėm pėr tė zhvilluar me sukses ungjillėzimin e ri. Eukaristia ėshtė nė qendėr tė jetės sė Kishės. Nė tė Krishti i dhurohet Atit pėr ne, duke na bėrė pjesėtarė tė vetė flijimit tė vet, e ne na dhurohet si bukė e jetės pėr tė na mbėshtetur nė shtegtimin tonė nėpėr rrugėt e botės.

Simbolet themelore tė kremtimit janė Korpi e Gjaku i Krishtit, qė Zoti ia dhuroi tė vetėve tė Enjten e Madhe, para se tė largohej nga Ēenakulli pėr nė Malin e Ullinjve. Na ēojnė nė atmosferėn intime tė Pashkėve tė izraelitėve, nė kujtim tė Pashkėve tė para, kremtuar nė Egjipt. E pikėrisht nė njė natė tė tillė Jezusi del e dorėzohet nė duart e tradhtarit: Fiton kėshtu mbi natėn, fiton mbi errėsirėn e sė keqes. Vetėm kėshtu pėrmbushet dhurata e Eukaristisė, e themeluar nė Ēenakull. Jezusi dhuron vėrtetė Korpin e Gjakun e tij, bėhet Bukė e gjallė, manė e vėrtetė, ushqim i pashtershėm pėr tė gjithė shekujt. Korpi bėhet bukė e jetės.

Simbolik ėshtė edhe procesioni i sė Enjtes sė Madhe, kur Kisha e shoqėron Jezusin nė Malin e Ullinjve pėr tė mos e lėnė vetėm nė natėn e botės, nė natėn e tradhtisė, nė natėn e indiferencės sė shumėkujt. Nė festėn e Corpus Domini e bėjmė pėrsėri kėtė procesion, por tani me gėzimin e Ringjalljes, sepse Zoti ėshtė i gjallė e na prin, ashtu siē u pati prirė apostujve nė Galilé. Dy mijė vjet mė parė, nė sa u printe nė dy drejtime, Jezu Krishti u dha nxėnėsve tė vet dy mandate kryesore: “Shkoni e mėsojini tė gjithė popujt” – dhe - “Mos mė ndaloni, sepse nuk jam ngjitur ende tek Ati”. E Jezusi na prin pikėrisht drejt Atit, ngjitet nė lartėsinė e Hyjit e na fton ta ndjekim, sepse caku i vėrtetė i shtegtimit tonė ėshtė bashkimi me Zotin, i cili vijon tė na ftojė tė ecim nėpėr rrugėt e botės duke ua ēuar Ungjillin tė gjithė popujve e duke ua dhuruar dashurinė e tij njerėzve tė tė gjitha kohėrave.

Kėshtu tė dy procesionet, ai i Udhės sė Kryqit dhe ky i Corpus Domini, na kujtojnė tė njėjtėn thirrje: “Ēojeni Ungjillin deri nė kufijtė mė tė largėt tė botės”.

Eukaristia, themeluar nga Jezusi nė familjen e tij tė re, tė pėrbėrė nga Dymbėdhjetė Apostujt, ėshtė Sakrament intim, familjar, prandaj nė Kishėn e lashtė, kur jepej kungimi, shqiptoheshin fjalėt: “Sancta sanctis – dhuratė shenjte pėr shenjtorėt”. E Shėn Pali, duke iu drejtuar Korintianėve, na kujton: “Secili mė parė tė shqyrtojė mirė vetveten e pastaj tė hajė nga kjo bukė e tė pijė nga ky Kelk!”. Megjithėse Eukaristia ka karakter familjar, forca e saj shkon pėrtej mureve tė Kishave tona, sepse nė kėtė Sakrament Zoti ėshtė gjithnjė pėr udhė, drejt botės. Ky aspekt universal i pranisė Eukaristike bėhet i dukshėm nė festėn e Korpit e tė Gjakut tė Krishtit, sepse Kisha e ēon Krishtin, tė pranishėm nė trajtėn e bukės, nėpėr rrugėt e qytetit. Ia beson kėto rrugė, kėto shtėpia – jetėn tonė tė pėrditshme – mirėsisė sė Tij.

Qofshin rrugėt tona – rrugėt e Jezusit! Shtėpitė tona qofshin pėr Tė e me Tė. Jeta jonė e pėrditshme u pėrshkoftė nga prania e Tij. Procesioni ėshtė bekim i madh pėr rrugėt e botės, sepse pėrmes tij Kisha vė para syve tė Zotit vuajtjet e tė sėmurėve, vetminė e tė rinjve e tė pleqve, tundimet, frikėn – gjithė jetėn njerėzore. Kujtojmė sot edhe mandatin e Krishtit: “Merrni e hani!” e simbolin e bukės, pėrmes sė cilės bashkohemi me Jezusin, e lemė veten tė pėrshkohemi nga Ai qė ėshtė Zot, Krijues, Shpėrblyes. Jeta jonė shkrihet me tė Tijėn, shndėrrohet nė jetėn e Tij, qė ėshtė dashuri e gjallė. Kėshtu Adhurimi e procesioni bėhen pjesė e gjestit tė vetėm tė bashkimit me Zotin!