Kurani dhe Menaxhmenti
Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (cdo gjė). (Kuran, 96:1)
Jo rastėsishtė kėtė shkrim do ta filloj pikėrishtė me kėtė ajet Kuranor, i cili njėherit ėshtė edhe ajeti i parė i Kuranit i zbritur nė tokė. Gjithsesi nė kėtė ajet Kuranor ka urtėsi te mėdha mirėpo kėtė ajet e karakterizon edhe ajo se ėshtė ajeti i parė i zbritur dhe si i tillė na motivon apo na orienton drejt leximit, mėsimit, studimit. Pra, nė ajetin e parė Zoti na drejtohet me fjalėn lexo, mėso, studio mirėpo ajo cka nuk duhet harruar ėshtė edhe pjesa e dytė e kėtij ajeti ku Zoti thotė: ...me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (cdo gjė). pra, leximi dhe studimi yt duhet gjithsesi tė jetė nė emrin e Zotit tėnd i cili tė krijoi.
Mbase do tė thuash po pse studimi im duhet tė jetė nė emėr tė Zotit?, duhet tė jetė kėshtu pėr shkakun qė Zoti i cili tė krijoi ty, i krijoi edhe tė gjitha tjerat, apo thėnė ndryshe Ai e krijoi edhe atė qė ti e studion.
Duke pas parasysh qė ky ajet nuk ėshtė temė kryesore e kėtij shkrimi do vazhdojm me temen qė ėshtė Kurani dhe Menaxhmenti apo lidhshmeria mes ajeteve Kuranore dhe Shkencės sė Menaxhmentit.
Duke pas parasysh se Menaxhimi si shkencė ėshtė relativishtė njė shkencė e re ...ajo ka marrė zhvillim sidomos nė kėtė shekull... , kurse Kurani ėshtė i zbritur rreth 1400 vite mė parė ėshtė pėr tė qudit lidhshmeria e tyre. Edhe pėr menaxhimin po shkrujka Kurani? PO, dhe nėse vetėm pak te duket e pabesueshme atėherė kthehemi nė ajetin me tė cilin e filluam kėtė shkrim ...i cili krijoi.(cdo gjė). Ai(Zoti) e krijoi edhe kėtė dhe sėshtė pėr tu ēudit kur shofim se Kurani flet pėr menaxhimin shumė kohė para se ne tė njihemi me kėtė shkencė, madje madje jep edhe definicionin e saj, tė gjitha kėto do ti shofim ma tutje nė kėtė shkrim, mirpo si mund tė arrijmė ti mėsojmė kėto gjithsesi duke e kujtuar dhe kuptuar fjalėn e parė nė Kuran Lexo... pra, me lexim.
Ēėshtė Menaxhimi?
Ky term ka definicione tė shumta, tė cilat pėrshkruajnė funksionet e tij.
F.Luthanas dhe R.Hodgetts japin kėtė definicion: Menaxhimi ėshtė procesi i pėrcaktimit tė objektivave dhe e koordinimit tė pėrpjekjeve tė punonjėsve pėr ti arritur ato
Dhe kėshtu nga tė gjitha definicionet qė kemi pėr menaxhimin arrijmė nė njė pėrfundim se menaxhimi ėshtė: arritja e rezultateve nėpėrmjet njerėzve tjerė
Ndėrsa Kurani thotė: : Ne kemi dalluar disa nė shkallė mė tė lartė se tė tjerėt, qė tė shfrytėzojnė njėri-tjetrin pėr shėrbime (43:32)
Pra, mund tė shofim se ky ajet Kuranor pėrfshin apo pėrmbledh tėrė filozofinė e menaxhmentit modern. Nė kėtė ajet shofim tė qartė krijimin e hierarkisė sė nevojshme dhe ndarjen e pėrgjegjėsisė. Ngirtjen nė hierarki tė personave qe jo vetėm dinė se cka duhet bėrė por e dinė edhe se si duhet bėrė.
Kėshtu ajo cka e definon menaxhmentin apo ajo cka mund ta quajmė koncept tė menaxhmentit modern, nė fakt ishte e cekur nė Kuran para mė shumė se 1400 viteve.
Pėr tu praktikuar ky koncept duhen edhe shumė elemente tjerė disa prej te cilave do ti pėrmendim dhe do tė shofim se si Kurani i cek edhe kėto elemente ne mėnyrė tė qartė.
1. Puna Ekipore dhe Konsultimi : Menaxhmenti modern ka kuptuar rėndėsinė e madhe qė ka puna ekipore dhe marrja e vendimeve brenda ndėrmarrjes me konsulltim tė ndėrsjellė. Madje madje pothuajse tė gjitha ndėrmarrjet edhe nė kushtet e tyre tė konkursit pėr pranimin e punonjėsve tė rinj pervec tjerash kėrkojn qė kadidati potencial pėr pozita tė caktuara nė ndėrmarrje tė ketė aftėsi tė punojė nė ekip.
Kjo sigurisht se u bė mė aktuale kur stili Japonez i menaxhmentit dėshmoi se ishte me efektivi nė botė. E dihet se kėtė stil e karakterizon puna ekipore dhe konsultimi nė ndėrmarrjen e pėrbashkėt.
Kjo teknik e menaxhmentit shihet si njė teknik e re dhe shum efektive. Mirpo nė fakt Kurani flet shumė kohė mė parė pėr kėtė qėshtje si p.sh. ajeti: ...e konsultohu me ta nė tė gjitha cėshtjet, e kur tė vendosėsh mbėshtetu nė All-llahun....(3:159). Nė kėtė ajet shofim rėndėsin e konsultimit para marrjes sė vendimeve
...konsultohu me ta nė tė gjitha cėshtjet... (3:159)
Po ashtu edhe nė ajete tjera pėrmendet puna ekipore dhe konsultimi, vlen tė cekim edhe ajetin tjeter ku thuhet:
...dhe ata qė konsulltohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta...(42:38).
Pse ėshtė e rėndėsishme puna ekipore dhe marrja e vendimeve nė grup?
Nė praktikė vendimet mė tė rėndėsishme merren nė grup, kėshtu bordet udhėheqėse marrin vendime pėr tė ardhmen e kompanisė, produktet e reja qė do tė prezantohen etj.
Rėndėsia e saj ėshtė se:
Informacioni nė grup ėshtė mė i madh sesa informacioni qė zotėron njė individ i vetėm, prania e mė shumė anėtarėve presupozon gjenerimin e njė numri mė tė madh alternativash, ekzistenca e specialistėve tė ndryshėm nė pėrbėrje tė grupit do tė thotė shkėmbim eksperience dhe trajtim i problemit nė disa kėndvėshtrime, gjė qė nuk e realizon dot njė njeri i vetėm, shkalla e pranueshmėrisė sė njė vendimi tė marrė nė grup ėshtė mė e madhe, sipas studimeve rezulton se grupet janė mė tė gatshėm pėr tė marrė pėrsipėr riskun, e kundėrta e asaj qė ekziston si opinion.
2. Mundėsia e barabartė: Procesi menaxherial ėshtė i varun nga shumė elemente dhe parime prej tė cilave rėndėsi tė veqant ka edhe parimi i mundėsisė sė barabartė apo tė njejtė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė gjithė anėtarėt e ndėrmarrjes tė kenė mundėsi tė njejtė pėr tė punuar, kontribuar dhe shpėrblyer pėr sukseset e tyre.
Kurani nė kėtė kontekst thotė: O njerėz Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju ndamė juve nė popuj dhe fise kėshtu qė tė njiheni mes vete. Pa dyshim mė i nderuar nga ju nė shikim tė All-llahut ėshtė ai i cili ėshtė mė i drejtė prej juve... (49:13). Ndėrsa Pejgamberi a.s. duke spjeguar kėtė ajet thotė: Nė dritėn e kėtij ajeti Kuranor asnjė Arab nuk ėshtė mė i ngritur mbi njė jo-Arab dhe asnjė jo-Arab nuk ka ndonjė pėrparėsi ndaj njė Arabi. As i ziu nuk ėshtė mbi tė bardhin apo i bardhi mbi tė ziun.
Nė konceptin menaxherial do tė kuptohej se pėr tė patur tė drejtė pėr: pozitė, shperblim, pėrfitim etj. etj., do tė ishte se tė gjithė ata qė kanė kualifikimin, pėrvojėn dhe kushtet tjera tė njejta do tė duhej tė kishin mundėsi tė njejtė pėr ti arritur ato.
3. Respektimi dhe bindja e atyre qė kanė autoritet mbi ty: Gjithsesi bindja dhe respektimi ndaj autoritetit ėshtė njė parim kyc apo nevojė primare pėr tė marrė punė nga tė tjerėt. Ata tė cilėt marrin punė tė caktuar duhet tu binden atyre prej tė cilėve marrin punė dhe pėrgjegjėsi tė caktuar. Duke punuar kėshtu pėrmes njerėzve lind edhe nevoja pėr tiu bind urdhėrave tė atyre pėrmes sė cilėve merr punė, nė kėtė rast menaxherit.
Kurani thotė: Bindju Zotit dhe tė Dėrguarit tė tij, dhe ndaj atyre me autoritet ndaj teje (4:59)
Ajeti ngrit lart bindshmėrinė ndaj personit me autoritet. Kjo nxit vullnetin shpirtėror ndaj bindjes. E dihet se pa vullnetin shpirtėror tė punonjėsve krijimi i qfardo hierarkie do tė jetė i dėshtuar dhe nuk do tė shėrbejė pėr asnjė qėllim.
4. Motivimi: Motivimi ėshtė njė term qė pėrdoret pėr njė tėrėsi elementesh tė tillė si dėshirat, nevojat, shtytjet, kėrkesat etj. Motivimi ka tė bėjė me mėnyrėn se si shtytjet, aspiratat, nxitjet dhe nevojat e qenieve njerėzore drejtojnė, kontrollojnė apo shpjegojnė sjelljen njerėzore.
Menaxheri motivon vartėsit e tij, duke kryer njė veprim i cili kėnaq nevojat apo dėshirat e tyre dhe kėshtu i nxit ata tė veprojnė nė mėnyrėn qė ai dėshiron.
Kurani thotė: Ti (Muhamed a.s.) ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė All-llahun, se All-llahu i do ata qė i mbėshteten (Ali-Imran 3:159).
Nė kėtė ajet vėrejmė dy gjėra: e para ėshtė sjellja me butėsi dhe keqardhje ndaj tyre, kurse e dyta ėshtė afrimi me ta duke i konsultuar dhe duke i lejuar dhe shtyrė qė tė marrin pjesė apo tė participojnė nė marrjen e vendimeve me rėndėsi.
Elemente kėto tė cilat kanė rol tė madh nė motivimin e vartėsve dhe procesin menaxherial.
Kėto ishin shkurtimisht vetėm disa nga lidhshmėrit e shumta tė Kuranit me shkencėn e menaxhimit.
Faleminderit pėr kohėn dhe vėmendjen, All-llahu ju shpėrbleftė.
Literatura:
Kur'ani - perkthim me komentim M.Sherif Ahmeti
Manaxhimi - Prof.Dr. Shyqyri Llaci
Bussiness - R.Hodgets, F.Luthanas
The naked manager - R.Heller
Modern Business Administration - R. Appleby
Astrit Ratkoceri
(autori ėshtė absolvent nė Fakultetin e Ekonomisė
Departamenti Menaxhment dhe Informatikė
Universiteti AAB-Riinvest)
Krijoni Kontakt