Transmetohet nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili kishte thënë: “E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për dyzet hadithe, e ai më është përgjigjur: “Cilido pjestarë i ummetit tim që i mëson (dhe i praktikon në jetë) këto hadithe, do të hyj në Xhennet”. Unë e pyeta: “Cilat janë këto hadithe o i Dërguar i Allahut? – Ai tha:



1. Të besosh në Allahun;

2. Të besosh në Ditën e Gjykimit;

3. Të besosh në Melaiket e Tij;

4. Të besosh në Librat (e shenjta);

5. Të besosh në Pejgamberët (e Allahut);

6. Të besosh në Ringjalljen pas vdekjes;

7. Të besosh në Përcaktimin e Allahut (Kader) dhe se çdo e mirë dhe e keqe është prej Allahut të Lartësuar;

8. Të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi (s.a.v.s) është i Dërguari i Allahut;

9. Të falësh çdo namaz në kohën e vet duke qenë me abdes të plotë (d.m.th. ta përsosësh abdesin në formën më të bukur duke zbatuar të gjitha rregullat e tij);

10. Të japësh Zekatin (kuptohet ai që ka pasuri dhe arrinë sasinë e caktuar);

11. Të agjërosh muajin e Ramazanit;

12. Të kryesh Haxhin nëse ke pasuri;

13. Të falësh 12-të rekate sunnet (muekkedeh-të fortë) për çdo ditë; (sipas një hadithi tjetër këto rekate sunnet janë: 2 rekate para farzit të sabahut, 4 rekate para dhe 2 pas farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 pas farzit të jacisë);

14. Çdo natë mos e lë pa e falë namazin e vitrit;

15. Mos i bën Allahut shirk; (mos i shoqëro dikënd tjetër në adhurim, se shirku është mëkat i madh);

16. Mos u bën i padëgjueshëm dhe mosrespektues ndaj prindërve tu;

17. Mos e ha pasurinë e jetimit pa të drejtë;

18. Mos pi alkool (pije dehëse);

19. Mos bën kurvëri (zina, prostitucion);

20. Mos u beto rrejshëm në Allahun;

21. Mos dëshmo rrejshëm (në dëm të të tjerëve);

22. Mos i ndjek epshet tua (të sëmuara);

23. Mos e përgojo vëllain tënd musliman;

24. Mos i akuzo gratë e ndershme për imoralitet;

25. Mos ki smirë ndaj vëllait tënd musliman (dhe mos përhap fjalë të këqija për besimtarët);

26. Mos bën shaka me njerëz, me qëllim që t’i fyesh dhe t’i ofendosh;

27. Mos u zhyt në lojra dhe argëtime; (Pejgamberi a.s. nuk i ka ndaluar lojrat që janë të dobishme për trupin dhe shëndetin e njeriut, përkundrazi në një hadith tjetër ka thënë: “Mësojuni fëmijëve tuaj notin, gjuajtjen me shigjetë dhe kalërimin”, mirëpo qëllimi këtu është që të largohesh nga lojrat e ndaluara siç janë llojet e ndryshme të bixhozit etj., dhe njëkohësisht të mos zhytesh tepër në lojra dhe sporte të ndryshme të cilat të largojnë nga adhurimi dhe përmendja e Allahut);

28. Askujt mos i thuaj “hej, shkurtabiq...(apo diç tjetër)” , duke dëshiruar më këtë nënçmimin e tij;

29. Mos e përqesh asnjë njeri (kushdo qoftë ai);

30. Mos i përhap fjalët e huaja në mesin e njerëzve (p.sh. si t’i thuash dikujt: “A ke dëgjuar se çfarë ka thënë filani për ty?);

31. Të falënderosh shumë Allahun e Lartësuar për begatitë e Tij të panumërta;

32. Të jesh i durueshëm (të bësh sabër) nëse të godet ndonjë bela apo fatkeqësi;

33. Mos ji i sigurtë se Allahu nuk do të dënoi; (mos ji i bindur se me siguri do të shpëtosh nga dënimi i Allahut xh.sh., por gjithherë t’i kërkosh falje Atij, t’i shtosh edhe më tepër adhurimet ndaj Tij se ndoshta do të gjesh shpëtim);

34. Mos i shkëput lidhjet familjare (farefisnore);

35. Duhet të kesh raporte dhe marrëdhënie të mira me të afërmit tu;

36. Mos e mallko askënd prej krijesave të Allahut;

37. Përkujto Allahun sa më shumë (duke bërë dhikër), sidomos fjalët: “Estagfirullah (Kërkoj falje nga Allahu), Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe La ilahe il-lall-llah (S’ka të adhuruar pos Allahut);

38. (Kurrsesi) Mos e lë namazin e xhumasë dhe dy bajrameve;

39. Dije se çdo gjë që Allahu ka përcaktuar për ty, gjithsesi do të realizohet, kurse atë që Allahu nuk ka përcaktuar për ty, kurrsesi nuk do të realizohet;

40. Mos e braktis leximin e Kur’anit në çfarëdo situate (vazhdimisht lexo Kur’an aq sa ke mundësi dhe në çfarëdo gjendjeje që je).”



Në fund Selmani tregon: “Pastaj e pyeta Pejgamberin s.a.v.s.: O i Dërguar i Allahut, po çfarë shpërblimi ka ai që i mëson (dhe i praktikon) këto hadithe? Pejgamberi s.a.v.s, tha:– Allahu i Lartësuar do ta ringjallë Ditën e Kijametit së bashku me Pejgamberët dhe dijetarët.”



(Transmeton El-Hafidh ebul-Kasim bin Abdurr-rrahman bin Muhammed bin Is’hak bin Mundete; El-Hafidh ebul-Hasan Alijj bin ebi El-Kasim bin Babevejhi Er-Razi; Ibn Asakiri dhe Er-Rafiu nga Selman el-Farisiu, Allahu qoftë i kënaur me të).