Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama, 25 autobuzë me njerëz të paguar për mitingun në Shkodër

    Zbulohen truqet mediatike të kryesocialistit Rama në mitingun e Shkodrës, i cili iu serviri mediave pamje të sheshit të mbushur plot e përplot. Gjatë mitingut të zhvilluar në kryeqendrën e Veriut, Rama solli nga qytetet e tjera mbi 25 autobuzë me militantë dhe njerëz të paguar. Kjo ishte lehtësisht e verifikueshme, pasi të gjithë pjesëtarët në miting ndejtën aty në pritje të autobuzave të vënë në dispozicion, pasi nuk dinin se ku ishin parkuar. Shumica e të pranishmëve përbëhej nga vullnetarë të paguar me karta celulari nga Saimir Tahiri dhe militantë të qyteteve përreth Shkodrës, që nuk bëjnë pjesë në këtë qark. Mediat pranë Ramës e pasqyruan mitingun e Shkodrës me një minutazh shumë të zgjeruar për të dhënë idenë se qytetarët shkodranë kishin marrë pjesë në mitingun e Edi Ramës. Truqe të tilla imazhi përdoren nga kompanitë e kandidatëve humbës për t`i dhënë kurajo moralit të dërrmuar të elektoratit socialist. Sondazhet, të cilët janë treguesit më të mirë të tendecës popullore, e kanë nxjerrë Partinë Socialiste 9 pikë poshtë Partisë Demokratike. Kjo ka bërë që shtabi i fushatës së Partisë Socialiste të gjejë mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve. Sjellja e njerëzve me autobuzë nga Partia Socialiste nuk është gjë e re, pasi në mitingjet e Ramës asnjëherë nuk është rritur pjesëmarrja as sa çereku i atyre që mblidhen në shesh për Partinë Demokratike. Mashtrimi se Shkodra është derdhur në shesh për Edi Ramën është i kuptueshëm jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por të mbarë Shqipërisë. Qytetarët shkodranë kanë mundur të evidentojnë fytyra pjesëmarrësish në shesh, që nuk kishin asnjë lidhje me Shkodrën apo rrethinat e saj. Duke parë gjendjen e mjerueshme që paraqitet nga anketimet në qytetin e Shkodrës, Partia Socialiste ka vendosur të ngrejë imazhin e saj duke lënë në periferi të turmës anëtarët e Partisë Socialiste dhe në brendësi militantë dhe njerëz të paguar. Kjo metodë nuk lejon mediat lokale të dekonspirojnë mbushjen e sheshit me njerëz nga rrethet të tjera. Pamjet e servirura nga Partia Socialiste të ngjanin me mitingun e dështuar të hapjes së fushatën në Qytetin "Studenti". Ishin po të njëjtat fytyra që brohorisnin në Shkodër për të dhënë një imazh krejt të trukuar për qytetarët e qyteteve të tjera. Megjithëse me mbi 25 autobuzë të mbërritur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, numri i atyre që ishin në shesh ishte shumë herë më i vogël se sa tubimet e zhvilluara nga Partia Demokratike në qytetet që kanë votuar majtas në zgjedhjet e 2005. Pjesëmarrja e ulët në tubimet elektorale, humbja e thellë në sondazhet e pavarura ka bërë që Rama të gjejë shpresën e fundit tek trukimet e imazhit publik.

  2. #2
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    te paguar me karta celulari e .. nice

  3. #3
    Hahahah kjo dallohet dhe nga pamjet qe te jep videoja,shumica e njerzeve rrin thjesht duke pa si spektatore,shofin dramen tragjiko komike qe ju shfaqet para syve, nga i shemtuti psikopati edver rama...Nje gje mund ta them me kompetenc qe,humbjen e ka ne xhep rrota :P

    Si s'paska qelluar jozi ne shkoder dje,me e kap per zhelesh e me e hudh ne bune at far vagabondit
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 11-06-2009 më 02:05

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po pse si filmuat ato autobuse te ura bacallekut dhe i publikonit.
    Keshtu tregoheni shume te paafte dhe mos kujtoni se ju beson njeri.
    Ngeleni thjesht ne kuadrin e shpifjeve qe i keni per shtat dhe perseri keni pike elektorale me pak.
    Pash zotin kur do aftesoheni se do ndyshoje dhe cilesia PD

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Qe ka marre njerez me autobus Edi Rama as nuk e ve ne dyshim. Nuk mund te jene aq shume Shkodrane Socialiste asnjehere, paveresisht se kush vete ne krye te PS. Dhe u pa edhe ne "enntuziazmin" e vaket qe kishte turma, ku ishin shperndare vetem pak flamuj dhe postera. Te tjeret rrinin dhe benin sehir. Por keto gjera perdoren nga te dyja krahet.
    Kam shkruajtur edhe njehere per mitingun hapes te PD. Mblodhi gjithe administraten ne Tirane, nga cdo qytet i Shqiperise, me "vullnet" dhe me moton "Kush nuk vjen, pushohet nga puna". U bene mbi 50 autobusa nga e gjithe Shqiperia. Dhe sheshi "u mbush". Pastaj pa pike turpi Rajmonda Bulku u drejtohej njerezve si "QYTETARE TE TIRANES". Vetem Tiranas sikur nuk kishte. Pasi Tiransit e kane kuptuar tashme qe mitingjet jane te lodhshme, politika eshte e lodhshme, dhe e kuptuan qe vetem duke punuar mund te ecet perpara.
    Nje rast tjeter qe me ka mbetur ne mendje eshte rasti i protestave per Zogun e Zi qe organizoi Rama. Ishte shume per te qeshur. Merreshin ne interviste protestuesit dhe kur pyeteshin nga je?? Asnje nuk ishte nga Tirana, por shtonin qe Zogu Zi eshte i te gjitheve.
    Keshtu eshte modeli i politikes tone, i vjeter apo "i ri" qofte. Nuk kemi cti bejme. Ne dore kemi vetem te punojme. Te tjerat i di Kryetari yne "i madherishem", kushdo qofte ai, nga e majta apo nga e djathta.

  6. #6
    Nedersa Rama, paguan njerezit... - nuk i dihet...!
    Berisha, paguhet qe te mos bjere poshte, e sigurt!
    Zgjidhni e merrni, me mire hajt ta bejme ne nje parti te re...

  7. #7
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    nga i shemtuti psikopati edver rama..

    http://www.re-public.gr/en/wp-conten...2/edi-rama.jpg

    Turp nese ky behet kryeminister
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    Ky duket sikur te ishte nga ata gardianet e moralit ne Iran.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Per nje rimbushje celulari te marrin rrugen deri ne shkoder? lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    S'ka ndonje gje te keqe ,ne fushata ndodhin kto gjera.Po leket ku i ka gjet ky qe i ka paguar???

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •