Njė njeri i tha Hasen el-Basriut, Allahu pastė mėshirė pėr tė:
Njerėzit ulen rreth teje qė tė kapin gabimet e tua! E ai tha: Vėrtet, e kam nxitur shpirtin tim qė tė synojė Xhenetin, dhe ai atė synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim qė tė synojė tė shpėtojė nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai kėtė gjė synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim qė tė synojė tė shpėtojė nga njerėzit, por ai nuk arriti dot. Vėrtet, njerėzit nuk ishin tė kėnaqur nga Krijuesi i tyre, ndonėse ėshtė Ai qė i furnizon ata, atėherė si mund tė jenė tė kėnaqur me krijesat e tjera qė janė njėsoj si ata? [1]
Musai, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė: Zoti im, njerėzit thonė pėr mua gjėra tė cilat nuk janė tė vėrteta! Kėshtu, Allahu i shpalli atij: O Musa, Unė nuk ia dhashė kėtė Vetes Sime, atėherė si mund tė ta jap ty? [2]
Malik ibn Dinar, Allahu pastė mėshirė pėr tė, ka thėnė: Qėkur i kam njohur njerėzit, as nuk jam kėnaqur me lavdėrimin e tyre dhe as nuk e kam urryer kritikėn e tyre. I thanė: Si kėshtu? Ai tha: Ai qė lavdėron nga mesi i tyre e ekzagjeron lavdėrimin e tij, kurse ai qė kritikon nga mesi i tyre i kalon kufijtė nė kritikė. [3]
Aishah (radij-Allahu anha) i shkroi Muauijes (radij-Allahu anhu): Selamun alejke. E mė tej: e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tė thotė: Kushdo qė fiton Kėnaqėsinė e Allahut me zemėrimin e njerėzve, Allahu do ti mjaftojė atij pėr telashet me njerėzit. Dhe kushdo qė fiton kėnaqėsinė e njerėzve me Zemėrimin e Allahut, atėherė Allahu e lė atė nė duart e njerėzve. Ues-selamun alejk. [4]
Imam esh-Shafii, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Nuk ka njeri qė tė mos ketė dikė qė e do dhe dikė qė e urren atė. E meqė qenka kėshtu, atėherė le tė jetė njeriu me ata tė cilėt janė tė bindur ndaj Allahut Azze ue Xhel! (pasi ata duan dhe urrejnė pėr hir tė Allahut) [5]
Fundnota:
[1] el-Bidaje uen-Nihaje e Ibn Kethirit (9/318).
[2] el-Adabush-Sherijeh e Ibn Muflih. (1/38).
[3] Tarikh Dimeshk e Ibn Asakirit (59/307).
[4] Transmetuar nga Tirmidhiu nė Kitabuz-Zuhd (n. 2414) dhe ėshtė deklaruar sahijh nga Shejkhul-Albani.
[5] Hiljetul-Eulijah e Ebu Nuajmit (9/124).
Krijoni Kontakt