Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Moda dekonstruktiviste e znj-usha Rugoves

    JĮVA> #32> URBANIA>
    urbania

    Moda dekonstruktiviste e zojushės Rugova

    Kur sopranoja Inva Mula duel sivjet para Mbretneshės britaneze, veshė e ka pas nji fustan tė madhnuem, dizajnue e kepun prej dizajneres kosovare tė modės Krenare Rugova. Zojusha Rugova asht tue e pėrfundue shkollėn ma tė njoftun tė dizajnit nė New York, Parsons School of Design. Kjo asht shkolla qė i ka edukue e lansue edhe dizajnerat tjerė njujorkas si Donna Karan, Marc Jacobs, Isac Mizrahi, Anna Sui e nji kallabllak emnash ma pak tė njoftun.

    Krenarja asht vetėm njana prej dizajnereve tė reja kosovare qė po punojnė nė modė. Urbania i ka pėrcjellė disa nga kreatoret qė janė tue u etablue dhe tue krijue nji valė tė re tė modės kosovare. Asht fjala gati edhe pėr nji lėvizje qė synon me e prue pak sharm nė Kosovė. Ēka asht ma interesante, kėto ēika (dhe nji djalė!) janė tue pėrdorė edhe elemente tė veshėmbathjes tradicionale shqiptare nė kreacionet e tyne. Moda e re kosovare nuk asht ma e reduktueme nė rrobaqepėse qė bajnė fustana pėr kanagjegje, po bazohet nė kėte valė tė njizet-e-kusur-vjeēareve qė po dizajnojnė fustana tė shpėrblyem nga Kenzo – me elemente tė tenteneve e ornamenteve autoktone tė rajonit tė Dukagjinit. Kush janė pra ēikat qė po mundohen me na veshė pėr bukuri?

    Me Krenaren bamė muhabet nė nji kafeteri tė Prishtinės. Erdhi e veshun pėr bukuri, po nji send e veēojke nga turma e baltosun dhe e mėrdhimė prishtinase: kėpucat e kuqe tė dhezta. Kur e sheh Krenaren, s’ka se si mos me tė shkue ndėrmend Amelie franceze nga filmi qė u shfaq para do kohe edhe n’ABC (dikush tjetėr tha qė po ja ēon mallin e Lizės nė botėn e ēudinave).

    Urbania: Tregona diēka njihere pėr Parisin. Ke ndejtė atje nji vjet si pjesė e studimeve tuja. Qysh kalove dhe a e pe dallimin me New York’un?

    Krenare Rugova: N’Paris e kreva vitin e tretė tė fakultetit. Prej shkollės teme patėn konkuru 200 studenta me shku atje, por vetėm 12 e kanė fitu stipendionin. Eksperienca asht krejt tjetėr. N’Paris pėr ēfarėdo ideja, profesoreshat m’kanė thanė “veē bone!”. Ndėrsa nė New York gjithmonė kqyrin se a shitet sendi – a ka vlerė komerciale. Po mundohna mos me e pėrcjellė ate linjėn rigjide tė New York’ut, po me ba diēka pak ma ndryshe. Teshat e mija m’kanė thanė qė janė si skulptura, po n’anėn tjetėr edukatorėt gjithmonė mė kanė porositė se duhna me ba diēka “qė asht e besueshme, dhe e mundshme”.

    Urbania: E qysh asht me studiue modėn nė NYC?

    Krenare Rugova: Mbasi qė jam kanė n’Paris, qatėhere mė ka ra n’mend dallimi. P.sh. kam mendu qė New York’u asht vendi ma ideal me studiu, po tash po e shoh se sa asht ma ndryshe p’ej Parisit. New York’u asht qendėr e krejt dizajnit, modės, dizajnit industrial, grafik dhe arkitekturės. Ambienti njujorkas asht shumė inspirues sepse kado shkon sheh shembuj tė pėrkryem tė dizajnit. Besoj se s’mundesh me ba dizajn mode pa mendu pėr ambient. Gjithashtu, New York’u thjesht asht vendi qė vendos trendet botnore. Ma n’trend se New York’u s’ka kėrkund.

    Urbania: Nė kreacionet tueja a ka elemente tradicionale kosovare? A e pėrdorė edhe Kosovėn dhe teshat shqiptare si inspirim?

    Krenare Rugova: Nė New York tana sendet as mėsohen dhe as bahen me rregulla tė caktueme tė pandryshueshme. Si dizajnere e New York’ut, duhet me e respektu formulėn e dizajnit tė New York’ut. Natyrisht, kjo vlen nėse don me pas sukses nė “fashion industry”. Ata qė quhen “small designers”, qė janė nė mahallėn SoHo, s’bajnė shumė pare se e mbajnė stilin e veēantė, edhe shiten vetėm te njerėzit qė jetojnė n’SoHo. E kanė veē nji butik – janė tė vocėrr po janė ma unik, ma “hip”, nuk pėrcjellin komercializmin. Kėta artista nė New York janė shumė tė paktė. Edhe une ma shumė i kam sendet e inspirume p’ej Parisit dhe Kosovės/Shqipnisė, qė d.m.th se ato nuk hijnė nė treg. Une muj me qenė dizajnere e varfun p’ej kusheteve finansiare – se kėso sende nuk blehen. E n’Paris e ruen idenė qė punojnė me nji fustan edhe nga tre muej. Punimi asht “piece of art” edhe konsiderohet qashtu – e n’New York ēdo gja asht komercializue. Nėse e kepi nji bluzė me nji mangė ma tė gjatė, menjihere mė thojnė ”kjo s’asht atraktive”, se nuk i besojnė shumė dekonstruktimit. N’Paris tanė janė avangardista dhe quhen “deconstructivists”. Kisha pėrmend se momentalisht emnat qė po bajnė boom me lėvizjen e dekonstruktivizmit nė modė janė Hysein Chalyan nga Turqia, Sophia Kokosalaci nga Qipro, Martin Margiela nga Belgjika, Shpija e modės Comme des garēon, anglezi Alexander McQueen e Veronique Bronquino.

    Urbania: Qitash na fute n’konfuzion. Te na, zakonisht, kur folim pėr kreatorė tė modės mendojnė ma shumė pėr shpijat alla Gucci, Versace, Armani? Kush janė kėta qė i pėrmende???

    Krenare Rugova: Hmmm.. ky asht problem i kėsaj rrethine se pritojmė me ju hy sendeve ma thellė. I dijmė gjithnji sendet esenciale, por nuk hyjmė kurrė nė nji nivel pak ma tė sofistikuem. Pa i dijtė qita emna qė i pėrmenda, diqysh tė mungojnė shumė informata, shumė referenca kulturore tė randėsishme. Kėta janė propaguesit e nji lėvizje tė re tė njoftun si “Belgian deconstructivists” (dekonstruktivistėt belgė).

    Urbania: Ke me diplomue sė shpejti (nė maj) me nji parakalim mode me tesha nga koleksioni yt. Ēfarė tesha ke dizajnu dhe ēfarė plane ke?

    Krenare Rugova: Du me i pėrpunu elementet etnike qė me i perdorė teshat autoktone tė “modernizueme”, qashtu qė edhe Bjork, pėr shembull, me i veshė. Por, duhet me pasė kujdes nėse s’je inventive – bahesh tepėr teatrale. Du me ardhė kėtu definitivisht mbas diplomimit. Po du me ardhė kėtu – po du m’u vendosė diku, me e hapė nji shitore pak ma tė veēantė, mirėpo me i ruejt dhe me i pėrdorė tanė kohėn edhe kontaktet qė i kam ba nė New York dhe Paris.

    Urbania: Ēka po thu pėr ēikat e Prishtinės qė po merren me dizajnim tė teshave? A po tė duket se asht nji mini-revolucion nė modėn kosovare, se po krijohet nji rreth i ri i dizajnereve kosovare?

    Krenare Rugova: Nė fillm duhna me thanė se nuk asht qaq me randėsi me krye shkollė tė modės pėr m’u marr me dizajnim. Armani e ka t’krymun mjeksinė. Ferre asht arkitekt. Ēka po e vėrej si mangėsi kėtu asht mungesa e komunikimit dhe informimit me senet qė ndodhin jashtė. Kemi kontakte tė shumta qė munden me u shfrytėzu. Po e pėrmendi vetėm Fadil Berishėn, pėr shembull, i cili asht mjaft i njoftun nė New York dhe i cili m’patė ofrue me ja dizajnu Inva Mulės dy fustana (tė cilat ajo pėrfundimisht edhe i patė veshė nė nji koncert qė e ka pasė para Mbretneshės Elizabeta).

    Ma shume pėr kėte ēashtje:

    www.style.com, www.parsons.edu

    Numrin e ardhshėm:

    Intervistė me dizajneret kosovare Njomza Luci, Vlora Hajdini dhe Rudina Xhaferi

    Ju kerkoj ndjese lexuesve (atyre qe flasin toskerishten) per shkrimin ne gegerishte, sepse ky artikull eshte marre nga nje reviste qe perdor, ruan dhe kultivon edhe dialektin tone gege si nje pasuri kulturore me shume e gjuhes dhe kombit tone.
    Per te gjithe te interesuarit e modes.

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nje stilist shqiptar ka stiluar nje fustan per Ledi Dianen. Ajo e konsideroi dhuraten e tij si gje te cmuar!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 18:05
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  4. Gjyqi i Millosheviē: Ai mund ta vuajė dėnimin nė burg nė Rusi
    Nga Sokoli nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  5. Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •