Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 102
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Patos:

    Burgun e kan provuar shum prej (anëtarve) këtu në forum , un për vete kam qen mbi 2 vjet e gjysmë , mund të them që ska gjë më të keqe se Burgu , e kur të kujtohet ajo WC-ja 2:3 atëher besoj që do ta ndalesh doren në cdo menyr , e nqs vërtet një person ka qen në burg dhe prap fillon me bo pislliqe atëher për mua ai është budall. Ai që e provon burgun dhe nuk mbledh mend aty atëher atyre ju them lirisht viziten te mjeku se kan ik për lesh!


    Ska më keq se në burg edhe pikë



  2. #12
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga PATOSARAK Lexo Postimin
    Pershendetje shoke dhe shoqe, po e hap nje teme te tille sepse jam edhe une nje prej tyre.
    Kam degjuar shume gjera ketu ne burg nga njerez qe kan dal dhe kan hyre perseri, une jam per here te pare ne burg dhe nuk di situaten si do me shikojne kur te dal.
    Perse burgaxhinjte kur dalin nga burgu i shikojne me sy tjeter, i shikojn si perbindsha si njerez te frikshem si njerez pa te drejta, perse ndodh kjo gje ?
    Njerez si gjith te tjeret nuk jemi dhe ne, kemi bere dicka qe nuk duhej bere dhe po e pagojme me heqje lirie, perse kur dalim jashte na kthejne te gjith shpinen dhe nuk na ndihmon njeri, pervec familjes.
    Nuk po ju flas per ata burgaxhinj qe jan ne burg per perdhenim dhe per vrasje me pagese, se dhe vet une ata njerez nuk i shikoj dot me sy.

    Cili eshte mendimi juaj per ne te burgosurit, nuk duhet te na afroj populli jashte nuk duhet te na ndihmojne, te na tregojne qe dhe ne kemi akoma vend ne kete popull.

    Me Respekt Goni.
    Ndoshta është e vërtetë që ish të burgosurit shikohen në këtë mënyrë që e përshkruan ti. Por ndoshta ish të burgosurit vetëm e imagjinojnë këtë gjë. Mund të imagjinoj dy rastet. Andaj në vend tëndin do kisha shikuar se cilit rast i takoj unë personalisht. Disa të burgosur (kisha thënë: ata që kanë akoma ndërgjegje) edhe nëse nuk i trajton në atë mënyrë siç e ke përshkruar, ata prap se prap do ndihen të trajtuar ashtu. Kjo ndjenjë ekziston sidomos në ditët e para kur lirohesh nga burgu dhe del të marrësh pjesë sërish në shoqëri. Pra mund të jetë thjesht vetëm një ndjenjë subjektive. Duhet konktrolluar këtë ndjenjë sepse pengon rikyqjen e të ish burgosurit në shoqëri. Ndoshta duke i kujtuar vetës se si ish i burgosur e ke vuajtur dënimin të cilin e ke merituar. Me kaq mbaron ky kapitull. Kriminalja në ty i kalon të kaluarës. Jo të ardhmës.



    *

  3. #13
    poker_face Maska e zero_ne_sjellje
    Anëtarësuar
    09-04-2009
    Vendndodhja
    S.P.Q.R
    Postime
    18
    respekt per ata qe atje kan qene por jo sepse i kan rene me qaf dikujt
    djalli eshte shum optimist nese mendon se mund ti beje njerzit te keqij

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga PATOSARAK Lexo Postimin
    Pershendetje shoke dhe shoqe, po e hap nje teme te tille sepse jam edhe une nje prej tyre.
    Kam degjuar shume gjera ketu ne burg nga njerez qe kan dal dhe kan hyre perseri, une jam per here te pare ne burg dhe nuk di situaten si do me shikojne kur te dal.
    Perse burgaxhinjte kur dalin nga burgu i shikojne me sy tjeter, i shikojn si perbindsha si njerez te frikshem si njerez pa te drejta, perse ndodh kjo gje ?
    Njerez si gjith te tjeret nuk jemi dhe ne, kemi bere dicka qe nuk duhej bere dhe po e pagojme me heqje lirie, perse kur dalim jashte na kthejne te gjith shpinen dhe nuk na ndihmon njeri, pervec familjes.
    Nuk po ju flas per ata burgaxhinj qe jan ne burg per perdhenim dhe per vrasje me pagese, se dhe vet une ata njerez nuk i shikoj dot me sy.

    Cili eshte mendimi juaj per ne te burgosurit, nuk duhet te na afroj populli jashte nuk duhet te na ndihmojne, te na tregojne qe dhe ne kemi akoma vend ne kete popull.

    Me Respekt Goni.
    I nderuar GONI!Nuk eshte problemi aty qe po te jesh ne burg,kur te dalesh nuk te mirepret shoqeria,e dashura/i,apo qofte edhe opinioni ndryshon mendimin qe ka per ju.Kjo kategori njerezish ashtu sic thoni edhe ju shikohet me sy tjeter per arsyet e ndryshme qe atij ose asaj i eshte hequr liria.Juve mund t'u jete hequr liria per nje gabim ordiner,pa zarar sic themi ne populli dhe e shlyeve me nje heqje lirie per afatin qe eshte pare i arsyeshem nga organet kopetente.Po si ta shikosh nje te burgosur per vrasje qe merr jete njerzish me apo pa faj qofshin keta!Ku e gjen te drejten dhe guximin ti njeri qe ate jete qe ia ka dhene Zoti t'ia marresh ti si pa gje te keq?Te marresh ti vajzen time ta degdisesh ne Itali apo gjetke e te besh biznes ti me femijen tim?Te hysh ti me mjeshterine tende e te me vjedhesh ate c'ka une e kam ndertuar me djersen time per tere jeten?Te vrasesh jete njerezish ti drogaxhi,duke erdhur ne shkollen time e te shperndash droge ne ato adoleshente ,ku nga shperndares te tille i kane dhene edhe motrave te atyre qe u kane dhene drogen e pastaj shperndaresit jane ndeshkuar nga ata maksimalisht.E te dashur forumiste me falni qe u zgjata pak pojane fenomene te kesaj shoqerie qe duhet ngritur zeri.Por GONI njerzit e ndaluar si puna jote nuk kane pse te perbuzen nga shoqeria por te mirepriten,te ndihmohen nga qeverisja vendore per t'u sistemuar ne pune dhe ata me sjelljen e tyre te rifitojne reputacionin e humbur perkohesisht e te ingranoheni plotesisht ne jeten e bukur qe te pret porsa te dalesh e ne do te te takojme me deshiren me te madhe se ti je nje djale me vlera.Perqafime teta Vera.

  5. #15
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Sepse shumica e personave ecin me paragjykime dhe nuk e shofin boten me kendveshtrim 360° dhe mendojne se jeta e tyre eshte perfekte edhe bota qe i rethon duhet te jete njesoj ...por ja qe nuke fokuson aspak realitetin ky mendim ,dhe per faktin konkrete nuke duhet qene skeptik ndaj personave qe kane bere burge por do menduar kjo situate nga nje pozite tjeter se po te kishte rene ne burge nje i afermi jone per motive te dobeta nuk do ta paragjykonim sepse e njohim mire individin dhe e njejta gje ndothe me te burgosurit "do njojtur historia e jetes te tije dhe rethanat per çfare u burgos dhe me teje te arrije gjykimi i duhur..nje shance i dyte nuke duhet munguar askujte ..temes i rashe pake large por shpresoj qe me pake fjale te keme dhene thelbin e çeshties qe eshte teper komplekse.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  6. #16
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    I ndreuar burgaxhi .........hahahaha........(duhet me ba pak shaka)


    Deri sa ti preukupohesh per perballjen me shoqrin kur t'dalesh, tregon se je nje njeri qe ke vullnet t'mir....dhe nuk asht pak.
    Nese ke per t'has raste ku do t'nigjohesh keq, ti mos u dorzo......se edhe "perballja" asht pjes e denimit.
    Nuk du t'zgjatem ma shum, por t'uroj me t'vertet qe t'dalesh shnosh e mir prej burgut, t'kthehesh sa ma par afer familjes tane(se ata e vujn ma shum se ti), dhe t'nissh ni jet "t're", por ksaj here ma afer zotit......


    me respekt, skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #17
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Pershendetje te gjithve. Ju falenderoj per mendimet tuaja.
    Kisha nje verejtje per teta Veren, Pranvera nqs e lexove mire temen qe hapa do me kuptosh me mire se i kam vecaneruar llojet e krimit.
    Ateher po flas me hapur une jam brenda per Drog dhe jo se kam shitur neper shkolla apo ne femije te vegjel, por isha edhe vet perdorues i saj, prandaj sipas mendimit tend duhet te me pushkatonin mua ? Nuk me denuan as pak por 15 vjet heqje lirie.
    Nqs ti teta Vera mua personalish me krahason ne rangun e perdhenuesve edhe te vrasesve atehere nuk di cfare te them.
    Edhe dicka me kete krim qe kam bere une nuk duhet te me pranojne me ne shoqeri kur te dal?

    Te pershendes
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga PATOSARAK Lexo Postimin
    Pershendetje te gjithve. Ju falenderoj per mendimet tuaja.
    Kisha nje verejtje per teta Veren, Pranvera nqs e lexove mire temen qe hapa do me kuptosh me mire se i kam vecaneruar llojet e krimit.
    Ateher po flas me hapur une jam brenda per Drog dhe jo se kam shitur neper shkolla apo ne femije te vegjel, por isha edhe vet perdorues i saj, prandaj sipas mendimit tend duhet te me pushkatonin mua ? Nuk me denuan as pak por 15 vjet heqje lirie.
    Nqs ti teta Vera mua personalish me krahason ne rangun e perdhenuesve edhe te vrasesve atehere nuk di cfare te them.
    Edhe dicka me kete krim qe kam bere une nuk duhet te me pranojne me ne shoqeri kur te dal?

    Te pershendes
    Goni! Une e lexova shkrimin tend dhe me pelqeu shume dhe bera nje permbledhje per tjeter kategori te ndaluarish ,nuk e kisha me ty djalosh se as nuk e kisha idene pse jeni ndaluar ju.Tani e mora vesh qe ju paskeni qene perdorues dhe jo shperndares pra ju i paskeni bere dem vetes e nuk keni i keni bere dem te tjereve.Une nuk te krahasova me asnje lloj krimineli se ti s'ke vrare njeri,por une ta kam thene edhe me pare me duket qe ne te kemi zemren e forumit apo jo se vertet ne ato kushte qe jeni ju jeni shume aktiv.Une te uroj qe me sjelljen tende te tregosh qe vertet je djale i mire dhe njerezve ju bie te gabojne njehere ne jete ne menyra te ndryshme.Une do jem e para besoj qe te te takoj ndoshta kur ta mar vesh adresen mund te te vi edhe ne Selanik.Kur mbaroj shkollen une rri nje muaj aty.TIi ne perfundim te gjithe kesaj je i mirepritur dhe pas nje reflektimi qe po te ndodh aty ku je do punosh dhe rehabilitosh gjithcka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pranvera bica : 11-06-2009 më 15:57

  9. #19
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Cili eshte mendimi juaj per ne te burgosurit, nuk duhet te na afroj populli jashte nuk duhet te na ndihmojne, te na tregojne qe dhe ne kemi akoma vend ne kete popull.
    Normal Fjala "I burgosur " le shije te keqe kur e degjon.

    Me ka ndodhur me nje klient,qe erdhi te bente dokumenta per te marr shtepi.
    Nje Djale i veshur mire,i rregullt ne pamje dhe teper i sjellshem.

    -Tani sa jam leruar nga burgu- me tha kur dorzoi letrat.

    Jam terhequr dy hapa mbrapa dhe nuk i besoja syve.



    Cdo njeri e meriton nje shanc te dyte per te filluar jeten nga e para.
    Paragjykimet kane qen,jane dhe do te mbesin.


    Nje shpreje popullore .

    Qent le te lehin ,karvani te shkoj perpara.

    Te uroje fat!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Ateher po flas me hapur une jam brenda per Drog
    Ja sa ta lexoj en&elon, dhe do te vendosin ne figurat e kombit.

    Nuk na the se sa vjet te kane ngelur per te bere, ndonje femer me siguri do te kete mare me qaf.
    Ti dil nga burgu njeher, per njerezit se cfar thone, mos u shqeteso.

    Me vjen keq per ty, good lack.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Dëshmitë e Bedri Spahiut për historinë
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 02:00
  3. Të burgosurit shqiptarë, Greqi, shans për burg në vend
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 19:36
  4. Mendimi juaj për veten dhe mendimi i të tjerëve për ju
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  5. Të burgosurit shqiptarë në Greqi - në grevë
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 09:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •