Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    jom kurioz si zehet radha aty ne miting??

    a morin noi lek kto militantet?dhe sa?

    kush pagu me mire sala apo edi??

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    jom kurioz si zehet radha aty ne miting??

    a morin noi lek kto militantet?dhe sa?

    kush pagu me mire sala apo edi??
    Ata te rreshtave te pare dhe qe hidhen, e ulerasin me shume paguhen mire. Easy money hahaha
    Feelings change - memories don't.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-06-2009
    Vendndodhja
    me kerkoni,se me gjeni
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Do te lutesha me perulje qe te mund te diskutonim per ato gjera qe i perkasin te dy kraheve politike.
    Retorika PS-PD nuk ka nevoje per jehone se behet mjaft mire ne terren; a mund te flasim per ata qe jane te heshtur ne kete proces.
    Miku im Edir.
    Megjithse hap nje teme ku kerkon te flitet per problemet e fushates,deklaron se nuk ke nevoje per retorika.
    Po c'kerkon atehere nga ne qe te vihemi ne rresht me ty e themi ashtu si ti,se shqiperia po ndryshon..?
    E para bejme ne gabim qe diskutojme per kete teme te hapur nga ju,se ju qe tek firma e avatarit dukeni qe je nje P.D.ist i thekur.
    Atehere kesaj i thone hedh budallai nje gur ne pus,duhen 100 te mencur. qe ta nxjerrin ate.
    E dyta,te respektuam dhe kemi hedhur dhe ne mendimet tona,ne shkrimin TERRORIZMI SHTETEROR po ne kete teme.Atehere pse nuk jep nje koment per ate qe une kam kam pare gjate kesa fushate dhe atje e kam analizuar gjere e gjate kete fenomen..?A po s'ju shkon per shtat kur argumentet qofte dhe indirekt implikojne pushtetin..?
    E drejta nuk qendron as tek ty e as tek une por tek ata qe do japin voten,vote qe nuk duhet t'i ndryshohet drejtimi nga bushkale si ata qe duan te ruajne perjetesisht pushtetin e tyre te pakufishem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga estilen : 10-06-2009 mė 11:13

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga estilen Lexo Postimin
    Miku im Edir.
    Megjithse hap nje teme ku kerkon te flitet per problemet e fushates,deklaron se nuk ke nevoje per retorika.
    Po c;kerkon atehre nga ne qe te vhemi ne rresht me ty e themi ashtu si ti,se shqiperia po ndryshon..?
    E para bejme ne gabim qe diskutojme per kete teme te hapur nga ju,se ju qe tek firma e avatarit dukeni qe je nje P.D.ist i thekur.
    Atehere kesaj i thone hedh budallai nje gur ne pus,duhen 100 te mncur ta nxjerrin. qe ta nxjerrin ate.
    E dyta,te respektuam dhe kemi hedhur dhe ne mendimet tona,ne shkrimin TERRORIZMI SHTETEROR po ne kete teme.Atehere pse nuk jep nje koment per ate qe une kam kam pare gjate kesa fushate dhe atje e kam analizuar gjere e gjate kete fenomen..?A po s'ju shkon per shtat kur argumentet qofte dhe indirekt implikojne pushtetin..?
    E drejta nuk qendron as tek ty e as tek une por tek ata qe do japin voten,vote qe nuk duhet ti ndryshohet drejtimi nga bushkale si ata qe duan te ruajne perjetesisht pushtetin e tyre te pakufishem.
    C'kupton ti me retorike miku im?
    Une nuk jam i interesuar tek PS eshte keshtu, PD eshte ashtu.
    Mendimet e tua jane njelloj te rendesishme se ato te miat dhe me vjen keq qe mendimi yt varet nga avtari im, dhe jo nga shqetesimi qe ngre une.
    Patjeter qe pushteti eshte aktori kryesor ne kete mes dhe le ti behet gjyqi ne votime, une me shume sesa ne fitoren e PD (jam i interesuar) jam me shume i interesuar per nje fushate te civilizuar.
    Une nderhyra ne teme pasi vura re qe po beheshe perseritje e debatit qe degjojme c'do dite.

    Gjithe te mirat,
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    E lashe per njehere tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 10-06-2009 mė 11:27 Arsyeja: :

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Gjithsesi miratimi i kodit te ri elektoral eshte nje hap drejt demokracise. Edhe pse partia socialiste nuk pranoi te adaptoje te plote nje kod evropiano-perendimor perseri eshte bere nje hap i madh per demokracine shqiptare. Me vjen mire qe kandidati nuk vleresohet me shume se partia qe do ta zgjedhe ate si perfaqesues ne kuvend.

  7. #17
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    nga Bashkim Kopliku

    Kryeministri ka fi lluar tani tė hedhė justifi kimin “nuk u jap dot me dhunė letėrnjoftimet njerėzve”. Gjoja respektuaka tė
    drejtat e njeriut! E kush pa, ai, qė u bllokoi pronėn njerėzve sepse nuk ruante dot kufijtė (e kemi fjalėn pėr bllokimin e skafeve dhe barkave me motor); ai qė i detyron njerėzit tė paguajnė tatimet e padrejta, e pastaj tė zgjidhin ēėshtjet me gjyq, e dhjetėra e dhjetėra tė tjera thyerje tė principeve tė lirisė. Ai nuk e ka hallin fare tek tė drejtat e njeriut, por tek mashtrimi me zgjedhjet e datės 28 qershor 2009, tek justifikimi i krimit tė tij, i mospajisjes sė qėllimshme tė votuesve potencialė me letėrnjoftim. Dihet se ē’do tė thotė ai: nuk u pajisėn dot tė gjithė shqiptarėt me letėrnjoftim, sepse ata nuk donin vetė ta merrnin.
    Kulmin e sofizmave “nuk ua jap dot shqiptarėve letėrnjoftimin me dhunė”, kryeministri e shpalosi mė datė 5.6.2009, para tė gjithė Shqipėrisė, nė njė kanal televiziv kombėtar, para disa ministrave, gazetarėve dhe pedagogėve e studentėve universitarė. Mjerim i madh!
    Skenari qė ka pėrgatitur sot z.Berisha, ėshtė krejt i ngjashėm me atė qė pat pėrgatitur nė vitin 1996, kur doli e tha: “Nuk u thamė ne qė tė fusnin pare nė piramidat”, apo “paret e piramidave janė mė tė pastrat” etj,- nė fakt i shtyu njerėzit tė fusnin paratė tek to. E kjo kur ndėrkohė, shteti me Berishėn nė krye, kishte detyrė t’i ndalonte shqiptarėt qė tė fusnin pare nė piramidat mashtruese, qoftė edhe me dhunė, pėr tė mirėn e tyre.
    Edhe sot, z.Berisha nė realitet po shtyn njerėzit mos tė marrin letėrnjoftimet (thotė, “vetėm me vullnet”), ndėrkohė qė ai ka detyrė t’i pajisė, edhe me dhunė, njerėzit me to. Prapė ky njeri po i bėn debilė tė gjithė njerėzit: “Nuk i detyroj dot tė marrin letėrnjoftimet, shtetasit e mi”!!!
    * * *
    Qeveria duhet t’i pajisė shtetasit e saj me letėrnjoftim, qoftė dhe duke ua dhėnė falas kėtė dokument, qoftė dhe me dhunė, nėse ėshtė nevoja — tjetėr gjė ėshtė pastaj a shkojnė ata pėr tė votuar apo jo: ajo ėshtė nė lirinė e tyre. Kudo nė botė, letėrnjoftimi i kėrkohet me dhunė ēdo qytetari qė nuk pranon ta ketė me vullnet.
    Kudo nė botė, shteti, policia ka tė drejtė, bile e ka dhe pėr detyrė, tė tė kėrkojė tė paraqesėsh letėrnjoftimin. Kjo e drejtė shfrytėzohet nė situata tė ndryshme, dhe ka hapėsira tė ndryshme veprimi, sipas vendeve tė ndryshme.
    Nė rastin e Shqipėrisė, pajisja e shtetasve me letėrnjoftim ėshtė e njė rėndėsie primare, mbi ēdo gjė tjetėr, sepse ėshtė kėrkesė e parė pėr tė bėrė zgjedhje tė ndershme. Prandaj nė rastin e Shqipėrisė, pajisja e shtetasve me letėrnjoftim duhet tė bėhet edhe me detyrim.
    Nėse sofistėt e kryeministrit, nxjerrin se ka ndonjė pengesė ligjore pėr tė detyruar njerėzit tė marrin dokumentin e identifikimit, le tė mblidhte Kuvendin dhe tė bėnte amendimin pėrkatės nė ligje. Mos tė na thotė kryeministri se nuk e mbledh dot, sepse e kemi dėgjuar ndėrkohė tė ketė bėrtitur nja njėmijė herė se e “mbledh qė nesėr Kuvendin, qė tė amendohet ligji qė tė futet Edi Rama nė krye tė listės” — njė nga mashtrimet e tjera tė kėtij kryeministri. Le tė mbetemi tek pajisja me letėrnjoftime e popullit.
    * * *
    Nuk ka asnjė pengesė ligjore pėr t’u dhėnė letėrnjoftimet, qoftė dhe me dhunė. Nėse nuk bėhet kjo, kryeministri do tė pėrsėrisė sofizmin e tij: “Nuk deshėn t’i merrnin” — siē pat thėnė nė 1996-ėn, “vetė i futėn paratė nė firmat piramidale mashtruese”.
    E imagjinojmė qartė skenarin berishist tė pragut tė zgjedhjeve, dhe pas zgjedhjeve tė mashtruara.
    Do tė paraqesė regjistrime televizive tė dhjetėra qendrave tė dhėnies sė letėrnjoftimeve, pa punė, sepse nuk venė njerėz pėr tė marrė letėrnjoftime, megjithėse janė tė hapura 24 orė etj. E vėrtetė qė do tė ketė tė tilla! Por me kėtė, ai do tė mbulojė me qindra qendra tė tjera tė dhėnies sė letėrnjoftimeve, qė nuk kanė funksionuar si duhet, dhe ua kanė prurė tek hunda me sorollatje qytetarėve, saqė i kanė detyruar tė thonė: nuk vete fare tė marr atė dreq letėrnjoftimi; apo njerėzit qė nuk kanė para t’i blejnė e gjithfarė pengesash tė tjera “tė vogla”, por qė realizojnė planin: dhjetėra mijėra votues potencialė pa letėrnjoftime. Ky dhe do tė ishte suksesi qė do tė kenė arritur berishistėt nė mashtrimin me zgjedhjet, nėse opozita nuk u pret rrugėn menjėherė, duke u vėnė njė ultimatum real.
    Natyrisht qė ka qytetarė qė nuk duan tė shkojnė as tė marrin letėrnjoftimet, e as tė votojnė. Por ata nuk duhet tė shėrbejnė pėr tė fshehur mėrzitjen dhe sorollatjen qė qeveria u ka shkaktuar tė tjerėve, atyre qė pėrshkruam nė paragrafin mė sipėr.
    Natyrisht qė ka qytetarė qė nuk janė fare nė Shqipėri, sepse kanė ikur jashtė shteti, pa dokumente fare. Por edhe kėta duhet tė identifikohen nga shteti dhe tė dokumentohet pėr kėdo, qė vėrtet qytetari filan-fisteku nuk gjendet nė Shqipėri. Nė njė shkrim pėrpara, kemi dhėnė konkretisht njė zgjidhje: me procesverbale tė arkivuara e tė verifikueshme nga kushdo. Pra edhe pėr kėtė kategori njerėzish ka zgjidhje joekuivoke.
    Nejse, kush ėshtė zoti Berisha tashmė dihet. Ēudia ėshtė sepse nuk po vepron me forcė opozita: pėrse ajo duket e mpirė, deri dhe si “budallaqe”?! Zgjedhjet duhet tė shtyhen, nėse “dhe njė person qė ndodhet nė Shqipėri”, nuk ėshtė pajisur me dokument identifikimi, pavarėsisht, me dėshirė apo me dhunė.
    (s.g/GSH/BalkanWeb)

  8. #18
    Mua me shqeteson fakti qe pjesa derrmuese e politikaneve tane per mos te thene te gjithe i hyne politikes per interesa personale dhe jo per ti sherbyer popullit.

    niveli i debatit eshte jashtezakonisht i ulet, flas per respektin minimal qe njeriu tregon kundrejt bashkebiseduesit dhe jo per aftesite debatuese.

    psh ne amerike apo evrope kur dy kundershtare politike debatojne ndodh shpesh qe njeri te thote: ore kete gje e ke bere shume mire dhe te pergezoj por kete tjetren e ke gabim se duhet bere keshtu.

    Ne Shqiperi nuk me ka rastisur te degjoj ndonje politikan te pergezoj kundershtarin edhe kur shihet qarte se ai ka bere pune te mire. Per me teper cdo gje qe behet nga ndonje force politike eshte domesdoshmerisht e keqe dhe e gabuar sipas kundershtareve.

    Shume politikane sillen si rrugecer dhe jo si njerez te cilet jane pergjegjes per te ardhmen e kombit.

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Online Shqyp

    Britania: Garantoni zgjedhje tė lira

    Ambasadorja e re britanike nė Tiranė, Fiona Mcllwham, rrėfehet nė njė intervistė pėr "Top Channel"

    Ambasadorja e re e Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė, Fiona Mcllwham, vlerėson se Shqipėria duhet tė kryejė zgjedhje tė lira e tė ndershme. Nė njė intervistė pėr Sokol Ballėn, drejtorin e informacionit nė "Top Channel", Mcllwham thotė se pėr tė siguruar kėtė, pėrgjegjėsia ėshtė e qeverisė, por edhe e gjithė klasės politike.

    Zonja ambasadore, nė ēfarė mėnyre keni dėgjuar pėr herė tė parė pėr Shqipėrinė?

    Pėr herė tė parė dėgjova pėr Shqipėrinė kohė mė parė nė mėsimet e historisė. Por qė atėherė kam pasur mundėsi tė punoj nė rajon. Kalova katėr vjet nė Bosnjė dhe aty mėsova shumė pėr rajonin nė tėrėsi dhe natyrisht pėr Shqipėrinė. Pastaj, pasi mėsova pėr emėrimin tim kėtu, fola me shqiptarėt nė Britani, me ekspertė pėr vendin, si edhe pata mundėsinė tė mėsoja pak gjuhėn, dhe kjo ishte mundėsi shumė e mirė pėr tė mėsuar mė shumė.

    Ju keni mbėrritur nė Shqipėri nė njė nga momentet e saj tė historisė. Sa i rėndėsishėm mendoni se ėshtė ky moment pėr Shqipėrinė?

    Ka shumė rėndėsi. Nuk do doja tė veēoja njė moment tė vetėm nė historinė e njė vendi, e cila ėshtė sa e pasur aq edhe e ndryshme. Por pa dyshim ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm ku Shqipėria t‘i tregojė botės kredenciale demokratike, angazhim ndaj reformės nė vazhdim.

    Sa afėr po e ndjek Mbretėria e Bashkuar procesin zgjedhor nė Shqipėri?

    Zgjedhjet janė tė rėndėsishme nė ēdo demokraci, por kanė rėndėsi kėtu nė Shqipėri qė ajo tė tregojė angazhimin ndaj procesit tė reformave. Nga perspektiva britanike, gjėja thelbėsore ėshtė qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė ndershme, dhe sigurisht sė pari ėshtė pėrgjegjėsi e qeverisė dhe e partive politike qė ta sigurojnė qė tė ndodhė kėshtu.

    Zonja ambasadore, procesi qė vazhdon pėr lėshimin e kartave biometrike tė identitetit ka shkaktuar debate. Cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj pėr kėtė proces?

    Thelbėsore ėshtė qė kush ka dėshirėn dhe tė drejtėn tė votojė, ta ketė kėtė mundėsi mė 28 qershor. Pėr kėtė i duhet pasaportė apo kartė identiteti. Kėshtu qė zbatimi i kėtij procesi ka shumė rėndėsi, kjo ėshtė fare e qartė. Dhe tani po i afrohemi afatit tė fundit pėr aplikim pėr kartė identiteti. Pra ėshtė pėrgjegjėsia e tė gjithėve ne, por sidomos e udhėheqėsve politikė kėtu, qė tė inkurajojnė njerėzit qė tė pajisen me dokument identifikimi, i cili u duhet pėr tė votuar.

    Nga liderėt politikė nuk mungojnė pėrditė thirrjet pėr pajisje me karta identiteti tė shtetasve, por duket se procesi ka ngadalėsi. Nėse ndodh qė jo ēdo shtetasi t‘i jepet mundėsia pėr t‘u pajisur me letėrnjoftime, a vihet kėshtu nė dyshim procesi zgjedhor nė tėrėsi?

    Ka njerėz si ata tė misionit vėzhgues tė zgjedhjeve (ODIHR) qė ndjekin ēdo hap tė rėndėsishėm tė procesit. Unė di qė qeveria ka marrė angazhime qė procesi tė kalojė qetė. Mendoj se tani duhet tė fokusohemi pėr tė siguruar qė njerėzit ta dinė se duhet tė pajisen me karta identiteti dhe se e kanė mundėsinė pėr kėtė.

    Ēfarė ndodh pas zgjedhjeve, zonja ambasadore. Cilat janė sfidat me tė cilat do tė ndeshet qeveria e re?

    Tė gjitha partitė kėtu janė angazhuar nė integrimin e Shqipėrisė drejt anėtarėsimit. Pra, sfida tjetėr pėr qeverinė e vendit do tė jetė ēuarja pėrpara e reformave qė do bėjnė tė mundur anėtarėsimin. Ka njė proces shumė tė qartė dhe njė set kushtesh pėr anėtarėsim nė BE. Ka rėndėsi qė qeveria e re, cilado qoftė tė fokusohet menjėherė nė programin e reformave dhe tė ndėrtojė mbi progresin e arritur.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga estilen Lexo Postimin
    Terrorizmi shteteror
    .

    Njeriut shqiptar i janė shuar instiktet e vetėmbrojtjes ndaj kėtij terrori, nė kėtė pėrballje tė gjatė me babėzinė e pushtetarėve tė keqinj.
    Kushedi ē’erė do tė fryjė nė tė ardhmen pėr ta…..
    Pershendeteje.Shkrimi nuk ka te beje me temen por shqetesimi yt qendron.


    Njeriut shqiptar i janė shuar instiktet e vetėmbrojtjes ndaj kėtij terrori, nė kėtė pėrballje tė gjatė me babėzinė e pushtetarėve tė keqinj.
    Kushedi ē’erė do tė fryjė nė tė ardhmen pėr ta
    Ketu jam ne dileme.Jane pushtetearet e keqij apo jemi te gjithe me probleme e mangesi dhe prodhojme politike te tille?
    Politika eshte produkt i nivelit te nje populli!!!!!!!!!!
    Per temen-Mua me shqeteson fakti se, si eshte e mundur qe dhe pas 25 vjetesh ne demokraci, te majtet nuk reduktohen,nuk tkurren por qendrojne akoma nje force serioze per te marre pushtetin.Ky eshte nje paradoks.Revolucioni demokratik ka kuptim kur forcat e djathta te jene ne gjendje te mposhtin ate bashkesine e trashegimtareve te diktatures.Te gjithe femijet e nipat e ish diktatoreve duhej te perjashtoheshin nga e drejta per tu marre me politike.Punonjesit e sigurimit, prokuroret, gjyqetaret e sistemit diktatorial duhej te ishin shmangur deri ne ditet e soteme.Ato, personazhet e filmave horror ndjehen sot me te fuqishem se kurre.Populli shqipetar nuk ka mbajtur nje qenrdim kritik ndaj se kaluares komuniste, por nje qendrim hipokrit.Ato duhej ti perjashtonte vete popinjoni vete shoqeria, por dhe vete ndregjgjeja e tyre nese mund te besohej se ne shpirtin e tyre do te kishte nje rreze njerezore.Por dhe me ligj me Zot dhe nese do te mohoheshin te dtrejtat e lirise per nje fare kohe.Le te shkelen per disa vjet, e shpeton nje popull i tere.Atyre per te mbijetuar i duhet te punojne per destabilizimin e shoqerise.Faktet jane te shumta: 97, gerdeci qe ishte nje makinacion per te mare pushtetin, tentativa per te ringritur "masat"per probleme dhe qesharake, si cmimi i bukes,(20qindarka) probleme ekologjike si kundershti me qellim te ndyre per tu bere penges per zhillim, per te minimizuar sukseset e forcave te djathta te cilat paraqesin nje rrezik real per to.Shihini si sillen me kartat ,ne menyren me falagrante, deri ne fund sabotues te procesit.E majta eshte oktapodi shqipetare.Shihini deputetet e tyre te gjithe, femije e nipa deiktatoresh, por dhe nje pjese menaxhes te krimit si Lefter koka, apo Azir Gashi qe skane as shkolle te mesme cilesore.Po si eshte e mundeur qe te gjithe e dime se si u pasuruan duke na vjedhur, si bejne, nje jete te degjeneruar, si Nano po ashtu dhe lakuriqi kry degjenerata e se majtes se soteme.Po si merr guximin dhe del per pushtet? Po si eshte e mundur qe gjen dhe mbeshtetes nje degjeneruar si ai?Po kaq te pa fyryre , te pa moral jane keto qe i shkojne nga pas? O Zot c'mekat kemi ber qe na i le te liget per nje koh kaq te gjate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 12-06-2009 mė 18:58

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Kėngėt e fushatės.
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 05:24
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. OSBE: 12 tetori, nje shans i humbur
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •