Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODIHR: Asnje nga partite s'kontestoi listat e zgjedhesve

    Rozeta Rapushi
    E Marte, 09 Qershor 2009

    "Gjate periudhes se raportimit, shume ndryshe nga zgjedhjet e tjera, asnje nga subjektet zgjedhore nuk e kontestoi permbajtjen e listave te votuesve". Ky ka qene vleresimi i raportit te ODIHR-it per kete periudhe. Nderkohe qe pajisja e zgjedhesve me kartat e identitetit vleresohet nga vezhguesit e OSBE/ODIHR si problemi me shqetesues per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne raportin e dyte te publikuar per situaten parazgjedhore, misioni vezhgues i kryesuar nga ambasadorja Audrey Glover, nxjerr ne pah pasaktesi dhe probleme te medha te pajisjes se zgjedhesve qe nuk kane pasaporta me kartat e identitetit. Ne raportin e vezhguesve afatgjate, theksohet se ne disa raste, jo te gjithe qytetareve iu eshte dhene shuma e duhur per te marre karten e identitetit edhe pse u takonte kjo, me vendim qeverie. Por sipas vezhguese probleme te tjera kane shoqeruar procesin. "Eshte raportuar heqja e energjise elektrike dhe nderprerja e internetit ne qendra aplikimi, ne menyre te vecante ne rajonet e Elbasanit, Permetit, Dibres dhe Korces, ka bere qe procesi i aplikimit ne kohe, te jete i veshtire per qytetaret", thuhet ne raport. Nga ana tjeter, prezenca e OSBE-se deklaron se Ministria e Brendshme, i ka derguar te dhena jo te sakta per procesin e pajisjes me karta te zgjedhesve deri me 26 maj. Po keshtu, vezhguesit e huaj vleresojne se per nje kategori te vecante zgjedhesish, ende nuk jane marre masat e duhura, ata qe do te votojne ne qendra te vecanta te hapura ne spitale. Shqetesues vleresohet dhe mos ngritja e sistemit qe mundeson nje makineri te levizshme aplikimi, te gjithe ata qe nuk mund te dalin dot nga shtepia, jane te perjashtuar nga procesi. Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme deri me 31 maj, ishin kryer 1.172.279 aplikime, dhe prodhuar 1.045.910 karta identiteti. Numri i kartave te derguara ne qendra eshte 1.019.910, ndersa 652. 067 prej tyre jane terhequr nga qytetaret. Sipas qeverise, rreth 730.000 qytetare nuk kane pasaporte, nje shifer te cilen opozita e ka vene ne pikepyetje duke u shprehur se eshte teper e ulet. Ne raport permenden edhe problemet e medha qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hasur nga partite politike qe nuk plotesuan koten prej 30% te grave ne listat e kandidateve per deputete por edhe te anetareve te komisioneve. Vezhguesit e OSBE/ODIHR e cilesojne fushaten elektorale si te qete dhe paqesore me disa incidente te izoluara. Por nga ana tjeter ve ne dukje faktin se disa nepunes publik po kercenohen se do te humbasin vendin e punes nese nuk heqin dore nga perfshirja ne aktivitete politike. Ne raport theksohet se Formimi i Komisioneve te Qendrave te Votimit (KQV) eshte vonuar si rezultat i mosarritjes nga ana e partive te emerojne anetaret e ketyre komisioneve brenda afatit ligjor. Si dhe KQZ vazhdon te mbetet e ndare dhe ceshtjet me te debatueshme vendosen ne perputhje me qendrimet partiake. Si qeveria edhe kryetari i bashkise se Tiranes kane perdorur aktivitete zyrtare per qellime elektorale, duke e zbehur ndryshimin mes shtetit dhe partise.

    Disa nga verejtjet e ODIHR

    Ne disa raste, jo te gjithe qytetareve u eshte dhene shuma e duhur per karten e identitetit, edhe pse u takonte kjo, sipas vendimit te qeverise

    Disa grupeve aplikantesh, u eshte refuzuar kompensimi per shpenzimet e udhetimit, per arsye te ndryshme.

    Eshte raportuar heqja e energjise elektrike dhe nderprerja e internetit, ne qendra aplikimi

    Ne dorezimin e listave te kandidateve, disa parti nuk plotesuan detyrimin ligjor qe ne cdo liste te kishte ose 30% kandidate femra.

    Ushtrohet presion ndaj punonjesve te sektorit publik, perfshire edhe kercenime se do te humbnin vendin e punes, nese nuk hiqnin dore nga perfshirja ne aktivitete politike.

    KQZ-ja vazhdon te jete e ndare sipas linjave mazhorance-opozite, per ceshtjet e debatueshme, mes kater anetareve te emeruar nga mazhoranca parlamentare dhe tre anetareve te emeruar nga partite e opozites.

    Shumica e partive qe dorezuan lista kandidatesh, iu desh te ktheheshin per korrigjim.


    KJ

  2. #22
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    “Jam 157 vjeē, edhe unė do tė votoj

    Nė listat e Ministrisė sė Brendshme rezultojnė 2801 votues nga mosha 110 deri nė 157 vjeē. Listat e zgjedhėsve pėrmbajnė shumė gafa dhe dublikime

    Nga Lorenc Vangjeli

    Ministria e Brendshme fton tė votojnė dhe shpirtra tė vdekur. 2801 shqiptarė tė moshės nga 110 deri nė 157 vjeē vazhdojnė tė rezultojnė nė listat e votuesve. Gafa tė pafundme me emrat, aty ku mungojnė tė dhėnat personale, ato zėvendėsohen me tre “X”-e. Njė lėmsh i pafundmė me dublikimet e emrave dhe tė tjera ngatėrresa qesharake nė to: qytetarė qė nuk ekzistojnė, por qė do t“u duhet tė “votojnė” dhe personazhe tė tjerė qė mungojnė nė lista. Duke nisur qė me bashkėshorten holandeze tė ministrit tė Jashtėm shqiptar.

    Shpirtrat e vdekur

    Ėshtė mė shumė se tallje. Ėshtė tragjike. Ministria e Brendshme, nė fakt, edhe ėshtė tallur, edhe i ka marrė shqiptarėt pėr budallenj, edhe shpreson tė detyrojė OSBE/ODIHR-in tė bėjė figurė tė keqe pėrpara publikut qė beson se misioni i tyre do tė garantojė standardet e ndėrtuara nga kjo qeveri qė po e ēon vendin nė zgjedhje. Janė plot 2801 qytetarė shqiptarė me moshė nga 110 deri nė 157 vjeē, qė sipas Ministrisė sė Brendshme duhet tė votojnė mė 28 qershor. Logjika tė thotė se ata i kanė larė prej kohėsh hesapet me kėtė botė dhe se prej shumė e shumė vitesh nuk kanė mė asnjė dilemė pėr ekzistencėn apo jo tė botės sė pėrtejme. Por Ministria e Brendshme duket se beson nė atė botė: ajo i fton ata tė votojnė. Fillimisht duke marrė kartė identiteti nėse nuk kanė pasaportė. Ndryshe, vendimet e njėpasnjėshme tė qeverisė “Berisha” nuk do t“i lejojnė ato as tė marrin pensionin, as patentėn pėr drejtimin e makinės dhe as tė kuturisin tė hyjnė nė ndonjė provim nė universitet. Gjithkush mund tė kontrollojė listėn nė adresėn zyrtare www.moi.gov.al, tė klikojė nė tė mes tė ekranit, sipėr dhe djathtas fotografisė sė ministrit Bujar Nishani dhe do tė gjejė aty arsye edhe pėr tė qeshur, edhe pėr tė qarė. Ndoshta edhe pėr tė qenė krenarė sepse si popull, i kemi tė gjitha gjasat, sipas shembujve tė dhėnė, tė krijojmė njė brez qindravjeēarėsh qė nė mos njėherė, njėherė tjetėr, do tė shkojnė tė votojnė pėr tė ardhmen e tyre, tė fėmijėve tė tyre, tė nipėrve, mbesave, stėrnipėrve, stėrmbesave, stėr stėr stėr stėr... nipėrve dhe stėr stėr stėr stėr... mbesave tė tyre.

    Kėrkim dhe nė varreza

    Revista “MAPO” konsultoi listat e votuesve nė qytetin e Korēės dhe me gjithė tentativat e pėrsėritura, dėshtoi nė gjetjen e Llazo Qiriazit, sa pėr tė dhėnė njė shembull tjetėr. Zoti Llazo, i biri i Aleksit, ka lindur nė datėn 5 janar 1857 dhe ėshtė 152 vjeē. Mė 28 qershor ai do tė votojė nė gjimnazin “Raqi Qirinxhi”. Adresa e fundit pėr tė ka qenė Shėn Triadha, emri me tė cilėn njihen varrezat e qytetit, por dhe atje nuk rezultoi fizikisht varri i tij. Ministria e Brendshme, pavarėsisht kėrkesės sė pėrsėritur, nuk dha asnjė konfirmim tė mundshėm nėse zoti Qiriazi ndodhej nė Shqipėri, apo kishte emigruar jashtė, apo dhe kishte migruar nė ndonjė qytet tjetėr brenda vendit.

    Tė pėrjashtuarit

    Ata nuk ndajnė tė njėjtin fat me shqiptarėt e kėsaj liste tė cituar, ndonėse mjaft mė tė njohur se ta nuk gjenden nė listat e votimit. Aurela Isufi (Basha), bashkėshorte e ministrit tė Jashtėm Lulzim Basha, nuk ndodhet nė listat e votuesve. Nuk e kanė harruar. E kanė hequr. Duke respektuar ligjin. Me dekret tė ish-Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, me numėr 4117, nė vitin 2004, zonja Basha ka lėnė shtetėsinė shqiptare, nė kėmbim tė shtetėsisė holandeze, ku ėshtė rezidente. Nenet 15 dhe 16 tė Ligjit Nr. 8389, datė 05.08.1998 “Pėr shtetėsinė shqiptare”, pėrcaktojnė se kushtet pėr heqjen dorė nga shtetėsia shqiptare pėr tė rriturit dhe tė miturit nisin me premtimin ose dhėnien e shtetėsisė sė re nga njė shtet tjetėr, rezidencėn nė atė vend, mungesėn e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore tė pashlyera nė Shqipėri, marrėveshjen prindėrore. Neni 15 pėr mbarimin e shtetėsisė shqiptare pėrcakton: “Shtetėsia shqiptare merr fund me kėrkesė tė personit, kur ai ... ka mbushur moshėn 18 vjeē... nuk mbetet pa shtetėsi si rezultat i heqjes dorė nga shtetėsia shqiptare meqenėse ka shtetėsi tė huaj, fiton shtetėsi tė huaj ose garanton se do tė fitojė shtetėsi tė huaj”.
    Duke qenė holandeze, zonja Basha nuk mund tė votojė mė nė Shqipėri. Bashkėshorti i saj shqiptar, ministri i Jashtėm, Basha, ėshtė nė akuzė penale pėr shpėrdorim detyre pėr shkak tė shkeljeve financiare nė segmentin “Rėshen-Thirrė-Kalimash”. Ai mbrohet duke thėnė se kush ėshtė kundėr rrugės, nuk ėshtė patriot. Ministri voton. Nuk dihet nė ka kartė identiteti, por ėshtė e sigurt qė ka pasaportė diplomatike. Ėshtė nė listat e Ministrisė sė Brendshme. Pėr tė mos u larguar nga shembujt me Ministrinė e Jashtme duhet thėnė se edhe bashkėshorti i zėvendėsministres sė tij, Edit Harxhi, ka pasaportė, shtetėsi dhe kombėsi turke. Zonja Harxhi ka shtetėsi tė dyfishtė. Bashkėshortja e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė po sė njėjtės ministri ėshtė me shtetėsi dhe kombėsi franceze. Tė dy bashkėshortėt e zyrtarėve tė lartė tė shtetit shqiptar nuk mund tė votojnė nė zgjedhjet e 28 qershorit.

    Gafat

    Kushdo qė ka nė dispozicion njė kompjuter tė lidhur me internet mund tė shndėrrohet nė dėshmitar tė gafave tė tjera tė Ministrisė sė Brendshme. Nė listat e publikuara nga ajo mund tė gjenden shtetas tė cilėve u mungon emri apo mbiemri dhe janė shėnuar nė to me tre “X”-e, si njė personazh i famshėm i filmave amerikanė me aksion. Ka plot mungesa emrash, gabime qė lidhen me germat e veēanta tė shqipes, si “ė”-ja, “ē”-ja e tė tjerė.

    Marrė me shkurtime nga revista “MAPO”


    15 Qershor 2009
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #23
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    “The Sun”: “Nė Shqipėri edhe tė vdekurit kanė tė drejtė tė votojnė

    Parregullsitė me listat e zgjedhėsve nė Shqipėri, ku ende ekzistojnė persona qė janė 159 vjeē, gjejnė jehonė edhe nė median britanike. Nė numrin e djeshėm gazeta mė e madhe nė Angli, "The Sun", me titullin "Shqiptarėt e vdekur mund tė votojnė", shkruan rreth kėtij fenomeni qė ndodh vetėm nė Shqipėri. “Shqipėria u jep shansin pėr tė votuar mė 28 qershor tė gjithė qytetarėve, pėrfshi edhe ata tė lindur nė shekullin e 19-tė”, - thuhet nė fillim tė artikullit nė "The Sun". Kjo gazetė i referohet zbulimit tė kėtij skandali nga Partia Socialiste, e cila dy ditė mė parė bėri publik rastin e njė 159-vjeēareje qė ekzistonte nė listat e qytetarėve me tė drejtė vote. "The Sun" thekson se tė tilla raste nė Shqipėri mund tė jenė me mijėra. Kjo gazetė, me rreth 3 milionė lexues, ka kontaktuar njė zėdhėnės tė Ministrisė sė Brendshme, i cili ėshtė shprehur se ėshtė gabim tė hiqen nga listat e zgjedhėsve personat qė janė mbi 90 vjeē, pasi jo domosdoshmėrisht ata mund tė jenė tė vdekur.
    Nga ana tjetėr, Ministria e Brendshme ka pranuar gabimet nė kėto lista, por ka deklaruar se kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė saj, por edhe pėr shkak tė hezitimit tė familjarėve pėr t’i deklaruar tė vdekur kėta persona. “The Sun” citon gjithashtu edhe njė zėdhėnėse tė Partisė Socialiste, e cila ka deklaruar se rreth 17 000 shqiptarė, gati sa votat e nevojshme pėr tė zgjedhur dy deputetė, janė tė moshės nga 90 deri nė 150 vjeē.



    15 Qershor 2009
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Floro,

    po para 8 vjetesh e kater vjetesh kto/kta 159 vjecaret sa vjec kane qene?

    po para 20 vjetesh kto 159 vjecaret sa vjec kane qene?

    pse si kane c'rregjistruar komet dhe socet?

    apo per kto nuk votonin te vdekurit?

    llogjiko pak kur poston...lol

    lene gjizen nihere...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Edvin Rama po i bėn tė gjallėt tė vdekur

    Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė PD-sė, Majlinda Bregu, akuzoi dje kreun e PS-sė, Edi Rama, se e quajti tė vdekur shtetasen Shqype Hasibra, e cila sipas saj ėshtė 58 vjeēe dhe jeton nė Shkallnur tė Durrėsit. “Ndryshe nga cinizmi qė Edi Rama pėrdor nė spotin e tij anti kartave tė identitetit, Shqype Hasibra jeton, gėzon shėndet tė plotė dhe dėgjon mjaft mirė nga veshėt, pa pasur nevojė t’i flasim me zė shumė, shumė, shumė tė lartė. Sepse ėshtė akoma nė kėtė botė dhe jo nė atė tė pėrtejmen, ku donte ta ēonte Edi Rama, qė pėr interesat e tij politike luan me jetėn e njerėzve. Tė gjallėt i bėn tė vdekur apo ndonjė qoftėlarg tė vdekur, kėrkon ta ringjallė”, tha Bregu. Qėndrimi i PD-sė vjen pasi selia rozė nxori nga lista e votuesve njė shtetase tė quajtur Shqype Hasibra, e cila ishte 159 vjeēe.
    gazeta panorama.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja dhe nje lapsus sekretaresh e bejne fenomen politik partite tona.
    Bir selmani nenes ke te qaj me pare.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Listat paraprake, KQZ gjobiti 77 drejtues vendore

    E Premte, 15 Maj 2009

    Rozeta Rapushi

    Gjobiten me 50 mije leke, 77 kryetare komunash edhe bashkish. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me unanimitet vendosi te ndeshkoje kreret e pushtetit vendor, pasi kane shkelur cdo afat ligjor ne dorezimin e listave te zgjedhesve. Jo pak, po 77 kryetare komunash edhe bashkish prej me shume se dy muajsh qe ka kaluar afati, vazhdojne te tregohen indiferent ndaj detyrimeve ligjore qe kane. Duke mos dorezuar keshtu listat e zgjedhesve, edhe pse ne me shume se nje muaj, do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani tha dje se nese edhe pas kesaj gjobe, kreret e pushtetit vendor nuk do te reflektojne dhe te sjellin listat, atehere ndaj tyre do te merren masa te tjera ndeshkuese ligjore. Ne te tilla raste, Kodi Zgjedhor, parashikon padi per ndjekje penale per keret e pushtetit vendor me motivin shperdorim detyre. Kryetaret e komunave dhe bashkive, duhet ti kishin dorezuar listat e zgjesve prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, dy muaj me pare. E ndonese u eshte bere thirrje e vazhdueshme nga ky institucion, ata kane vazhduar te mos kryejne kete detyre. Per kete arsye, diten e djeshme me 7 vota pro dhe asnje kunder, KQZ vendosi ndeshkimin e tyre me nje gjobe prej 50 mije lekesh. Kryesisht ata qe nuk i kane dorezuar listat, jane kryetare komunash. Por ne listen e gjate prej 77 komunash dhe bashkish jane edhe kryetare te bashkive te rendesishme, si Shijaku, Peshkopia, Prrenjasi, Kukes, Koplik apo Mamurras edhe Rubik. Me pas lista vijon me nje sere kryetare te komunave, te cilen gazeta "Koha Jone" e boton te plote. Mungesa e dorezimit te listave te zgjedhesve, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, i krijon jo pak probleme mbarevajtjes se procesit zgjedhor. Kjo per faktin se sa me shume vonohen listat, aq me pak mundesi kane zgjedhesit qe t'i korrigjojne ato ne rastet kur nuk kane emrin ne lista, apo kane pasaktesi ortografike. Nderkohe qe diten e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te kontrolloje dhe votoje dokumentacionin qe partite politike kane dorezuar per regjistrimin si koalicion ne zgjedhje. Partite e dorezuan dy dite me pare ne KQZ, kerkesen per regjistrim si koalicione. Pese kerkesa u bene deri ne perfundim te afatit ligjor.



    Vendimi

    Kreret e pushtetit

    vendor qe gjobiten

    Komuna Otllak Lefter Maliqi

    Komuna Velabisht Bledar Cili

    Bashkia Peshkopi Ilir Krosi

    Komuna Gure Sali Celami

    Komuna Kala Dodes Bajram Hima

    Komuna Lis Agim Selita

    Komuna Shupenze Muis Llani

    Komuna Suc Ylli Meta

    Komuna Trebisht Fitim Balla

    Bashkia Manez Bujar Huqi

    Bashkia Shijak Aferdita Alite

    Komuna Rashbull Hysen Gashi

    Komuna Xhafzotaj Agim Hoxha

    Bashkia Prrenjas Artur Topi

    Komuna Gjergjan Faik Gjolena

    Komuna Gostime Qamil Boja

    Komuna Grekan Qemal Rama

    Komuna Lab.Fushe Xhemali Quku

    Komuna Perparim Agim Xhaja

    Komuna Porocan Nefail Kllogjri

    Komuna Allkaj Petrit Malia

    Komuna Ballagat Fatos Sharka

    Komuna Fier-Shergan Bedri Hida

    Komuna Hysgjokaj Ferdinand Sharka

    Komuna Kolonje Jakup Beqiri

    Komuna Ngracan Nuri Koraj

    Bashkia Kelcyre Vasil Carka

    Komuna Buz Bujar Skendi

    Komuna Cepo Dragush Logli

    Komuna Memaliaj Lavdie Haderi

    Komuna Luftinje Gezim Malka

    Komuna Picar Shkelqim Guce

    Komuna Pogon Mite Mejdi

    Komuna Qesarat Arjan Zeqai

    Komuna Zagorie Anastasia Dushi

    Komuna Liqenas Edmond Themelko

    Komuna Miras Arben Mucka

    Komuna Velcan Ilia Mani

    Bashkia Kukes Hasan Halilaj

    Komuna Bujan Hasan Bucpapaj

    Komuna Gryke-Caje Vesel Shehu

    Komuna Kolsh Abedin Oruci

    Komuna Lekbibaj Gjevalin Gjeloshaj

    Komuna Terthore Remzi Veseli

    Komuna Ujmisht Ahmet Dede

    Bashkia Mamurras Ded Ndreca

    Bashkia Rubik Mark Ruci

    Komuna Balldren i Ri Gjek Cali

    Komuna Fushe Kuqe Ded Keraj

    Komuna Kacinar Kastriot Ndroji

    Komuna Kallmet Petrit Marku

    Komuna Kolsh-Lezhe Andi Marku

    Komuna Ungrej Gjovalin Gjoni

    Bashkia Koplik Ramadan Likaj

    Komuna Ana-Malit Arben Ceni

    Komuna Blerim Ndoc Prendi

    Komuna Fierze-Puke Nik Nika

    Komuna Iballe Gezim Vata

    Komuna Kastrat Gjovalin Veshti

    Komuna Pult Sokol Cubi

    Komuna Qerret Rrok Dodaj

    Komuna Rrethinat Gezim Hardolli

    Komuna Velipoje Nikolle Marku

    Komuna Baldushk Elmi Allmuca

    Komuna Berzhite Genc Drita

    Komuna Kashar Besnik Fucia

    Komuna Ndroq Fatime Goga

    Komuna Vaqar Skender Drita

    Komuna Zall-Bastar Rexhep Moqi

    Komuna Brataj Pilo Toto

    Komuna Dhiver Sokrat Kalcuni

    Komuna Finiq Ziso Lluci

    Komuna Vranisht Fatbardha Kapo

    Komuna Livadhja Irodhi Dalani

    Komuna Lukove Vladimir Kumi

    Komuna Mesopotan Themistokli Kaishi

    Komuna Vllahine Sokol Hodaj


    KJ

  8. #28
    Po jane thjesht gabime, ca filloni me budalliqe i ka ber Pd apo PS, apo i kan ber per te mundesuar bojkotin me vone etj etj.

    Ata qe kane emrin ne listat e zgjedhjeve dhe qe nuk kane ndermend te votojne, le te kontaktojne zyrat perkatese dhe te kerkojne tu hiqet emrin nga listat, qe te mos ti vidhet vota nga PS, PD apo ndonje parti tjeter.

  9. #29
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ata qe kane emrin ne listat e zgjedhjeve dhe qe nuk kane ndermend te votojne, le te kontaktojne zyrat perkatese dhe te kerkojne tu hiqet emrin nga listat
    Sipas teje mbi 1.5 milion Shqiptarė qė jetojnė nė Perėndim tė marin rrugėn dhe tė shkojnė tė kontrollojnė listat e zgjedhjeve, se mos ju kanė vėnė emrin gabimisht?
    Ka organe qė paguhen me paratė tona, pėr ta bėrė kėtė punė.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #30
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ska shance te jene bere gabime.Kemi qeveri demokrate qe i vret kundershtaret edhe nuk merret me vogelsira si manipulim zgjedhjesh apo gabime ne lista etj.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Listat e Zgjedhesve
    Nga shefqeti11 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 06:14
  2. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  3. OSBE: Listat e zgjedhėsve, problem i madh pėr zgjedhjet
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 06:50
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •