Nuk jam i pikëlluar - Nga djali i një Shehidi
Allahu im i dashur. Sa i mrekullueshëm që je Ti. Ti na ke bekuar pamasë, megjithatë ne nuk të falënderojmë Ty për këto begati.
Pavarësisht nga ky fakt, Ti vazhdon të na begatosh neve çdo ditë në shumë mënyra.
O Allah, Ti je aq i Madh. Ti na ke udhëzuar rrugës së drejtë dhe na ke lajmëruar për veprat që duhet ti veprojmë në mënyrë që të hyjmë në Xhennet. Por, ne nuk jemi aq të mençur, ne i neglizhojmë këto vepra të cilat na çojnë në Xhennet.
O Allah, si është babi im? Ai është mirë, apo? Ti e ke pranuar babain tim në Xhennetin Tënd, apo?
O Allah! Babi im ka braktisur çdogjë dhe sakrifikoi jetën e tij për t'a ngritur Dinin Tënd. Ai nuk i dha përparësi asnjë gjëje tjetër në këtë botë; as pasurisë, as pronës, faktikisht ai harroi gjithçka tjetër dhe vetëm kujtonte se Islami duhej të jetë epror në këtë Tokë.
O Allah! Kjo është arsyeja pse ai na tregonte ngjarjet për Muhammed Kasimin, Mahmud Ghazanwirin, Tarik ibn Zijadin dhe Halid ibn Welidin.
Herët a vonë, ai njejtë sikur ata, gjithashtu do t'i ngriste armët kundër armikut dhe do të vazhdonte të luftonte derisa pika e fundit e gjakut të tij të derdhej nga trupi i tij.
O Allah! Jepi selam babit tim nga unë dhe tregoi se djali i tij i vogël është shumë mirë.
O Allah, të lutem tregoi gjithashtu se djali i tij i vogël ka agjëruar për herë të parë në jetën e tij gjatë këtij Ramazani.
O Allah, subhanehu we te'Ala! Tregoi babit tim që mos të mërzitet që 'sjemi me te; Jeta e kësaj bote është shumë e shkurtë. Mami thotë se jeta e kësaj bote përfundon papritmas dhe pastaj as mami, as babi, as vëllai, as motra, biri apo bija nuk do të bëjnë dobi.
Por, atë ditë shehidi do të ketë mundësi të ndërmjetësojë për 70 anëtarë të familjes së tij dhe t'i dërgon në Xhennet.
O Allah! Tregoi babit, se saherë që më fol mami për të, ajo është shumë e brengosur, por ajo më jep shumë kurajo. Ajo qanë qetë, por asnjëherë nuk ka qajtur në mënyrë të padurueshme dhe të pakontrolluar.
O Allah! Thuaji babit tim mos të vuan; Mami im është shumë kurajoze. Ajo punon për jetesë, qep rroba dhe lanë enët për disa fqinjë. Ajo më çon në shkollë gjatë ditës dhe në mbrëmje më çon në xhami. Në xhami mësoj Kur'anin prej disa recituesve. Mami kurr nuk është ankuar te asnjëri. Në vend të kësaj, ajo më tregon natën pasi të mbaron punën ngjarje mbi trimërinë dhe guximin, ashtu siç më tregonte edhe babi, dhe thotë se duhet të hakmirem për vrasjen e babit tim.
O Allah! Bajrami është afër. Fëmijët e tjerë do të shkojnë të blenë këpucë të reja me baballarët e tyre. Ata kanë blerë veshje të reja të prera nga rrobaqepsa dhe kanë sjellë dhurata që t'i shkëmbejmë me shokët. Saherë që pyes mamin të mi blejë mua një parë këpuca dhe rroba të reja, ajo nuk më përgjigjet. Ajo vetëm mbetet pa fjalë dhe shkon tek dhoma tjetër. Tani nuk po e pyes më.
Ndoshta ajo ka ndonjë arsye të mirë për këtë...
Por, o Allah! Thuaji babit tim të mos b rengoset. Edhe nëse nuk marrë rroba të reja, edhe nëse nuk marrë këpucë të reja; ani çka? Bajrami është vetëm një ditë dhe kalon. Në vend se të kaloj ditën duke luajtur siç bëjnë fëmijët e tjerë dhe në vend se të shkoj nëpër shitore, unë e kaloj ditën duke e shoqëruar mamin tim.
Sidoqoftë, unë nuk jam më fëmijë. Jam pjekur. Kam kurajo dhe vendoshmëri të fortë.
O Allah! Thuaji babit tim që jemi të lumtur! Neve nuk na mungon asgjë. Vetëm thuaji që të na kujtoj neve; dhe thuaji babit tim të mos bëhet merak, sepse unë nuk qaj më.
Nuk është asnjëri që tregohet i dashur me mua, nuk është asnjëri që luan me mua, nuk është asnjëri që pretendon se shqetësohet për mua, por mami mundohet të sigurohet që të jem gjithnjë i gëzuar.
Kur dëgjoj për fëmijët në Afghanistan dhe Irak, që shtëpitë e tyre janë rrënuar, prindërit e tyre janë vrarë nga shtypësit, atëherë unë po i harroj brengat e mia. Po i shoh fotografitë e tyre nëpër gazeta; të dëshpëruar qëndrojnë aty ulur; disa qëndrojnë ulur mbi rrenojat e shtëpive të tyre, disa qëndrojnë ulur mbi trupat e vdekur e të afërmve të tyre. Dhe kjo është arsyja, o Allah, pse unë dëshiroj që Ti t'i tregosh babit tim mos të brengoset, sepse unë nuk jam i pikëlluar.
Krijoni Kontakt