Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 74
  1. #11
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    prej nga e kuptoni ju (pasi i përfaqëson edhe të tjerët se shprehesh në shumës) se ne jemi ekstremistë islamik.

    Ose si të mundesh ma sqaro se çfarë nënkupton me këtë term,
    nëse për ty namazi, shamia, Meka apo diçka e ngjashme janë ekstreme,
    për mua Apolloni janë sende të zakonshme mbi të cilat unë e bazoj mënyrën time të jetës.

    Nëse për ty një "musliman normal" do të ishte dikush që thotë mjafton të kesh zemrën e mirë, mos vjedhësh, mos rrejsh, dhe të shkosh për namaz një herë në vjet për Bajram, për mua është musliman i dobët, apo musliman pa vepra, se nuk kam të drejtë të fol për shpirtin apo sinqeritetin e askujt, secili meriton respekt.

    Ti mendon ndryshe, unë mendoj ndryshe,
    në rregull është kjo, jemi njerëz të ndarë që s'na përputhen mendimet, gjë normale, por ti si njeri i civilizuar e ke për detyrë të respektosh mënyrën time të jetës,
    nëse duam të funkcionojmë si komb që është shumë e rëndësishme për mua si shqiptare,
    edhe unë jam e datyruar të të respektoj ty, dhe nuk më takon mua të të imponoj mënyrën time të jetës, kjo me islam është e ndaluar, por edhe me rregullat dhe me bontonin me banal perendimor kjo gjë dihet.

    Edhe mua shumë sende nuk më pëlqejnë, po e drejta themelore e çdo gjëje është e drejta e egzistencës,
    kush ju jep juve të drejtë të vendosni se cila është rruga e drejtë.

    P.S
    shpresoj se debati, nëse vazhdon, të vazhdojë në nivel pak më normal,
    se nuk mund të them në nivel të lartë se më duket gjë e pamundshme tash për tash...

  2. #12
    safa,

    Perpara se te komentoj per kete qe ke shkruar, na bej nje nder te gjitheve dhe lexo disa prej "besimtareve" te tjere myslyman dhe pastaj ec debatojme bashke.

    Mesa di une, nqs ai komenti ishte per mua, do te keshilloja mos te futesh atje ku nuk te takon sepse komenti im ju drejtua nje anetari ne vecanti dhe prisja pergjigje nga ai dhe jo nga gjithe grupi "NA BASHKON ARABISHTJA". Nqs une bej koment ne pergjithesi, atehere bujrum dhe debatojme bashke sa te duash dhe si te duash.

    Kalofsh mire

  3. #13
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    bravo i qoft asaj...shume mire nuk ka gje te keqe ketu...
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  4. #14
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Urime turkes!
    Normal se bota te vlereson ne baze te cilesive, jo si vendet muslimane qe per fene te vrasin. E shikoni sa egista jeni ju muslimanet?! Nuk do ta lejonit kurre nje te krishtere te behet deputete ne vendet islamike, ose me sakte te jetonte mes muslimaneve.
    Edhe presidenti i Amerikes vjen nga nje familje muslimane. Shih cfare demokracie ka bota!
    Oj dea andej ku thua ti , ata sjan njerez , atje ska demokraci , atje nuk jeton i lir njeriu .

    Dhe fryma e atjehit po perhapet neper shum vende qe mundohen te shikojn boten si e shohin arabet e Arabis apo ndoj vendi tjeter , ku nuk ka demokraci , ku jeton si i burgosur.

    Eloona nese ste pelqen mbajtja e shamis sdo me thene se eshte gje e gabuar , nese ti sdeshiron ta mbash , dikush tjeter se ka kete mendim dhe e mban .

    E njejta gje eshte sikur ajo te thot pse vesh ti fustan te shkurt ?

  5. #15
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Eh Apolloni, Apolloni...

    më bëj edhe ti një nder mua dhe lexoje edhe jëherë postin tim, ama me kujdes kësaj radhe dhe kuptoje se unë kam shkruar me gjakftohtësi, pa pasur urrejtje ndaj teje dhe pa ofendime,
    bile bile edhe me një ton soqëror,

    dhe me dëshirën e madhe që të njejtin trajtim do të fitoj edhe nga na jote,

    por:
    ...do te keshilloja mos te futesh atje ku nuk te takon sepse komenti im ju drejtua nje anetari ne vecanti dhe prisja pergjigje nga ai dhe jo nga gjithe grupi "NA BASHKON ARABISHTJA".

    më zhgënjeu rëndë...

    Nejse,
    unë prapë s'kam nevojë të ofendoj
    shpresoj se nuk je vërtet e mbushur me aq urrejtje dhe vrer ndaj muslimanëve,
    veç shyqyr që jemi njerëz të ndarë me mendjet veç,

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin

    Mua s'me pelqen lol eshte e vertet.E kam shume bezdi sidomos ne vere lidh e zgjidh shamine,Mbaj kapele s'ka problem.Fustanet i mbaj te te gjitha gjatsive sipas kohes .

    Desha arsyen e venies se shamise.Vetem mos me thoni qe ka lidhje me meshkujt se vetem per kete gje si pelqej myslimanet.Gruan e perdorin si placke te burrit.Te isha burre po do behesha mysliman e ca myslimani.Po une jam femer dhe se duroj dot injorimin qe i ben feja gruas myslimane.

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga safa Lexo Postimin

    Safa,

    Nuk po perpiqem te ofendoj, perkundrazi, por arsyeja qe u shpreha ashtu eshte kur lexova kete:

    Citim Postuar më parë nga safa
    prej nga e kuptoni ju (pasi i përfaqëson edhe të tjerët se shprehesh në shumës) se ne jemi ekstremistë islamik.

    Ose si të mundesh ma sqaro se çfarë nënkupton me këtë term,
    nëse për ty namazi, shamia, Meka apo diçka e ngjashme janë ekstreme,
    për mua Apolloni janë sende të zakonshme mbi të cilat unë e bazoj mënyrën time të jetës.
    Me fal po kush te akuzoi ty si ekstremiste myslymane, apo me thuaj pak se ku jam shprehur une qe namazi, shamia, apo Meka jane ekstreme? Ti po shfryn inatin e atyre qe e kane shprehur ate gje te njeriu i gabuar. Ti nuk me njeh ashtu sic nuk te njoh dhe une, dhe perkundrazi ta them me shpirt qe ti dhe nje anetare tjeter me nick "drite" me duket a dicka e tille, per ju kam vertet respekt sepse jeni shume te qeta ne shpjegimet tuaja dhe nuk ja impononi askujt besimin tuaj sic bejne ca adoleshente ketu.

    Ajo qe une nuk honeps dot jane kur ca burreca ketu nuk mund te shohin dot pertej mjekres se tyre por e shohin fene myslymane si fitimtare te nje lufte. Pse kjo teme mos te shikohej si nje dicka shume shume pozitive dhe jo per faktin se sipas z.Gostivar myslymanet po pushtojne boten dhe "Go Muslims Go", por per faktin se nje femer me origjine nga nje vend tjeter arriti qe te kaloj ato kufij qe fatkeqesisht duhet te kaloj si psh shamia ne koke, por po ashtu eshte e zonja dhe po ben perpara ne jete. Pse ky mos te shikohet si nje rast i nje femre te re ne moshe te cilen nuk po e pengon as feja dhe as veshja e saj per te arritur atje ku do?

    Kesaj vajze i uroj me shpirt vec fat dhe me teper sukses ne jeten e saj personale dhe profesionale, por ndersa te tjere ketu bejne thirrje per pushtimin e botes nga myslymanet dhe fitimin e luftes prej tyre, une thjesht u gezova qe nje vajze ne dhe te huaj edhe pse kaloi shume pengesa, arriti atje ku donte.

    Te pershendes

  8. #18
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Mua s'me pelqen lol eshte e vertet.E kam shume bezdi sidomos ne vere lidh e zgjidh shamine,Mbaj kapele s'ka problem.Fustanet i mbaj te te gjitha gjatsive sipas kohes .

    Desha arsyen e venies se shamise.Vetem mos me thoni qe ka lidhje me meshkujt se vetem per kete gje si pelqej myslimanet.Gruan e perdorin si placke te burrit.Te isha burre po do behesha mysliman e ca myslimani.Po une jam femer dhe se duroj dot injorimin qe i ben feja gruas myslimane.
    Epo fustani yt asaj qe nuk eshte mesuar te mbaj i duket sikur ty shamia e asaj .

    Historia e shamis ne koke eshte e gjat edhe ndojher shum kunderthenese , edhe per veten time sme pelqen te mbahet shamia por as nuk me pelqen kjo veshja qe po perdoret sot ne Kosove.

    Njerzit sot jane duke shkuar ne 2 ekstremet , dhe jo ne normale .

    Kurse kur thua qe femna eshte e injoruar tek muslimanet , me bene te kuptoj se nuk e ke lexu fare Kur'anin , sepse Kur'ani i jep rendesi me shum femres dhe e ve ne pozite me te lart , por qe egoja mashkullore edhe fuqia e tij qe nuk lejojn nje gje te tille ketu ska faj feja .

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Epo fustani yt asaj qe nuk eshte mesuar te mbaj i duket sikur ty shamia e asaj .

    Historia e shamis ne koke eshte e gjat edhe ndojher shum kunderthenese , edhe per veten time sme pelqen te mbahet shamia por as nuk me pelqen kjo veshja qe po perdoret sot ne Kosove.

    Njerzit sot jane duke shkuar ne 2 ekstremet , dhe jo ne normale .

    Kurse kur thua qe femna eshte e injoruar tek muslimanet , me bene te kuptoj se nuk e ke lexu fare Kur'anin , sepse Kur'ani i jep rendesi me shum femres dhe e ve ne pozite me te lart , por qe egoja mashkullore edhe fuqia e tij qe nuk lejojn nje gje te tille ketu ska faj feja .

    si perfundim ,ty s'te pelqe shamija njelloj si une.Pranove qe burri mysliman e perdor gruan si placke jo nga feja po nga egua.ehhhhhhhh po qe i lejohet te sjell kater gra ne shtepi kush ja ka dhene te drejten?????

  10. #20
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    si perfundim ,ty s'te pelqe shamija njelloj si une.Pranove qe burri mysliman e perdor gruan si placke jo nga feja po nga egua.ehhhhhhhh po qe i lejohet te sjell kater gra ne shtepi kush ja ka dhene te drejten?????
    askush sja ka dhene te drejten ti mbaj 4 gra .

    dhe jo vetem burri musliman por gati gjitha burrat , mos te hyjm vetem muslimanet kshtu apo ashtu .

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjenocidi ndaj çameve u be me mbeshtetjen angloamerikane
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:33
  2. Një racist vret në Belgjikë dy vetë
    Nga ideus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 21:17
  3. GP Belgjike ( Spa )!
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2005, 09:38
  4. Racizmi ne rritje ne Belgjike
    Nga enes22 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-2004, 14:30
  5. Belgjikë, 240 vjet burg shqiptarëve
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-2003, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •