Një numër i madh liderëve të forcave politike në Maqedoni do të vazhdojnë të mbeten edhe për një vit në listën e zezë në Amerikë.
Ata janë: Kryetari i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkovski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Xhevat Ademi, ish-komandant Hoxha - Xhezair Shaqiri, kryetari i Iliridës Nevzat Halili, deputeti i pavarur Daut Rexhepi, kreu i AKSH-së Gafurr Adili, Kastriot Haxhirexha, Izair Samiu, Sait Rushiti, Avdyl Jakupi-Cakalla, Xhavit Hasani, Xhemajl Hiseni dhe Nuri Bexheti. Sipas Shtëpisë së Bardhë këta persona ndodhen në listën e zezë për shkak të aktiviteteve ekstremiste në Republikën e Maqedonisë. Po sipas administratës amerikane këta persona asistojnë, sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor. Në këtë listë gjenden edhe shumë persona nga vendet e tjera të rajonit që rrezikojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Daytonit dhe të rezolutës 1244 për Kosovën.