Zbulohen truqet mediatike të kryesocialistit Rama në mitingun e Shkodrës, i cili iu serviri mediave pamje të sheshit të mbushur plot e përplot. Gjatë mitingut të zhvilluar në kryeqendrën e Veriut, Rama solli nga qytetet e tjera mbi 25 autobuzë me militantë dhe njerëz të paguar. Kjo ishte lehtësisht e verifikueshme, pasi të gjithë pjesëtarët në miting ndejtën aty në pritje të autobuzave të vënë në dispozicion, pasi nuk dinin se ku ishin parkuar. Shumica e të pranishmëve përbëhej nga vullnetarë të paguar me karta celulari nga Saimir Tahiri dhe militantë të qyteteve përreth Shkodrës, që nuk bëjnë pjesë në këtë qark. Mediat pranë Ramës e pasqyruan mitingun e Shkodrës me një minutazh shumë të zgjeruar për të dhënë idenë se qytetarët shkodranë kishin marrë pjesë në mitingun e Edi Ramës. Truqe të tilla imazhi përdoren nga kompanitë e kandidatëve humbës për t`i dhënë kurajo moralit të dërrmuar të elektoratit socialist. Sondazhet, të cilët janë treguesit më të mirë të tendecës popullore, e kanë nxjerrë Partinë Socialiste 9 pikë poshtë Partisë Demokratike. Kjo ka bërë që shtabi i fushatës së Partisë Socialiste të gjejë mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve. Sjellja e njerëzve me autobuzë nga Partia Socialiste nuk është gjë e re, pasi në mitingjet e Ramës asnjëherë nuk është rritur pjesëmarrja as sa çereku i atyre që mblidhen në shesh për Partinë Demokratike. Mashtrimi se Shkodra është derdhur në shesh për Edi Ramën është i kuptueshëm jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por të mbarë Shqipërisë. Qytetarët shkodranë kanë mundur të evidentojnë fytyra pjesëmarrësish në shesh, që nuk kishin asnjë lidhje me Shkodrën apo rrethinat e saj. Duke parë gjendjen e mjerueshme që paraqitet nga anketimet në qytetin e Shkodrës, Partia Socialiste ka vendosur të ngrejë imazhin e saj duke lënë në periferi të turmës anëtarët e Partisë Socialiste dhe në brendësi militantë dhe njerëz të paguar. Kjo metodë nuk lejon mediat lokale të dekonspirojnë mbushjen e sheshit me njerëz nga rrethet të tjera. Pamjet e servirura nga Partia Socialiste të ngjanin me mitingun e dështuar të hapjes së fushatën në Qytetin "Studenti". Ishin po të njëjtat fytyra që brohorisnin në Shkodër për të dhënë një imazh krejt të trukuar për qytetarët e qyteteve të tjera. Megjithëse me mbi 25 autobuzë të mbërritur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, numri i atyre që ishin në shesh ishte shumë herë më i vogël se sa tubimet e zhvilluara nga Partia Demokratike në qytetet që kanë votuar majtas në zgjedhjet e 2005. Pjesëmarrja e ulët në tubimet elektorale, humbja e thellë në sondazhet e pavarura ka bërë që Rama të gjejë shpresën e fundit tek trukimet e imazhit publik.
Krijoni Kontakt