Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    - Perse gjithe ky "investim" i madh nga ana e Rames ne nje qytet si Shkodra qe eshte bastion i PD? Nuk do te ishte me mire qe ato leke te harxhoheshin ne nje miting ne nje qytet bastion te PS?
    Diareja orale me te cilen jemi prezantuar ne kete fushate elektorale, nga Berisha dhe cdo PD-ist i ka shtrire deget dhe ka infektuar edhe elektoratin e tyre te besueshem e sherbetor. Problemi qe Shqiperia nuk ben perpara, eshte pikerisht tek kjo ndarje absurde dhe tek kjo politike percarese qe behet me shqiptaret, duke i ndare qytetet ne socialiste dhe demokrate, pamvaresisht meritave apo skandaleve te partive perkatese. Epo, te tallesh me shkodranet dhe ti mbash peng, duke i etiketuar si demokrate, thjeshte per hir te urretjes se tyre (me te drejte) ndaj komunizmit, per hir te aspiratave te ketij qyteti te kulturuar per nje jete me te mire dhe demokrate, e te abuzosh me to, duke u vjedhur besimin, qe rezulton perseri ne nje karrige 4 vjecare mbreterimi, ku diktatori ka veshur petkun e demokratit dhe pikerisht kete qytet, ashtu sic edhe Kavajen (nje qytet tjeter i etiketuar njelloj) dhe t'i lesh ne harrese...eshte kafshate qe s'kaperdihet.

    Nuk ben perpara Shqiperia, nese nuk do gjykojme me mendje te hapura. Nuk mund te vazhdojme akoma te mendojme se PS jane bij komunistash dhe nuk meritojne voten, pamvaresisht aftesive dhe meritokracise, pamvaresisht programit ekzekutiv me adapt per rimekembjen e vendit dhe nderkohe, pales tjeter, ti jepet drita jeshile dhe besimi i verber i popullit, pikerisht se pretendojne te jene pishtaret e lirise e demokracise. Kjo eshte tamam percarje, qe i intereson cdo anti-shqiptari qe kerkon me cdo kusht Berishen ne pushtet dhe e arrin kete ne saje te pafuqise se ketij populli te lodhur e zhgenjyer, qe ka harruar te vere pikepyetjet ne fund. Ironia me e madhe eshte se prometeu jone, eshte ish-komunist 24 karatsh! Po nuk u ndryshua ky lloj mentaliteti, as Shqiperia nuk do ndryshohet kurre. Vej bast qe 90% e popullsise akoma votojne per Salen apo per Ramen personalisht dhe askush se ve ujin ne zjarr te studioje programin e seciles parti qe perfaqesojne..

    Interesant ne kete fushate ka qene fakti se Rama po mundohet te imitoje Berishen si ne retorike edhe ne stil. Rama nuk po ben nje fushate tradiconale socialiste por po ben nje fushate "anti-komuniste", duke dashur qe te marri vota djathtas e jo majtas. Anomali si hapja e fushates nga qyteti studenti, apo thirrjet e retorika anti-komuniste dhe anti-enveriste, nuk i fitojne pike Rames ne syte e elektoratit tradicional socialist. Veteranet, pensionistet dhe te gjithe familjaret e administrates se vjeter komuniste, nuk kane se si te ndihen mire kur shohin qe ne krye te PS eshte nje njeri qe atyre u tingellon me shume si Berisha se sa si nje socialist.
    Hiqini syzet blu regresiste dhe shikoni realitetin drejte per drejte! Rama po imiton Berishen?! Perkundrazi..Kjo fushate ka qene nje kopjim total i Berishes ndaj strategjise se Rames. Duke i shtuar Berishes edhe avantazhin qe ka pasur, duke sulmuar Ramen personalisht, duke u marr me te birin dhe te shoqen. Duke mbushur gazetat me shpifje nga me ordineret. Sa here i degjoj, tmerrohem sa mbrapa bote qe jemi akoma dhe me shqeteson akoma me teper fakti, qe auditori nuk reagon ndaj ketyre sulmeve dhe akuzave vulgare, por i degjon e pranon ne heshtje. Kjo tregon sesa te varfer menderisht jemi. Shikoje boten e civilizuar dhe merr mesim sesi duhet zhvilluar nje fushate elektorale, sepse ke edhe vite qe jeton ne perendim.

    Berisha ka kopjuar Ramen ne cdo detaj ne kete fushate. Duke nisur qe nga Sllogani. Rama: Programi me Ndryshim. Berisha menjehere nxjerr slloganin e tij pergjigjes: Shqiperia po Ndryshon. Rama: Tenton nje stil pak te tepruar, duke nxjerre edhe nje kenge (madje klas) si nje thirrje per elektoratin. Berisha: Menjehere, urdheron stafin te gjejne kengetaret e kompozitoret me te mire, qe ti bejne kengen pergjigjese. Rama: Me politiken e tij 'Pertej te majtes dhe te djathtes' kerkon te revolucionoje ne kete popull te cakerdisur dhe t'i mbledhe te gjithe bashke, duke kerkuar edhe votat e demokrateve. Berisha: Menjehere te njejtin apel popullit. Kush po kopjon ketu?!Nuk po zgjatem, se nuk ka te mbaruar kopjimi i Berishes ndaj Rames. Megjithate, ka nje ane pozitive edhe ky kopjim. Te pakten zhvillohet edhe Berisha vete. Meson sesi duhen bere fushatat..

    Ndersa kur permend pensionistet ish-komuniste, me krijon akoma me teper pershtypjen qe ti dhe shume te tjere, vazhdoni te vendosni gure te rende ne kraharorin e ketij vendi, duke i percare e klasifikuar njerezit, duke i diferencuar ne saje te se kaluares se tyre dhe duke i thyer cdo dhemb ingranazhit qe s'ben dot drejte perparimit. Ti je me parimin qe njerezit, pamvaresisht rrethanave ne te cilat u ndodhen dikur, pamvaresisht tuteles te atij regjimi teper te eger nga ku nuk gjenin dot force te ngrinin koken kundra, vetem e vetem pse kane qene zyrtare, oficera, nepunes te atij regjimi...jane komuniste dhe nuk mund te ndryshojne. Ky lloj koncepti dhe keto gure qe vazhdoni te hidhni mbi kete popull, do jete puna e veshtire e imja dhe brezave pasardhes, te cilet do ta ndryshojme vend, do c'rrenjosim kete mentalitet te verber deshtak dhe nje dite, Shqiperia do behet!

    'Te gjithe njerezit duan ta ndryshojne boten, por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja' (Oscar Wilde)
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 17-06-2009 më 11:04

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja shiko ate me siper kush e do bishen sali. As shqipen se dine akoma ka derll gjak thote.
    Me rrypa e pyka na kap salia nga gryka- je kjo eshte tranzicioni jone.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •