Sa te rrosh ,do mesosh!Une bera nje prezantim ne nje vend te gabuar,po hajt mo se ne na lejohet...eh.
Une jam Pranvera ose si me thone teta Vera{si teto ollga} nga qyteti i bukur i Korces,nga qyteti i debores por qe fal shume ngrohtesi, nga qyteti i shkolles se pare shqipe,nga qyteti i festave te bukura ku argetohemi shume,dhe nga qyteti i perlave korcare qe e kane emrin 'SERENATE'.
Jam mesuese gjuhe -letersie,kam mbaruar UE ne elbasan ,kam mbaruar dhe ekonomikun ne Korce .Jam gjyshe,kam nje nip shume simpatik nga martesa e djalit {vetem nje kam}Nusen e kam mesuese anglishteje dhe e adhuroj.Hobite e mija jane muzika shqiptare si e lehta ashtu dhe ajo popullorja.Gjithashtu adhuroj shetitjet sidomos ne vendet turistike .Drejtoj nje OJQ e titulluar Zemrat Korcare,jam antare e O.J.Q 'Per mbrojtjen e femijeve'.Pelqej shume te bukuren,te miren dhe perfekten relative sigurisht...Mbroj me cdo kusht dhe ne menyre kategorike te drejtat e grave.Jam antare dhe e nje OJQ-je 'Gruaja Korcare'Shkruaj brenda vetes ndonje tregim ,poezi,tregime per femije etj,Me pelqen 'Forumi Shqiptar ' me moderatore simpatik,kopetent dhe se bashku me ju forumista besoj se do ia kalojme mire...mos harroni...kafen ...eh...sa zili ju kam juve te rinjve...ecni,ecni perpara..Respekte teta Vera.

Krijoni Kontakt