Londer-Dy vrasësit shqiptarë me pagesë në gjykatë

Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia vranë një 55 vjecar për llogari të një biznesmeni
qipriot.


Nga gjykata Old Bailey
Muhamed Veliu

Dy shqiptarë vrasës me pagesë dhe një biznesmen i njohur qipriot janë përballuar sot në gjykatën e krimeve të rënda Old Bailey në Londër me akuazat për vrasje.
Sipas prokurorit Xhonathan Laidalay i cili ka lexuar aktakuzën, Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia Marsin e vitit 2000 në mënyrë brutale vranë shtetasin qipriot me banim në Londer Charalambos Christodoulides.
Shqiptarët kryen vrasjen për llogari të biznesmenit qipriot Thanos Papalexis i cili kishte mosmarveshje me Christodoulidsin pasi ky i fundit nuk i lejonte ndërtimin e një kompleksi banesash me vlerë 2 milion paund, në pronën e tij.
Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia me origjinë nga Berati, emigrant ilegal në Angli, pasi e kanë rrëmbyer qiptiotin 55 vjecar e kanë torturuar dhe më pas përdredhur kokën duke i shkaktuar vdekjen.
Trupi i tij do të gjendej i hedhur në një kazan që shërbente për përzierjen e bojës, në një garazh dy javë pas vrasjes.
Policia gjeti shenjat e gishtave të shqiptarëve në trupin e viktimës.
Vetëm vitin e shkuar Scotland Yard mundi të identifikojë dy shqiptarët dhe ti arrestojë ata.
Ndërsa urdhëruesi i vrasjes Thanos Papalexis do të ekstradojeh nga Florida disa muaj më parë për llogari të drejtësisë britanike.
Xhelo, Baxhia dhe Papalexis mohojnë akuzat për vrasje. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë 5 javë.